Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ē'ke nė shtėpi, tregon fėmija, ē'ke nė shpirt tregon rakija
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 175 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Muzika :: Anjeza Shahini automatikisht nė vendin e gjashtė
Postuar nga: Skampa

Muzika Kėnga serbe pėrjashtohet sepse ėshtė kopjim i njė kėnge Azerbajxhanase tė vitit 1993.

Sekretari i EBU-sė nuk e firmosi vendimin e pėrjashtimit kur serbi nė konferencė per shtyp tha se “do hakmerrem pėr 500 vjet robėri nėn Perandorinė Osmane. Edhe pse nga presidenti i EBU-sė ai kėngėtar u lejua tė konkurojė kur shfaqi shenjat e shovinizmit, u ndėshkua mė pas nga vetvetja.

Shfaqet pirateria serbe nė Festivalin Europian tė Kėngės sė Lehtė. Njė kompozitor qė merret normalisht me muzikė ėshtė i pari qė nuhat kėtė lloj piraterie. Edhe kompozitorit shqiptar Edmod Zhulalit i ka tingėlluar si e njohur qė nė ditėn e parė tė Eurofestit melodia “Lane Moje”, nė shqip “Drenusha ime”, kėnduar nga Zheljko Joksimoviq, pėrfaqėsues i Serbisė dhe Malit tė Zi, por nuk ka qenė aq i sigurt nė fillim. Nė rastin e njė vote aq publike, ka shumė tė ngjarė qė sa ėshtė ende e “ngrohtė”, kėnga e njė populli tjetėr e pėrdorur pėr tė siguruar suksesin nė njė festival kaq prestigjioz t’i pėlqejė publikut dhe pavarėsisht se ēfarė do tė mėsohej mė pas kėnga e Serbisė dhe Malit tė Zi arriti tė marrė shumė vota nga publiku, duke arritur tė zėrė vendin e dytė nė Eurovision. Kėnga ishte e bukur, thanė pjesėmarrėsit, por kush merr vesh nga muzika nė fillim tha se kėnga i pėrngjet “Sen Gelmez Oldun”, tė kėnduar nga kėngėtari nga Azerbejxhani, Alihan Samedov qė e ka publikuar qė nė vitin 1993 nė njė album. Akuzėn pėr plagjiaturė e ka ngritur vetė kėngėtari Azerbejxhanas, i cili e ka shpallur hapur vjedhjen dhe ka sensibilzuar tėrė mjediset artistike. “Kėngėn time e ka kopjuar me pak ndryshime serbo-malazezi Zheljko Joksimoviq”, ka thėnė ai duke shkaktuar me shqetėsimin e tij rimbledhjen e njė komisioni shqyrtues pėr Eurofestin.

Madje kėrkesat janė ngritur nė mjediset artistike qė kanė qenė pjesėmarrėse; qė kėnga e Serbisė dhe Malit tė Zi tė pėrjashtohet nga renditja nė vendet fituese. Muzikanti Alihan Samedov ka ngritur pretendimin se kėnga “Lane Moje” ėshtė njė kombinim origjinal i muzikės pop dhe tingujve tradicionalė nga vendlindja e autorit. Sipas tij instrumentet muzikore arkaike, pothujase tė harruara janė njehsuar me vargjet e dashurisė, duke krijuar njė eksperiencė emocionuese muzikore”, shkruhet ne vvebsitin zyrtar tė Festivalit Europian. Madje argumetohet se ngjashmėria e tė dy kėngėve shfaqet nga fillimi nė fund. Zheljko Joksimoviq, muzikės sė Alihan Samedov i ka shtuar vetėm tekstin.

Megjithėse disa kėngė tė tjera mund tė kenė tingėlluar si kopje nė kėtė festival, rasti i Serbisė duket tepėr flagrant. Nė kuadėr tė kėtij sensibilizimi ku artistėt shqiptarė pjesėmarrės e quajnė akt tė dėnueshėm dhe mėsojnė se nė rastin e pėrjashtimit tė Serbisė Anjeza Shahini kalon automatikisht nė vendin e gjashtė. Autori i tekstit tė kėngės shqiptare qė fitoi vendin e shtatė nė natėn finale nė Eurofest Agim Doēi tha pėr Tema se “Kėnga ka njė tekst qė po tė hiqen fjalėt pėr dashurinė, del njė kėngė pėr dele. Nė vend qė tė kėndojė delja ime ka kėnduar “Drenusha ime’- llane moje. Komiteti i Gjermanisė Spanjės dhe Francės qė janė themeluesit e EBU-sė e verifikuan dhe e kanė gjetur plagjiaturėn nė 100% tė kėsaj kėnge. Elimimi i Serbisė nė kėtė rast, mua nuk mė gėzon por mė garanton se EBU-ja ėshtė njė festival i votės demokratike dhe i telefonatave demokratike, tha Doēi. U habita kur sekretari i EBU-sė nuk e firmosi vendimin e pėrjashtimit kur serbi shfaqi shovinizėm nė konferencė me fjalėt e tij “do hakmerrem pėr 500 vjet robėri nėn Perandorinė Osmane. Edhe pse nga presidenti i EBU-sė ai kėngėtar u lejua tė konkurojė kur shfaqi shenja shovinizmi, u ndėshkua nga vetvetja. Fakti qė kėngėtari do tė eleminohet nga lista e fituesve pėr plagjiaturė mė garanton se nė festivalin qė do tė behet nė Shqipėri kushdo kėngė qė ta meritojė ēmimin e parė nuk do tė guxojė tė konkurojė nėse do tė ketė plagjiaturė.

Madje poeti Agim Doēi ėshtė interesuar pėr origjinėn e kėngės. “Janė kėnge pastorale tė ēobanėve, kur i kėndojnė deles dhe dashit qė tė qetėsojnė shpirtin rebel, bagėtive kur u jepet ujė”. Duke rrėfyer pėr traditėn e kėsaj muzike Doēi shton edhe faktin qė Anjeza Shahini kalon automatikisht nė vendin e gjashtė. Ai tha se “Kjo u konfirmua nga sekretari i EBU-sė qė ėshtė njėkohėsisht edhe mik personal i zotit Artiur Zheji. Ka konfirmuar nė tė gjithė vvebsitet me tituj tė mėdha se Serbia eliminohet dhe ēdo fitues pas vendit tė dytė do tė ngjitet njė kat mė lart. “Unė e dėgjova mė pas festivalit nė njė stacion turk kėngėn qė ėshtė vjedhur dhe e pashė se mė ngjante, por nuk mund tė kisha siguri, por fakti qė kėngėtari Azerbaxhanas e ka paditur ka treguar se kėnga duhet eliminuar”, tha kompozitori shqiptar Zhulali pėr TemA. Organizatori Gėzim Podgorica tha pėr TemA se ai vetė nuk e njeh muzikėn, dhe ėshtė nė ndjekje tė pohimeve qė po bėhen faqet e internetit dhe tė reagimit qė kanė pasur nė kėtė rast organizatiorėt kryesorė tė Eurofest. Derisa tė presim konfirmimin me shkrim pėr eliminim e kėngės sė Serbisė, do tė duhet pak kohė se janė ngritur pretedime edhe pėr plagjiatura tė tjera. Sidoqoftė ky ėshtė njė veprim jo i pėlqyeshėm pėr njė festival ndėrkombėtar pėr tė cilin mbajnė pėrgjegjėsi, jo vetėm kėngėtarėt, por edhe drejtuesit e saj.

Dhurata Hamzai, Gazeta Tema, 27-05-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.