Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ē'ha goja, tregon boja
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 171 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Njė rrėfim terrori i rremė i Maqedonisė qė ēoi nė vdekje
Postuar nga: Fiori

Lajme Nicholas Wood nga Gazeta The New York Times, Maj 17, 2004

Shkup, Maqedoni, Maj 14. Rreth dy muaj mbas sulmeve tė 11 Shtatorit 2001 nė Nju Jork dhe Uashington, njė grup zyrtarėsh tė lartė u takuan kėtu nė Ministrinė e Brendshme tė Maqedonisė pėr tė vendosur se si vendi i tyre do tė merrte pjesė nė fushatėn e udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara kundėr terrorit.....

Nė vend tė ofronin trupa pėr tė mbėshtetur ushtarėt Amerikanė qė luftonin nė Afganistan, ashtu si bėnė vendet e tjera tė rajonit, zyrtarėt e vjetėr (tė lartė) dhe komandantėt e policisė ngjizėn njė plan tė “zbulonin” njė pėrbetim (komplot) terrorist kundėr interesave tė Perėndimit nė Shkup, thonė hetuesit policorė kėtu.
Plani, thonė ata, pėrfshinte tėrheqjen e emigrantėve tė huaj nė vend, ekzekutimin e tyre nė njė betejė tė armatosur tė inskenuar, dhe pastaj pohimin se ata ishin njė njėsi e mbėshtetur nga Al Qaeda me qėllim sulmimin e ambasadave tė Perėndimit.
Nė 2 Mars 2002, ky plan u realizua kur Ministri i Brendshėm Ljubēe Boshkovski shpalli se shtatė “muxhahidinė” u vranė herėt asaj dite nė njė shkėmbim zjarri me policinė afėr Shkupit. Diplomatėve tė Perėndimit ju shfaqėn fotografi qė tregonin trupat e burrave tė vrarė me tesha uniforme dhe armė gjysėmautomatike pėrkrah.
Nė atė kohė, diplomatėt nė Shkup ngritėn pikėpyetje mbi rrėfimin e qeverisė, por u desh deri sa qeveria e udhėhequr nga nacionalistėt tė humbiste zgjedhjet nė Shtator 2002 dhe njė administraėt e re e qendrės sė majtė tė vinte nė fuqi qė polica tė fillonte tė hetonte pėrleshjen me vendosmėri. Shtrirja e plotė e pėrfshirjes sė shtetit nė incident ka dalė vetėm nė dy javėt e fundit.
Nė 4 Maj, prokurorėt e shtetit paditėn tre komandantė tė vjetėr (tė lartė) policie pėr vrasjet, bashkė me dy oficerė policie tė tjerė dhe njė biznesmen. Zt. Boshkovski, qė u votua kundėr nga zyra bashkė me kolegėt e tij nė Shtator 2002, kėrkohet pėr pyetje nė lidhje me sulmin, por policia thotė se ai ka lėnė vendin dhe besohet se ėshtė nė Kroaci. Qeveria aktuale ka ngritur gjithashtu pyetje nėse burri qė ishte kryeministėr nė atė kohė, Ljube Gjeorgjevski, dinte rreth planit.
Duke folur nė Parlamentin Maqedonas nė fund tė Prillit, Hari Kostov, qė ishte ministėr i brendshėm nė atė kohė dhe prej atėhere ėshtė bėrė kryeministėr, pyeti Zt. Gjeorgjevski nėse ai kishte dhėnė “dritėn e gjelbėr pėr operacionin.”
Zt. Gjeorgjievski nuk u pėrgjigj nė kėtė rast, por ai dhe Zt. Boshkovski vazhdimisht kanė mohuar ēdo lidhje me pėrbetimin. Megjithatė, ish antarė tė administratės sė tyre thonė se hetimi ka implikuar shtetin nė nivelet mė tė larta.
“Ėshtė monstruoze, dhe nuk ka vėrtet asnjė shpjegim tjetėr pėr kėtė,” tha Dosta Dimovska, njė ish zėvendėskryeministre nė qeverinė e Zt. Gjeorgjievski dhe mė vonė shefe e agjensisė sekrete Maqedonase. “Dėmi do tė jetė vėshtirė tė riparohet.”
Njė kėshilltar i vjetėr i qeverisė dhe ish zyrtar i Ministrisė sė Brendshme qė foli nė kushte anonimati tha: “Atė e bėri shteti. Atė e bėri Republika e Maqedonisė. Dhe ne do na duhet tė paguajmė ēmimin.”
Nė fund tė 2001, mbas gjashtė muajsh luftė guerrile me rebelėt Shqiptarė etnikė, mardhėniet midis qeverisė nacionaliste Maqedonase dhe botės sė jashtme ishin nė zbaticėn mė tė ulėt. Diplomatėt, zyrtarėt qeveritarė dhe hetuesit kėtu sugjerojnė se qeveria shpresonte tė pėrdorte fushatėn kundėr terrorizmit tė mbas 11 Shtatorin pėr ti dhėnė qeverisė njė dorė tė lirė nė konfliktin e saj me shumicėn Muslimane tė Shqiptarėve etnikė.
Sipas njė pėrmbledhje mė tė fundit nga njė zyrtar i Ministrisė sė Brendshme, mbas takimit tė parė planifikues nė Nėntor 2001 komandantėt e policisė u lidhėn me shefin e policisė nė Delēevo, njė qytet pranė kufirit me Bullgarinė. Delēevo ėshtė gjithashtu vendlindja e Zt. Gjeorgjievski dhe njė qendėr e njohur pėr trafikun njerėzor.
Zyrtari tha se shefit tė policisė ju tha tė “gjente njė grup Muslimanėsh me njė pėrshkrim tė caktuar fizik, qė tė dukeshin si muxhahidinė.”
Nė njė intervistė sė fundi, ky shef policie, Vlatko Ristov, qė ishte gjithashtu njė antar i partisė nacionaliste tė Gjeorgjievskit, VMRO DPNE, (VMRO DPMNE- shėn im) pranoi lidhjen me trafikantin pėrgjegjės pėr gjetjen e emigrantėve.
“Unė vetėm kontaktova personat qė transportuan ata” pėrgjatė kufirit me Bullgarinė, tha Zt. Ristov. Ai tha se udhėtimi pėr nė Shkup i grupit u organizua nga njė tjetėr trafikant njerėzish me bazė nė Shkup.
Por mė vonė nė tė njėjtėn intervistė, ai mohoi ēdo njohje tė marrveshjes, dhe tha se kallzimet pėr pėrzierjen e tij janė bėrė nga kriminelė lokalė qė kėrkojnė diskreditimin e tij.
Emigrantėt – gjashtė Pakistanezė dhe njė Indian – shpresonin tė gjenin rrugėn e tyre nė Europėn Perėndimore, kur ata u kontaktuan nga trafikantėt, dhe ju ofrua mundėsia pėr udhėtimin nė Greqi, tha zyrtari i Ministrisė sė Brendshme. Paksitanezėt mė vonė u identifikuan si Muhammed Riaz, Omar Farooq, Syed Bilal, Hussein Shah, Asif Javed dhe Khalid Iqbal. Emri i indianit mbetet i panjohur.
Ata u sollėn nga matanė kufirit dhe u strehuan nė Delēevo pėr njė natė, mbas sė cilės u mbartėn pėr nė Shkup dhe u shpunė nė njė apartament, ku ju dha ushqim dhe veshje. Zyrtari nuk mund tė thotė pėr sa gjatė burrat u mbajtėn nė apartament.
Nė tė njėjtėn kohė njė njėsi speciale policie, e quajtur Luanėt, e formuar nga dhe nėn kontrollin e drejtpėrdrejtė tė ministrit tė brendshėm, u udhėzua tė stėrvitej pėr njė operacion antiterrorist nė bazėn e tyre tė Katlanovės, njė fshat pranė Shkupit.
“Vetėm gjenerali i tyre e dinte se ata nuk ishin terroristė tė vėrtetė”, tha zyrtari.
Nė Shkurt 2002, Zt. Boshkovski befasoi njė diplomat Perėndimor me pohime rreth pranisė sė muxhahidinėve nė zonat e prekura nga konflikti i vitit tė shkuar nė veriperėndim tė Shkupit, diēka qė diplomati tha se monitoruesit ndėkombėtarė tė pushim zjarrit nė rajon nuk mund ta konfirmonin.
Nė 2 tė natės nė 2 Mars, tha zyrtari, shtatė burrat Aziatikė u mbartėn me njė furgon nė njė vreshtė nė rrethinat e Shkupit dhe u lanė atje. Sapo shoferi i tyre u largua, katėr antarė tė Luanėve hapėn zjarr mbi burrat me armė automatike duke i vrarė tė shtatė.
Brenda orėve, Zt, Boshkovski u shfaq pėrjashta Ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara nė Shkup i shoqėruar nga ekipe kamerash televizive, njė personel shoqėrues i blinduar dhe antarė tė Luanėve, ku ai shpalli pėrleshjen dhe shpjegoi se policia kishte vėzhguar njerzit, qė dyshoheshin pėr lidhje me Al Qaeda dhe rebelėt etnikė Shqiptarė, pėr ti parandaluar ata nga kryerja e sulmeve kundėr Ambasadave Britanike, Amerikane dhe Gjermane.
Nė njė deklaratė dukshėm kontradiktore, ai gjithashtu tha se pėrleshja ndodhi kur njė patrullė rutinė e policisė ishte gjendur nė pritė.
Autopsitė qė ju bėnė burrave po aq mirė sa dhe fotot e bėra nga policėt sugjerojnė se tė gjitha tė shtėnat erdhėn nga ana e policisė, dhe se policia ėshtė pėrpjekur tė inskenojė skenėn e krimit.
Tė shtatė trupat kanė plagė tė shumėfishta plumbash dhe nė njė rast aq shumė sa 53, sipas Ministrisė sė Brendėshme. Mė vonė, policia tregoi pamjet e njė xhipi Lada me dy vrima plumbash si provė qė njė pėrleshje me armė kishte ndodhur.
Njė nga armėt e gjetura nė burrat ishte e re dhe me tė nuk ishte shtėnė. Nė njė rast tjetėr, tha zyrtari njė pistoletė ishte futur brenda xhinseve tė njė burri nė njė pozicion qė mbulonte katėr plagė plumbash, kur pistoleta vetė nuk ishte e dėmtuar, qė sugjeronte se ėshtė vendosur mbasi burri ishte vrarė. Pozicionet e burrave, dhe veshjet e tyre, gjithashtu sugjeronin se ata ishin zvarritur nė atė vend.
“Nuk ishte njė punė profesionale,” tha Mirjana Kontevska, zėdhėnėse e Ministrisė sė Brendėshme.
Nėn presionin e diplomatėve tė Perėndimit, nė verėn e 2002 qeveria e Zt. Gjeorgjievski hapi njė hetim pėr pėrleshjen, por ēliroi policinė e pėrfshirė nga ēdo keqveprim, njė pėrfundim qė disa diplomatė kėtu thanė sugjeron njė mbulesė. Njė vit e gjysėm tjetėr kaluan para se qeveria e re tė ngrinte akuzat.
Njė avokat pėr tė afėrmit e burrave Pakistanezė tani po kėrkon zhdėmtimin nga qeveria Maqedonase.


Pėrktheu pėr Albasoul: Ylli Stefanllari


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.