|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ne nuk duam cilesite, duam njeriun. Shpeshhere per difektet, me shume se per cilesite e tyre.
--- Jacques Maritain
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Haki Stėrmilli
Nė 7 maj 1985 u nda nga jeta shkrimtari Haki Stėrmilli, njė nga penat mė tė fuqishme tė brezit tė viteve
'30, qė u bė i njohur veēanėrisht pėr romanin "Sikur tė isha djalė". Vepra tė tjera tė Stėrmillit janė:
"Kalorėsi i Skėnderbeut", "Dibranja e mjerueme", "Dashuni dhe Besnikėri", "Burgu", etj.
Jani Minga
Nė 7 maj 1947 mbylli sytė mėsuesi patriot Jani Minga. Mori pjesė nė tė gjitha kongreset arsimore; ishte
nismėtar pėr krijimin e klubit atdhetar "Labėria" dhe i hapjes sė shkollės shqipe nė Kaninė, ndėrkohė
hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombėtare shqip pėrgatitore", "Abetare shqip kėndimore",
"Gramatikė e gjuhės shqipe", etj. Nė 1912-n Minga mori pjesė nė Kuvendin Kombėtar qė shpalli
pavarėsinė.
Sėr Maki Edgar Lysien Malouan
Nė 7 maj 1904 u lind nė Londėr sėr Maki Edgar Lysien Malouan, njėri nga arkeologėt mė tė suksesshėm
europianė qė punoi pėr qartėsimin e origjinės sė qytetėrimit nė Lindjen e Afėrme, dhe u shqua pėr punėn
nė qytetein e rrėnuar Nimrad, kryeqyteti i fundit i Perandorisė siriane. Vdiq nė vitin 1978.
|
|
|
|
| |
|
Nė skenėn e Teatrit tė Operės ėshtė dhėnė njė koncert me kėngėt dhe vallet mė tė mira tė Festivalit tė Gjirokastrės
A.Mile
Njė ansambėl i vėrtetė tingujsh, ritmesh, lėvizjesh e ngjyrash, janė shfaqur mbrėmė nė skenėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit. Kėngėt dhe vallet mė tė bukura tė Festivalit Folklorik kanė ardhur mbrėmė pėr publikun pėrmes njė koncerti, por edhe nėpėrmjet njė ekspozite fotografike, e cila ka sjellė atmosferėn festive nė kalanė e Gjirokastrės. Nė kuadrin e Muajit Maratonė tė Kulturės, dhe nė prag tė festave tė mėdha tė Nėntorit, Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Qendra Kombėtare e Veprimtarive Folklorike, Ansambli Kombėtar i Kėngėve dhe Valleve, kanė organizuar mbrėmė, nė mjediset e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit hapjen e Ekspozitės Fotografike dhe njė Koncert me numra tė zgjedhura nga Festivali Folklorik Kombėtar i Gjirokastrės 2004. Ekspozita fotografike me pamje nga Festivali, ėshtė realizuar nga fotografi Hamdi Petrela, qė ka fiksuar nė celuloid, portrete dhe grupe tė artistėve popullorė, ēaste nga konkurrimi i grupeve folklorike nė skenėn e Kalasė sė Gjirokastrės, pamje festive tė qytetit etj, pėrmes tė cilave autori ka dhėnė atmosferėn e gėzueshme, dritėn dhe larminė e ngjyrave tė kostumeve tė bukura popullore. Pas ekspozitės, nė sallėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit, tė pranishmit kanė pasur mundėsi tė ndjekin Koncertin me kėngė dhe valle tė zgjedhura nga Festivali Folklorik Kombėtar i Gjirokastrės, ku rreth 200 artistė kanė debutuar me numrat folklorikė mė tė mirė. Kėngėt popullore qytetare nga Pėrmeti, Shkodra dhe Tirana, me kėngėtarėt e njohur Arban Zeqiri, Jarek Muēo, Mukades Ēanga, Violeta Zefi, Nurije Myftari etj, kanė elektrizuar atmosferėn dhe kanė fituar duartrokitjet e publikut. Gjithashtu, nė skenė janė ngjitur grupet e valleve nga Tropoja, Peshkopia, Ura Vajgurore, Devolli, Gramshi etj., si edhe bartėsit e njohur tė kėngės polifonike nga Gjirokastra, Vlora dhe Mallakastra, rapsodėt e Mirditės, formacioni orkestral i Pukės etj, tė cilėt rrėmbyen ēmime e medalje nė edicionin e shtatė tė Folklorikut. Ashtu si edhe nė Festivalin e Gjirokastrės, nė skenėn e teatrit tė Operės dhe baletit, janė ngjitur grupe folklorike nga Gjilani i Kosovės, nga Frėngova e Strugės, si dhe nga Ulqini. Por nuk kanė munguar edhe tė zotėt e shtėpisė, kėngėtarėt dhe valltarėt e Ansamblit Kombėtar tė Kėngėve dhe Valleve Popullore, tė cilėt fituan ēmimin e parė tė Festivalit Folklorik.
25/11/2004 Gazeta Shekulli
|
|
|
|