|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Zanati i spiunit eshte te shese sekretet e miqve.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Tė solla dy sonete tė thekur Lyer me ritėm dhe mjaltė me rima, Njė kafe figurash sapo pjekur, Njė lule, dhe musht vargjesh tė lira.
Njė cikėl i ri me poezi (CENTUM) nga Ylli Stefanllari, njė nga shkrimtarėt mė lozonjarė tė kohės tonė (ndoshta dhe njė nga mė tė lexuarit).
Centum primus singuli semel
Jo e dashur! Dhe tė tjerėt ta dinė: Unė kurrė nuk e kėrkova lavdinė, Dhe fjalėt e tua mbi pavdeksinė Mė rėndojnė si ēanta mbi shpinė.
Gjithēka doja (dhe dua) ishte tė kėndoja Pėr ty e shtrenjta ime, pėr dashurinė, Nuk shkoj pa ty nė atė tempull tė lartė Me tė tjerė tė pavdekshėm gojartė.
Jo! Unė dua tė tė vdes nė prehėr I ledhatuar nga duart e tua si pėrherė, Pa ty edhe njė ēast tė vetėm kur rri, Jam murg, jam shtatore jam shelg i zi.
Nga gjiri im e dashur kurrė nuk tė lėshoj, Duke nisur qė kėtė ēast do tė hymnizoj, Pėr gjithēka tė mirė qė mu dhurua Tė pėrjetėsoj e dashur nė Kėngėt e Tua!
II
Ne jemi si krahėt e njė ure tė heshtur, Ndėr kėmbė, nėn vete, njėlloj si ujrat Ditėt na kalojnė panumurim Kur qielli i mėngjesit puth pulbardhat, Kur dielli i mesditės krahėt ju pėrndrit Kur puizė e mbrėmjes pėr to klith.
Unė kėtej e ti pėrtej, Dora ime dorėn tėnden nė majė tė gishtave ēik, Me njėri tjetrit sflasim Veē pėrmbi re, e matanė tyre Shikimi im shikimin tėnd pik.
Nė atė pasqyrė tė mjegullt Ti shoh sytė e kthjellėt, Dhe heshtur rri me orė, Me orė sa njė jetė, Vėshtro, vėshtro, vėshtro, Eh ēshoh nė to, Ah, nė to ēshoh!
Orkidja e purpurtė
Njė zonjė nė dritaren e vjetėr, (e zhveshur krejt,) Ujit lulet me kujdes. Gjerbja kafen time atė mėngjes Dhe vėshtroja atė gjoks tė kolmė, Paksa tė varur, Por ēuditėrisht tė njomė, Dhe befas mu fanepsėn kavalierėt, Me kortet e tyre nė kohėn e ēajit, Dhe lavdet pėr lulet nė mbrėmje dhe mandej, Ah, ēfikus i shkėlqyer! Oh ēkaktus! Ėėėė, ēaromė! Dhe sytė e tyre qė vėrtiten e vėrtiten Diēka tek kėrkojnė gjithandej. Zonjė, zonjė! (Pėr orkiden e purpurtė tek dhoma e gjumit flasim mė vonė.)
I
Kalimtare qė fundin ta merr era Dhe kofshėn e hajthme shpejt mbulon, Mos i gropos lastarėt qė pjek vera, Vėshtrimi im si fllad i ledhaton. Nga e ēara e fundit shpėrthen jetė Me e mbarė se ēdo mendimi i zi, Nė e ke zgjedhur atė veshje vetė, Se zgjedh dot syrin qė sheh me kėrshėri. E panjohur, rrugės ku tė ndesha Dhe tė pėrskuqi keqas syri im, Unė vetėm kaq tė tė thoja desha, Ti ule kokėn e ndaj su ndjeva trim, Por pashė si njė ēunak i mbarė, Kur mbi pambuk ēel e para farė.
II
As nuk i hahej as nuk i flihej, Veē pikturonte, qiej, qiej.
Qiej tė kaltėr me re tė pakta Qiej tė hapur me re tė bardha, Qiej tė kthjellėt me re tė largta, Qiej tė ngrohtė qė ngjanin si vajza.
Se as nuk i hahej se as nuk i flihej Veē pikturonte, qiej, qiej.
Kėshtu pėr natė, kėshtu pėrditė Qiej siē ja pati e dashura sytė. Me penelata lotėsh mbi kavaletė Digjej qiriri, tretej ai vetė.
Dhe as nuk i hahej dhe as nuk i flihej Veē pikturonte, qiej, qiej.
Se nė u ndafshim ajo i pati thėnė- Nga qielli nė prehėr kam pėr tė trėnė! Njė ditė kur ajo e mbajti fjalėn e dhėnė E gjeti tė dergjej siē e kishte lėnė.
Dhe mė as nuk hante dhe mė as nuk flinte Nė prehėr tė asaj qė nga qiejt i vinte!
III
Zemra ime nuk quhet Helena, Laura, Pėr tė nuk kėndoi Ronsardi, Petrarka, E shtrenjta ime quhet Alba, e zjarrta. Shpirti im nuk fle nė pallate tė arta, E shtrenjta ime nė gjoksin tim ka strehė Tė dėgjojė kėngėt qė asaj ja thurr Tė prehet, tė dashurojė, tė dėfrejė, Tė mė jepet e mos ndahet kurrė. Ajo nuk ėshtė primadona, as koketė, Lehona ime, njė foshnje po lind Njė shpirti tė vogėl po i jep jetė, Po mė beson mua po mė bėn prind, E dashur, ta kthej buzėqeshjen hua Me mė tė fuqishmet fjalė: Tė dua!
Grekėt njihnin nėntė Muza, bija tė Zeusit dhe Mnemosyne (Kujtesės,memories), emrin e njėrės prej tyre Polyhymnia ( e shumė kėngėve) doja ta vija pėr titull tė temės. Rendim nė vite e Miltoni pėrveē muzave na flet pėr inspirimin. Blake ka thėnė se muzat duhet tė ishin bija tė inspirimit e jo memorjes. Shekulli i shkuar bėri tė tijėn fjalėn krijimtari, kjo ėshtė ajo qė duhet tė merakosė atė qė shkruan. Sytė, janė tė kėtij k-ri-jimi, e nuk janė tė Lesbias, Biēes, Helenave, Laurės apo tė paemrave tė Shekspirit.
IV
Mbase ju femra nuk e dini E meshkujt vėshtirė ta kenė parė, Por ju tė dashura qė tė gjitha kini Krejt njėlloj, lėkurėn nė pasqafė. Atje ku pylli i flokėve plandohet Lėshuar, a mbledhur mbi kokė, Ku fije e brishtė nė krela galdohet, Brishtėsi sfiduese mbi tokė! Vend mitik o femra tė planetit Tė ēdo race, tė vjetra e tė reja, Ku shkon dora e plakut dhe e djalit Dorėn e tij nė gjumė ndjen e veja. Sapo e prek atė vend moj mike Gishtat fitojnė fuqi magjike.
Trefish falenderimet e mia
Nuk shkoj nė Delfi as nė Dodonė. Nė gjunjė bie, tė puth dorė e kėmbė, Nuk dua tja di Orakujt ēthonė, Blatoj veten time nė tempullin tėnd. Jam pjellė e dashurisė, dhe dashuroj Sa frymėn ta djeg me dėshirė djali, Tė ardhmen nė pėllėmbė e kėndoj, Qiellin zbres nė tokė pėr sė gjalli. Nė faltoren tėnde hyjnė e mė sdalin; Ēifutė, krishterė, muslimanė, budistė, Pėrmbys tė bien, falen dhe tė falin, O Perėndesha e dashurisė; Me ty hyjnore, Femėr, biem nė shtrat, Pa brengė nė zemėr dhe pa mėkat.
V
Veshin tė tė vė vashė nė gjoks Dhe tjetrin tė ma zėrė llėra, Tė mos dėgjoj kjo botė ēllafos, Veē tik-takut qė tė bėn zemra.
Me sy mbyllur ashtu do tė pres Sa tė shfaqet shpirti yt i bardhė, Ēdo hall e brengė me tė ta tres, Shtjellave tė jetės radhė radhė.
Por ti e dashur shpejt u kujto Se ashtu dua tė fle tė madhin, Mė jep njė puthje edhe mė zgjo,
Nga ato mendime fshima ballin. Nėn Afėrditėn do ta them nė sy Unė svdes pėr ty, unė rroj pėr ty.
VI
O ti, qė se ke provuar asnjėherė! Dashuritė vetėm njė stinė kanė, Mos prit luledele dhe pranverė Por ciklone, stuhi dhe hurrikanė. Nuk ka muaj me Natė Shkėlqimtare Por qiej qė shkallmohen nga rrufetė, Gjithēka mbi dhe shkon nė gjeratore, Asgjė pėrreth, pėrpihesh edhe vetė. Veē mos u tremb, mos ji pa shpresė, Besėplot kap dorėn qė tė zgjatet, Qė tė tėrheq me vrull drejt resė, Me njė dėshirė qė smund tė matet. Dhe qeshu, puthu, ... dashuro, Dhe kurrė mos u ngopsh! shpirtin uro.
VII
Perėndimi nga ēatitė u zhduk, Zemrėn korēari mbi mandolinė, Shpirtin fut greku nė buzuk Nisin kėndojnė, por ēfarė, se dinė. Shtruar korēari, (ah, i paudhi), Pėr flokverdhėn me kaēurrela, Po ja qė greku ja kthen dragudhi Me lotė vaji dhe ela, ela. Dridhet Athina pėrmbi buzuk Korēa gufon nė mandolinė, E than greku uzon nė kupė Me fund korēari kthen rakinė. Njė natė me yje ashtu e gdhijnė Duke kėnduar pėr dashurinė.
VIII
Mė fal e mira kineze belhollė Qė nė orizore tė zė mėngjezi Por vajza ime si kokėrr mollė Nuk vė nė faqe pudėr orizi. Mė fal o gjuetari eskimez Qė prenė e parė mė tregoke Me dashuri asaj buzėt ja ndez Ndaj nuk i lyen me dhjamė foke. Veē kominoja qė mė duhet Dhe streha mbi akuj ngritur Dhe gjashtėmijė vjet si dua yjet Pas zjarrit tė vajzės ngjitur; Antarktidės akujt ja shkrija, E populloja sa gjashtė Kina!
IX
Zonjat pėrpara! Aroma mbrapa, Dhe shpirti im nis flet pėrēart Harron se jemi larg veē dy hapa, Po sytė mbyll, dhe hundėn zgjat. E deh aroma e jargavanit, Qė kurmi i saj pėrhap pėrqark Pranon ti shitet edhe djallit Vetėm qė tė kalojė atė prag. Ermira para, shpirti nga pas, Ju jeni shumė e bukur sot! Mė shpėton prej gojės njė buzagas, Se shpirtin e dehur nuk e mbaj dot. Po kur ja shoh dy sytė e kafta, Pėrgėzimet janė mė e pakta.
X
Porsi amforė nė fund tė detit Mbushur zemra ėshtė fundosur, Ka verė nga vreshtat e bregdetit, Me pisė Selenice taposur. Nė taban, amforės sė vjetėr Nuk i shkuan kurrė dy buzė, Shkon njė vit dhe viti tjetėr, Mijėvjeēarėt bėrė tėrkuzė. Ah, qė kur asaj ju mbyt gjėmia, Plot vetė u zhytėn por se gjetėn Se vetėm njė mirėpret dashuria Vetėm atė qė rriskon dhe jetėn, Besomėni mua, lum kush e gjen Pėr atė verė, ēdo mundim ja vlen.
XI
Si njė orė e vjetėr qė ka ngelur Njė plake dashuria i ka mbetur. Por ka ajo njė dashnor tė mirė Qė e do thesarin e tij me xhevairė.
Qė ja lėmon lėkurėn e florinjtė Porsi njė ore lehtė ja kurdis gjinjtė, Qė plot lezet e shkon nė qostek Mu nė iliqen e kopsės nė jelek.
Dhe shkon ashtu tek mjeshtėr Murati, I thotė qė plaka kujton se aq e pati, Nuk i shkon mė akrepi dymbėdhjetė, Se ajo ka mbetur veē dhjetė e dhjetė.
Po mjeshtėr Murati ėshtė Nobelist, Tak fak me kacavidhė e me pincė, Njė pikė vaj, dhe zembrekun e shtrėngon Dhe zogu i orės dymbėdhjetė kėndon.
XII
Kam mbetur si ka i vetmuar Shfryj lidhur mbas plepit tė shkretė, Shiko ēpalo brazda kam lėruar Shiko ēvargje tė shtrembėr nė sonete. Mė dhe dėnimin mė tė rėndė, Me tė ikurėn tėnde mė le gjysmak, E ku ka ka tė tėrheqė parmėndė Duke patur gomarin pėrkrah? Premtomė, thuamė qė do tė vish Se ja po erret e ujqrit do na ēajnė. Tė ndarė? Fati ynė dihet mish, Kasapėt prehin kamat nė kasapanė, Eja, pėr tė shkruar duhen dy vetė, Si pėr tė lėruar pendė bėhen qetė.
XIII
Me verėn ti ike, mė lė si trung. Gjethet e vjeshtės pėshpėrinin E braktisi pa i thėnė njė tung! Rrėnjėt mbajta mos psherėtinin. Mė vrave nė gjumė, jetėn sma more, Dhe nga unė sdoli asnjė pipėtimė, Thikėn ma ngule, zemrėn sma nxorre, Nė gjoks era e dimrit, ulėrimė. Do mbyll plagėt dhe vjen pranvera, Dhe ja, po kėtu ku mė preve ti Nė krahė do mbaj bisqe tė tjera Prej palcės do ti mėkoj me dashuri. Madhėshtore ėshtė pema, vėrtet, Se lėshon bisqe, lule dhe fletė.
XIV
Kur stisėsit e ėndrrave pėrmbi re Tė zbresin nė tė gdhirė pjesėn tėnde, Tė them zgjohu e dashur a se sheh, Dielli ēau retė vende vende. Mos u shtriq e mos mė pushto, Mė shkau nga duart tabakaja Hapi sytė e fjetur dhe shiko Se nė krevat po tė pret haja. Tė solla dy sonete tė thekur Lyer me ritėm dhe mjaltė me rima, Njė kafe figurash sapo pjekur, Njė lule, dhe musht vargjesh tė lira.
Kam bėrė njė krim tė rėndė
I dėgjoj gurėt pėr mua tė flasin, I shikoj pemėt me gisht mė tregojnė, Shtangem se retė ja marrin vrapit Ndėrsa yjet nė korr mė padisin: Fajtor! I tillė jam, Por nuk bėra mėkat, as faj pa dashje apo gabim... Unė bėra njė krim! Po, Kam bėrė njė krim tė rėndė, Njė krim tė rėndė sa unė e di, Ndaj po kallzoj vetveten Gjyqin do tja bėj, Dhe do ta dėnoj me njėqind e njė! Me mė tė rėndin e dėnimeve Qė bota ka parė, Do shohė, E ska pėr tė parė mė kurrė!
Paska ardhur koha Konfuc, Njė burrė fajin e vet tė pranojė, Erdhi koha Konfuc, Tė shohėsh atė dėnimin tė marrė me vete... Jo nė shtėpi, Konfuc, Por drejt e nė birrucė, Nė mė tė largtėn, Mė tė ngushtėn, Mė tė errtėn prej tyre ku tė gjendet, Shtatė pashė nėn dhe, A nė shtatė penxheret. Atje syrgjynosur, Pa njė rreze drite tė numėroj burgimin, Pa njė pikė uji qė gjallė tė mbaj shpirtin, Pranguar me orė tė mbrapshta, Me roje zgėrdheshėsh Qė botės i shtien frikėn dhe tmerrin, Kur e vetmja muzikė- Tringėllima e ēelsave ne brez Pezull rri, Pėrjetė.
Por ky dėnim ėshtė pak Ėshtė i padrejtė, Pėr atė qė kam hak.
Birruca ime ėshtė loti i saj! Por sa afėr e kam, Dhembshurisht e fshiva me gishtin e madh.
Qelia ime ėshtė loti i saj! Por sa e gjėrė, Kur brenda ajo zemrėn time mban.
Galera ime ėshtė loti i saj! Por sa shkėlqen, Pėrndritur nga pėrfytyrimet e saj.
Tė nderuar gjykatės! Kam bėrė njė krim tė rėndė! Mė tė rėndin e krimeve qė mund tė bėjė njė njeri, Kam bėrė njė femėr tė qajė, Kam bėrė njė femėr tė qajė me lotė hidhėrimi. Ky ėshtė gjithė krimi. Dhe i jap vetes mė tė rėndin e dėnimeve qė njeh njerėzimi, Ta bėj atė femėr tė qajė, Ta bėj atė femėr tė qajė me lotė gėzimi!
Pėr tė, fjalė qė spati gojė ti shqiptojė! Pėr tė, vargje qė spati dorė ti radhojė! Pėr tė, kėngė qė spati zė ti kėndojė! Pėr tė, dashuri qė spati zemėr ta dhurojė!
I
Mė jep njė puthje nė kraharor, Ja, kėtu ku duhet tė kem zemrėn, Shėrohet sėmundja pa doktor, Nėse kėshtu sdo quanim femrėn. Tė jenė buzėt akull tė ftohta, Kur lehtas mi vė pėrmbi lėkurė Puthja nė gjoks ėshtė mė e ngrohta Qė merr gjatė gjithė jetės njė burrė. Puthna! Mua, Zemrėn dhe Shpirtin, Tju hyjė ngrohtėsia nga ēdo por, Pėr kėnaqsinė tėnde tė pėrlindin. Puthna! Dhe thurri puthjet kurorė, Dashurisė tja vėmė mbi krye Stolisur me lotė dhe me yje.
© Ylli Stefanllari
vazhdon...
Per me shume krijime nga Ylli Stefanllari mund te shkoni tek Temat-Letersia (Lista ne te majte te faqes) ose tek nenforumi i letersise, Forumi Shqiptar.
|
|
|
|