Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 177 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Emigracion :: Shqiptarėt nė fushatėn zgjedhore Amerikane
Postuar nga: Skampa

Emigracion Shqiptaro-amerikanėt duhet t’i pėrqendrojnė energjitė e tyre nė punėn me Kongresin amerikan dhe nuk duhet tė kanalizohen nė ndonjėrėn prej fushatave presidenciale.

Ish ligjvėnėsi republikan nga Nju Jorku, Joseph DioGuardi, thotė se shqiptaro-amerikanėt duhet t’i pėrqendrojnė energjitė e tyre nė punėn me Kongresin amerikan, ku siē thotė ai, ata kanė patur sukses deri tani. Zoti DioGuardi, i cili kryeson Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane me qendėr nė Nju Jork, thotė gjithashtu se energjitė e shqiptarėve nuk duhet tė kanalizohen nė ndonjėrėn prej fushatave presidenciale.

Zėri i Amerikės: Zoti DioGuardi, ju keni qenė ligjvėnės republikan. Si lobist qė punoni pėr ēėshtjet shqiptare, si mendoni t’i kanalizoni energjitė e shqiptarėve nė fushatėn e zgjedhjeve presidenciale?

Joseph DioGuardi: Unė jam aktualisht kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, njė organizatė lobiste e cila nuk ėshtė me prirje partiake. Tani pėr tani, nuk mendoj se ne duhet t’i kanalizojmė energjitė dhe fondet e ēmuara tė shqiptaro-amerikanėve nė ndonjėrėn prej fushatave presidenciale. Nė Kosovė, koha nuk pret dhe ne nuk mund tė presim deri sa presidenti, cilido qė tė jetė vitin tjetėr, tė fillojė tė merret me ēėshtjet e mprehta ekonomike dhe tė sigurisė me tė cilat pėrballet Kosova sot, ku 70 pėrqind e popullatės ėshtė e papunė. Pikpamja ime dhe e kėshillit tė Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane ėshtė se ne duhet tė bėjmė atė qė kemi bėrė nė tė kaluarėn. Duhet tė punojmė nė ato aspekte ku kemi patur sukses dhe konkretisht nė Kongresin amerikan. Na duhet tė punojmė si me republikanėt edhe me demokratėt nė Kongresin amerikan pėr tė nxitur Departamentin e Shtetit pėr tė ndryshuar politikėn amerikane nė Ballkan sidomos pėr Kosovėn. Ne e kemi bėrė kėtė pėr 15 vjet. Kemi punuar me lobin hebraik duke i shtyrė demokratėt dhe republikanėt si senatorėt Joseph Biden dhe Joseph Lieberman apo anėtarėt e Kongresit Tom Lantosh, Benjamin Gilman, Dana Rohrabaker dhe Henry Hyde. Ne patėm sukses kur i bėmė thirrje presidentit Clinton pėr tė bombarduar forcat e regjimit tė Sllobodan Millosheviēit. Pra ne e kuptojmė se cilat janė ato gjėra qė kanė sukses. Ne nuk jemi njė komunitet i madh kėtu nė Amerikė prandaj duhet ta pėrqendrojmė mirė strategjinė tonė. Lidhja Qytetare Shqiptaro-amerikane po punon me forcė pėr tė garantuar se pavarėsia pėr Kosovėn do tė jetė ēėshtja e parė nė rend tė ditės. Kėtė po e bėjmė me anė tė njė rezolute tė paraqitur nė Kongresin amerikan si dhe pėrmes faqes sonė nė internet, www.aacl.com.

Zėri i Amerikės: Presidenti qė do tė vijė nė Shtėpinė e Bardhė do tė jetė ndoshta njeriu nė mandatin e tė cilit do tė vendosen gjėra tė rėndėsishme pėr statusin e Kosovės. Kam parasysh nė radhė tė parė mesin e vitit 2005, kur sipas planit tė komunitetit ndėrkombėtar do tė ketė njė rishikim tė standarteve pėr Kosovėn. Si mendoni ju ta shfrytėzoni kėtė rast?

Joseph DioGuardi: E kam bėrė tė qartė nė shumė raste se ne nuk mund tė presim deri nė vitin 2005. Unė e di se ēfarė dėshiron departamenti i shtetit dhe se ēfarė mendon Bashkimi Evropian nėn ndikimin e Francės, Greqisė dhe Rusisė. Por ne duhet tė tregohemi mė tė zgjuar. Ne duhet tė pyesim veten se ēfarė kėrkon Kosova sot, ēfarė kėrkojnė shqiptarėt pėrreth Kosovės sot dhe kjo kėrkesė ėshtė pėrcaktimi qysh tani i statusit pėrfundimtar. Unė do tė shkoj nė Kosovė nė muajin shtator sė bashku me disa ligjvėnės tė rėndėsishėm dhe ne do tė kemi rastin t’i themi presidentit Bush se nėse ai kėrkon mbėshtetjen e komunitetit shqiptar pėr t’u rizgjedhur, shqiptarėt kėrkojnė vetėm njė gjė: pavarėsinė pėr Kosovėn. Shpresoj se tė gjithė shqiptarėt do tė bashkohen me organizatėn tonė, po ashtu si dhe anėtarė tė senatit dhe tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve pėr t’i bėrė thirrje Presidentit qė tė pėrpiqet pėr pavarėsinė e menjėhershme tė Kosovės.

Zėri i Amerikės: Nga pėrvoja juaj e gjatė nė punėn me shqiptarėt sa aktivė janė shqiptaro-amerikanėt nė fushatat presidenciale?

Joseph DioGuardi: Nga pėrvoja ime, komuniteti shqiptaro-amerikan gjithnjė ka qenė shumė mė aktiv nė fushatat pėr anėtarėt e Kongresit. Me miqtė qė ne kemi patur nė tė kaluarėn dhe qė pėrsėri i kemi, si senatorėt Dole dhe Biden si dhe shumė tė tjerė qoftė nė tė kaluarėn apo sot, mund tė them se 90 pėrqind e energjive tona janė pėrqendruar te Kongresi amerikan sepse kjo na ka dhėnė rezultat dhe prandaj unė e kam pėrqendruar punėn tek pėrpjekjet pėr tu lidhur me tė gjitha organizatat shqiptare nė Shtetet e Bashkuara dhe nė Ballkan pėr tė bindur Departamentin e Shtetit pėrmes Kongresit amerikan qė t’i bėjė ndryshime politikės sė tij. Mendoj se ne tė gjithė duhet tė angazhohemi nė garėn presidenciale dhe tė votojmė sipas bindjeve tona. Gara presidenciale do tė jetė shumė e fortė dhe ka ende kohė pėr tė marrė njė vendim.

Zėri i Amerikės, 27-05-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.