Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Te thuash qe njeriu eshte i perbere nga forca dhe dobesia, nga drita dhe verberia,nga vogelsia dhe madheshtia, kjo nuk do te thote qe ti besh procesin atij, por ta perkufizosh.
--- Diderot

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 100 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Histori :: Arma qe vrau Musolinin gjendet ne muzeun shqiptar
Postuar nga: Albo

Histori E Diele, 01 Gusht 2004

"Ju dhuroj mitralozin qe gjuajti Duēen"

Fondacioni i Institutit "Gramshi" dhe Arkivi Qendror shqiptar prezantojne dokumentacionin e armes, qe ka vrare Musolinin

Ky shkrim eshte marre nga "Corriere della Sera" dhe nga "La Reppublica" dhe tregon dokumentacionin, qe shoqeron armen dhe njeriun, qe ka qelluar mbi Duēen. Autore te shkrimit jane respektivisht Shaban Sinani, drejtori i Arkivit shqiptar dhe Giussepe Va Vacca, presidenti i Fondacionit te Institutit Gramshi. Ne te renditen argumentet dhe dorezimin e armes ne Shqiperi nga Valerio, pseudonimi i komandatit partizan italian Walter Audisio

Ne kuader te bashkepunimit mes institutit "Gramsci" dhe Arkivit te Shtetit Shqiptar, kemi menduar, qe disa dokumente qe lidhen me armen, me te cilen u vra Benito Musolini, mund te jene interesante per lexuesin italian. Ato i perkasin Arkivit te Shtetit te Tiranes dhe jane deklasifikuar kohet e fundit. Qe ajo arme kishte perfunduar ne Shqiperi ishte vene re, edhe pse ishin pak te njohura, pasi me 1980, ishte ekspozuar ne muzeun historik kombetar te Tiranes me mbishkrimin: "Me kete arme, me 28 prill 1945, nje njesi partizanesh italiane qelluan kreun e fashizmit, Benito Musolini". Aktualisht, arma mbahet ne bodrumet e Muzeut, meqenese, pas renies se regjimit komunist, salloni i dedikuar per luften antifashiste, ne te cilen mitralozi ishte ekspozuar, u zevendesua nga "Pavioni i genocidit komunist" dhe objektet e mbajtura prej tij, perfunduan ne depozite. Nje vendim i koheve te fundit te qeverise se Tiranes, ka stabilizuar rihapjen e sallonit, qe do t'i kushtohet puneve te Luftes se II-te Boterore, dhe prej kesaj mitralozi do te ekspozohet perseri. Rigjetja e atij, per te cilin po japim lajmin, i perket nje letre te Valter Audisios "Kolonelit Valerio", ne ate kohe deputet i Partise Komuniste Italiane, dhe nje bashkekohes i zevendes-ministrit te Jashtem te Shqiperise, Vasil Nathanaili, qe dokumentojne identitetin e armes dhe faktin qe ishte derguar ne Shqiperi ne fund te nentorit te vitit 1957. Por, nuk e dime, ku dhe nga kush zoterohej ne fillim ne Itali. Perveē kesaj, nga kerkimet e bera, nuk u be e mundur te vertetoheshin motivet per te cilat u vendos dergimi. Mund te sinjalizojme, si nje rrethane bashkeshoqeruese, faktin qe ne pranveren e '57, Gjykata e Apelit e Milanos ishte duke hetuar mbi Luigi Longon, Valter Audisio dhe te tjere krere partizane, te akuzuar per pergjegjesi penale per vrasjen e Musolinit dhe hierarke te tjere te qelluar ne Dongo dhe per sfilitjen qe u ishin bere trupave te tyre ne "Piazzale Loreto".

Letra e Vasil Nathanaili, me kerkesen per ta mbajtur te fshehur "dhuraten", te ben te supozosh se arma eshte derguar ne Shqiperi per ta vene ne nje vend te sigurte. Per kete, mund te konsiderohet nje adrese fakti qe, nga dokumentat qe ne zoterojme, rezulton qe mitralozi eshte sjelle ne Shqiperi nga diplomati Edip, por nuk udhetoi ne valixhen diplomatike, por ne bagazhin e tij personal. Por, nuk jemi ne gjendje te shpjegojme, perse per tu kujdesur per te, ishte zgjedhur Partia e Punes se Shqiperise. Megjithate, vlen te theksohet se me '57-en raportet mes komunisteve shqiptare dhe italiane ishin mjaft te mira. Nje vit me pare, lidhjet e tyre me Mosken, ishin keqesuar ne vijim te riafrimit te Hrushovit me Beogradin, pas Kongresit te XX-te te Partise komuniste te Bashkimit Sovjetik dhe te shkrirjes se KOMINTERN-it. Siē eshte vene ne dukje, shqiptaret tradicionalisht ishin armiqesore me Titon, duke pasur frike nga shenjestrat hegjemonike ne Ballkan. Por, ne Konferencen e partive komuniste ne fuqi, qe eshte mbajtur ne Moske me 7 nentor te '57, me rastin e 40 vjetorit te Revolucionit te Tetorit, raportet mes sovjetikeve dhe jugosllaveve ishin tendosur serisht, pavaresisht se pas krizes se Suezit, Bashkimi Sovjetik propozonte nje rikonstruktim te Kominternit. Kjo kishte favorizuar nje rreshtim te bindur te shqiptareve ne Moske. Pra, ne '57 nuk do te vinte asgje e krahasueshme me kontrastet qe do te lindin ne vijim, si me Bashkimin Sovjetik ashtu edhe me Partine Komuniste Italiane, ne vazhdim te prishjes mes Moskes dhe Pekinit me '59 dhe te afrimit te Tiranes me kinezet.

***

Letrat e Audisios, qe eshte ftuar ne Rome dhe qe i eshte drejtuar Komitetit Qendror te Partise se Punes te Shqiperise tregojne diēka. Arkivat e Partise komuniste dokumentojne qe ne pranveren e vitit 1957, ai ka qene per pushime ne Shqiperi dhe ka te ngjare qe me kete rast ai ka gjetur dhe idene ose mundesine per te dhuruar "mitralozin" ne drejtim te Partise se Punes te Shqiperise. Te dhena per natyren e "dhurates" eshte veshtire qe ti mendosh se jane prej nje vendimi personal te Audisios, dhe ato jane injoruar nga te dhenat e Partise Komuniste, per te cilen ishte pergjegjesse gruaja e Enver Hoxhes, e cila ne ate kohe ishte sekretare. Ne vitin 1976, arma eshte transferuar ne drejtim te Muzeut Historik Kombetar ne Tirane.

Dokumentat, qe prezantojme, jane interesante sidomos per identitetin e armes me te cilen u pushkatua Musolini dhe kane qellimin qe te provojne qe eshte ajo qe ndodhet ne Shqiperi. "Karakteristikat e asaj arme -shkruan Audisio-jane: Automatik kaliber 7.65L. MAS model 1938 - F.20830". Dhe shton: "Ne tyten e armes eshte vendosur nje shenje e kuqe". Keto te dhena perkojne me ato te automatikut te ruajtur ne Tirane, dhe akoma me e rendesishme eshte fakti se perkojne me elementet te dhene nga ai gjate gjate deshmise se pare mbi vrasjen e Musolinit. Siē e kujton vete ne letren e nentor 1957: "Keto te dhena ishin bere publike nga une, ne nje deklarate me date 18 shtator 1945 dhe publikuar ne gazeten l'Unita diten e neserme nen emrin 'Kolonel Valerio' dhe i konfirmoj". Ne te vertete ne gazeten Unita te shtatorit, qofte ajo e Milanos apo e Romes, nuk ka asnje gjurme te asaj deklarate. Perkundrazi, ajo shfaqet ne Unita te Milanos me 30 prill dhe ne ate te Romes me 1 maj. Ne kete te fundit, duke ju pergjigjur nje kerkese te drejtorit te gazetes, Velio Spano thuhet se "eshte per te kenaqur kuriozitetin legjitim te lexuesve te gazetes sone". Audioso kishte deklaruar: "Informoj se automatiku qe sherbeu per te ekzekutuar Musolinin kishte keto shenja dalluese: kaliber 7.65L., Mas m.lo 1938, F.20830 dhe kishte nje shenje te kuqe ne tyte". Nga ky version nuk ndryshojne te dhenat te pershkruara ne deshmine e fundit te Audisios, dhe te botuara ne kujtimet postume nga gruaja Ernestina Ceriani, dy vjet pas vdekjes se tij(W.Audisio, In nome del popolo italiano, Teti editore, Milano 1975, p.381)

Por sa ndryshime te medha ka midis versionit te fakteve te dhene nga Audisio ne Unita ne 1945 dhe ajo qe shfaqet ne kujtimet e tij, per sa i perket perberjes se komandos qe pushkatoi Musolinin dhe perkatesia e automatikut te perdorur. Ne variantin e pare Audisio kishte shkruar se bashke me te ishte "Guido" (Aldo Lampredi, zevendes i Luigi Longo ne komaden e pergjithshme te korpusit te vullnetareve te lirise) dhe "Bill" (Umberto Lazzaro, qe kishte identifikuar dhe arrestuar Musolinin). Perkundrazi ne kujtimet e tija ne vend te "Bill" permendet "Pietro" (Michele Moretti, komisari politik i Brigades 52a Garibaldi). Siē e thote Audisio vete dhe te gjithe deshmitaret, ne momentin e ekzekutimit, automatiku i tij u bllokua dhe e zevendesoi me ate te "Bill" sipas versionit te 1945, ose me ate te "Pietro" sipas kujtimeve. Sidoqofte, keto mosperputhje, nuk bejne te dyshosh se ai automatik qe ndodhet ne Tirane eshte ai me te cilin eshte vrare Musolini.

Deshmite e marra ne vazhdim perputhen ne faktin se u gjuajten 10-12 plumba, pese nga te cilet-sipas Audisios ne 1945- goditen Musolinin. Ne nje deshmi te dhene Franco Bandinit shume vjet me vone (Le ultime 95 ore ore di Musolini, Sugar editore, Milano 1963, p.343) shoferi qe kishte transportuar "Kolonel Valerion" ne Giulino di Mezzegra, i identifikuar nga Audisio si Giovanbattista Geminazza (In nome del popolo italiano, cit., p375), tregon se menjehere pas ekzekutimit ai mblodhi kater gezhoja "dhe Valerio mblodhi disa". Deshmia e tij mund te konsiderohet e konfirmuar nga fakti se bashke me automatikun Audisio i dha komunisteve shqiptare edhe karikatorin e tij, qe kishte 4 plumba, tashme te ruajtur ne arkivin e shtetit Shqiptar ne Tirana.

Pak fjale ne fund per letren e Vasil Nathanailit. Ajo i eshte drejtuar Hysni Kapos, numrit dysh te Enver Hoxhes ne parti, dhe ngarkuar me drejtimin e politikes se jashtme dhe te sigurise. Letra e zevendes ministrit te puneve te jashtme shoqeronte automatikun dhe letren e Audisios drejtohej per Komitetin Qendror te Partise se Punes se Shqiperise, dhe pohimi se "dhurata" i ishte "premtuar" Hysni Kapos te bejne te mendosh se "Kolonel Valerio" kishte biseduar per kete ēeshtje me te, me siguri gjate pushimeve te tija verore.



"Shoke, ēeshtja te mbetet sekrete"

E Diele, 01 Gusht 2004

"Te dashur shoke, me rastin e 13 vjetorit te Ēlirimit te vendit tuaj nga pushtuesit e huaj nazi-fashiste dhe si deshmi te nderimit tim te madh per popullin heroik shqiptar, une ju dhuroj armen, me te cilen ne 28 prill te vitit 1945, eshte gjykuar krimineli i luftes Benito Musolini me urdher te Komandes se Pergjithshme te partizaneve italiane: "Keshtu fillon letra, qe daton nentorin e vitit 1957 dhe qe Walter Audisio, i ka drejtuar Komitetit Qendror te Partise Komuniste te Shqiperise me mesazhin qe ka shoqeruar automatikun, qe ai ka dhuruar per shoket e tij ne Tirane. Ne Arkivin e Shtetit shqiptar (Fondin e Partise se Punes, ne dosjet e e dedikuar lidhjeve me partite e tjera komuniste, ne fashikujt e Partise Komuniste) eshte gjetur nje leter, e cila daton 30 nentorin e vitit 1957, ku zevendesministri i jashtem Vasil Nathanaili, ja ka dhene armen Hysni Kapos, nje bashkepunetorit te aferm te Enver Hoxhes. Nathanaili ka precizuar se Walter Audisio, i ka rekomanduar diplomatit Edip, i cili e ka sjelle materialisht mitralozin pertej Adriatikut, "qe ēeshtja e armes te mbetej sekret".



Partizani

Walter Audiso, nje komandant partizan, ka marre pergjegjesine e ekzekutimit te Musolinit

Versioni i tij eshte kontestuar dhe tashti mbeshtet ideja se Duēe eshte vrare nga Luixhi Longo, sekretari i ardhshem i partise Komuniste dhe nga sherbimet sekrete britanike



E Diele, 01 Gusht 2004

"Misteri i nje arme, qe shenjohet ne gjysmen e Botes"

Intervista - La Repubblica

Flet gazetari historik Arrigo Petacco, qe rendit shume dyshime per kete rast

ROMA-Per mua kjo histori e kesaj arme mbetet nje mister, thote gazetari historik Arrigo Petacco, autori i shume veprave per fashizmin dhe ndaj rezistences-Ashtu si mbetet nje mister e gjithe historia e ekzekutimit te Musolinit dhe Klareta Petaēit. Sigurisht qe nuk e kam besuar kurre versionin zyrtar.

Por per ēfare motivi?

"Sepse Walter Audisio, partizani qe tregohet si autori material i ekzekutimit, ka qene me pak i rendesishem nga tre te tjeret, qe jane prezantuar per kete qellim".

Dhe automatiku?

"Ka qene nje tip Mas. Elementi me i rendesishem ka qene kalibri 7.65. I rralle, sepse Mas-et e tjere kane pasur kaliber 9. Po ashtu, nje version ka dhene sipas nje hierauku te Lukes, Idreno Utimprigher, komandantit te Brigades 36 te Luca. Utimpergher ka qene nje nga hierarket, qe ka shoqeruar Musolinin, dhe qe eshte qelluar ne Dongo".

Ēfare fundi?

"Versioni zyrtar ka qene i shperndare ne kohe dhe ne nje rast thuhet se arma i eshte dhuruar ne Moske, Stalinit, si nje simbol historik per fitoren ndaj fashizmit. Ndoshta ka qene i ekspozuar edhe ne ndonje muze, por qe nuk ka asnje dokument, qe te kete ekzituar realisht, apo ndonje automatik i tipit te tille, i njejte me ate qe ka vrare Duēen. Ne realitet, duket se kjo arme eshte zhdukur. Ne te vertete ka shume versione te destinacionit te saj, qe e bejne te veshtire per te ndertuar te verteten. Nga ana tjeter, jemi duke folur per nje arme, qe ishte e njohur ne ate epoke, pra nje automatik te mire, por jo shume te rralle".

Sipas jush, koloneli Valerio (Walter Audisio) mund t'ia kete dhuruar armen e vertete Enver Hoxhes?

"Do te isha kurioz, sepse si mund te dhurohej nje arme, qe perbente nje objekt te tille te kesaj rendesie ndaj nje lideri komunist te rangut te dyte? Hoxha nuk ishte ndonje udheheqes i planit te pare ne boten komuniste. Ai ishte vetem shefi i Shqiperise, i nje vendi te vogel".

Ndoshta ngaqe ishte nje nga vendet e para qe u invadua nga trupat e Musolinit dhe qe vuajti shume?


"Ēfare diskutimi, atehere koloneli Valerio duhej qe t'ia dhuronte automatikun abisinasve".

Somario

"Nuk ishin vetem mosmarreveshjet ne mes grupeve qe e veshtiresonin punen. Ne fillim, kompania nuk ishte e plotesuar me te gjitha sherbimet. Ajo kishte doktor e berber, por, nuk kishte kuzhinier. Per kete, Thomasi, i dergoi telegram zyres se CIA-s ne Amerike dhe ata i sugjeruan qe te vinte aty Spiro Bushi. Nuk kaluan shume dite e Bushi u paraqit ne kazerme. Ai i mesoi ushtaret si te perdornin pajisjet e kuzhines e si te gatuanin...

-Kur Bushi vuri ne tigan margarine, disa shqiptare te fese myslimane nuk donin te hanin se menduan, qe margarina ishte dhjam derri. Mezi i binda se kjo nuk ishte e vertete. Vetem kur vura dy tigane ne zjarr, njerin me margarine dhe tjetrin me dhjame derri, u qetesuan"

Kapiteni Mangelly: Diversantet, sa te perēare

Megjithese, perpara nje misioni te madh, shqiptaret e arratisur mbeteshin shume te perēare. Kapiteni tregon se "Ata grindeshin shpesh edhe per gjera te vogla... Komiteti ne Rome kishte shpeshhere mosmarreveshje. Po ashtu, oficeret shqiptare te 'Kompanise 4000' e shihnin njeri-tjetrin me dyshim edhe me teper se ushtaret"

Duke pare nevojen e perforcimit te operacionit, nje oficer i larte propozoi qe te ngrihej nje baze tjeter stervitore, e ngjashme me ate te Maltes. Si vend u zgjodh Munich-u ne Gjermani, meqe atje Amerika kishte bazat ushtarake. Prej aty, Roma ku ishte vendosur Komiteti "Shqiperia e lire" dhe Shqiperia e Malta nuk ishin larg. Kjo ide u miratua nga funksionaret e CIA-s e SIS-it. Bazes stervitore iu dha emri "Labor Service Company" (Kompania per Sherbime te Punes), per te ruajtur sekretin. Keshtu, ata mendonin se do te fshihnin kembet, meqe do te arsyetoheshin para botes se kjo kompani "ndihmonte shqiptaret e arratisur nga Shqiperia, duke u dhene atyre pune e duke u permiresuar shendetin". Detyra e shqiptareve do te ishte "ruajtja e nje kazerme te madhe ne Hohenbrun afer Munich-ut". Ky lloj maskimi, thote Thomasi, -do te ishte i besueshem para botes, meqe refugjatet shqiptare ne ate kohe vertet jetonin keq neper kampet e Italise e te Greqise dhe nuk ishin te legalizuar plotesisht.

Para se te vazhdonte rrefimin per sherbimin e tij ne Gjermani nga qershori 1950, deri ne shtator 1952, Thomasi me ftoi te shihja ne videokasete nje ngjarje te filmuar prej rreth 15 minutash.

Ngjarja ishte filmuar brenda kazermes ne Hohenbrun te Gjermanise, me 1952, ku kompania 4000, nen udheheqjen e tij, pergatitej per mision ne Shqiperi. Ne ekran, se pari, u duken dyert e kazermes, qe i hapi rojtari i veshur me nje uniforme te zeze. Pastaj ushtaret parakaluan me hap, te rreshtuar per dy. Ata shkuan te vendi, ku ishin disa kamione e vetura. Adnan Ypi i mesonte dhe i sterviste ushtaret, si te drejtonin kamionet. Kjo ishte skena e pare. Skena e dyte: ushtaret parakalonin midis rruges, qe pershkohej ne te dy anet nga peme dhe bar te gjelber. Dy te paret mbanin flamuj shqiptare. Uniforma e tyre ishte e zeze me spaleta te kuqe ne supe. Ne qafe kishin nje shall te kuq me shqiponjen e zeze dykrenare, ne koke, helmetat e kaltera pershkruar nga nje vije e bardhe. Ideator i kesaj uniforme kuq e zi ishte vete Thomasi. Ajo dallohej nga uniformat e tjera. Ushtaret shqiptare e mbanin ate me krenari e moral te larte, thote kapiteni. Kolona vazhdoi rrugen dhe u ndal para nje shtize te gjate, ne maje te se ciles dy ushtaret ngriten flamurin shqiptar. Kolona, pasi nderoi para flamurit, u drejtua nga porta ku binte ne sy nje mbishkrim i madh: "Udh'e mbare". "Keto fjale kishin kuptim te thelle per ushtaret. Ata do te shkonin atje, ku nuk e dinin a do te ktheheshin te gjalle", thote Mangelly. Skena e trete: kolona e ushtareve inspektohet nga Abas Kupi, Abaz Ermenji, Seit Kryeziu e Thomas Mangelly. Gjendja ne kazerme: e shkelqyeshme, raportojne kreret e Komitetit "Shqiperia e lire". Skena e katert: ushtaret duke bere disa lloj ushtrimesh gjimnastikore: kapercimi i litarit, te vendosur ne nje lartesi te caktuar nga toka; kapercime mbi tela, vrapime. Pas gjimnastikes, ushtaret mblidhen dhe kendojne kenge shqiptare. Duken te lumtur. Kamera i ka regjistruar me pas ata duke pjekur drerin ne hell. Ata e kishin vrare kafshen ilegalisht, diku ne prapavije te kazermes. Pastaj shihen prape ushtaret duke parakaluar dhe duke u inspektuar. Dhe ne mbyllje, flamujt shqiptare ne muret e kazermave...

* * *

Me Thomasin biseduam tere diten. Nata na gjeti ne katin e dyte. Zonja LaRue tha se darka ishte gati. Kishte gatuar nje lakror. Pas darke, te tre luajtem domino, deri ne mesnate. Thomasi, disa here gjate lojes, tregonte per shembjen e regjimeve komuniste ne "stilin e dominos". Mendimi i Sherbimit Anglez te Zbulimit ishte se, po te permbysej regjimi ne Shqiperi, do te binin nje nga nje edhe regjimet e tjera komuniste te Evropes, tamam si ne lojen e dominos: bie nje, rrezohen edhe te tjerat.

Te nesermen, si perhere, ai ishte zgjuar ne oren gjashte. Ne oren tete, mengjesi alla dardharēe: buke, rrush e djathe ishte gati. Pasi hengrem mengjesin u ngjitem ne katin e dyte dhe vazhduam biseden.

Ne qershor 1950, Thomas Mangelly takoi shqiptaret e pare refugjate ne stacionin e trenit ne Munich te Gjermanise, te cilet do te inkuadroheshin ne "kompanine e punes". Shoferet gjermane, me kamione i ēuan shqiptaret ne Karlsfeld, 15 milje larg Munich-ut.

-Kur i pashe ata per here te pare tek zbrisnin prej trenit u trondita: "Aman, o Zot!, - thashe me vete. Me keta njerez do ta ēlirojme Shqiperine?" Dukeshin, siē thoshte nena ime, mos me keq. Ndjeva keqardhje per keta njerez te vuajtur, qe kishin jetuar aq keq ne kampet e Italise e te Greqise, - tregon Thomasi.

Ushtaret e Kompanise 4000 i zgjodhi Komiteti "Shqiperia e lire" ne Rome. Diten e pare erdhen rreth 90 vete. Ne ditet qe pasuan, arriten edhe te tjere, derisa u plotesua numri qe sillej ndermjet 250-300 vetesh. Ky grup perbehej nga pjesetare te te gjitha partive politike ne mergim: "Balli Kombetar", "Legaliteti", "Blloku Kombetar Indipedent" dhe ajo "Agrare". Kishte edhe te atille qe s'benin pjese ne asnje parti, por qe ishin futur me deshire ne kete operacion. Me 13 qershor, nen komanden e Thomasit, filloi stervitja e perkoheshme paraprake e shqiptareve ne kazermen "Karlsfeld" afer Dachau-t. Pas dy muajsh, kompania u vendos ne nje kazerme ne Hohenbrun, ne nje vend me natyre te bukur, jo larg Munich-ut.

-Kur vajtem ne kete kazerme, - thote Thomasi,- morali i ushtareve u ngrit qind per qind. Ishte nje vend i bukur qe s'e kishim pare ndonjehere, me kushte me te mira se sa ne kazermen e meparshme afer Dachau-t. Kjo kazerme gjate Luftes se Dyte Boterore kishte sherbyer si depo armesh. Ēuditerisht, ajo kishte shpetuar nga bombardimet.

Ndihmes se tij qene drejtuesit e togave: Xhemal Laēi i monarkisteve, Rrustem Kuēka i Ballit dhe Kole Hila i nje grupi monarkistesh, ballistesh dhe perkrahesve te partise te Seit Kryeziut.

Diten e pare, ai u tha ushtareve se misioni i tyre do te ishte ruajtja e kazermes dhe per kete sherbim ata do te merrnin edhe rroge. "Ju jeni te arratisur, s'keni pune, ne duam t'ju ndihmojme, t'ju japim rroge per punen qe beni", u tha komandanti.

-Une nuk u tregova se ata do te shkonin me mision ne Shqiperi. Kjo ishte akoma sekret. Mirepo, ne Rome, atyre ua kishin treguan planin, - tregon kapiteni.

Zevendeskomandant i Mangelly-t ishte nje toger amerikan, i cili merrej me shume me pune administrative, se bashku me dy amerikane te tjere. Thomasi ishte i vendosur ne nje shtepi jo larg kazermes. Kishte makinen e vet, por shume here nga kazerma ne shtepi e ēonte shoferi gjerman. Komandanti vinte ne kazerme zakonisht ne oren tete te mengjesit. Pasi ushtaret i raportonin per gjendjen, ai i inspektonte, fliste me ta e shihte nese ishin te gjithe te pranishem. Nganjehere ai shkonte ne kazerme befas ne mesnate, apo ne oren kater te mengjesit per te kontrolluar rojet.

Si kalonte nje dite ne kazerme?

-Ushtaret zgjoheshin ne oren 6 te mengjesit. Prej ores tete, deri ne oren dymbedhjete sterviteshin. Pasi benin nje ore pushim e hanin dreke, vazhdonin prape prej ores nje, deri ne gjashte te mbremjes. Programi permbante ushtrime te lloj-llojshme si, gjimnastike, marshim, mesime per perdorimin e armeve, per ngjarjen e makinave... Kjo ishte nje pjese e programit. Me vone, ata, do te shkonin ne nje shkolle stervitore guerile, ne periferi te Hydelburg-ut. Kjo ishte faza e fundit e stervitjes, para se te zbarkonin ne Shqiperi - thote Thomasi.

Ne mes te vullnetareve te Kompanise 4000 ishte edhe nje numer oficeresh shqiptare me pervoje, te emeruar nga Komiteti ne Rome si, major Ēaush Basho, komandant, kapiteni Xhemal Laēi, oficer ekzekutiv dhe te tjere.

-Filluam nga zeroja ēdo gje. Duheshin bere dhjetera e dhjetera pune per te mbyllur me sukses pergatitjen e kompanise. E them me krenari se gjate pervojes sime si komandant, oficeret shqiptare bene nje pune te mrekullueshme, - thote Thomasi. - Detyra ime ishte te ngrija moralin e ushtareve, te ringjallja tek ata krenarine e tyre, qe ta ndjenin veten si burra, se ne kampe qene katandisur si te humbur, u kishte ikur burreria e krenaria qe per shqiptarin jane shume te rendesishme. Ne kompani kishte te rinj 17-18 vjeēare, por edhe nga ata qe i kishin kaluar te 40-at. Gjendja e tyre shendetesore ishte jo fort e mire. Kompania kishte nje shtepi me vete, te pajisur me te gjitha komoditetet e nevojshme, - pohon Thomasi.

-Ne ate kohe mund te grumbullonim mijera vullnetare shqiptare, te cilet nuk e kursenin jeten per ēlirimin e Shqiperise nga regjimi komunist. Por, plani yne parashihte, fillimisht, jo me shume se 300 vete, - thote Thomasi.

-Ushtaret paguheshin ne marka sipas standarteve te ekonomise se Gjermanise.

-Ata ankoheshin se pagesa nuk ishte e mire, ndonese i kishin te gjitha gratis si veshmbathjen, ushqimin, banimin, kontrollin mjekesor etj., - thote Thomasi. Ne ate kohe ai nuk e kishte te qarte se kush i paguante ata, meqe kjo ishte detyre e administrates, e cila ishte nen perkujdesjen e polakeve. Aty kishte edhe dy kompani polake "te punes". Thomasi phon se ishte shume e veshtire te organizonte nje kompani me njerez te rajoneve e te partive te ndryshme shqiptare, qe gjate luftes "nuk donin ta shihnin njeri-tjetrin te gjalle".

-Ata grindeshin shpesh edhe per gjera te vogla, - thote ai. - Mua me vinin lotet: aman or djem, le ta ēlirojme Shqiperine, pastaj te bejme si te duam. Komiteti ne Rome kishte shpeshhere mosmarreveshje. Po ashtu, oficeret shqiptare te kompanise 4000 e shihnin njeri-tjetrin me dyshim edhe me teper se ushtaret.

Marredheniet e monarkisteve dhe republikaneve arriten piken kritike ne dimer te vitit 1951. Disa ushtare nga radhet e Ballit Kombetar kishin ndertuar nje si varr me debore e ne te kishin shkruar emrin e Ahmet Zogut. Monarkistet, teper te tronditur, kerkonin te gjenin se kush e kishte bere ate. Laēi njoftoi Komitetin ne Rome duke e paraqitur situaten si te ndere. I dergova nje shkrese Komitetit ne Rome, ku i shpjegova se si qe puna. Pas kesaj erdhen ne Gjermani tre nga drejtuesit e Komitetit dhe mezi i qetesuan grupet e revoltuara, - tregon Thomasi.

Nuk ishin vetem mosmarreveshjet ne mes grupeve qe e veshtiresonin punen. Ne fillim, kompania nuk ishte e plotesuar me te gjitha sherbimet. Ajo kishte doktor e berber, por, nuk kishte kuzhinier. Per kete, Thomasi, i dergoi telegram zyres se CIA-s ne Amerike dhe ata i sugjeruan qe te vinte aty Spiro Bushi. Nuk kaluan shume dite e Bushi u paraqit ne kazerme. Ai i mesoi ushtaret si te perdornin pajisjet e kuzhines e si te gatuanin...

-Kur Bushi vuri ne tigan margarine, disa shqiptare te fese myslimane nuk donin te hanin se menduan, qe margarina ishte dhjam derri. Mezi i binda se kjo nuk ishte e vertete. Vetem kur vura dy tigane ne zjarr, njerin me margarine dhe tjetrin me dhjame derri, u qetesuan. Kishte edhe probleme te tjera, por dita-dites u zgjidhen, - thote Thomasi.

"Kompania 4000" arriti te organizohej shpejt. Shendeti i ushtareve po permiresohej dhe ata po i pershtateshin ambientit. Detyrat i kryenin me pergjegjesi: pastronin poligonin e barakat, rruheshin ēdo dite, mbanin pasterti, kryenin detyren e rojtarit e te tjera. Ata ishin te lire si gjithe ushtaret e Ushtrise Amerikane: mund te dilnin ne qytet, mund te shkonin ne koncerte etj.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.