Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Vlera e marteses nuk eshte ajo qe te rriturit prodhojne femije, por femijet prodhojne te rritur.
--- Peter De Vries

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 131 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Histori :: Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė
Postuar nga: Albo

Histori Si e ka pėrjetuar shqiptari i shquar ngjarjen e bujshme tė shpalljes sė Pavarėsisė kombėtare


Eqerem bej Vlora: E vėrteta e flamurit

“Ismail Qemalit i kėrkova flamurin qė mė fali Aleandro Kastrioti”


Eqerem bej Vlora, jep variantin e tij, pėr historinė e flamurit qė u ngrit nga plaku Ismail Qemali, mė 28 Nėntor tė vitit 1912.

Ai thotė shprehimisht: “E zgjata ca historinė e ngritjes sė flamurit, sepse vitet e fundit kanė qarkulluar variante krejt tė pavėrteta dhe unė dėshiroj qė ngjarja e saktė tė pėrshkruhet e tė mbetet njėherė e pėrgjithmonė”. Ja se ēfarė shkruan Eqerem Bej Vlora nė librin e tij.


Kthimi nė Vlorė

Me t’u kthyer nga Kuēi, unė shkova menjėherė nė shtėpinė e tim kushėriri, Xhemilit, pėr tė takuar Kryetarin e Qeverisė sė Pėrkohshme, shtėpia ishte kopje e zvogėluar e haramllėkut nuk kishte katėr, por tri kate. Pėrmes derės ndėrmjetėse hyra nė katin pėrdhes ku ishin shkallėt e mėdha. Oborri, sallat poshtė e lartė , shkallėt ishin mbushur plot nga njerėz me fytyra, sjellje e veshje qė nuk i kisha parė kurrė nė Vlorė. Tė gjithė bisedonin me zė tė lartė dhe kur mėrziteshin nė njė vend, lėviznin lirshėm dhe pateklif sikur tė ishin nė shtėpinė e tyre. Nė katin e sipėrm ishte njė sallon i madh i paijsur me mobilje tė bukura tė stilit bidermajer, dera e tė cilit ishte krejt e hapur. Pėrpara saj njerėzit ngjesheshin e shtyheshin pėr tė dėgjuar seē thuhej brenda. Unė ndalova pėr disa ēaste pėr tė pėrshėndetur njė mori tė njohurish dhe pastaj hyra nė sallon. Ismail beu po rrinte nė njė divan me njė pamje tė ligėshtuar, sa mua m’u dhimbs. Kisha tre vjet pa e parė dhe tani m’u duk mė i plakur dhe i drobitur. Ai vuante nė kėtė mjedis tė ri dhe tė huaj pėr tė. Pėr vite me radhė Ismail beu kishte qenė nėnpunės i lartė i administratės turke dhe vali, poste kėto, kur largėsia me tė lartit dhe tė ultit mbahej vetiu. Kėshtu, ai kishte rėnė nė njė kaos kontrastesh shoqėrore, tė cilit nuk po ja gjente dot anėn. Unė iu afrova i putha dorėn me nderim dhe u ula pranė tij. Tė paktėn divanin, njerėzit qė mbushnin hapsirėn kishin pasur mirėsinė t’ja linin. Ai mė bėri pyetje tė zakonshme: si ia ēoja, ku ishte im atė a kishte hequr keq nė Kuē me kėtė mot tė keq e kėshtu me radhė. Pastaj unė u ngrita pėr tė ikur. Por, ai mė mbajti dhe mė pyeti me zė tė ulėt: “ dua tė tė bėj njė vizitė. Ėshtė edhe te ty si kėtu?” Unė iu pėrgjigja se po tė donte tė vinte tek unė, do tė vija ta merrja vetė. “Jo, -tha ai. Xhemioli mė ka thėnė se dera ndėrmjetėse ėshtė ende. Unė vij vetė.” Sidoqoftė edhe tek unė nuk ishte mė mirė. Por falė manisė sime pėr protokoll, falė karakterit tė paafruar dhe tė mbyllur, largėsia sidoqoftė ruhej. Po pėrse tė shkaktohej kjo rrėmujė e kjo gjullurdi nė njė shtėpi private, mund tė pyesė ndokush. Nga koha atėrore dhe stėrgjyshore Ismail beu kishte mėsuar se banesa e sanxhakbeut ishte edhe seli qeveritare. Ndaj edhe selamllėku i shtėpive tė bejlerėve, quhej nė shqip zapana. Kėshtu edhe Ismail beut nuk i pėlqente tė rrinte nė bashki. Dhe njerėziut, qė me punė a pa punė, duhej tė takonin kryetarin e shtetit, vinin turma-turma nė banesėn e tij private. Ditėt qė pasuan, unė takova zyrtarėt e lartė tė qeverisė sė re , tė emėruar mė 4. 12. 1912, nga i pėrnderuari kryeministri Ismail beu dhe nėnkryeministri fort i nderuari dom Nikollė Kaēorri. Anėtarėt e qeverisė sė re ishin miq dhe tė njohur tė mirė, e mė duhej tė shtoj, se nė rrethanat e atėhershme vėshtirė tė bėhej ndonjė zgjedhje mė e mirė. Dhe nėse kjo nuk u pėrgjigjej aspak kėrkesave tė kohės, nuk ishte faji i saj. Pozita e ēdo qeverie pėrparimtare pas shkatėrrimit tė sundimit osman nuk mund tė ishte e lehtė; vetėm njė orė e fortė diktatoriale do tė kishte mundur mbase t’ia dilte mbanė qeverisjes. Po ku ishte ky diktator dhe fuqia pėr tė qenė i tillė? Nė qeverinė e Ismail Qemal beut dhe tė babaxhanit Don Nikollė Kaēorri nuk kishte vend pėr tiranė mesjetarė, ajo pėrbėhej krejtėsisht nga njerėz tė arsyeshėm. Kėshilli i Ministrave mblidhej nė shtėpinė e Ismail beut, por se ku i kishin selitė ministrat e tij, unė nuk e mora vesh kurrė edhe pse, them se e njihja shumė mirė atė ēerdhe mjerane , qė quhej asokohe Vlorė. Mė mirė nga tė tjerėt e kishte- kėtė e kam parė vetė - ministri i Postėtelegrafės: ai ishte zot i njė ministrie tė tėrė, i Zyrės Posttelegrafike tė Vlorės. Asambleja kombėtare qė shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė, mė 28. 11. 1912, u shpėrnda mė 7. 12. 1912, pasi zgjodhi mė parė, nė kėmbė tė saj, njė Kėshill Pleqsh, (senat) me 18 anėtarė.

Gjatė kohės qė qėndroja nė Kuē isha zgjedhur (nė mungesė) delegat, e tani u zgjodha senator i Vlorės. Dy nga ministrat ishin miqtė e mi, Myfit bej Libohova dhe Abi bej Toptani. Por nuk kishte dy njerėz mė tė ndryshėm, madje mė tė pėrkundėrt nga karakteri. Ndėrkohė qė Myfit beu i merrte me tė pėrqeshur tė gjitha kėto: mangėsitė e qeverisė sė pėrkohshme, papjekurinė e popullit shqiptar, madje tėrė kėto fyerje qė na kishin pllakosur, Abdi beu, pėrkundėr, pikėllohej dhe dėshpėrohej sa s’thuhej kur ishte i detyruar ta paguante me njė apo dy javė vonesė marrjen e rrogave nė shtetin e ri shqiptar. Po ku e mėsuan shqiptarėt, pyesnim mė shpesh me tallje, konceptin e rrogės mujore? Problemi i financave, qė unė do ta quaja me emrin e tij tė vėrtetė: vėshtirėsitė pėr tė siguruar paratė e nevojshme pėr tė mbajtur aparatin shtetėror dhe kėto mori tė shpėrngulurish mė dukeshin tė pazgjidhshme. Sipas koncepteve turko-shqiptare, Vlora dhe Berati ishin krahina tė pasura. Por tė ardhurat nga doganat nuk vileshin mė pėr shkak tė bllokadės detare greke dhe me afėrsisht 6000 -7000 napolonat qė qeveria e pėrkohshme mund tė siguronte nė muaj, Abdi beu duhej tė bėnte ēudira, duke pėrmendur kėtu se asnjė nga bejlerėt nuk mori kurrė asnjė grosh si rrogė apo si dėmshpėrblim. Myfit beu, ministri i Brendshėm, banoi disa javė tek unė, pastaj mori me qera njė shtėpizė tė kėndshme prapa avllisė sonė, ku jetoi gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Vlorė. Stili nė tė cilin ai e drejtoi Ministrinė e Brendshme, tė kujtonte paksa kohėn e Dagobertit, Mbretit tė mirė tė Frankove: pakėz atėror, pakėz kalorsiak, por edhe pakėz despotik.

Pas njė jave

Njė javė pas kthimit tim nė Vlorė, ēova Murat bej Toptanin dhe Hydaj efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur tė mė kthente flamurin qė i pata huajtur. Mė premtuan tė ma kthenin atė menjėherė, sapo zonja Marigo Posjo (njė atdhetare e madhe demokrate, por qė i pėlqente reklama) ta kishte qepur e qėndisur flamurin e ri. E pra, mė 28 nėntor kryeobjekti i ditės, flamuri si simbol i pavarėsisė, me atė pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Pėr mė tepėr shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush mė pėrpara as e kishte parė, as e kishte mbajtur. Askush nė Vlorė nuk kishte flamur nė shtėpi. Shtetformuesit ranė nė hall dhe vėshtruan njėri-tjetrin tė hutuar.
Atėherė ngrihet miku im Hydai efendiu dhe thotė se nė dhomėn e gjumit tė Eqrem beut varet nė mur njė flamur shqiptar, i futur nė njė kornizė tė bukur. Dhe pyeti se a mund tė merrej pa qenė aty i zoti? Ismail beu i dha leje dhe kėshtu flamuri qė dikur don Aleandro Kastrioti mė kishte dhuruar solemnisht nė Paris, shtegtoi nė konakun fqinj dhe ra nė duart e Ismail beut, i cili ia dorėzoi Murat bej Toptanit, me porosinė ta varte jashtė, ndėrkohė qė vetė qėndronte nė dritare. Mijėra njerėz u mblodhėn nė sheshin para shtėpisė dhe nė kopėsht, duke brohoritur “rroftė, rroftė “ edhe pse shumė prej tyre nuk e kuptonin edhe aq se ē’po bėhej. Mė vonė kur unė nė ditėt festive tė shpalljes sė pavarėsisė si shtet i lirė dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar nė ballin e shtėpisė sonė, disa kosovarė tė mirė mė thanė: “Shumė mirė e bėtė ju tė diturit qė ngritėt flamurin e babė Kralit (pra tė perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka mė se ē’tė na bėjė as serbi i poshtėr, as malazezi morracak. Kur pyeta se ku e kam parė shqiponjėn e zezė m’u pėrgjigjėn krenarisht : “Tek ushtarėt e babė Kralit, nė Pazarin e Ri”. Por natyrisht, pati edhe tė tillė si njė farė Haxhi Muhamet efendiu, njė klerik i rėndėsishėm e fanatik nė Vlorė dhe ithtar i fortė i tim eti, i cili shprehej me zemėrim se Ismail beu kishte zgjedhur njė korb si simbol tė Shqipėrisė sė lirė. (Ah ta kishte bėrė Shqipėrinė Syria beu, ankohej ai,- tani do tė kishim nė flamur syret e bukura tė kuranit. Po ē’mund tė presėsh tjetėr nga Ismail beu, qė ka e kaluar tė gjithė jetėn nė vendin e frėngjve?)! Kur ia rrėfeva historinė Ismail beut, ai qeshi me tė madhe, por edhe mė kėrcėnoi me gisht se do t’i tregonte hoxhės qė flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unė!


Qeveria

Kryetar Shteti, kryeministėr dhe ministėr i Punėve tė Jashtme: Ismail Qemal bej Vlora
Zėvendėskryeministėr: dom Nikollė Kaēorri
Ministėr i Brendshėm: Myfit bej Libohova dhe Asllan Pashali
Ministėr i Drejtėsisė: Dr. Petro Poga
Ministėr i Bujqėsisė: Pandeli Cale
Ministėr i Financave: Abdi bej Toptani
Ministėr i Arsimit: Dr. Luigj Gurakuqi
Ministėr i Luftės: Gjeneral Mehmet pashė Dralla
Ministėr i Punėve Botėrore: Mitat Dume Frashėri
Ministėr i Postėtelegrafės: Lef Nosi



Vazhdon polemika rreth flamurit kombėtar qė u ngrit mė 28 nėntor 1912 nė Vlorė

Flamuri i Skėnderbeut nė shtėpinė e Vlorajve

Nė kėtė shtėpi ka lindur dhe Ismail Qemali, emblema e Pavarėsisė


Bardhosh Gaēe

Dita e 28 Nėntorit ėshtė njė festė mbarė kombėtare e shqiptarėve, brenda kėsaj dite historike pėrmblidhen kujtimet e shkruara e tė pashkruara tė shqiptarėve.

Tek ajo ditė historike ringjallet jeta, luftėrat dhe pėrpjekjet e brezave tė tėrė shqiptarėsh pėr lirinė dhe pavarėsinė e atdheut tė tyre. Rrėnjėt e kėsaj dite historike duhen kėrkuar thellė nė kohėrat e gjėmimeve tė Skėnderbeut dhe trimave tė tij, tė cilėt u bėnė mbrojtės dhe emėrmėdhenj nė Evropė kundėr invazionit osman. Kur kujtojmė 28 Nėntorin apo lexojmė studime e shkrime pėr kėtė kohė tė bekuar, ne shqiptarėt ende duhet tė reflektojmė nė pėrmasat dhe vendin qė duhet tė zėrė ajo nė historiografi, pasi mjaft shkrime dhe studime janė tė zbehta dhe nuk japin njė tablo tė plotė tė kėtij akti historik. Vitet e fundit janė bėrė mjaft pėrpjekje qė akti i shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare tė lidhet ngushtė me tėrė ato lėvizje kombėtare qė zhvilloi Rilindja Shqiptare, e sidomos Lidhja Shqiptare e Prizrenit qė ishte njė nga vatrat qė e ngriti nė kushte tė reja kėtė lėvizje pėr ēlirimin nga zgjedha otomane dhe pėrcaktimin e programit polizoik tė saj. Ėshtė shumė domethėnėse qė Vlora u bė njė nga vatrat e zjarrta tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė kėtė qytet, Mustafa Pashė Vlora, qė Ismail Qemali e quante "mėsuesi im i kombėtarizmės", ishte nėnkryetar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ashtu si edhe Abdyl Frashėri. Roli i tij nė mjaft dokumente angleze, turke, franceze e austriake, tregon qartė se ishte jo vetėm njė personalitet i Rilindjes Kombėtare, por edhe promotorr i gjithė asaj lėvizje nė jug tė Shqipėrisė, nė Vlorė, Janinė, Prevezė e Gjirokastėr. Vetė Abdyl Frashėri pati ardhur nė Vlorė nė vitin 1879 dhe organizoi njė kuvend tė madh pėr atdhetarėt pėr realizimin e kėrkesave themelore tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Kjo ngjarje e madhe historike la gjurmė tė thella nė ndėrgjegjen kombėtare tė Vlorės dhe tė mbarė Shqipėrisė sė Jugut. Nė Vlorė dhe nė krahinat e saj veprimtarėt mė tė shquar ishin figura tė njohura luftarake e intelektuale si: Odhise Kasneci, Zerbin Cakalli, Sulejman Aliko, Musa Bodo, Beqir Hallkokondi, Xhemil Vlora etj.


Pavarėsia dhe Ismail Qemali

Sigurisht, nė kėtė ngjarje madhore, shpalljen e Pavarėsisė shqiptare dhe ngritjen e flamurit nė Vlorė, figura kryesore ishte Ismail Qemali si politikan, atdhetar dhe njohės i thellė i Fuqisė sė Madhe, i gjendjes sė brendshme e tė jashtme tė Perandorisė osmane dhe Ballkanit. Por, Shpallja e Pavarėsisė kombėtare nuk mund tė kuptohet pa atė plejadė intelektualėsh, luftėtarėsh e diplomatėsh shqiptarė, tė cilėt luftuan e qėndruan nė krah tė njėri-tjetrit si: Hasan Prishtina, Isa Boletini, Rasif bej Dino, Luigj Gurakuqi, Aqif Pashė Elbasani, Mehmet Pashė Dėrralla, Vehbi Dibra, Syrja Vlora, Mitat Frashėri, Petro Poga, Pandeli Cala, Murat Toptani, Nikollė Kaēorri, Jani Minga, Dhimitėr Berati, Sali Gjoka etj. Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės i kushtoi njė rėndėsi tė veēantė, krahas organizimit tė shtetit shqiptar, edhe njohjes sė Pavarėsisė Kombėtare nė Evropė e nė vende tė tjera. Siē shkruan edhe profesori i tė Drejtės Kombėtare baroni Dekamp dhe studiuesi i njohur italian, Antonio Baldaēi, nė mjaft shkrime e studime tė tyre e japin tė qartė Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe marrėdhėniet e qeverisė sė Vlorės me faktorin ndėrkombėtar. Mbi tė gjitha nė mjaft dokumente dhe vendime tė qeverisė sė Vlorės, vihet re pėrpjekja e saj pėr tė organizuar administartėn dhe jetėn politike, shoqėrore e ushtrake, sipas modeleve tė shteteve evropiane. Edhe Kanuni i pėrtashėm ishte njė akt juridik i mbėshtetur nė kėto parime evropiane.


Flamuri i Skėnderbeut nė ballkonin e shtėpisė sė Xhemil bej Vlorės

Do tė dėshiroja tė ndalesha edhe nė dy momente tė kėsaj ngjarjeje nė organizimin e Kuvendit tė Vlorės, kėsaj ngjarjeje madhore. Ismail Qemali me atdhetarėt shqiptarė, pas takimit me diplomatėt anglezė, italianė dhe ata tė Vjenės, shkuan nė Trieste ku i prisnin bashkatdhetarėt e tjerė. Atė kohė nė Shqipėri u krijua njė situatė dramatike, ushtria serbe kishte pushtuar Shqipėrinė Veriore dhe nga Shkodra po marshonte pėr nė Durrės. Nė kėtė moment Ismail Qemali i dėrgon telegram parisė sė Vlorės, ku u ngrit njė komision pėrgatitor pėr Shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare. Nė kėtė telegram thuhej: "Mbledhja e pėrfaqėsuesve nė Durrės apo Vlorė ėshtė shumė e rėndėsishme. I thirrni tė gjithė. Gjersa tė arrij unė, mbani qetėsinė e ruani bashkimin. Ēėshtja jonė politike u sigurua…". Ky komision pėrgatitor luajti njė rol tė madh nė pėrgatitjen e shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare, ata ishin nga atdhetarėt mė tė shquar si: Qazim Kokoshi, Hasan Sharra, Ibrahim Abdullhu, Syrja bej Vlora, Abaz Mezini, dom Mark Vasa, Elmaz Xhaferri, Haziz Xhyheri, Leonidha Bezhani, Bektash Cakrani, Ethem bej Vlora, etj. Disa prej tyre nuk pėrmenden nė tubimet qė bėhen, por mendoj qė veprimtaria e tyre kombėtare duhet tė ndriēohet. Pa momentin e ngritjes sė Flamurit Kombėtar, pas fjalimit tė zjarrtė tė Ismail Qemalit dhe shpalosjes sė flamurit tė Skėnderbeut nė ballkonin e shtėpisė sė Xhemil bej Vlorės, nė atė shtėpi qė kishte lindur dhe Ismail Qemali, e cila ka qenė nė vendin ku sot ėshtė Monumenti i Pavarėsisė, e quaj njė akt tė madh shpirtėror edhe faktin qė, klerikėt mė tė mėdhenj tė kohės si: prifti ortodoks Marko Mocka, prifti katolik dom Mark Vasa, dhe kleriku mysliman Haxhi Muhameti, bekuan me fjalėt e zotit flamurin kombėtar. Kohėt e fundit nė disa artikuj vazhdon polemika qė ėshtė zhvilluar edhe mė parė rreth flamurit kombėtar. Nė mjegullat e kohės tė pushtimit osman u harrua edhe forma dhe ngjyra e flamurit shqiptar. Rilindasit tanė, siē mėsojmė prej Spiro Dines, e dinin qė flamuri i Skėnderbeut ishte me njė shqiponjė tė bardhė. Anėtarėt e shoqėrisė sė Stambollit vunė nė stamėn e tyre njė shqiponjė me kokė tė ulur mbi njė shkėmb. Ndėrmjet viteve 1880-1895, Zef Skiroi e mbas tij edhe Anselmo Lorekio, nė botimin e gazetės sė tyre, mbanin si emblemė flamurin e Skėnderbeut. Mbas vitit 1900, kėtė emblemė e mbante edhe Faik Konica, nė revistėn "Albania" qė botohej nė Bruksel. Po nė Bruksel, mė 1899 u prodhua flamuri i parė shqiptar, i cili ishte zhdukur qė nė kohėn e Skėnderbeut. Mė 1907, me flamurin e Skėnderbeut parakaloi njė grup shqiptarėsh nė rrugėt e Bostonit. Njė flamur tė tillė qėndisi edhe Said Najdeni nė burgun e Edmesė. Dervish Hima, mė 1908 solli njė flamur nė vendin tonė me fushė tė kuqe. Dritė tė plotė mbi flamurin tonė kombėtar hodhi Faik Konica, nė artikullin "Flamuri i Shqipėrisė" nė vitin 1909, nė revistėn "Albania", i cili thotė se: "Flamuri ynė, i cili ėshtė njė nga mė tė lavdėruerit nė botė, ėshtė padyshim edhe njė nga mė tė vjetrit".


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.