Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kush punon nė tė ri, nuk vuan nė pleqėri.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 131 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Lajme :: Njė ditė pas rizgjedhjes, Presidenti Bush e nis me Ballkanin
Postuar nga: Skampa

Lajme Vetėm 24 orė pas rizgjedhjes nė postin e Presidentit, Xhorxh Bush njohu zyrtarisht Maqedoninė si Republikė duke e ēliruar nga emri artificial RIJM (FYROM).

Njė zėdhėnės i Departamentit tė Shtetit, tha se ndryshimi ėshtė njė pėrpjekje e Uashingtonit pėr tė mbėshtetur angazhimin e Maqedonisė, si njė shtet demokratik dhe shume etnik brenda kufijve tė tanishėm. Po dje, Presidenti i Maqedonisė Branko Crvenkovski pėrshėndeti kėtė zhvillim, si njė ditė tė rėndėsishme pėr vendin e tij. Ndėrkohė, Athina zyrtare, nėpėrmjet ministrit tė jashtėm grek, Petros Molyviatis ka thirrur ambasadorin amerikan nė Athinė pėr t'i shprehur protestėn pėr kėtė qėndrim tė ri tė SHBA-sė ndaj Shkupit. Nė kuadrin e tensionimit tė situatės mes Shkupit e Athinės, fillimisht u njoftua pėr njė mbyllje tė njėanshme tė kufirit greko-maqedonas. Mė pas, sipas Makfax, u konfirmua se vendkalimi kufitar "Bogorodica" mes Maqedonisė dhe Greqisė nuk ishte mbyllur ende. "Gjithēka ėshtė nė rregull nė vendkalimin kufitar", konfirmoi edhe zėdhėnėsi i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme (MPB) Goran Pavllovski.

Greqia e ka mbėshtetur qėndrimin e saj nė argumentin se edhe ajo vetė ka njė provincė me tė njėjtin emėr, Maqedoni. Zoti Moliviatis anulloi udhėtimin e tij pėr nė takimin e nivelit tė lartė tė BE-sė nė Bruksel pėr tė shqyrtuar kėtė ēėshtje. Mediat maqedonase citojnė zėdhėnėsin e Ministrisė greke tė Punėve tė Jashtme, Jorgos Koumacakos tė ketė thėnė dje, se Qeveria greke ėshtė nė dijeni pėr hapin e SHBA-sė, duke bėrė tė ditur se pėr kėtė shkak ėshtė anuluar udhėtimi i ministrit grek tė Punėve tė Jashtme, Petros Moliviatis, nė Bruksel. Ai ka thekuar e ky vendim i SHBA-ve do tė ketė efekte negative. Ai ka thėnė se ėshtė informuar pėr kėtė vendim dhe se i ka dėrguar menjėherė Uashingtonit njė letėr, ku proteston kundėr kėtij vendimi. Greqia ka patur kundėrshtime me ish republikėn jugosllave lidhur me emėrtimin Maqedoni qė nė vitin 1991, kur ajo u shkėput nga Jugosllavia e atėherėshme. Ndėrkaq reagimet zyrtare nė Maqedoni kanė qenė entuziaste. "Sot, SHBA e kanė njohur vendin tonė me emrin kushtetues", ka thėnė Cervenkovski, duke shtuar se "kjo ėshtė ditė e madhe dhe historike pėr tė gjithė qytetarėt dhe maqedonasit kudo qė janė."

"Pranimi i Maqedonisė nėn emrin e saj kushtetues nga ana e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ėshtė njė hap i pritur dhe shembullin e kėtillė do ta ndjekin edhe shumica e shteteve perėndimore, por megjithatė mė e rėndėsishme ėshtė qė emri kushtetues i vendit tė jetė i pranuar edhe nė Kombet e Bashkuara. Pranimi i emrit kushtetues, nė asnjė mėnyrė nuk duhet kuptuar si akt armiqėsor ndaj Republikės sė Greqisė". Ky ėshtė reagimi i parė i shumicės sė diplomatėve tė njohur maqedonas. "Bėhet fjalė pėr hap logjik. Pranimi i emrit nuk mund tė jetė i trajtuar si akt armiqėsor ndaj Republikės sė Greqisė", deklaroi pėr Makfaksin politikologu Pande Llazarevski.

SHIFRA & FAKTE

Sipėrfaqja: 25,713 km2
Kryeqyteti: Shkupi
Pavarėsia: 17 shtator 1991
Festa Kombėtare: Dita e Pavarėsisė 8 shtator
Kushtetuta: miratuar 17 nėntor 1991, hyri nė fuqi 20 nėntor 1991
Popullsia: 2,046,209 nė vitin 2001 Grupet etnike: maqedonas 66.6%, shqiptarė 22.7%, turq 4%, romė 2.2%, serbė 2.1%, tė tjerė 2.4% (vlerėsimet mė 1994)
Gjuha: maqedonase 70%, shqip 21%, turqisht 3%, serbo-kroatisht 3%
Feja: ortodoksė lindorė 67%, muslimanė 30%, tė tjerė 3%
Sipėrfaqja - e krahasuar: pak mė e madhe se Vermont Kufijtė tokėsorė tė pėrgjithshėm: 748 km vendet kufitare: Shqipėria 151 km, Bullgaria 148 km, Greqia 228 km, Jugosllavia 221 km.
Burimet natyrore: krom, plumb, zink, mangnez, volfram, nikel, xeherorė hekuri tė gradės sė ulėt, azbest, squfur, lėndė drusore, tokė pjellore

Cervenkovski falenderon Uashingtonin

Nė fjalėn e tij zyrtare, fill pa njohjes nga SHBA tė Maqedonisė, Presidenti i vendit, Cervenkovski, u tha shtetasve tė tij se "sot ėshtė ditė e madhe pėr Republikėn e Maqedonisė, ditė e madhe pėr tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė pa dallim se ku jetojnė. Sot SHBA-ja e pranoi emrin kushtetues tė vendit tonė - Republika e Maqedonisė. Me kėtė rast, u dėrgoj ju urimet e mia tė sinqerta dhe falėnderimin e madh, qė me gjithė vėshtirėsitė nė vitet e kaluara besuat nė argumentet tona, nė drejtėsi dhe nė parimet e politikės qė e zhvilluam. Ky ėshtė suksesi juaj, kjo ėshtė fitorja juaj. Ky ėshtė konfirmim se kur nė diēka tė fuqishme besohet dhe kur nė diēka me kėmbėngulje punohet, rezultati duhet tė vijė. E shfrytėzoj kėtė rast, qė nė emrin tuaj t'i tregoj falėnderimin tonė SHBA-sė pėr vendimin parėsor. Nė tė njėjtėn kohė, dėshiroj qė t'i dėrgoj mesazh qeverisė dhe popullit tė Greqisė, se Republika e Maqedonisė ėshtė fuqimisht e vendosur qė tė ndėrtojė marrėdhėnie miqėsore dhe tė sinqerta fqinjėsore".

BE del kundėr vendimit amerikan - Njohim vetėm FYROM

Brukeli ėshtė gjendur i befasuar nga qėndrimi i ri i administratės Bush, lidhur me njohjen e Maqedonisė. Zyrtarėt e Bashkimit Evropian e kanė quajtur si "zhvillim tė ri" lajmin se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė njohin Republikėn e Maqedonisė me emrin e saj kushtetues. "Qėndrimi i BE-sė ėshtė se ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė (FYROM) ėshtė emėr zyrtar i atij vendi dhe mendoj se ky emėr duhet tė pėrdoret", deklaroi dje kryeministri holandez Jan Peter Balkenende, vendi i tė cili ėshtė kryesues i BE-sė. Ai theksoi se nuk ėshtė ithatar i pranimit tė Republikės sė Maqedonisė me emrin e saj kushtetues. Ballkenende, tha se janė duke i studiuar pasojat qė mund tė rrjedhin nga ky zhvillim i ri. "Tani pėr tani ne do tė vazhdojmė ta quajmė kėtė shtet si "FYROM", siē jemi pajtuar brenda BE-sė", tha Ballkenende. Solana ka thėnė se "sot do tė bisedoj me pėrfaqėsues tė administratės amerikane pėr kėtė".

Panorama 05-11-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.