Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E vėrteta s'i pėlqen gjithkujt
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 157 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Ceshtje Kombetare :: Grupi i Krizave: Hapat drejt statusit final tė Kosovės
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Grupi i Krizave Ndėrkombėtare (International Crisis Group, ICG) ka publikuar para disa ditėsh njė raport plot 40 faqe mbi Kosovėn dhe rrugėn drejt statusit final.

Ky grup pėrbėhet nga ish qeveritarė, biznesmenė, e ushtarakė, kėshillat e tė cilėve respektohen dhe zakonisht zbatohen nga superfuqitė perėndimore. Nė bordin e tyre marrin pjesė kėshilltarė tė Presidentit Klinton, si dhe ish gjenerali i NATO-s, Uesli Klark.

Mė poshtė mund tė lexoni pėrmbledhjen nė Shqip tė raportit. Ata qė dinė anglisht, mund tė lexojnė raportin e plotė kėtu.

Kosova: Drejt Statusit Final
Europe Report N°161
24 January 2005

PĖRMBLEDHJE EKZEKUTIVE DHE REKOMANDIMET

Nė Kosovė koha po ikėn. Status quo-ja nuk do tė mund tė mbahet mė. Siē treguan trazirat e pėrgjakshme tė marsit 2004, shqiptarėt e Kosovės janė tė frustruar me statusin e pazgjidhur, gjendjen ekonomike si dhe problemet nė ballafaqim me tė kaluarėn. Shumica shqiptare pret qė bashkėsia ndėrkobėtare kėtė vit tė bėjė diēka rreth aspiratave tė tyre pėr pavarėsi. Nėse kjo nuk ndodhė, atėherė shqiptarėt e Kosovės mund tė veprojnė nė mėnyrė unilaterale. Nė kėto rrethana, nėse kihet parasysh qėndrimi i ngrysur i shqiptarėve ndaj pakicave, Serbėt e Kosovės mund ti ftojnė forcat e armatosura serbe qė t’i mbrojnė kėta dhe rajoni edhe njė herė mund tė zhytet nė telashe.

Viti 2005 ose do tė sjellė pėrparim nė zgjidhjen e statusit tė ardhshėm qė konsolidon paqen dhe zhvillimin, ose ekziston rreziku qė Kosova do t’i kthehet konfliktit dhe tė gjenerojė jostabilitet rajonal. Ky raport, qė synon tė thotė atė qė nuk ėshtė thėnė nė Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit nė pėrfundim tė konfliktit tė vitit 1999, udhėzon se si mund tė bėhet ky pėrparim.

Si hap i parė, Grupi i Kontaktit prej gjashtė shtetesh duhet qė sa mė parė qė ėshtė e mundur tė bėjė njė deklaratė ku qartė do tė ofrohej njė afat kohor pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit dhe do tė qartėsoheshin katėr rregullat themelore: se mbrojtja e tė drejtave tė pakicave nė Kosovė ėshtė ēėshtje nga e cila nė masėn mė tė madhe varet pėrparimi, se nuk do tė lejohet as kthimi i Kosovės nėn sundimin e Beogradit; as coptimi; por as ndonjė formė e mundshme e unifikimit tė Kosovės me Shqipėrinė apo me ndonjė shtet apo territor fqinjė nuk do tė mbėshtetet. Nė tė njėjtėn kohė, njė tė dėrguar special duhet tė emėrohet nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė qė tė fillojė konsultimet rreth pėrmbajtjes sė marrėveshjes dhe procesit me tė cilin do tė implementohet.

Nė mesin e vitit 2005, OKB-ja do tė vlerėsojnė pėrkushtimin e qeverisė sė Kosovės pėr standardet e demokracisė, qeverisjes sė mirė dhe tė drejtave tė njeriut. Nėse vlerėsimi ėshtė pozitiv, i dėrguari special duhet tė pėrpilojė tekstin paraprak tė marrėvshjes - “Marrėveshja pėr Kosovėn” - si dhe detajet e njė konference ndėrkombėtare pėr aprovimin e saj.

Nėse qeveria e re e Kosovės dėshiron qė tė shpiejė popullin e vet drejt pavarėsisė sė dėshiruar, duhet tė ketė respektim tė plotė tė tė drejtave dhe mbrojtje pėr serbėt e Kosovės si dhe pakicat tjera. Kuvendi i Kosovės, me ndihmėn ndėrkombėtare duhet qė menjėherė tė fillojė tė pėrpilojė kushtetutėn qė do t’i kėnaqte plotėsisht kėto shqetėsime, teksti i sė cilės, nėse pranohet nga konferenca ndėrkombėtare, do tė bėhej pjesė e Marrėveshjes pėr Kosovėn. Synim pėrfundimtar i Marrėveshjes, sė bashku me kushtetutėn e re, do tė jetė krjimi i kushteve pėr pranimin e Kosovės si anėtare e plotė e bashkėsisė ndėrkombėtare.

Do tė ishte me vend, duke pasur parasyshė se ēfarė ka ndodhur nė tė kaluarėn dhe paqartėsitė rreth sė ardhmes, qė Marrėveshja dhe kushtetuta tė caktojnė disa kufij mes vete - tė rėndėsishėm pėr nga pėrmbajtja por tė paktė nė numėr dhe me shtrirje relativisht tė kufizuar - nė lirinė e veprimit tė Kosovės sė pavarur, nė veēanti:

*

* Kosova do tė zotohet nė mėnyrė eksplicite se nuk do tė bashkohet me Shqipėrinė apo ndonjė vend apo territor fqinj pėrveē se nė kuadėr tė integrimeve nė BE;
* Do tė ketė njė numėr gjyqtarėsh ndėrkombėtarė tė emėruar nė gjykatat mė tė larta tė Kosovės si dhe palė tė caktuara ndėrkombėtare do tė kenė tė garantuar njė prezencė qė siguron se para kėtyre gjykatave tė nxjerren ēėshtjet themelore qė kanė tė bėjnė me tė drejtat e pakicave dhe obligimet e tjera tė dakorduara dhe miratura mė herėt;
* E treta, Kosova do tė pranonte njė prezencė ndėrkombėtare monitoruese - “Misioni Monitorues i Kosovės” - qė do t’i raportojė bashkėsisė sė gjėrė ndėrkombėtare dhe do tė rekomandojė masat gjegjėse nėse Kosova tėrhiqet nga zotimet.


Para fundit tė vitit 2005 duhet tė mbahet njė konferencė ndėrkombėtare, nėn udhėheqjen e OKB-sė e ku do tė merrnin pjesė pėrfaqėsues tė vendeve anėtare tė Grupit tė Kontaktit, BE-sė, Beogradit, Qeveria e Kosovėa dhe Partitė Opozitare nė Kosovė. Nė fillim tė vitit 2006, miratimi i kushtetutės sė Kosovės nga qytetarėt e Kosovės me njė referendum do tė shėnonte fillimin e hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes pėr Kosovėn. Do tė ishte e dėshirueshme, me qėllim tė dhėnies sė efektit tė plotė ligjor si edhe politik, qė Marrėveshja tė miratohej edhe nga Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė. Sovraniteti de jure i Kosovės, nėse kjo nuk bėhet me njė marrėveshje me Serbinė apo me njė rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit, do tė duhej tė njihej nga e tėrė bashkėsia ndėrkombėtare, ose sė paku nga anėtarė tė saj (pėrfshirė SHBA-nė dhe vendet anėtare tė BE-sė) qė janė tė gatshme tė bėjnė kėtė.

Duhet tė mendohet pėr atė se Serbia - e ndoshta edhe Rusia - do tė refuzojnė tė bashkėpunojnė rreth disa pjesėve tė Marrėveshjes apo do tė refuzojnė tė bashkėpunojnė fare. Por, procesi i propozuar nuk duhet tė lejohet tė mbetet peng i kėsaj mundėsie: gjendja nė terren nė Kosovė ėshtė tepėr e brishtė dhe status quo-ja ėshtė e paqėndrueshme nė shumė pika, qė bashkėsia ndėrkombėtare tė lejojė qė statusi i ardhshėm tė lihet i pazgjidhur pafundėsisht. Derisa shqetėsimet legjitime tė Serbisė duhet tė merren parasyshė plotėsisht, veēanėrisht ato pėr statusin e pakicės serbe nė Kosovė, Beogradit duhet t’i tėrhiqet vėrejtja se “treni po ikėn, me apo pa ju” dhe tė kurajohet tė marrė pjesė plotėsisht nė gjetjen e zgjidhjes mė tė mirė.

Politika rreth Kosovės ėshtė drejtuar mjaft gjatė nga ndjenja se gjėrat janė mirė. Potenciali pėr shpėrthim tė sėrishėm tė dhunės ėshtė shumė real. Bashkėsia ndėrkombėtare, nė veēanti vendet anėtare tė Grupit tė Kontaktit, duhet tė vendosin nėse duan tė marrin nė dorė agjendėn apo do tė lejojnė gjėrat t’u ikin nga dora derisa nė terren tė fillojnė zhvillime tė pakėndshme me tė cilat do tė duhet tė merren pastaj. Agjenda e dhėnė kėtu kėrkon kurajo politike si dhe eneregji. Por, alternativat e saj janė shumė mė tė kėqia.

Rekomandimet
1. Sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur:

a) Vendet anėtare tė Grupit tė Kontaktit (do tė ishte shumė e preferuar qė kėtė ta bėjė edhe Rusia, por nuk ėshtė e domosdoshme) si njė masė pėr ndėrtimin e mirėbesimit dhe dhėnies shtytje procesit, duhet tė lėshojnė njė deklaratė me tė cilėn do tė pėrcaktonin njė afat kohor pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit.

b) Kjo deklaratė duhet tė bėjė tė qartė se mbrojtja e tė drejtave tė pakicave nė Kosovė ėshtė ēėshtja nga e cila mė sė shumėti do tė varet pėrparimi dhe se as kthimi i Kosovės nėn Beogradin, as ndarja e as ndonjė unifikim i mundshėm i Kosovės me Shqipėrinė nuk do tė pėrkrahet.

c) Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, nė marrėveshje me Grupin e Kontaktit, duhet tė emėrojė njė Emisar Special pėr tė filluar konsultimet rreth strukturės sė procesit tė statusit final dhe pėrmbajtjes sė draftit tė marrėveshjes.

d) Asambleja e Kosovės, me pėrkrahjen e donatorėve ndėrkombėtarė, duhet tė fillojė tė pėrpilojė draftin e kushtetutės, pėrfshirė kėtu edhe masat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave dhe pėr emėrimin e njė numėri tė gjyqtarėve ndėrkombėtarė nė Gjykatėn Supreme dhe atė Kushtetuese.

e) Institutionet e Pėrkohshme Vetqeverisėse tė Kosovės (IPVQ) duhet tė ndėrmarrin njė varg hapash qė kanė pėr qėllim akomodimin e pakicės serbe, pėrfshirė kėtu edhe fushatėn “Prishtina - njė qytet i hapur”.


2. Kah mesi i verės sė vitit 2005: PSSP-ja duhet tė pėrfundojė shqyrtimin e pėrkushtimit tė IPVQ-qė nė pėrmbushjen e standardeve – pėr hapat e tjerė, supozohet se ky shqyrtim do tė jetė pozitiv.

3. Deri nė vjeshtėn e vitit 2005:

a) Kuvendi i Kosovės duhet tė finalizojė teksin e draftit tė kushtetutės.

b) Emisari special duhet tė paraqesė teksin e drafit tė marrėveshjes – “Marrėveshja pėr Kosovėn” – dhe detajet e njė konference ndėrkombėtare ku do tė pranohej edhe ajo edhe kushtetua e Kosovės.


4. Kah fundi i vitit 2005: Duhet tė mbahet njė konferencė ndėrkombėtare, nėn udhėheqjen e OKB-sė dhe me pjesėmarrės pėrfaqėsuesit e vendeve anėtare tė Grupit tė Kontaktit, BE-sė, Beogradit dhe Kuvendit tė Kosovės (apo me ata qė janė tė gatshėm qė tė bėjnė kėtė) dhe tė pranojė tekstin e negociuar tė Marrėveshjes pėr Kosovėn dhe kushtetutėn.

5. Nė fillim tė vitit 2006:

a) Kosova duhet tė mbajė referendum pėr kushtetutėn e re.

b) Marrėveshja pėr Kosovėn duhet tė nxjerret para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr miratim (ky miratim do tė jetė shumė i dėshirueshėm por jo edhe i domosdoshėm; kusht pėr hapat e tjerė qė duhet tė ndėrmiren).


6. Kah mesi i vitit 2006:

a) UNMIK-u duhet t’ia dorėzojė funksionet e veta ekzekutive qeverisė sė Kosovės ndėrsa ato monitoruese trupit tė ri ndėrkombėtar nė Kosovė (“Misioni Monitorues i Kosovės”). Roli i vazhdueshėm, afatgjatė, i KFOR-it apo ndonjė misioni pasardhės, duhet tė konfirmohet me njė marrėveshje mes NATO-s dhe qeverisė sė Kosovės.

b) Nėse kjo nuk ėshtė bėrė me njė marrėveshje me Serbinė apo me njė rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit, sovraniteti de jure i Kosovės duhet tė njihet nga bashkėsia ndėrkombėtare apo nga vendet anėtare tė saj (pėrfshirė SHBA-nė dhe BE-nė) qė janė tė gatshme tė bėjnė kėtė.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.