Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Miresia civilizon inteligjencen.
--- de Shazal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 149 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Elita :: Pėrkujtohet 80-vjetori i vdekjes sė patriotėve Elez Isufi e Isuf Xhelili
Postuar nga: Skampa

Elita Nė tan’ Evropėn ka shkue fjala se qe nandė vjet luftojmė me krala.


Elez Isufi u shndėrrua nė simbol tė trimėrisė, besės , bujarisė, thjeshtėsisė, fjalės sė menēur e me peshė tė maleve tė Dibrės, karakter i pa epur njerėzor, njeriu qė dinte tė respektonte mikun dhe tė urrente armikun, pabesinė dhe trdhėtinė. Shtėpia e Elez Isufit ishte shtėpi bujare. Aty do tė hynin e tė dilnin burrat me emėr si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Islam Spahia, Ismail Strazimiri, Murat Kaloshi, Dine Hoxha, Halit Lleshi, Sulė Shehu, Hysni Dema, Ali Maliqi, Fiqiri Dinja e shumė tė tjerė. Do tė vinin nė kėtė shtėpi edhe tė huaj, duke filluar nga Fullci, zonja Angleze Sibil Llojdi, ambasadorė, konsuj, gazetarė, shkrimtarė etj.

Nė Tiranė, kėto ditė nė sallėn e Muzeut historik Kombetar, Shoqata Patriotike Elez Isuf Ndreu, organizoi njė takim pėrkujtimor me rastin e 80-vjetorit tė vdekjes sė dy patriotėve, udhėheqėsve dhe luftėtarėve tė shquar tė Dibrės, Elez Isufi dhe Isuf Xhelili, tė cilėt luftuan me pėrkushtim e trimėri pėrgjatė viteve 1911-1925 nė mbrojtje tė tėrėsisė tokėsore dhe ēlirimit kombėtar nga pushtuesit e huaj .

Nė fjalėn e hapjes kryetari i shoqatės Elez Isuf Ndreu. gjeologu Nexhat Hysa pėrshėndeti tė pranishmit nė kėtė aktivitet dhe paraqiti nė esencė rolin e kėtyre dy figurave legjendare me kontribut kombėtare. Mė pas drejtuesi i kėtij aktiviteti, i cili moderonte takimin, zoti Hajri Mandri, ia dha fjalėn pėr referatin kryesor doktorit tė shkencave historike, pedagogut tė Universitetit tė Shkodrės, zotit Bajram Xhafa, i cili u ndal nė veprimtarinė luftarake, rolin udhėheqės tė Elez Isufit dhe bashkėluftetarit tė tij, Isuf Xhelilit .

Studiuesi Xhafer Martini, autor i monografisė Elez Isufi, u ndal nė koherencėn dhe kontekstin e librit tė tij duke shpjeguar madhėshtinė dhe elementet mė pikante tė figurės sė Elez Isufit. Njiherė nji gjeneral serb shkon te shtėpia e Elez Isufit nė Dibėr pėr t’i ba disa propozime nė dam tė Shqipnisė. Atdhetari i flakė Elez Isufi i kundėrshtoi tė gjitha e, tue e pėrcjellė deri nė kufi, ndigjon disa fėmijė shkolle qė kėndonin kangė shqiptare. - Shihni, zotni, - i tha atėherė plaku i Dibrės gjeneralit serb, - edhe me dashtė unė, plaku, me e tradhėtue Shqipninė, nuk mė lanė kėta fėmijė.

Intelektuali Eduard Ndreu foli mbi traditen patriotike tė fisit Ndreu dhe u ndal nė vlerat morale dhe frymėzuese qė edukuan breza tė tėrė, me frymėn e dashurisė pėr kombin dhe pėr lirinė e demokracinė shqiptare. Nė takimin pėrkujtimor me rastin e 80-vjetorit tė vdekjes sė patriotėve Elez Isufi e Isuf Xhelili, me interes u prit nga tė pranishmit fjala e deputetit dibran, Sali Shehu, i cili evokoi qendresėn dhe heroizmin e dibranėve si dhe rolin e Elez Isufit si organizator i lufėtrave dibrane pėr pavarėsi kombėtare. Deputeti demokrat Shehu shtroi nevojen e elaborimit tė historisė sė Dibrės, vlerave historiko-kulturore, pėr t’u pėrcjelle brezave mesazhe mbi vyrtytet e larta morale dhe kombėtare qė vijnė nga e kaluara si apel edhe pėr ditėt tona.

Me interes nė kėtė takim u pritėn edhe diskutimet e zotit Hysen Selfo, zonjės Nurie Hajdari dhe studiuesit Bardhosh Gaēe i cili pėrshendeti nė emėr tė shoqatės Ismail Qemali. Ndėrsa studiuesit dibranė, Shaqir Skarra dhe Hysen Cera, sollėn mjaft fakte interesante qė ndriēojnė detaje nga veprimtaria e lufta e Elez Isufit dhe Isuf Xhelilit. Studiuesi Hysen Cera e hapi fjalėn e tij duke cituar historianin Sabri Godo: Me bindje tė thellė e them se sikur Elez Isufi me nipin e tij Suf Xhelilin, e miqtė e tij Bajram Curri, Islam Spahiu, Ramiz Daci, Hoxhė Kadriu e tė tjerė tė mos kishin luftuar ashtu siē luftuan, sot, kufiri i Shqipėrisė mund tė ishte pėrtej Drinit, ndofta te Lumi i Matit.

Kėto burra tė mėdhenj tė kombit u bėnė simbol i odės dibrane si askush tjetėr. Populli i ka konsideruar si heronj legjendarė, janė shkruar dhjetra libra nga autorė tė ndryshėm, janė kėnduar mbi 40 kėngė para dhe pas vdekjes; janė mbledhur kujtime e mbresa nga analistė tė vendit dhe tė huaj. Elez Isufi u shndėrrua nė simbol tė trimėrisė, besės, bujarisė, thjeshtėsisė, fjalės sė menēur e me peshė tė maleve tė Dibrės, karakter i pa epur njerėzor, njeriu qė dinte tė respektonte mikun dhe tė urrente armikun, pabesinė dhe tradhėtinė. Elezi dhe Sufa ishin si dy luftėtarė binjakė, tė kompozuar pėr tė frymėzuar dhe udhėhequr mbarė forcat kryengritėse dibrane nė ballė tė ēdo lufte duke qenė vetė heronjtė qėluftonin pėrkrah luftėtarėve tė tjerė.

Elez Isufi nuk shkonte sipas thėnjes shtatė hile e njė trimni por shtatė trimni e pa asnjė hile. Ai bėri njė punė kolosale duke dhėnė shembullin i pari nė pajtimin e gjaqeve . I zgjati dorėn e pajtimit Dacit, i dha besėn Islam Spahisė pėr t’i shkuar nė ndihmė, nė luftėn kundėr serbėve tė cilėt marshonin drejt Lumės. Lidhi besėn me Bajram Currin, Haqif Pashė Elbasanin, Selim Petrelėn, Hysen Krujėn, nė lėvizjen e Marsit, por i vetėm hyri nė Tiranė dhe tronditi regjimin e asaj kohe. Kapedani i Mirditės kėrkonte tė dorėzohej vetėm te Elez Isufi sepse e dinte qė nė besė tė tij do tė shpėtonte. Shtėpia e Elez Isufit ishte shtėpi bujare. Aty do tė hynin e tė dilnin burrat me emėr si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Islam Spahia, Ismail Strazimiri, Murat Kaloshi, Dine Hoxha, Halit Lleshi, Sulė Shehu, Hysni Dema, Ali Maliqi, Fiqiri Dinja e shumė tė tjerė. Do tė vinin nė kėtė shtėpi edhe tė huaj, duke filluar nga Fullci, zonja Angleze Sibil Llojdi, ambasadorė, konsuj, gazetarė, shkrimtarė etj. Nė odat ku ishte Elez Isufi e SufėXhelili kėngėtarėt nuk guxonin tė kėndonin kėngė pėr trimėritė e tyre. Tė thjeshtė ishin e pa shkollė por ata kishin shkollėn e madhe tė odės dibrane ku bėhej testi i menēurisė.

Nė Vjenė, nė takimin me kancelarin austriak, ky i fundit i kishte futur krahun dhe e kishte marrė pėr tė shetitur nė lulishten e tij. Ai kishte marrė edhe tė shoqen. Pėrkthyesi shqiptar tregonte se Elezi ja hoqi krahun kancelarit dhe doli nė krahun tjetėr, duke futur nė mes bashkėshorten e kancelarit, e nga kjo, kancelari, kishte mbetur i habitur. Nė kėtė takim ai i kishte kėrkuar Elezit qė populli shqiptar tė mbante ushtrinė austriake me bukė e ushqime dhe pėrgjigja e tij qe: I thuaj perandorit, se shqiptarėt janė vrarė me turqit, se na kanė kėrkuar nizamė e xhelepe dhe ne nuk ua dhamė; Jemi vra me Serbinė se na kanė kėrkuar tokėn, ushqime e veshmbathje e nuk ua kemi dhėnė, prandaj pa u vra edhe me Ju, nuk do t’ju japim asgja sepse edhe nė dasha unė, nuk mė lanė 300 Elezat e tjerė qė janė nė Dibėr.

Diplomacia e Elez Isufit shkelqeu edhe nė takimin qė pati me Komisionin Ndėrkombėtarė nė Dibrėn e Madhe. Elez Isufi u kishte thėnė: Ē’ashtė kjo ndarje e qytetit nga rrethi i vet. A jeton njeriu pa kokė?!. Do tė ēuditej konsulli anglez Ayros, i cili qe ndėrmjetės nė takimin qė kishte Elez Isufi me Ahmet Zogun nė Lėvizjen e Marsit 1922. Nė kujtimet e tij, ai tregon se kishte mbetur i habitur se si ranė dakort kėto dy burra, njeri 26 vjeē e tjetri 60, pa protokoll zyrtar, vetėm duke i dhėnė dorėn njėri- tjetrit. Nė takimin qė pati me Shefqet Durgut Pashėn, i cili kishte ardhur me hu tė zjarrit nė dorė, pėr tė djegur Dibrėn, vetė Pasha do tė habitej, qė ky malėsor i thjeshtė dinte gjithēka pėr Portėn e Lartė, pėr opozitėn turke, pėr deputetėt e parlamentit turk, pėr xhonturqit e deri tek kundėrshtarėt e vetėTurgut Pashės.

Populli i Dibrės i deshi me gjithė zemėr Elez Isufin e Sufė Xhelilin prandaj dhe u shkoj pas, jo pak por njė dekadė tė tėrė. Kur u rrethua nga serbėt shtepia e Elez Isufit, bashkėluftėtarėt e tij, pėr gjithė natėn, hapėn njė kanal nėntokėsorė dhe nxorrėn nė heshtje tė plotė 70 pjestarėt e familjes Ndreu, tė rrethuar nga ushtarėt serb, ku mbi 200 burra, i pėrcollėn nga Sllova e deri matanė Drinit. Kur u vra nė Peshkopi mė 26 dhjetor 1924 malėsorėt trima tė Reē e Dardhės e Ujė e m’Ujės, si njė vargan gjigand, sollėn heronjtė legjendarė nė vendlindjen e tyre.Pėr bėmat e patriotėve Elez Isufi e Sufė Xhelili folėn shumė historianė e bashkėkohės. Nė fund tė takimit, zoti Rremzi Ndreu i falenderoi tė pranishmit dhe i ftoi ata nė njė koktej.


Nga Halil RAMA & Beqir SINA
BOTA SOT 10-01-2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.