Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Budallėn mos e vet se t'kallxon vet
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 170 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Dy shqiptarė marrin peng njė autobuz nė Athinė
Postuar nga: Albo

Lajme Ka pėrfunduar nė orėt e vona tė natės sė djeshme aventura e dy shqiptarėve. Lirohen tė gjithė pengjet

Dorėzohen pengmarrėsit, njė i droguar

Mediat greke: Donin tė grabisnin autobusin, ikja e shoferit ēoi nė pengmarrje


Altin Metaj

ATHINĖ- Pengmarrėsit shqiptarė lirojnė pengjet dhe dorėzohen pėrpara policisė greke. Pas rreth 18 orėsh pengmarrje dy shtetasit shqiptarė mė nė fund janė dorėzuar dhe kanė lėnė tė lirė gjashtė pengjet e fundit qė mbanin. Rreth orės 23.35 dy pengmarrėsit kanė vendosur qė t’i japin fund aventurės sė tyre dhe tė lirojnė pengjet. Pas dorėzimit ėshtė zbuluar edhe historia e plotė e pengmarrjes, qė nuk kishte filluar aspak si e tillė. Dy shqiptarėt kishin hipur nė autobus pėr tė bėrė njė grabitje me armė, por mė pas nga frika pas largimit tė shoferit bashkė me ēelėsat e autobusit janė detyruar qė tė marrin peng tė gjithė autobusin. Lajmi ėshtė pohuar dje nga agjencitė greke tė lajmeve si dhe lirimi i pengjeve ėshtė transmetuar direkt nga televizionet vendase. Sipas tyre, njė rol tė madh nė lirimin e pengjeve ka luajtur ambasadori shqiptar nė Greqi, Bashkim Zeneli si dhe njė nga pengjet shqiptare, shtetasja Joana Doko. Ndėrkohė kanali grek i lajmeve, ERT ka pohuar se dy pengmarrėsit quhen Agron dhe Arben, tė cilėt jetonin nė Athinė prej vitesh. Njėri prej tyre dyshohet se ishte pėrdorues i rregullt i lėndėve narkotike.

Lirimi
Dje rreth orės 23.35, atėherė kur asgjė e re nuk pritej dhe policia greke po pėrgatitej tė kalonte natėn e vėshtirė me dy pengmarrėsit, gjithēka ka mbaruar. Dyert e autobusit janė hapur nga ato kanė dalė fillimisht katėr gra. Mė pas janė parė qė tė hidhen pėrdhe dy armė si dhe njė ēantė e zezė. Pas grave kanė dalė me duart lart edhe dy pengmarrėsit shqiptarė. Emrat e tyre dyshohet se janė Agron dhe Arben dhe janė nga qytetet e Beratit dhe Elbasanit. Pas dorėzimit ėshtė zbuluar edhe historia e vėrtetė e pengmarrjes prej 18 orėsh tė autobusit. Sipas mediave greke dy shqiptarėt kishin hipur nė autobus pėr tė bėrė njė grabitje me armė. Sapo ata kanė hyrė nė autobus me armė, pasagjerėt kanė filluar qė tė bėrtasin dhe situata ėshtė tensionuar. Menjėherė nė vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe dy shqiptarėt janė frikėsuar nga kjo gjė. Ata janė trembur dhe kanė marrė peng tė gjithė autobusin. Mė pas ka rezultuar se nė ēantėn e zezė, aty ku dyshohej se ndodhej eksplozivi kishte vetėm ujė dhe ushqime tė ndryshme, tė cilat u ishin shpėrndarė pasagjerėve. Njė nga shkaqet pėr tė cilėt dyshohet se dy shqiptarėt janė dorėzuar ėshtė fakti qė nė autobus mungonte ēelėsi i kuadrit dhe kjo e vėshtirėsonte qėndrimin nė autobus. Nė tė nuk kishte drita dhe asnjė lloj ngrohjeje. Me rėnien e natės situata ėshtė pėrkeqėsuar dhe gjendja nė autobus ėshtė bėrė e padurueshme.

Pengmarrja
Dy pengmarrėsit kanė hipur qetėsisht nė autobusin me targa YZZ 1516 nė stacionin Pikermi, sė bashku me njė ēantė tė madhe. Autobusi ėshtė nisur nė orėn 5.00 tė mėngjesit nga Marathon nė drejtim tė Athinės, ndėrkohė qė pengmarrėsit, tė cilėt deri nė orėt e vona tė mbrėmjes nuk janė identifikuar, kanė hipur nė tė 45 minuta mė vonė. Tė dy janė ulur nė fund tė autobusit, duke marrė edhe biletat nga faturinoja. Pesė minuta mė vonė, kur autobusi mbėrrin nė “Leoforo Marathonas 151”, njėri nga pengmarrėsit ka nxjerrė nga ēanta njė karabinė. Sipas dėshmive tė pengjeve tė liruara, ai ka qėlluar nė ajėr, nė mes tė autobusit, duke u bėrė thirrje me njė greqishte tė rrjedhshme pasagjerėve qė tė rrinė ulur. Nė kėto momente, shoferi i autobusit bėri lėvizjen, qė ndoshta i ndėrroi rrjedhėn ngjarjes. Ai ka frenuar menjėherė autobusin, ka hapur derėn dhe ka dalė pa e zgjatur, duke marrė me vete edhe ēelėsat. Duke shfrytėzuar situatėn e rrėmujshme, pas shoferit kanė dalė nga autobusi faturionoja dhe njė grua, e cila ndodhej e ulur nė vendin e parė. Qė prej mėngjesit tė djeshėm, autobusi ka qėndruar i rrethuar nga forcat e shumta policore.

Operacioni
Zona pėrreth autobusit-peng ėshtė blinduar nga forca tė shumta policore, tė cilat kanė marrė kontrollin. Ngjarja e rėndė ka bėrė qė tė bllokohet qarkullimi nė rrugėn “Marathonas”. Televizionet dhe agjencitė greke tė lajmeve kanė raportuar fillimisht se pengmarrėsit mund tė ishin rusė ose ēeēenė, qė mund tė shfrytėzonin autobusin pėr ndonjė goditje terroriste. Por vetėm nė orėt e vona tė mbrėmjes, autoritetet konfirmuan se janė shqiptarė. Mesditėn e djeshme, njėri prej pengmarrėsve foli nė radion “ALFA”, duke bėrė kėshtu publike tė parin kusht, qė gjithēka tė shkonte nė rregull. “Jemi rusė. Duam njė shofer qė tė na ēojė nė aeroport, ku tė na presė njė avion. Duam tė shkojmė nė Rusi”,-ka thėnė njėri prej pengmarrėsve nė radion “Alfa”. Por situata nuk ka qenė e lehtė tė mbahej nėn kontroll nga policia greke. Gjatė orėve tė para tė mėngjesit, dy pengmarrėsit kanė qėlluar nė ajėr nga dritaret e autobusit, duke kėrkuar largimin e njė autobusi policie, qė ndodhej paralel me ta. Kėshtu, policia ėshtė detyruar tė qėndrojė nė njė farė distance nga autobusi i marrė peng nga dy shqiptarėt.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.