Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne dashuri fillohet me rhetorike e perfundohet me filozofi.
--- Dyssord

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 152 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Gjuha :: Gjenet, popujt dhe gjuhėt
Postuar nga: Skampa

Gjuha Pėrfundimi i fundit shkencor: Pema gjenetike pėrputhet me pemėn gjuhėsore; plotėsohet dėshira e Darvinit; dhe vendi i Shqipes/Arbėrishtes dhe Arbėreshėve ėshtė atje ku i pėrket.

Shkrimi i mėposhtėm ėshtė nxjerrė nga libri i shkruar nga Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca, i titulluar: Luigi Luca Cavalli-Sforza, Genes, Peoples and Languages, North Point Press, New York, 2000. Profesor Luigji ėshtė i lindur nė Gjenovė mė 1922 dhe ka qenė professor nė Kembrixh, Parma, Pavia dhe tani ėshtė Profesor i Merituar i Gjenetikės nė Universitetin famėmadh tė Stanfordit, Kaliforni. Profesor Luigji ishte ndėr tė parėt qė shtroi pyetjen nėse gjenet e popujve bashkėkohorė pėrmbajnė regjistrin historik tė qenjes njerėzore. Ai dhe tė tjerė iu janė pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, tė parashikuar nga Darvini, me njė Po tė fortė. Libri i tij ėshtė pėrfundim i njė pune shkencore dhjetravjeēare tė tij dhe shumė shkencėtarėve tė tjerė me famė botėrore qė kanė patur si qėllim tė gjurmojė historinė 100’000 vjeēare tė zhvillimit njerzor. Ai ngre pyetje tė rėndėsishme shkencore, shoqėrore dhe politike, tė tilla si: Kur dhe ku u zhvilluan njerėzit? Si u perhapėn shoqėritė njerėzore nėpėr kontinente? Si kanė ndikuar shpikjet kulturore nė rritjen dhe pėrhapjen e popullsive? Cila ėshtė lidhja midis gjeneve dhe gjuhės? Nė libėr ai gjithashtu spjegon pse nuk ka bazė gjenetike ndarja racore, etj.

Trashėgimia njerėzore pėrbėhet nga dy pjesė: nga trashėgimia biologjike (gjenet) dhe trashėgimia kulturore (sjellja). Shumė tipare si gjatėsia, sytė, flokėt e lėkura janė tė pėrcaktuara gjenetikisht, por mėnyra e trashėgimit ėshtė pak e kuptuar sepse kėtu ndėrthuren edhe faktorė tė tjerė jo-gjenetikė si ushqimi, qėndrimi nė diell, etj. Me pėrkufizim, njė gjen ose njėsia e trashėgimisė ėshtė njė segment i ADN qė ka njė qėllim biologjik tė posaēėm dhe tė njohur (domethėnė qė prodhon njė proteinė tė veēantė). Po ashtu me pėrkufizim, njė racė ėshtė njė grup njerėzish qė mund tė njihen si tė ndryshėm biologjikisht nga tė tjerėt. Studimet gjenetike janė shumė tė gjėra dhe tė ndėrlikuara, por nė mėnyrė tė veēantė ka tėrhequr vėmėndjen gjeni mtADN (mitochondrial DNA) ngaqė ai ndodhet nė ēdo qelizė biologjike. Ėshtė pikėrisht ky gjen qė duke harxhuar pėrbėrsit ushqimore kimikė prodhon energjinė e nevojshme pėr rritjen dhe mbarėmbajtjen e qelizės. Ky fakt u pėrdor pėr tė kqyrur skeletin e njė burri tė periudhės sė Bronzit tė zbuluar pėr shkak tė shkrirejs sė akujve nė Alpet midis Italisė dhe Austrisė. Shkencėtarėt e quajtėn kėtė njeri 5000 vjeēar Eci (Oetzi) dhe studimet treguan se gjeni mtADN i tij ishte nė mėnyrė tė habitshme i njėjtė me atė tė popullisė sė tanishme tė tė njėjtit rajon. Kjo do tė thotė se ajo popullatė ka qenė e qėndrushme pėr tė paktėn 5000 vjetėt e shkuar.

Po ashtu, llogaritet lehtė qė tėrėsia e gjeneve tė trashėguara (genome) e njė popullate e cila pranon njė thithje gjenetike tė pandryshuar nga fqinjėt prej 5% pėr brezni pas tre shekujsh do tė ketė tė ruajtur vetėm 70% tė gjeneve origjinalė. Njė shembull kėtu janė Afrikano-Amerikanėt qė tani kanė mesatarisht 70% tė gjeneve tė tyre origjinale dhe 30% tė gjeneve tė tė bardhėve. Me kėtė ritėm, Afrikano-Amerikanėt do tė kenė rreth 10% tė gjeneve tė tyre origjinale pas 1000 vjetėsh jetese nė Amerikė. Nė lidhje me kėtė, numri mė i vogėl i njerėzve qė mundėson shmangien e pasojave tė dėmshme tė kryqzimit nėpėrmjet martesės ėshtė 500 veta. Nė lidhje me kryqzimet, ėshtė zbuluar nga regjistrat e vjetėr se largėsia mesatare midis vendlindjes sė burrit dhe gruas ishte 5-10 km pėr bujqit Europianė tė shekullit XIX, por qė filloi tė rritet mė vonė pėr shkak tė ndėrtimit tė hekurudhave.

Natyra nėpėrmjet pėrzgjedhjes sė saj zakonisht ndikon mbi njė gjen tė veēantė duke pėrkrahur forma tė caktuara tė tij (alleles), tė cilat andaj pėlqehen mė shumė se tė tjerat nė ambjente tė caktuara. Kėshtu bie fjala, njerėzit me gjak zero janė mė tė prirur tė kenė ulēer gastrodeudonale, e cila siē ėshtė zbuluar sė fundi shkaktohet nga bakteri Helicobacter pylori. Nga ana tjetėr, rastėsia gjenetike ndikon mbi gjithė gjenet me tė njėjtėt ligje tė mundėsisė sė ndodhjes sė ngjarjes. Midis gjeneve qė shfaqin ndryshueshmėrinė mė tė madhe gjeografike janė gjenet e vetmbrojtjes (immunoglobulin genes), tė cilėt prodhojnė kundratrupat e nevojshėm nė trupin e njeriut pėr tė luftuar sėmundjet ngjitėse.

Njerėzit e sotėm (Homo sapiens) mendohet tė jenė shfaqur para 500’000 vjetėsh. Kafka tė ngjashme me atė tė njeriut sot dhe me vjetėrsi rreth 100’000 ose mė shumė vjet janė gjetur ne Afrikėn Jugore dhe Lindore. Ndėrsa gjuhėt e njeriut tė sotėm mendohet tė jenė zhvilluar para 50’000-150’000 vjetėsh.

Ēeshtja e pėrcaktimit tė datave tė hershme tė zhvillimit njerėzor vėshtirėsohet prej faktit se metoda e karbonit rrezatimlėshues 14C pėrcakton deri nė 40’000 vjet. Kjo metodė llogarit sa thellė ka shkuar zbėrthimi i karbonit 14C, por duke parashikuar qė pėrqėndrimi i 14C nė atmosferė tė ketė ngelur i pandryshuar me kohėn. Me rėndėsi tė veēantė nė zhvillimin njerėzor ėshtė periudha e quajtur Neolitike qė nis 10’000 vjet mė parė, sepse pranohet se qė nga atėhere fillon tė zhvillohet bujqėsia dhe pėrhapja e saj, gjė qė solli njėkohėsisht edhe fillimin e shtimit tė popullsisė. Pėrhapja e bujqėsisė qe (dhe ėshtė – shėnimi im) njė ndėrthurje e pėrhapjes nėpėrmjet zhvendosjes sė bujqėve dhe e pėrhapjes sė njohurisė dhe mjeteve tė bujqėsisė.

Periudha e fundit akullnajore filloi nė Europė 25000 vjet mė parė dhe vazhdoi deri 13000 vjet mė parė. Nga gjetjet arkeologjike njehsohet se ringulmimi njerėzor nė Europė filloi pikėrisht 13000 vjet mė parė dhe u pėrhap me njė shpejtėsi prej 0.5-2 km/vit, gjė qė nė fakt ishte sa shpejtėsia e tėrheqjes sė akujve. Populli qė i ngjason mė shumė Europianėve tė periudhės Paleolotike dhe Mesolitike (mė tė hershėm se ajo Neolitike) ėshtė populli Bask. Studimet gjenetike e pohojnė origjinėn e tyre tė stėrlashtė. Baskėt flasin njė gjuhė qė ėshtė tėrėsisht ndryshe nga gjuhėt e Europianėve tė tjerė (ngjashmėria me Shqipen e vėrejtur 200 vjet mė parė – shėnimi im). Studimet gjenetike treguan se popullsia Baske ngjason me Hunzakėt qė banojnė nė luginėn e Hundėzės (ku takohen Afganistani, Pakistani dhe Kina - shėnimi im) dhe flasin gjuhėn Burrushaski. Paralel me kėtė fakt janė edhe gjetjet e mumjeve 3800 vjeēare nė pjesėn mė tė largėt perendimore tė Kinės pėrgjatė Rrugės sė Mėndafshit dhe qė gjenetikisht dhe sipas veshjeve ėshtė provuar tė jenė me origjinė Europiane. Mendohet se mumjet iu pėrkasin popullit Tokarjan (Tokė-are-janė – shėnimi im), gjuha Indo-Europiane e tė cilit mendohet e zhdukur tashmė por me disa shkrime tė ruajtura nė njė shkrim tė lashtė Indian.

Disa gjuhėtarė mendojnė se gjuha prindėrore nga e cila ka lindur njė familje gjuhėsh duhet tė rindėrtohet me synimin qė tė shprehė njė lidhje gjenetike midis familjeve. Megjithatė, metodat e deritanishme gjuhėsore nuk kanė arritur tė japin njė pemė tė vetme pėr tė gjitha gjuhėt e botės. Gjuha ėshtė njė krijim njerėzor qė mbėshtetet edhe nė kulturė edhe nė biologji, sepse ajo ėshtė pėrfundim i pėrzgjedhjes natyrore qė ndikoi mbi ndėrtimin (anatominė) dhe punėn e sistemeve tė brendshme (fiziologjinė) tė trupit tė njeriut. Pra, ndėrsa vetė gjuha ėshtė njė krijim kulturor, ajo nė tė njėjtėn kohė kėrkon themele tė sakta trupndėrtuese dhe nervore. Prandaj edhe njerėzit ndryshojnė prej kafshėve pikėrisht prej kulturės sė tyre tė pasur dhe tė regjistruar. Kultura, ose e thėnė ndryshe aftėsia pėr tė mėsuar nga pėrvoja e tė tjerėve, ėshtė njė ndodhi e veēantė e natyrės njerėzore qė pėrcaktohet nga shkalla e njohurisė. Prandaj tejēimi i kulturės kalon nėpėr dy hapa tė nevojshėm: sė pari ajo duhet tė bėhet e njohur qė mėpastaj tė pranohet. Nė kėtė mėnyrė Romakėt ndėrtuan tė parėn kulturė politikisht tė bashkuar, ndonėse ajo mė vonė ajo u shkel nga pushtuesit barbarė qė vinin nga Lindja.

Krahasimi i familjeve gjuhėsore nė botė me pemėn gjenetike botėrore tregoi se ato pėrputhen shumė mirė. Madje familjet gjuhėsore tė ndėrlidhura shpesh drejtohen tek njė bazė e pėrbashkėt gjenetike dhe popullore. Kjo shihet nė Figurėn 1 (e ruajtur si nė origjinalin Anglisht), e cila pėrmban 38 popullata dhe 16 familje tė mėdha gjuhėsore. Menjėherė vėrehet se popullatat fqinje nė pemėn gjenetike zakonisht flasin gjuhė tė sė njėjtės familje. Ky fakt ndihmon qė tė nxirret nėpėmjet pemės gjenetike data e pėrafėrt e origjinės sė njė familje gjuhėsore. Kėshtu, shumica e familjeve gjuhėsore duken se janė zhvilluar 6000-25000 vjet mė parė. Popullatat e pėrzjera gjenetikisht priren tė ruajnė vetėm njė nga dy gjuhėt origjinale dhe, ndonėse ka huazime fjalėsh nga gjuha tjetėr, ato qė ruhen janė format, qėllimet dhe renditjet e fjalėve tek shprehjet dhe fjalitė (gramatika).

Ngjashmėria ndėrmjet zhvillimit biologjik dhe atij gjuhėsor qėndron nė faktin se ato pasqyrojnė tė njėjtėn histori tė popullatave qė ndahen apo zhvillohen nė mėnyrė tė pavarur. Gjenet ndikojnė nė njėfarė mėnyre tek aftėsa pėr tė folur njė gjuhė tjetėr, por nga ana tjetėr largėsia gjuhėsore e zvogėlon mundėsinė e shkėmbimeve gjenetike ndėrmjet popullatave tė tilla. Zhvillimi gjuhėsor ėshtė njė lloj i veēantė i zhvillimit kulturor, ku shpejtėsia e mundshme pėr njė gjuhė tė ndryshojė ėshtė shumė herė mė e madhe se ajo pėr njė gjen. Shembull pėr kėtė ėshtė ndikimi qė sjellin dyndjet dhe pėrzjerjet e mėdha tė popujve. Bie fjala, gjuha Hungareze ėshtė e rrethuar nga gjuhė Indo-Europiane, ndėrkohė qė ajo ėshtė gjuhe Uralike. Arėsyeja pėr kėtė ėshtė dyndja nė fund tė shekullit IX e Magjarėve Uralikė dhe mbretėrimi i mėpastajshėm i tyre nė Hungarinė e sotme. Por meqenėse ato pėrbėnin atėhere 30% tė popullatės, tani rreth 10% e gjeneve nė Hungari ngjason me gjenet Uralikė.

Shembujt e zėvėndėsimit tė gjuhės nuk janė tė kufizuara vetėm nė Europė, historia e shkruar e sė cilės ėshtė mjaft e hershme. Kėshtu bie fjala, pushtimet Arjane (Arė-janė - shėnimi im) 4000 vjet mė parė tė Persisė, Pakistanit dhe Indisė pėrcollėn gjuhėt Indo-Europiane nė hapėsirat ku fliteshin gjuhėt e familjes Dravidian. Suksesi dhe mizoria e luftės sė Arjanėve ndaj vendasve nė Indi ėshtė treguar e gjallė nė epikėn e madhe historike tė Indisė tė quajtur Mahabharata, origjinali i sė cilės qe shkruajtur nė Sanskrit. Zėvėndėsimi tėrėsor i njė gjuhe me njė tjetėr ndodh mė me lehtėsi nė prani tė shtypjes poltike tė organizatave tė forta tė tė sapoardhurve, siē ėshtė rasti me Amerikat. Megjithatė, ka raste qė gjuhė tė veēanta tė folura nė vendė fqinje mund tė mbesin pothuaj tė pandikuara pėr mijra vjet edhe sikur gjenet e fqinjėve tė tyre pėsojnė ndryshime tė pjesėshme ose madhore.

Familja Indo-Europiane e gjuhės ėshtė mė e studiuara, ndonėse pėrpjekjet pėr tė caktuar vendodhjen fillestare tė saj kanė ēuar nė pėrfundime mjaft tė ndryshme. Shkencėtarėt arrijnė nė pėrfundimin se pėrhapja e gjuhėve Indo-Europiane pėrputhet me fillimin e pėrhapjes sė bujqėsisė 9’500-10’000 vjet mė parė. Duke u nisur nga metoda dhe nė kohė tė ndryshme, shkencėtarėt arritėn nė tė njėjtėn pemė tė tė 63 gjuhėve Indo-Europiane, e cila paraqitet nė Figurėn 2 ku boshti i poshtėm tregon vitet. Nė mėnyrė tė qartė shihet se gjuha Shqipe ėshtė mė e vjetra dhe i pėrket kohės sė fillimit tė pėrhapjes sė bujqėsisė. (Sqarohet lexuesi se ar-bėrės = ar-banas = arbėresh ėshtė emri i vėrtetė i bujqėve qė diskutohen nga shkencėtarėt joshqiptarė. Rrjedhimisht dhe lehtėsisht kuptohet se ēfar gjuhe kanė folur ato bujq tė stėrlashtė dhe ato para e pas tyre. – shėnimi im).

Figura 2 edhe njė herė ripohon lidhjen qė egziston ndėrmjet biologjisė dhe gjuhėsisė. Biles Ēarls Darvini nė librin e tij Origjina e Llojeve pat shprehur nė mėnyrė tė kthjellėt se nė qoftė se dihej pema biologjike e prejardhjes sė grupeve njerėzore, atėhere mund tė nxirrej pema pėrkatėse gjuhėsore. Njė pėrpjekje e tillė nuk u bė deri nė vitin 1988, kur Prof. Luigji dhe shkencėtarė tė tjerė vėrtetuan lidhjen qė egziston ndėrmjet gjeneve, popujve dhe gjuhėve vetėm pasi ato ndėrlidhėn tė dhėnat botėrore tė grumbulluara nė gjenetikė, arkeologji dhe gjuhėsi. Pikėrisht mozaiku gjenetiko-gjuhėsor i zbuluar shpreh qartė shkėmbimet dhe pasojat e zgjerimeve tė shumta qė kanė ndodhur nė historinė njerėzore.

Edhe pse huazimi i fjalėve tė huaja egziston, sidomos nga fqinjėt, studimet dhe pemėt gjuhėsore tregojnė se njė gjuhė ndryshon nė njė mėnyrė tė pavarur nga ndryshimet qė ndodhin nė gjuhėt e tjera. Ndryshueshmėria nė njė gjuhė vėrehet sė pari nė ndryshueshmėrinė tingėllore dhe pohimi mė i mirė pėr kėtė ėshtė fakti qė nė ēdo vend Europian, por edhe nė SHBA, egzistojnė dallime nė mėnyrat e shqiptimit dhe theksimit tė fjalėve (dialektet) midis Veriu dhe Jugut, Perėndimit dhe Lindjes. Ndryshueshmėria vėrehet gjithashtu edhe nė pasurinė apo mungesėn e tingujve si dhe nė egzistencėn e fjalėve tė njėjta po me kuptime tė ndryshme. Studimet shkencore nė lidhje me dialektet treguan se nuk ka dy fjalė dialektore qė t’i kenė kufinjtė e shtrirjes tė njėjtė. Shkencėtarėt e shohin zhvillimin gjuhėsor si njė shembull tė zhvillimit kulturor, prandaj ndonėse studimi i zhvillimit gjuhėsor filloi nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX, pėr to ka akoma shumė punė studimore pėr t’u bėrė nė kėtė drejtim.

Pėrgatiti Saimir Lolja
Nėn-Prof. Dr. PEng.
Gazeta Shekulli/Illyria 20_21-05-2004


Figura 1.


Figura 2.





© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.