Opozita kėrkon masa ndėshkimore pėr shkelėsit e votimit pa prezencė dhe largimin e Pėllumbit PD: Tė hetohet votimi pėr tė pėrndjekurit Kreu i Kuvendit akuzohet se ndėrpret fjalėn e opozitės Vota pėr ish-tė pėrndjekurit politikė do tė hetohet nga Kuvendi.
Elisabeta Ilnica
Opozita ka kėrkuar dje, veē dorėheqjes sė kryeparlamentarit Pėllumbi, edhe verifikimin e numėrimit tė butonave. Vendimi ėshtė marrė gjatė mbledhjes sė djeshme tė grupit tė PD-sė, ku ėshtė propozuar qė Komisioni i Ligjeve dhe ai i Rregullores e Mandateve, tė nisin pėrkatėsisht procedurat pėr shkarkimin e Pėllumbit dhe hetimin pėr votimin nė Parlament, gjatė miratimit tė ligjit pėr ish-tė pėrndjekurit politikė. Duke e ngarkuar Pėllumbin me pėrgjegjėsinė dhe moszbatimin e rregullores sė Parlamentit, lideri demokrat, Sali Berisha, ka theksuar se kėrkojmė urgjentisht qė tė ndėrhyjnė tė dy komisionet parlamentare. Sipas tij, anullimi i votimit, nga ana e Pėllumbit, erdhi vetėm se ai u kap befasisht duke vjedhur votėn, jo se kishte dėshirė tė rrėfehej. Kryetari i Parlamentit u kap me presh nė dorė, jo se e dorėzoi vetė plaēkėn e vjedhur. Historia e llambushkave tė tij, gjatė seancės, ishte njėlloj si hajduti qė i thotė bashkėpunėtorit qė mi fik pak dritat, sa tė grabis unė, tha dje kreu i PD-sė. Sipas tij, posti i Pėllumbit ėshtė vėnė nė dyshim, edhe nga vetė socialistėt, por kanė heshtur pėr shkak tė presioneve tė kryetarit tė tyre, Nano.
Largimi i Pėllumbit
Do ti shkojmė deri nė fund. Ky ka qenė premtimi i djeshėm i Berishės, para grupit tė tij parlamentar, pėrsa i pėrket largimit tė kreut tė Kuvendit. Ai ka argumentuar se Pėllumbi, jo vetėm ka vjedhur votat e deputetėve, por nė mėnyrė tė pėrsėritur, ka shkelur rregulloren nė mėnyrė flagrante. Duke i sugjeruar atij qė tu kėrkojė falje deputetėve tė opozitės, dhe mė pas tė japė dorėheqjen, Berisha tha se nė rast se nuk e bėn njė veprim tė tillė, atėherė do ta bėjmė ne pėr tė, me tė gjitha mjetet qė na lejon Kushtetuta. Ai e ka akuzuar Pėllumbin pėr diskriminim tė sė djathtės nė Parlament, duke ua ndėrprerė fjalėn ose duke mos ua dhėnė fare, qoftė edhe pėr procedurė. Gjithashtu, Berisha ka bėrė retrospektivė pėr prerjen e sinjalit televiziv shtetėror, kur nė Parlament kanė referuar pėr ēėshtje tejet tė rėndėsishme, deputetėt e opozitės, pėrfshirė dhe atė vetė. Sipas tij, nė asnjė moment qė opozita ėshtė dhunuar nė Kuvend, Pėllumbi nuk e ka ushtruar funksionin e tij. Pėrkundrazi, nuk ka bėrė gjė tjetėr, veēse ka legjitimuar dhunimin e parlamentarizmit nė Shqipėri.
Rregullorja Kryetari sdėnohet, nėse vidhet
Rregullorja e Parlamentit nuk parashikon asnjė ndėshkim pėr kryetarin e Parlamentit, nė rast se vidhet vota. Duke qenė se nuk janė shėnuar precedentė tė tjerė, nė kushtetutėn e vogėl tė Kuvendit nuk ka sanksione. Vetėm nė Nenin 99 tė rregullores, thuhet qė Votimi ėshtė vetjak. E drejta e votės nuk mund tė delegohet. Votimi bėhet i hapur ose i fshehtė. Megjithatė, nė rast delegimi tė votės, nuk sqarohet se ēfarė duhet tė ndodhė. Nė kėtė dokument janė radhitur njė sėrė detyrash pėr kryetarin e Parlamentit, por jo pėr fatin e tij, nė rast se nuk i zbaton kėto detyra. Nė dispozitat paraprake tė rregullores, thuhet se kryetari kryeson debatin nė Kuvend, drejton punimet, siguron respektimin e tė drejtave tė Kuvendit dhe tė anėtarėve tė tij, nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe Rregulloren e Kuvendit, deklaron hapjen dhe mbylljen e seancave ose tė sesioneve tė Kuvendit, drejton dhe njofton mbylljen e diskutimeve, cakton radhėn e votimeve, njofton rezultatin e votimit. Megjithatė, duket qė rregullorja ua lė gjithė barrėn e gabimeve sekretareve, pėr tė cilat thotė se verifikojnė zhvillimin e votimit tė hapur dhe njoftojnė drejtuesin e seancės, pėr rezultatet e tij.
|
|