Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Arti ka nevojė pėr vetminė, mėrzinė ose pasionin. Ėshtė si njė lule e rritur nė gėrxhe, qė kėrkon erėn e ashpėr dhe tokėn e thatė.
--- Alexander Dumas(1802-1870)shkrimtar/dramaturg francez

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 142 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Letersi :: Duke pritur autobuzin
Postuar nga: Fiori

Letersi "...Mua mė pėlqen.
Eshtė njė lloj sėmundjeje vetmia.
Mėsohesh aq shumė me veten sa nuk duron tė tjerėt pėrreth teje.
Tė vetmet raste kur tė mungojnė njerėizt janė rastet kur ke diēka pėr tė thėnė, ose kur ke dėshirė tė pallosh ndokėnd.
Kur plakesh blen njė qen si Fitxheraldi, dhe ja ku e mbyll jetėn.
Me qenin mund tė flasėsh sa te duash, ndėrsa me plakjen koha e fshin epshin, dhe nevojat fiziologjike shndėrrohen nė shtriqje poshtė ēarēafėve tė ngrohtė..."

Jetoj prej 2 vjetesh ne hackney, nje lagje e ndyre e Londres.
Cdo nate tek kthehem ne shtepi, marre autobuzin W 15.
Kthehem vone, e shpesh qellon qe ne autobuz te jem vetem une e shoferi.
Ka dicka te lodhshme, dicka qe te pergjum ne kete kthimin tim ne shtepi, ku nuk me pret askush.
Fitxheraldi, nje irlandes i alkolizuar qe jeton me qenin e tij me thote gjithmone se eshte e veshtire te jetosh vetem.
Mua me pelqen.
Eshte nje lloj semundjeje vetmia.
Mesohesh aq shume me veten se nuk duron te tjeret perreth teje.
Te vetmet raste kur te mungojne njerizt jane rastet kur ke dicka per te thene, ose kur ke deshire te pallosh ndokend.
Kur plakesh blen nje qen si Fitxheraldi, dhe ja ku e mbyll jeten.
Me qenin mund te flasesh sa te duash, ndersa me plakjen koha e fshin epshin, dhe nevojat fiziologjike shnderrohen ne shtriqje poshte corcafeve te ngrohte.
Vetmia eshte liri mendoj shpesh, ndersa Fitxheraldi thote se nje dite qeni i tij do te mbetet vetem.
E shikoj se ai nuk eshte me i lire.
E ka lidhur jeten e tij ne nje menyre apo ne nje tjeter me ate kafshe te heshtur, aspak inteligjente.
Nje dite ti vdes.
Njerzit ndjejne kundermimin e kufomes tende, pastaj marrin ne telefon policine, e cila zbulon trupin e dekompozuar.
Ne Tv mund te jesh edhe nje lajm 40 sekondesh, ne formen e njoftimit, ndersa qeni sado besnik te kete qene nga urija nuk do te kete rezistuar dot, por do te te kete keputuar nje cope nga trupi yt per tu ushqyer, e kur te kete mbushur barkun do tja filloj serish qarjes e kuitjes.
Qesha kur mendova fytyren e kuqe te Fitxheraldit pa veshe e pa hunde, ndersa qeni i tij me nje pamje aspak fajtore, lepihej.
Kafshe e shpifur, mendova.
Te gjitha i mendoja teksa prisja autobuzin.
Ja ku duket autobuzi, si gjithmone i zbrazur ne kete ores te nates, duke te krijuar edhe ai pershtypjen se ishte vetem.
Nje pasagjer i vetmuar, ne nje stacion te vetmuar, pret nje autobuz te vetmuar, per te shkuar ne nje shtepi te vetmuar, qe nje lagje te vetmuar.
Kjo eshte shume per te qene rastesi mendova.
Autobuzi me ndaloi tek kembet, e une munda te shikoj rreflektimin tim ne xhamin e deres.
Pashe dicka ndryshe tek vetja, dicka qe nuk kisha kohe ta kuptoja se c'ishte.
Hypa ne autobuz, dhe per cudi shoferi isha po une!!!
I hapa syte mire, i shqeva ne fakt, dhe pashe veten time te ulur ne timonin e autobuzit.
Isha i vetmi pasagjer ne autobuz.
Ne fakt isha i vetmi njeri ne autobuz.
Une pasagjeri, e po une shoferi.
Dy stacione me tej nje tjeter i vonuar, ne nje stacion te vetmuar priste autobuzin.
Tek shikoja autobuzin te afrohej mu be se e njihja pasagjerin e vetmuar.
Nuk mund tja shikoja fytyren, por e kisha mjafte te njohur qendrimin e tij, levizjet e tij, veshjen e tij, bile edhe menyren se si ai eci per tia afruar deres se autobuzit.
Vetem kur hypi na autobuz, pashe se pasagjeri qe sapo kishte hypur ne autobuz isha une.
E pabesueshme, por ai, dmth une isha aty i dyfishuar.
Nuk mund te kuptoja se kush nga ata isha une, ai i verteti.
Autobuzi ecte mes per mes erresires, ndersa rruga shqyhej nga dritat.
Ne koken time mendimi i erret po me lidhte syte.
Nuk dija cte beja, me, ndresa e ndjeja se qenia ime ishte ndare ne tresh, e kjo dhimbte.
U ngrita nga vendi, ku isha ulur e po keshtu edhe pasagjeri tjeter, qe ishte po une, ndersa shoferi, pra une po behej gati te ndalonte autobuzin ne stacion.
Ishte stacioni im, e une e vendosa qe ne kete stacion nga autobuzi do te zbrisja vetem une, e po keshtu kishin menduar edhe dyfishimet e mija.
Ne kete moment une dhe pasagjeri ( pra une) ju afruam shoferit, te dy nxorrem nga xhepat thikat dhe e masakruam veten tone. Ai (ne) edhe pse me thike ne dore nuk mundi ti bente balle sulmit. E goditem papushim me thikat tona, ndersa perpjekjet e tij per te na ndaluar, ishin te kota.
Me ne fund vetes sime ju keput koka mbi timon, e dha shpirt.
Une dhe pasagjeri tjeter qe isha po une filluam te godasim njeri-tjetrin me thike, duke u perlyer me gjak, e duke uleritur nga dhembjet.
Pastaj e godita ne zverrk.
Kjo ishte goditja vdekjeprurese, e ai ( une ) u plandosa mbi trupin tim.
Isha i vetmi qe kisha mbetur ne kembe, e po i vetem po behesha gati te zbrisja nga autobuzi, duke lene paze vetvetet, e duke shpetuar nga dyfishimet qe mbase ishin mbarsur e kishin marre jete ne koken time tek prisja autobuzin.
Fitxheraldi thote se vetmia eshte frike, frika eshte dashuri, e njerzit e vetmuar te dashuruar me veten.
Dola nga autobuzi, duke kapercyer mbi kufomat e mija.
Ne rruge ndihej nje arome e kendshme, ndersa une adhuroja hijen time qe rreflektohej ne rrugen e zbrazur.
Hahahahhahahahahahahahaha

__________________
© Arianit Roshi


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.