Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Miresia civilizon inteligjencen.
--- de Shazal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 152 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Demokraci :: Cfare eshte demokracia? II
Postuar nga: ILovePejaa

Demokraci Te Drejtat

Ne mendojmė se kėto tė drejta vetėkuptohen: tė gjithė njerėzit janė krijuar tė barabartė; ato i ka pajisur Krijuesi me disa tė drejta tė patjetėrsueshme, nė tė cilat bėjnė pjesė e drejta pėr tė jetuar, e drejta pėr tė qenė i lirė dhe e drejta pėr tė qenė nė kėrkim tė lumturisė. Pėr sigurimin e kėtyre tė drejtave, njerėzit formojnė qeveritė, fuqia e tė cilave buron nga pėlqimi qė i japin asaj tė qeverisurit.


Te drejtat e patjetersueshme

Me kėto fjalė tė paharrueshme tė Deklaratės sė Pavarė-sisė, Tomas Xhefėrsoni parashtroi parimin themelor mbi tė cilin ngrihet njė qeveri demokratike. Qeveria e njė shteti demokratik nuk ėshtė pėr tė njohur tė drejtat themelore tė renditura nga Xhefėrsoni. Qeveria demo-kratike formohet per t'i mbrojtur kėto tė drejta, qė ēdo individ i gėzon nė saje tė ekzistencės sė tij.
Sipas filozofėve iluministė tė shekujve XVII-XVIII, tė drejtat e patjetėrsueshme janė tė drejta natyrore tė dhuruara nga Perėndia. Kėto tė drejta nuk zhduken me krijimin e njė shoqėrie. Madje as shoqėria, as qeveria nuk mund t'i heqė ose «tjetėrsojė» ato.Tė drejtat e patjetėrsueshme pėrfshijnė lirinė e fjalės dhe tė shprehjes, lirinė e fesė dhe tė ndėrgjegjes, lirinė e grumbullimit dhe tė drejtėn pėr mbrojtje tė barabartė pėrpara ligjit. Kjo nuk ėshtė kurrsesi e gjithė lista e tė drejtave qė qytetarėt gėzojnė nė njė shtet demokratik. Shoqėritė demokratike mbrojnė gjithashtu edhe tė drejta tė tilla civile si e drejta pėr proces tė drejtė gjyqėsor. Megjithatė tė drejtat e mėsipėrme pėrbėjnė tė drejtat thelbėsore qė duhet tė mbrojė njė qeveri demokratike. Pėrderisa janė tė pavarura nga qeveria, kėto tė drejta duhen pėrfshirė nė legjislacion. Ato nuk varen gjithashtu as nga tekat e ēastit tė njė shumice elektorale. Kėshtu pėr shembull, amendamenti I i Kushtetutės sė Shteteve tė Bashkuara nuk ia jep popullit lirinė e fesė ose tė shtypit; ai e ndalon Kongresin tė nxjerrė ndonjė ligj pėr ndalimin e lirisė sė fjalės, fesė dhe grumbullimit paqėsor. Historiani Leonard Levi ka thėnė: «Individėt mund tė jenė tė lirė kur qeveria e tyre nuk ėshtė e tillė.»
Formulimi i hollėsishėm i ligjeve dhe i procedurave lidhur me tė drejtat themelore tė njeriut ndryshon nga njė shoqėri nė tjetrėn. Megjithatė, ēdo shoqėri demokratike ka pėr detyrė ndėrtimin e strukturave kushtetuese, ligjore dhe shoqėrore, qė sigurojnė mbroj-tjen e kėtyre tė drejtave.

Fjala

Demokracia nuk mund tė jetojė pa lirinė e fjalės dhe tė shprehjes. Tė diskutosh dhe tė votosh, tė mblidhesh dhe tė kundėrshtosh, tė falesh pėrpara Perėndisė, tė sigurosh drejtėsi pėr tė gjithė — tė gjitha kėto varen nga liria e fjalės dhe e informacionit. Kanadezi Petrik Uillson, autor i serisė televizive «Lufta pėr demokraci», shkruan: «Demokraci do tė thotė komunikim: njerėz qė bisedojnė me njėri-tjetrin pėr shqetėsimet e pėrbashkėta e qė ndėrtojnė tė ardhmen e tyre. Pėrpara se tė mund tė qeverisen, njerėzit duhet tė jenė tė lirė tė shprehen.»
Shtetasit e njė vendi demokratik janė tė bindur se nėpėrmjet shkėmbimit tė lirė tė ideve dhe mendimeve, e vėrteta triumfon mbi gėnjeshtrėn, vlerat e tė tjerėve ēmohen mė mirė, zonat e kompromisit pėrcaktohen mė saktė dhe rruga drejt pėrparimit hapet. Sa mė i madh tė jetė vėllimi i kėtyre shkėmbimeve, aq mė mirė! Eseisti amerikan E.B. Uait shprehet kėshtu: «Shtypi nė vendin tonė tė lirė ėshtė i besueshėm dhe i dobishėm, jo pėr shkak tė cilėsisė sė tij tė lartė, por pėr shkak tė larmisė sė tij tė madhe. Pėrderisa numri i botuesve, tė cilėt e paraqesin tė vėrtetėn sipas mėnyrės sė tyre, ėshtė i madh, neve si popull na jepet mundėsia ta mėsojmė tė vėrtetėn dhe tė jetojmė nė dritėn e saj... Larmia sjell siguri.»
Ndryshe nga sa ndodh nė shtetet autoritare, nė shtetet me qeveri demokratike, pėrmbajtja e fjalės sė shkruar dhe tė folur ėshtė jashtė ēdo kontrolli, diktati apo gjykimi. Demokracia mbėshtetet nė qytetarė tė shkolluar e tė ditur, tė cilėt vetėm duke pėrfituar sa mė shumė nga informacioni i pasur, mund tė marrin pjesė nė mėnyrė sa mė tė plotė nė jetėn e shoqėrisė nė tė cilėn bėjnė pjesė. Padija lind plogėshtinė. Demokracia lulėzon nė saje tė energjisė sė qytetarėve, tė cilėt i ushqen njė burim i pashtershėm idesh, tė dhėnash, mendimesh e hamendjesh.
Ēfarė duhet tė bėjė njė qeveri kur mjetet e informa-cionit ose organizatat e tjera e shpėrdorojnė lirinė e fjalės duke pėrhapur tė dhėna qė sipas mendimit tė shumicės, janė tė rreme, tė neveritshme, pa pėrgjegjėsi apo thjesht tė pahijshme? Pėrgjigjja e pėrgjithshme do tė ishte: «Asgjė!» Qeveria nuk ka pėr detyrė tė merret me gjėra tė tilla. Nė pėrgjithėsi, tė kujdesesh pėr lirinė e fjalės do tė thotė tė lejosh liri fjale akoma edhe mė tė madhe. Mund tė duket paradoksale, por nė emėr tė fjalės sė lirė, njė vend demokratik duhet tė mbrojė nganjėherė edhe tė drejtat e individėve dhe grupeve qė pėrkrahin njė politikė tė atillė antidemokratike qė ėshtė pėr shtypjen e fjalės sė lirė. Qytetarėt e njė shoqėrie demokratike e mbrojnė kėtė tė drejtė, tė nisur nga bindja se nė fund tė fundit, debati i hapur ēon drejt njė tė vėrtete edhe mė tė madhe e drejt veprimeve politike edhe mė tė menēura, sesa kur liria e fjalės dhe e kundėrshtimit shtypet.
Krahas kėsaj, pėrkrahėsit e fjalės sė lirė mendojnė se heqja dikujt sot e lirisė sė fjalės qė sipas mendimit tim pėrbėn fyerje, shėrben si kėrcėnim i mundshėm ndaj ushtrimit nga ana ime tė fjalės sė lirė nesėr, pasi fjalėt e mia mund t'i duken dikujt tjetėr si fyese. Njė ndėr mbrojtjet klasike tė kėsaj pikėpamjeje ėshtė ajo e filo-zofit anglez Xhon Stjuėrt Mill, i cili nė esenė me titull «Mbi lirinė», tė shkruar nė vitin 1859, shfaq mendimin se shtypja e lirisė sė fjalės ėshtė e dėmshme pėr tė gji-thė. «Nė qoftė se njė mendim ėshtė i drejtė, — shkruante ai, — njerėzit humbasin rastin pėr tė zėven-dėsuar gabimin me tė vėrtetėn. Nė qoftė se ai ėshtė i gabuar, njerėzit humbasin... njė perceptim mė tė qartė dhe njė mbresė mė tė gjallė pėr tė vėrtetėn, tė cilat lindin si pasojė e ndeshjes sė kėsaj tė vėrtete me gėnjeshtrėn.»
Rrjedhim i drejtpėrdrejtė i lirisė sė fjalės ėshtė e drejta e njerėzve pėr t'u grumbulluar dhe pėr t'i kėrkuar nė mėnyrė paqėsore qeverisė tė dėgjojė ankesat e tyre. Nė qoftė se populli nuk do tė kishte njė tė drejtė tė tillė pėr t'u grumbulluar dhe pėr t'iu dėgjuar zėri, liria e fjalės nuk do tė kishte asnjė vlerė. Pėr kėtė arsye, liria e fjalės vėshtrohet e lidhur ngushtė, madje pazgjithshmė-risht, me tė drejtėn pėr t'u grumbulluar, pėr tė kundėrshtuar dhe pėr tė kėrkuar ndryshime. Qeveria demokratike mund tė caktojė nė bazė tė ligjeve, kohėn dhe vendin e grumbullimeve dhe tė manifestimeve politike pėr mbrojtjen e qetėsisė, por ajo nuk duhet ta pėrdorė kurrsesi kėtė tė drejtė pėr tė shtypur protestat, ose pėr tė penguar grupet kundėrshtare qė tė shprehin hapur mendimet e tyre.

Liria dhe besimi

Liria e fesė ose nė mėnyrė mė tė pėrgjithshme, liria e ndėrgjegjes, do tė thotė se askujt nuk mund t'i kėrkohet tė ushtrojė njė fe tė caktuar kundėr dėshirės sė tij. Gjithashtu, askush nuk mund tė ndėshkohet nė kurr-farė mėnyre, pse ka parapėlqyer njė fe tė caktuar ndaj njė tjetre ose pse nuk ka zgjedhur asnjė lloj feje. Njė shtet demokratik e konsideron besimin fetar tė individit si ēėshtje plotėsisht personale.
Pėrafėrsisht, liria e fesė do tė thotė se askush nuk mund tė detyrohet nga qeveria tė pranojė njė fe zyrtare tė caktuar. Fėmijėt nuk mund tė detyrohen tė ndjekin mėsimet nė njė shkollė tė caktuar fetare. Askujt nuk mund t'i kėrkohet tė shkojė nė shėrbesa fetare, tė falet apo tė marrė pjesė nė aktivitete fetare kundėr dėshirės sė tij. Duke pasur histori dhe traditė tė gjatė, shumė vende demokratike kanė caktuar zyrtarisht kisha ose fe qė kanė mbėshtetjen e shtetit. Megjithatė, njė fakt i tillė nuk e shkarkon qeverinė nga pėrgjegjėsia pėr tė mbrojtur lirinė e individėve qė kanė besim tė ndryshėm nga feja e njohur zyrtarisht.

Qytetaria: tė drejtat dhe detyrat

Njė shtet demokratik mbėshtetet nė parimin se qeveria ėshtė pėr t'i shėrbyer popullit; populli nuk ėshtė pėr t'i shėrbyer qeverisė. Me fjalė tė tjera, njerėzit janė shtetas tė shtetit demokratik, por jo subjekte tė tij. Ndėrsa nga njėra anė, shteti mbron tė drejtat e shtetasve tė tij, nga ana tjetėr shtetasit tregojnė ndaj shtetit besnikėrinė e tyre. Nė njė sistem autoritar, shteti, duke qenė i ndarė tėrėsisht nga shoqėria, u kėrkon shtetasve tė tregojnė besnikėri dhe t'i shėrbejnė atij, pa qenė i detyruar nga ana e tij, qė tė marrė aprovimin e shtetasve pėr veprimet e veta.
Kur shtetasit nė njė vend demokratik votojnė, ata ushtrojnė tė drejtėn dhe pėrgjegjėsinė e tyre pėr tė vendosur se kush do t'i drejtojė. Krejt ndryshe, nė njė shtet autoritar, akti i votimit shėrben vetėm pėr tė ligjė-ruar pėrzgjedhjet qė janė bėrė paraprakisht nga regjimi. Votimi nė njė shoqėri tė tillė nuk merr parasysh tė drejtat dhe detyrat e shtetasve. Ai pėrbėn veēse njė shfaqje tė imponuar tė mbėshtetjes gjoja mbarėpopu-llore, qė zgjedhėsit i japin qeverisė.
Shtetasit e njė vendi demokratik gėzojnė tė drejtėn qė, sipas dėshirės, tė hyjnė nė organizata tė pavarura nga qeveria dhe tė marrin pjesė lirisht nė jetėn politike tė shoqėrisė nė tė cilėn bėjnė pjesė. Por njėkohėsisht, shtetasit duhet tė marrin parasysh edhe detyrat qė dalin nga kjo pjesėmarrje. Kėshtu ata duhet tė mėsohen me mėnyrėn e trajtimit tė problemeve, tė tregojnė tole-rancė ndaj atyre qė kanė ide tė kundėrta dhe po tė jetė nevoja, edhe tė bien nė kompromis pėr tė arritur njė marrėveshje.
Ndėrsa nė njė shtet autoritar, grupimet vetjake janė tė pakta ose nuk ekzistojnė fare. Ato nuk u shėrbejnė individėve si mjet pėr diskutimin e problemeve apo pėr zgjidhjen e shqetėsimeve tė tyre, por janė levė tjetėr e shtetit pėr t'i mbajtur ata pėrherė tė nėnshtruar.
Shėrbimi ushtarak ėshtė njė shembull tjetėr i tė drej-tave dhe i detyrave tė shtetasve, qė na lė tė kuptojmė kontrastin midis shoqėrive demokratike dhe atyre jode-mokratike. Si nė shtetet demokratike, ashtu edhe nė ato jodemokratike mund tė gjykohet e nevojshme qė brezi i ri tė kryejė shėrbim ushtarak nė kohė paqeje. Por ndėrsa nė shtetet autoritare, kjo gjė kėrkohet me detyrim dhe nė mėnyrė tė njėanshme, nė shtetet demokratike, periudha e shėrbimit ushtarak ėshtė detyrė qė shtetasit e kanė ndėrmarrė nė bazė tė ligjeve tė nxjerra nga qeveria qė kanė zgjedhur ata vetė. Nė ēdo shtet mund tė ketė individė qė nuk e pėlqejnė shėrbimin ushtarak. Por ushtari-shtetas i njė vendi demokratik shėrben duke e pasur tė qartė se ai po shlyen njė detyrim pėr tė cilin shoqėria nė tė cilėn ai bėn pjesė, ėshtė zotuar lirisht. Pėr mė tepėr, ėshtė nė kompetencė tė anėtarėve tė njė shoqėrie demokratike qė tė veprojnė bashkarisht pėr ta ndryshuar kėtė detyrim: ta heqin shėrbimin ushtarak tė detyrueshėm dhe tė ngrejnė njė ushtri mbi baza vullne-tare, siē ka ndodhur nė Shtetet e Bashkuara dhe nė vende tė tjera; ta ndryshojnė afatin e shėrbimit ushtarak, siē u veprua kohėt e fbndit nė Gjermani; ose tė organizojnė, si nė Zvicėr, shėrbim ushtarak rezervė pėr meshkujt si pjesė e rėndėsishme e qytetarisė.
Qytetaria nė rastet e mėsipėrme, nėnkupton njė pėrkufizim mė tė gjerė tė tė drejtave dhe detyrave, si dy anė tė kundėrta tė sė njėjtės medalje. Ushtrimi i tė drej-tave nga njė individ nėnkupton edhe pėrgjegjėsinė qė ka ai pėr mbrojtjen dhe fuqizimin e kėtyre tė drejtave, pėr veten e tij e pėr tė tjerėt. Shpeshherė edhe shtetasite vendeve me tradita nė fushėn e demokracisė e keqkuptojnė kėtė ēėshtje, madje shpesh pėrfitojnė nga tė drejtat, duke harruar detyrat. Benxhėmin Barbėr, ekspert i shkencave politike, shkruan: «Demokracia kuptohet shpesh si sundimi i shumicės, ndėrsa tė drejtat kuptohen pėrherė edhe mė tepėr si pronė perso-nale e individėve dhe nė kėtė mėnyrė, si domosdosh-mėrisht antagoniste me njė demokraci tė shumicės. Por kjo do tė thotė tė mos kuptosh si duhet, as tė drejtat, as demokracinė.»
Ėshtė mė se e vėrtetė se individėt ushtrojnė tė drejta themelore tė patjetėrsueshme si: liria e fjalės, e grumbullimit dhe e fesė, tė cilat pėrbėjnė kufirin pėr cilėndo qeveri tė ngritur mbi baza demokratike. Nė kėtė kuptim, tė drejtat e individit janė pengesė kundėr keqpėrdorimit tė pushtetit nga ana e qeverisė ose nga njė shumicė politike e pėrkohshme.
Por nė njė kuptim tjetėr, tė drejtat, ashtu si individėt, nuk veprojnė tė ndara. Tė drejtat nuk janė pronė perso-nale e individėve, por ekzistojnė vetėm pėr sa kohė kuptohen nga anėtarėt e tjerė tė shoqėrisė. Zgjedhėsit, sipas filozofit amerikan Sidni Huk, janė «rojtarėt mė tė lartė tė tė drejtave tė tyre.» Nga kjo pikėpamje, qeveria demokratike, e cila zgjidhet nga shtetasit dhe pėrgjigjet pėrpara tyre, nuk ėshtė kundėrshtare e tė drejtave tė individit, por mbrojtėse e tyre. Duke pėrmbushur detyrat e tyre, shtetasit e njė vendi demokratik fuqi-zojnė nė tė njėjtėn kohė tė drejtat e tyre.
Duke u shprehur nė pėrgjithėsi, mund tė themi se kėto detyra kėrkojnė pjesėmarrjen e tė gjithėve nė procesin e demokratizimit, me qėllim qė tė sigurohet funksionimi i mbarė i tij. Shtetasit duhet tė rrihen me problemet e rėndėsishme qė dalin pėrpara shoqėrisė, qoftė edhe tė paktėn duke votuar me menēuri pėr kandidatėt e detyrave tė larta shtetėrore. Ka edhe detyrime tė tjera, qė mund tė caktohen me ligj, si pjesė-marrja nė juri gjatė proceseve gjyqėsore, por shumica e tyre janė mbi baza vullnetare.
Thelbi i veprimtarisė demokratike qėndron nė pjesė-marrjen aktive dhe tė lirė tė shtetasve nė jetėn shtetė-rore tė bashkėsisė dhe tė vendit tė tyre. Pa pasur njė pjesėmarrje tė gjerė si mbėshtetje, demokracia fillon tė fishket dhe bėhet mbrojtėse e njė rrethi tė vogėl e tė zgjedhur grupesh dhe organizatash. Por me angazhimin aktiv tė tė gjithė anėtarėve tė shoqėrisė, demokracia mund t'i bėjė ballė stuhive tė pashmangshme ekono-mike e politike, qė pėrfshijnė ēdo shoqėri, pa flijuar lirinė dhe tė drejtat pėr tė cilat anėtarėt e saj janė betuar se do t'i mbrojnė.
Shpeshherė, pėrfshirja aktive nė jetėn shtetėrore pėrcaktohet nė mėnyrė tė ngushtė, si luftė pėr pushtet. Por pjesėmarrja e shtetasve nė jetėn politike tė njė shoqėrie demokratike ėshtė shumė mė e gjerė se pjesė-marrja nė fushatėn e zgjedhjeve. Nė shkallė lagjeje ose bashkėsie, shtetasit mund tė marrin pjesė nė komitetet e ngritura pranė shkollave, mund tė formojnė grupe pėr gjithė bashkėsinė nė tė cilėn bėjnė pjesė ose edhe tė venė kandidaturėn pėr funksione lokale. Nė kuadrin shtetėror, krahinor ose kombėtar, shtetasit mund tė japin ndihmesėn e tyre me shkrim e me gojė, nė rrahjen e problemeve shtetėrore, ose mund tė hyjnė nė parti tė ndryshme politike, sindikata apo organizata tė tjera vullnetare. Njė demokraci e shėndoshė varet nga pjesėmarrja e vazhdueshme dhe e hapur e tė gjitha shtresave tė shtetasve, pavarėsisht nga niveli i ndihmesės sė tyre.
Demokracia, shkruan Dajena Reviē, «ėshtė njė proces, njė mėnyrė tė jetuari dhe tė punuari sė bashku. Ajo evoluon dhe nuk mbetet nė vend. Ajo kėrkon bashkėpunim, kompromis dhe tolerancė midis gjithė qytetarėve. Vendosja e demokracisė ėshtė tepėr e vėshtirė dhe aspak e lehtė. Liri do tė thotė pėrgjegjėsi, jo ēlirim nga pėrgjegjėsia.»
Demokracia mishėron idealet e lirisė dhe tė shprehjes sė lirė tė individit, por pėr tė ėshtė e qartė gjithashtu edhe natyra e njeriut. Ajo nuk kėrkon qė shtetasit tė jenė tė gjithė tė virtytshėm, por qė ata tė jenė tė pėrgjegjshėm. Sipas teologut amerikan Rajn-holld Nibur, «Aftėsia e njeriut pėr drejtėsi e bėn demo-kracinė tė mundur, ndėrsa prirja e njeriut pėr padrejtėsi e bėn demokracinė tė domosdoshme.»

Tė drejtat e njeriut dhe qėllimet politike

Nė parim, mbrojtja e tė drejtave themelore tė njeriut pranohet nga tė gjithė. Ajo mishėrohet nė kushtetutat e shkruara nė mbarė botėn, si dhe nė Kartėn e Kombeve tė Bashkuara dhe nė marrėveshje tė tilla ndėrkombė-tare, si: Akti Pėrfundimtar i Helsinkit (Konferenca pėr Sigurimin dhe Bashkėpunimin nė Evropė — KSBE).
Dallimi midis kategorive tė ndryshme tė tė drejtave ėshtė ēėshtje tjetėr. Kohėt e fundit ėshtė vėnė re prirja, veēanėrisht ndėr organizatat ndėrkombėtare, pėr zgje-rimin e listės sė tė drejtave themelore tė njeriut. Tė drej-tave themelore tė lirisė sė fjalės dhe tė barazisė pėrpara ligjit, u janė shtuar tė drejtat pėr punėsim, pėr arsimim, pėr ruajtjen e kulturės dhe tė kombėsisė dhe pėr nivel tė pėrshtatshėm jetese.
Tė gjitha kėto pėrbėjnė nisma me vlerė, por kur emėrtime tė tilla paraqiten nė kuadrin e tė drejtave, lind prirja pėr zhvleftėsimin e tė drejtave themelore tė njeriut. Krahas kėsaj, ato mjegullojnė dallimin midis tė drejtave qė kanė tė gjithė individėt dhe qėllimeve qė vetė individėt, organizatat e qeveritė duhet tė realizojnė.
Qeveritė i mbrojnė tė drejtat e patjetėrsueshme siē ėshtė liria e fjalės, duke kufizuar veprimtarinė e tyre. Caktimi i fondeve pėr arsimin, kujdesi pėr shėndetin dhe punėsimi i shtetasve kėrkojnė tė kundėrtėn: anga-zhimin aktiv tė qeverisė pėr tė ndėrmarrė veprime dhe programe tė caktuara. Kujdesi i duhur shėndetėsor dhe mundėsitė pėr shkollim duhet tė jenė tė drejta tė lindura pėr ēdo fėmijė. Por realiteti i hidhur tregon se ato nuk janė tė tilla, dhe se mundėsitė e shoqėrive tė ndryshme pėr realizimin e kėtyre synimeve ndryshojnė shumė nga njėri vend nė tjetrin. Duke shndėrruar ēdo aspiratė njerėzore nė njė tė drejtė, qeveritė krijojnė mundėsi pėr shtimin e cinizmit dhe nėnvleftėsimin e tė gjitha tė drejtave tė njeriut.

-------------------------------------------------------

TĖ DREJTAT THEMELORE TĖ NJERIUT

• Liria e fjalės, e shprehjes dhe e shtypit.
• Liria e fesė.
• Liria e grumbullimit dhe e organizimit.
• E drejta pėr mbrojtje tė barabartė nga ligji.
• E drejta pėr proces tė rregullt dhe tė drejtė gjyqėsor
------------------------------------------------------

MAGNA KARTA


Askush nuk do t'i quante mbretin Xhon dhe banorėt e Anglisė demokratė, por megjithatė dokumenti qė ata nėnshkruan nė vitin 1215 nė fushėn Ranimid, pėrbėn gurin themeltar nė historinė e regjimeve kushtetuese.
Baronėt i kishte fyer ajo qė sipas tyre, ishte shpėrdorim nga Mbreti, i ligjit tė vjetėr feudal, qė u kishte dhėnė atyre pavarėsi tė madhe nė marrėdhėniet me mbretin. Kur mbreti Xhon i hodhi poshtė kėrkesat e tyre, ata ngritėn njė ushtri dhe e detyruan atė tė nėnshkruante Mag-na Kartėn («Kartėn e Madhe»), e cila pėrmban 63 nene, shumica e tė cilėve pėrbėn njė listė tė drejtash, nga e cila pėrfitoi kryesisht fisnikėria latifondiste dhe kisha.
Megjithatė, nga njė pjesė e kėtyre tė drejtave pėrfitoi mė vonė nė Angli i gjithė populli. Pjesa tjetėr e tyre shėrbeu si bazė pėr sistemin ligjor anglez. Nė Magna Kartė thuhet pėr shembull se mbreti duhet tė kėshillohet dhe tė marrė pėl-qimin e baronėve pėr tė gjitha problemet me rėndėsi pėr shtetin, pėrfshirė kėtu edhe ngrit-jen e taksave. Nė shekujt e mėvonshėm, mbi bazėn e neneve tė kėtij dokumenti, u vendos qė asnjė ligj nuk mund tė nxirrcj dhe asnjė taksė nuk mund tė ngrihcj pa miratimin e trupit tė pėrfaqėsuesve tė popullit — Parlamentit. (Gja-tė Revolucionit Amerikan, kolonizatorėt qė luftonin pėr pavarėsi, c pėrdorėn kėtc ide kun-dcr Anglisė, duke hedhur parullėn «asnjė taksė pa pėrfaqėsim».) Garancia pėr zhvillimin e njė procesi tė rregullt gjyqėsor dhe pėr njė gjykim nga njė juri e ka gjithashtu burimin te Magna Karta.
Duke qenė se mbretėrit c mėvonshėm arri-tcn tė mos e pėrfillnin kartėn, shndėrrimi i tė drejtave feudale tė Magna Kartės nė tė drejta kushtetuese pėr mbarė popullin kėrkoi disa shekuj. Anglia arriti tė vcndoste njė monarki tė qėndrueshme kushtetuese me Parlamentin, si trupin ligjvėnės tnė tė lartė nė vend; vetėm nė prag tė Revolucionit tė Lavdishėm tė vitit 1688. Shndėrrimi i Parlamentit nė njė institucion demokratik ku populli tė pėrfaqėsohej gjerėsisht, do tė kėrkonte edhe mė shumė se njė shekull tjetėr.
------------------------------------------------------


vazhdon


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.