|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Dy here njeriu eshte femije: heren e pare kur lind dhe heren e dyte kur plaket.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 "Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.
Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.
Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.
Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
|
|
|
| |
|
Mė shumė se turp kombėtar.
Pak e trishtueshme ėshtė ta botosh kėtė shkrim pikėrisht sot, kur pėrfytyron 61000 vocėrrakė anembanė vendit e pėrtej qė futin gjithė qejf nė ēanta abetaren flakė tė re tė autorėve Gjokutaj/Rrokaj duke hedhur hapin e parė nė ngrehinat e dijes, 122000 prindėr shqiptarė qė u marrin kėrthinjve tė tyre Librin e parė tė jetės, i cili do tu gdhendet pėrgjithmonė nė kujtesė, siē na ėshtė ngulitur tė gjithėve brez pas brezi. Abetare fort tė dua me ato gėrmat e tua. Shabani sharron me sharrė. Sharra bėn sh-sh. Por ja qė duhet shkruar e i duhet rėnė kėsaj kambane, madje i duhet rėnė fort.
Krejt papritur, duke mėnjanuar njė abetare qė i kishte qėndruar kohės pėr shumė dhjetėvjeēarė, abetaren e profesorit tė nderuar Kolė Xhumari, i cili edhe sot, 90-vjeēar punon e pėrpunon veprėn e jetės sė tij, Ministria e Arsimit hedh nė pėrdorim nė plot 63000 kopje njė abetare tjetėr, e cila jo vetėm nuk ėshtė mė e mirė se abetarja e Xhumarit dhe as nga disa tė tjera alternative qė kanė dalė nė vitet e fundit, por, nė mė lejohet qė nė hyrje njė vlerėsim pėrgjithėsues, tė cilin do ta argumentoj nė vijim, ėshtė mediokre, e mėrzitshme, e mbushur me gabime dhe edukatore e shijes sė keqe te mendjet mė tė njoma shqiptare.
1.Gabimet janė me qindra. Vetėm ato drejtshkrimore numėrojnė mbi 200. Po rendisim veē njė pjesė: bretkosa pėr bretkoca, e dielė pėr e diel, gėnjehu pėr gėnjeu, gjėrė pėr gjerė, iternet pėr Internet, kapele pėr kapelė, lisharėse pėr shilarės, llampa pėr llamba, (flamuri) maqedon pėr maqedonas, marmalatė pėr marmelatė, motorri pėr motori, prehėrin pėr prehrin, maosi (fjala ėshtė pėr mauzin dmth. miun e kompjuterit), ndjehej pėr ndihej, nga ty pėr nga ti, shkrepse pėr shkrepėse, zjarre tė mėdhenj pėr zjarre tė mėdha.
2.Nuk janė tė pakta as gabimet e shtypit, tė palejueshme nė njė vepėr me tirazh e kosto kaq tė lartė. Lexon shpesh p.sh. fjali tė tilla: Fjalėn i pari e mori i pari trėndafili. (f. 108) ose Lulet tė qetėsuara u kthyen nė kopshtet dhe vazot e tyre tė qetėsuara (po aty).
3. Nė vlerėsimin e njė teksti hyjnė nė gabime edhe lajthitjet qė nuk janė thjesht gabime shtypi ose gabime drejtshkrimore, por gabime stilistike a tė pėrmbajtjes, me njė fjalė gjithēka qė bie ndesh gjuhės sė pastėr e tė natyrshme shqipe. Me tė tilla gabime abetarja Gjokutaj/Rrokaj gėlon: Kėshtu pėr shembull nė faqen 45 lexojmė: Kur i ra butonit katėr + katėr =... Gabimi ėshtė nė radhė tė parė logjik, sepse pėr tė nxjerrė 4+4 = nė ekran i duhet rėnė jo njė butoni, por katėr butonave (mė saktė tasteve). Nė fq. 67 kemi: Disa muaj para se tė vinte plaku i Vitit tė Ri shkoi nė shitore. Lind pyetja: ku ose kur tė vinte? Edhe mė e turbullt ėshtė fjalia e faqes 81: Kur jemi tė sėmurė punojnė mjekėt dhe farmacistėt. Mjekėt dhe farmacistėt punojnė pavarėsisht nėse jemi tė sėmurė ne, ose nėse janė tė sėmurė autorėt e kėsaj abetareje.
Po nė kėtė faqe kemi edhe kėtė margaritar: Cilin profesion do tė dėshironi tė bėni kur tė rriteni? Nė shqip, e para, nuk themi bėj njė profesion por ushtroj njė profesion. E dyta, askush nuk e di se ēfarė do tė dėshirojė kur tė rritet, pra pyetja duhej tė ishte: Cilin profesion dėshironi... Pak mė tej, fq. 110, kemi kėtė shembull, njė nga tė shumtėt e bastardimit tė shqipes: Lulet pėrreth, tė xhelozuara, ulėn kokėn. Pėrfytyroni njė shqiptar qė thotė: Sot jam shumė i xhelozuar! Dėgjojini pak edhe kėto fjali tė faqes 113: Nė ditėt tona gjėrat kanė ndryshuar. Askush nuk e pėrbuz njė zezak, aziatik, amerikan apo evropian qė jeton dhe punon nė vendin e tij. A mund tė kuptohet? Edhe gjithė tekstin qė e pėrmban kėtė bukuri ta lexosh, asnjė logjikė nuk do ti gjesh.
Shikoni pak tani se si i pėrdorin autorėt kohėt e foljeve, nė njė pjesė pėr nėnė Terezėn: Nėnė Tereza ėshtė shqiptare. Tani ajo nuk jeton mė. Nėnė Tereza ishte zemėrmirė. Dmth. nėnė Tereza ėshtė shqiptare, megjithėse tani nuk jeton mė, por ishte zemėrmirė, megjithėse ėshtė akoma shqiptare. Ky tekst mbyllet me fjalinė kuptimplote: Unė e dua nėnė Terezėn sepse ėshtė shqiptare. (f. 87). Pra, po tė ishte evgjite nuk do ta kisha dashur.
4. Tekstet e pėrdorura nė kėtė abetare mund ti ndajmė nė dy kategori: a. tė sajuara nga jeta e sotme dhe b. tė sajuara nga pėrrallat dhe legjendat mė tė njohura. Ato tė kategorisė sė parė janė tejet tė varfra si gjuhė, si mendim dhe si botė shpirtėrore, sikurse e pamė nė rastin e nėnė Terezės. Po marr shembull edhe vetėm njė tekst qė ka tė bėjė me gjoja qenie jashtėtokėsore, apo siē i quajnė autorėt Ufo. Teksti fillon kėshtu: Njė ditė njė disk fluturues u ul pranė njė qyteti. Nga disku doli njė Ufo... Autorėt me sa duket nuk e dinė se UFO janė inicialet e emėrtimit Unidentified Flying Objects, dhe se Objekte fluturuese tė paidentifikueshme janė quajtur nė vitet 70-80 tė shekullit tė kaluar do disqe fluturuese (tė fantazuara ose jo); pra njė Ufo ska si tė dalė nga njė UFO. Ky tekst i patėshoq vazhdon kėshtu: Ufoja e ftoi Ēlirimin pėr njė udhėtim nė vendin e tij. Arritėn pranė njė qyteti. Kur Ēlirimi doli nga disku, tė gjithė ufot qė ndodheshin aty vrapuan tė frikėsuar...
Ndėrkohė qė kategoria a e teksteve pengon krijimin e ndonjė fantazie a ndonjė logjike tė mirė, kategoria b e teksteve prish fantazinė e mirė qė mund tė jetė krijuar te fėmijėt qė janė njohur me pėrrallat e Borėbardhės, Hirushes, Pinokut, me legjendėn e Gjergj Elez Alisė etj., etj.. Ja se si e tregojnė Borėbardhėn Gjokutaj/Rrokaj: Plaka i dhuroi Borėbardhės dhuratė. Gruaja e babait nuk e donte Borėbardhėn. U bė si plakė (f. 65) Gruaja e babait qė nuk ėshtė nėna, nė gjuhėn shqipe zakonisht quhet njerkė (qė ta kuptojnė autorėt e abetares kėtė fjalė po japim njė shembull: Kėshtu si e keni hartuar kėtė abetare jeni sjellė me fėmijėt shqiptarė mu si ti kishit tė njerkės). Kurse Kėsulkuqja rrėfehet kėshtu: Kėsulkuqja u nis pėr te nėna e saj nė bjeshkė... Ujku iu sul, por roja qė e kishte parė ujkun mė parė, e kapi shpejt. (57) Asnjė nga pėrrallat e pėrdorura nuk ka mbetur pa u ndryshuar e bastarduar. Te pėrralla nė fjalė, Borėbardha, xhuxhmaxhuxhat (jemi te gėrma xh) quhen: Xhimi, Xhoni, Xheku, Xhani, Xhoi, Xhemi dhe Xhixhi, prej tė cilit vetėm ky i fundit duket tė ketė njėfarė hijeje ballkanike, tė tjerėt vijnė tė gjithė nga Amerika, ndėrsa nuk kuptohet ndėrhyrja e njė xhuxhmaxhuxheje femėr me emrin Xhoi.
Kur lexova se si ishte shpėrfytyruar legjenda e Gjergj Elez Alisė nė f. 73, mu mbushėn sytė me lot. Ai trim me nam, qė nė kėtė abetare quhet Gjergji Elez Alia dhe jo Gjergj Elez Alija, nuk kishte mė nėntė varrė nė trup si nė vargjet e pavdekshme Trim mbi trima aj Gjergj Elez Alija!/ Qe nāndė vjet nāndė varra nshtat mi ka, por vetėm gjashtė, sepse kaq ua do puna autorėve Gjokutaj/Rrokaj meqė janė te gėrma gj. Dėgjoni pak mėnyrėn e tmerrshme se si ėshtė rrėfyer kryelegjenda e Veriut shqiptar: Gjergji gjeti gjurmėt e bajlozit. Gjergji Elez Alia jetonte nė malėsi. Gjashtė plagė kishte marrė ai nė luftra... Gjergjit nuk i pushonte gjuha: Ma gjeni Bajlozin! Ma gjeni gjarprin! Gjergji mori gjerdanin tė gjejė gjarprin. Gjashtė herė e qėlloi. Bajlozi u shtri gjatė e gjėrė pėrdhe. Pra del se ky Gjergj (tė cilit nuk i pushon gjuha, sepse... jemi te gėrma gj) e paska qėlluar bajlozin me fishekė nga gjerdani i tij... Rrėfimi mbyllet me fjalinė Mė pas iku i lumtur nė rrugėn e tij tė gjatė.
Po iki dhe unė tė fle tani tepėr i brengosur nė vigjilje tė vitit tė ri shkollor pėr kėtė abetare qė kanė hedhur nė tregun e mendjeve mė tė njoma e tė pafajshme shqiptare ministri i Arsimit Memushi (u gjet ai?), rektori i tij Rrokaj (rastėsisht autor i kėsaj abetareje?) dhe njė bashkėpunėtore shkencore qė ndoshta nuk e di ende se ēka nxjerrė nga duart. Uroj qė kjo vepėr ta ketė jetėn sa mė tė shkurtėr dhe qė tė gjithė, nxėnės e mėsues shqiptarė tė dijnė tė rezistojnė ndaj shijes sė keqe qė ajo pėrhap, duke pėrdorur ato abetare tė mira alternative qė ende jetojnė e qė nuk do tė vonojnė tė ribėhen tė mira edhe nė tė ardhmen.
Ardian Klosi, Shekulli 20/09/2004
|
|
|
|