Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Butėsia mund tė fitojė gjithēka, pėrveē pasurisė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 148 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Njoftime :: Aksident i rėndė automobilistik nė Shqipėri
Postuar nga: Albo

Njoftime Gjimnazistėt kosovarė ktheheshin nga ekskursioni nė Shqipėri, kur autobuzi i tyre u pėrplas me njė Benz. Dhjetėra tė plagosur

Humnera e vdekjes, 51 viktima

Gjergj Marku & Bashkim Shala

PUKĖ- Ka pėrfunduar tragjikisht ekskursioni nė Shqipėri i njė grupi gjimnazistėsh kosovarė. 14 prej tyre kanė humbur jetėn nė njė aksident qė ndodhi rreth orės 14:30 tė ditės sė djeshme, ndėrsa dhjetėra tė tjerė kanė mbetur tė plagosur rėndė. Aksidenti fatal ka ndodhur nė Fushė- Arrės kur autobuzi me nxėnės kosovarė po i drejtohej qytetit tė Malishevės, pas pesė ditėsh qėndrimi nė Shqipėri. Burime nga vendngjarja thanė pėr gazetėn se tragjedia ndodhi pas pėrplasjes sė autobuzit me nxėnės kosovarė me njė automjet tip Benz me targa tė huaja qė drejtohej nga njė shtetas nga Puka. Si pasojė e pėrplasjes, autobuzi me nxėnės ka rėnė disa metra poshtė nė humnerė. Bilanci ka qenė tragjik. 14 nxėnės tė shkollės sė mesme “Abdyl Frashėri” tė Malishevės kanė gjetur vdekjen sė bashku me drejtuesin e automjetit Benz, ndėrsa dhjetėra tė tjerė janė plagosur.

Ngjarja

Aksidenti tragjik ka ndodhur nė vendin e quajtur shkalla e Fushė Arrėsit, rreth 500 metra nė afėrsi tė kėtij qyteti. Ka qenė ora 14:30, e ditė sė djeshme kur dy automjetet, njė autobus dhe njė makinė tip Benz janė pėrplasur me njėra tjetrėn. Sipas burimeve tė para policore, autobuzi i Kosovės, i shoqėrisė Arbėria Turist i Suharekės, me targė 283 KS 293, vinte nė drejtim tė Fushė Arrėsit dhe nė tė ndodheshin mbi 50 persona, pjesa mė e madhe tė cilėve gjimnazistė. Autobuzi pas tė cilit vinin dhe 5 tė tjerė me nxėnės ekskursionistė nga Kosova, ėshtė gjendur papritur nėn goditjen e njė makine tip benzi qė vinte nė kah tė kundėrt. Rruga ka qenė e drejtė dhe e shtruar, ndėrsa mendohet se shpejtėsia e benzit ka qenė e madhe, ndėrkohė qė ajo i ėshtė avitur autobusit thuajse nė mes tė rrugės. Duke parė ardhjen pėrballė me shpejtėsi tė benzit me targa italiane SV 330604, qė drejtohej nga Nikollė Qafa, shoferi kosovar i autobusit, Brahim Bala, ėshtė munduar qė tė manovrojė, pėr t’i hapur rrugė sa mė shumė nga krahu i tij normal, madje duke e shtyrė gomėn e parė tė autobusit deri nė bordurėn, qė kufizonte rrugėn me greminėn poshtė. Megjithė kėtė devijim, tė paktėn nga matjet e bėrė nga specialistėt, rezulton se goditja e Benzit ka qenė tepėr e fortė. Kjo dukej dhe nga devijimi i tij nė afėrsi tė kodrės nė anėn e djathtė tė rrugės. Ndėrkohė qė dhe motori i benzit ishte shkėputur nga makina. Kjo goditje ka bėrė qė autobusi, tė spostohej edhe mė nga bordura dhe gomat tė kalonin matanė. Si pasojė, autobuzi me nxėnės ėshtė pėrmbysur nė greminė

Interesimi kosovar

Mėsohet se nė orėt e para tė aksidentit janė dhėnė lajme kontradiktore, dhe se shpresohej se nuk kishte tė vdekur, por vetėm tė plagosur. Por ndryshe nga sa jepej nė media, pėrmes celularėve tė gazetarėve mėsohej e vėrteta e njė kasaphane tragjike nė fėmijėt e shkollės sė mesme Malishevė tė Kosovės. Personi i parė kosovar, qė ka kontaktuar me gazetarė vendas pėrmes telefonit ka qenė Veton Surroi, i cili tha se ishte nisur pėr nė vendgjarje, ndėrsa nė Kosovė u ndėrpre menjėherė fushata elektorale. Mė pas mėsohet se nė Pukė kanė ardhur dhe ministri i Rendit shqiptar, Igli Toska, ai i Mbrojtjes, Majko dhe i Energjitikės, Viktor Doda, etj.

Shkaqet

Grupi hetimor qė ka mbėrritur pėr tė zbardhur ngjarjen, shkaqet qė ēuan nė kėtė aksident tragjik, ka punuar deri vonė, duke bėrė matjet e duhura, por pėr arsye tė errėsirės qė filloi tė bjerė ende nuk ka dhėnė pėrfundimet shkencore tė kėsaj tragjedie, por qė nė pohimet e para jozyrtare, thuhet se gjithēka ka ardhur nga goditja qė makina tip benz e drejtuar nga Nikollė Qafa, i ka bėrė nė rrotėn e pasme autobusit me nxėnės qė po ecte nė drejtim tė Kosovės. Mėsohet se Nikollė Qafa ka vdekur, ndėrsa njė pasagjer tjetėr me mbiemėr Mema, po nga Fushė Arrėsi, qė ndodhej nė sediljen e parė tė benzit, kamarier nė njė lokal tė Fushė Arrėsit ėshtė nė gjendje tė rėndė.




Shenim: Ngushellimet me te sinqerta nga mbare komuniteti Albasoul familjeve te viktimave.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.