Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ti besh nje sherbim nje te mjeri eshte nje menyre delikate e te tallurit me fatkeqsine e tjetrit.

--- Ch. Regismanset

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 162 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Elita :: Fisniku i Arvanitasve
Postuar nga: Skampa

Elita Vangjel Ljapi, arvanitasi 90 vjeēar i cili ka botuar 26 libra pėr arvanitasit dhe katėr te tjere i ka nė botim.

Sapo kisha marrė njė email nga At Antonio Belushi, Prifti Arbėresh i cili ėshtė personaliteti mė i njohur pėr diasporėn shqiptare kudo nė botė, kėshtu qė do ta quaja tė tepėrt paraqitjen e tij. Mė shkruante se pėr librin e tij tė ri mbi arvanitasit e Greqisė qė do tė botonte, donte njė parathėnie nga Vangjel Ljapi, arvanitasi 90 vjeēar i cili banon nė Elefsina tė Greqisė, vend i cili ndodhet nė periferi tė Athinės rreth 45 kilometra larg qendrės. Nga tė gjithė studjuesit por edhe nga vetė vendasit njihet se kjo zonė ėshtė nė pėrqindjen e saj mė tė madhe me popullsi Arvanitase. Sapo mbėrrita shkoj tek furri i bukės dhe pyes se ku banon baba Vangjeli. Djaloshi qė nė fillim mė vėshtroi me pak ēudi pėr familjaritetin qė unė tregova mė pėrgjigjet, ja tek ėshtė, ai plaku atje ndė anė tė rrugės. E pashė pėr herė tė parė atė njeri, i cili ka botuar 26 libra pėr arvanitasit dhe katėr pret me durim qė t’i botojė. Disa prej tyre janė: Martesa Arvanitase, Laografia Erotike e Arvanitasve, Zakone Arvanitase-Mentalitete, Vajtime Arvanitase, Kėnga Erotike Kundurjotase, Lojrat fėminore tė arvanitasve, Tradita Popullore dhe pėrralla, Vallet Arvanitase,... etj. Njė thesar me tė vėrtetė i pasur i kulturės sė Arvanitasve tė Greqisė dhe tabanit tonė kulturor kombėtar.

E kisha perfytyruar ndryshe me thėnė tė drejtėn, mendoja tė takoja njė plak tė shėndoshe dhe tė rėndomtė tė krusur nga mosha dhe vitet qė mbante mbi shpinė. Por u ēudita kur vėrej njė plak me tė vėrtetė elegant dhe me njė vėshtim mjaft krenar qė tejēponte retė. E shoqėronte njė vajzė ruse e cila e ndihmonte me sa duket pėr nevojat e pėrditshme. E pyeta vajzėn rusisht se si e quajnė dhe ajo duke qeshur e befasuar mė tha se quhej Txia. Kurse ai vetė m’u paraqit me njė krenari qė i ngjante mė shumė fisnikėve tė lashtė shqiptarė. Mė zgjati dorėn dhe mė tha plotė krenari dhe solemnitet: Vangjel Ljapi, Arvanitas dhe qeshi. Mė befasoi me thėnė tė drejtėn pasi janė tė rrallė arvanitasit qė e tregojnė me aq kreanri origjinėn e tyre kėtu nė Greqi. Atėherė kuptova pse At Antonio kėkonte dorėshkrim nga barba Vangjeli, ish avokat nė profesion. Ishin disa metra deri tek shtėpia qė duhej t’i bėnim nė kėmbė. Parkova makinėn dhe u drejtova pėr tek porta. Pashė mbi pesė qen tė mėdhenj qė u sulėn. Nėse nuk i lidhni qentė i thash duke qeshur as qė bėhet fjalė tė futem brenda. Ja edhe njė shqiptar qė paska frikė nga qentė, mė tha edhe ai duke qeshur. U futėm brenda. Ishte njė shtėpi tepėr tradicionale me motive popupullore druri. Kėtu kam lindur mė tha. Ja kjo ėshtė vatra ime, urdhėro e hyr. Jam shumė i gėzuar qė mė jepet mundėsia tė shkruaj pėr librin e mikut dashamirė Antonio Bellushi nė lidhje me arvanitasit e Greqisė mė tha.

DISA PĖRGJITHĖSIME MBI ARVANITASIT E GREQISĖ

Para sė gjithash dua tė them se ne arvanitasit e Greqisė, mė tha, e flasim pak ndryshe gluhėn. Kėshtu qė unė po e shkruaj ashtu sikurse ne e flasim, pra me drejtshkrimin e tė folmes sonė. Kėtu e shtatėdhjetė vjet studioj pėr arvanitėt e Greqisė. Jam nga rrėnjė arvanite e pėr kėtė do tė mundohem tė flas sa mė thjeshtė. Dua tė pohoj se historianėt gjithēka kanė shkruar pėr atė popull kanė bėrė shumė gabime dhe kjo jo pėr arsye se ata nuk njohin tė vėrtetėn por me dashje kanė mohuar te vertetren. Dua tė flas pėr atė popull, i cili u lartėsua gjate kryengritjes greke tė vitit 1821. Ata morrėn armėt nė dorė, dhanė jetėn e tyre pėr t’i dhėnė lirinė Greqisė, e cila ishte skllave pėr katėrqint vjetė me rradhė. Dhe nė gjithēka qė u shkruajt pėr ta askund nuk pėrmendet origjina e tyre arvanite. I pėrmendin ata si gjeneralė, si admiral, shkruajnė pėr Kanarin, Karaiskaqin, Mjaulin, Bubulinėn, Marko Boēarin edhe shumė tė tjerė, por as edhe njė fjalė tė vetme nuk gjendet e shkruar tė thojė se ata ishin nga rrėnjė arvanite, nė njė kohė kur ata kishin pėr gjuhė tė mėmės sė tyre gjuhėn arvanite. Ata qė nė njėrėn dorė kishin penėn dhe nė tjetrėn dyfekun nuk dinin tė lėshonin pe atje ku s’duhej. Dhe nuk mjaftoi e gjithė kjo, por kur vendi fitoi lirinė, krijuan njė klimė e cila i pėrfliste arvanitasit si njerėz nga shtresa tė njė kategorie tė ulėt, tė trashė e budallenj, tė cilėt vlenin vetėm pėr ēobenj e punėtorė krahu.

Unė kam lindur nė vitin 1914, atėherė kur arvanitasit kishin filluar ta fshihnin emrin e tyre duke mos treguar mė se kishin rrėnjė arvanitase. Akoma edhe sot mė vjen ndėr mend gjyshi im i cili mė mbante ndėr gjunjė e mė thoshte: “te mos flasėsh aravnite se do tė bėnesh budalla”. Nuk mė vinte fare mirė kur e dėgjoja e njė ditė i thashė: -po mirė o gjysh, ti qė e flet budalla je? Im gjysh nuk e priste kėtė pėrgjigje dhe ashtu plot namuz mė tha: “pėr neve lėre, pėr ju eshtė problemi”. Mu ngulit pėr keq ajo fjalė. E shikon i thashė vetes-jam nga fara e budallenjve. Qysh nga ai ēast fillova tė studjoj ditė e natė. Doja tė mėsoja tė vėrtetėn e tė largoja nga shpirti atė lėndes qė mė shkaktoi biseda me tim gjysh.

Njė ditė nė shkollė nė orėn e mėsimit tė historisė, mora guximin edhe pyeta mėsuesin se pėrse libri nuk e shkruan qė ata qė i dhanė lirinė Greqisė janė Arvanitas? Pėrgjigja qė mora ishin dy shuplaka tė rrufeshme tė pashoqėruara me asnjė fjalė. Kjo ishte lėndesa e dytė qė dalėngadalė nė shpirtin tim po fillonte tė krijonte njė plagė. Ndėrrova shkollėn. Kur vajta tek shkolla e dytė, prapė bėra tė njėjtėn pyetje. Doja patjetėr njė pėrgjigje. I them mėsuesit shqetėsimin tim. Ai ishte njeri i mirė. Nuk mė qėlloi aspak por mė pruri tė lexoja broshura ku shkruanin tė vėrtetėn. Mora njė pėrgjigje, e cila mė bėri tė ndjehem i gėzuar pėr origjinėn time, pėr rrėnjėn time arvanite. Vazhdova tė lexoj, tė lexoj e tė shkruaj njėkohėsisht, e tė them se do tė shkruaj sa tė jem gjallė pėr origjinėn e popullit tim. Studiova aq shumė sa hyra deri nė thellėsi tė sė vėrtetės. Kam shkruar 30 libra dhe kam botuar 26. Ndjej se kam bėrė atė qė duhej tė bėj njė arvanit i vėrtetė. Shkruajta tė drejtėn edhe ndjehem tepėr i plotėsuar dhe i gėzuar pėr kėtė.

Mė pyesin akoma edhe sot e kėsaj dite: -Nga jemi, cilėt jemi, si erdhėm ne kėtu nė Greqi? Unė ju pėrgjigjem! -Do t’iua them si pėrrallė. Kėtu e para gjashtėqint-shtatėqint vjetėsh, njė herė e njė kohė, na ish njė popull shumė i varfėr. Nuk kishte as bukė tė hante. Tė korrat e nga pasuria ishin tharė. Lanė vendin e tyre e nisėn tė kėrkojnė njė tjetėr mė tė mirė. Morrėn ato pak plaēka, bėn kryqin pėrpara perėndisė e morėn udhėt. Mbėrritėn ndėr vende tė buta e me njerėz tė urtė e zunė njė vend atje ndėr ta. Panė se atje njerėzia kish bėrė prokopi edhe ishin ortodoks si ata, morrėn toka jo fort pjellore, ngritėn njė kasolle, shtin ndė tė konak edhe mbėshtetėn kokėn. Me vendasit u miqėsuan e ashtu pak nga pak filluan edhe ata tė rregulloheshin e tė shohin edhe ata figurėn e perėndisė. Filluan tė bėjnė prokopi edhe mbetėn tė bashkuar si grushti. Zgjidhnin njė prijės dhe i bindeshit atij si ushtarė. Filluan tė ndėrtonin shtėpi e pak nga pak krijuan fshatrat e tyre. Akoma edhe sot e kėsaj ditė rreth e rrotull qyteteve janė fshatrat arvanite qė rrethojnė qytetet si kurorė. Vitet kalonin dhe ata tashmė kuptuan se pėr ta ai ishte vendi i tyre, sepse atje ata qanin tė vdekurit e tyre, atje kishin shtėpitė, atje lindeshin djemtė e tyre, atje shkonin nė shkollė fėmijtė e tyre, aty hanin bukėn e elbtė. Ēdo mbrėmje, mbas pune ato zemrat e tyre kėndonin e hidhnin valle.

Gjatė gjithė kohės mblodha mijra kėngė qė dalin nga fryma e pasur dhe nga bukuria e shpirtit.

Pėr katundin:
Pėr katundin kur luftove tėr tė miratė i ēove
tek katundi dhashė njė herė, do mė japi njė mijė herė.

Pėr Besėn:
Fjalėn ēdo kujt mund tė e jap, se jap ēė ta marrė prapė
Mbahem tek fjala ēė dhashė, e do bėjte siē e thashė.

Dheu ynė:
Kėtė botė tė gjithė e kemi, kėsaj bote djelmė jemi.
Kėtu gjakun kemi derdhur sa kan hyr i kemi ndjekur
Derdhėm gjakun pėr Greqinė neve i dhamė lirinė.

Pėr gjuhėn:
Arvanitas, tė kėndojmė, gjuhėnė tė mos e harrojmė
goj me goj mbetet tek jeta, mbahetė me kėngė e drejta

Pėr zakonet:
Le tė jemi siē jemi e tė mbajmė ato qė kemi
Mbajmė fort zakonet tėnė, ti lem siē na i kanė lanė.

Ja kėshtu ne Arvanitasit e Greqisė e ruajtėn kulturėn tonė. Vitet kalojnė dhe tė tjera vite tė reja vijnė, e pėrgjatė saj gjuha arvanite filloi tė zbehet. Rinia s’e di gjuhėn, pleqėria e di po nuk e flet. Disa fshatra malore e flasin paksa akoma. Ajo ē’ka mbeti e mbetet nga vitet trashėgim ėshtė njė psikologji e veēantė, e dallueshme, njė karakter tepėr i thellė, qė sot tė hershmit nuk e dijnė nga vjen dhe ku i ka rrėnjėt. Ajo ē’ka ka mbetur nga rrėnjėt arvanite, sipas analizave qė kam bėrė me veten time janė se nė pėrgjithėsi arvanitasit karakterizohen keto tipare tė veēanta: - nuk flasin shumė, janė shumė tė vendosur, e mbajnė besėn, bėjnė punė tė pastėr, njerėz me kėmbė tė forta qė nuk tremben nga vėshtirėsitė, janė burra trima, janė kryelartė e nuk skllavėrohen mė ēdo kollaj. Por po t'i pyesėsh se nga e kanė rrėnjėn (origjinėn) nuk e dinė.

Shumica e arvanitasve ishin tė varfėr, por ajo qė mė duhet tė pohoj ėshtė se kurrė se ulin kokėn. Ēdo shtėpi kishte avlli tė madhe rreth e rrotull. Nė aborr tė saj kishin furrin, kotecin, stanin pėr dele, dhi, kalin e gomarin, njė vend pėr zarzavate. Qysh nė verė shkonin nė pyll pėr tė bėrė dru pėr dimėr. E kėshtu shtėpia kishte mish, qumėsht, djath, perime, lesh pėr mbulesa e pėr fanella trupi e plot tė mira. Por koha ecėn. Kushdo qė ėshtė i sotėm bėhet i shkuar. Tė reja lindin ēdo ditė. Jeta ndyshon vazhdimisht. Populli Arvanitas i Greqisė ecėn pėrkrah historisė, e pėrgjat saj lė pas gjenin e tij, tė mirat e tė ligat. Ajo qė mė duhet tė them ėshtė: A la gjė pas? DHE UNĖ THEM, SE LA ATĖ QĖ NE KEMI SOT, ATĖ QĖ KEMI NDĖ SHPIRT !

Pėrgatiti: Lirio Nushi


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.