Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ndodh qe njerezit inteligjent te kene dinjitet, por imbecileve nuk u mungon asnjehere.
--- Talvart

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 115 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Muzika :: Albasoul prezanton thesarin e kėngėve Arbėreshe
Postuar nga: edspace

Muzika Kemi kėnaqėsinė t'u sjellim kėtė rradhė njė album tė rrallė me kėngė tė vjetra Shqiptare nga Arbėreshėt (Arvanitasit), kėngė qė padrejtėsisht u pėrkthyen mė vonė nė gjuhėn greke. Me kėtė album ju ftojmė tė dėgjoni kėngėt nė gjuhėn e tyre origjinale, Shqip. Nė vazhdim mund tė lexoni edhe njė artikull rreth historisė sė kėngėve Arvanitase tė pėrgatitur nga Arben Llalla.

Albumet e rinj: Thanas Moraiti - Kėngė Arbėreshe.
Irini Qirjako - Dy shelege nė njė portė.
Hajro Ceka - Sytė e kaltėr.

Falenderimet pėr albumet e rinj shkojnė tek Saimiri nė Angli dhe Shigjeta nė Amerikė.



HISTORIA E KĖNGĖS ARVANITASE

Kėnga arvanitase pėrbėn njė pjesė ndėr mė tė vyerat e krimtarive muziko-poetike tė popullit te sotem grek, por kjo vėrtetėsi e padyshimtė pėr grekun nė shekullin XX, nuk ėshtė pėrmbledhur pėr arsye tė ndryshme. Nė pėrmbledhjet e njohura tė kėngėve popullore tė shekullit XIX, pra nuk ka kėngė arvanitase nė Greqi. Folkloristėt e asaj kohe, me pararojė N. Politin, jepnin betejėn e tyre pėr pėrmbysjen e teorive tė Falmerajerit duke perdorur materjalet popullore.

Nė qėllimet dashakeqe tė mirėnjohura tė kohės u flijua kėnga arvanitase, u zhduk, u shpall e pa qenė. Por, faktet mė tė rrėndėsisshme folklorike tė popullit tonė shqiptar, qė tregojnė vazhdimsinė e pandėrprerė tė racės, u takojnė arvanitasve tė Greqisė. Veshja zyrtare kombėtare greke ėshtė fustanella shqipėtare qė vishej nga arbėrit e Kroacisė, Kosovės e deri nė More (Poleponezi), qė pėrbėn njė zhvillim tė veshjes mbarė pellazgjike. Vallja ēame ėshtė arvanitase ose shqiptare, qė kėrcehet nga tė gjithė grupet folklorike greke sot.

Arvanitasit, kėta krijues tė Greqisė sė Re, perbejne popullin qė mbajti barrėn kryesore tė luftės ēlirimtare tė 1821. Tė fuqishėm, tė paposhtur dhe liridashės, lanė me gjakun e tyre tokėn greke dhe paguan me flijimet e tyre lirinė e Greqisė sė Re. Njė popull i tillė, me shpirtin luftarak, ėshtė e natyrėshme tė shprehej pėrmes kėngės epikolirike dhe vajeve. Por kėngė folklorike arvanitase nė antologjinė greke tė shekullit XIX nuk ka. Shkollare bashkėkohės arvanitas si G. Gjika, M. Dede, E. Lapi, G. M. Paidushi, N. Saltari qė hartuan antologjinė e kėngės arvanitase nė 40 vjetėt e fundit nuk pėrfshinė nė to kėngėt epiko-lirike, por vetėm “dyvargjeshe’’ popullore tė jetės sė pėrditėshme paqėsore, qė i datohen shekullit XX, ose nė rastet mė tė mira, tė shekullit XIX.

Nga dokumentat historike qė kemi vėrtetojnė parimin dhe tregojnė faktin se kėnga e vjetėr arvanitase ishte sė pari dhe kryesisht epike dhe lirike. Gjuha arvanitase nuk shkruhej. Nuk pėrbėnte gjuhė tė shkollimit, por kryesisht tė njerėzme tė pa shkolluar tė asaj kohe tė popullit arvanitas ose shqiptar. Ngjarjet e pėrditėshme dhe ngjarjet historike shpėtoheshin dhe rruheshin pėrmes kėngės, tjetėr mėnyrė nuk kishte. Nga P. Hioti qė shkroi ‘Historinė e Shtatė Ishujve’ mė 1866, na dėshmohet qė suliotėt arvanitas qė ishin vendosur nė ishullin e Korfuzit kur pastronin armėt, kėndonin nė arbėrisht bėmat e tyre trimėrore.

Por kėngė arvanite tė suliotėve nuk ka nė ndonjė Antologji. Dy kėngė suliote gjenden tek ’Bleta shqiptare’ e Thimo Mitkut qė u botua mė 1878 nė Aleksandri, Egjypt. Mė 1891, historiani dhe gjuhėtari Artur Mikloferi botoi veprėn ‘Atika und seine Heutigeu’ ku, midis tė tjera thotė - ’Mesa di unė, kėngėt popullore bashkėkohore greke i janė pėrshtatur kėngėve tė vjetra tė dashurisė, lirisė dhe kaēake tė arvanitase’. Kėshtu u bė greqėzimi gjuhėsor ku u flijua nė kėtė mėnyrė kėnga e vjetėr epiko-lirike arvanitase, e cila kaloi tek brezat e rinj nė variantin grek dhe kėshtu u njoh.

Instrumentistė dhe kėngėtarė tė shquar popullor si sulioti Vurko, Stefanopulo, Ngrici, Papasidheri e Mitaqi ishin arvanitas dhe shumė kėngė arvanite i rishkruan nė gjuhėn greke, duke ruajtur, formėn muzikore ose duke rregulluar me tė dhėna tė reja kryesisht nga viti 1835 kur bavarezėt futėn nė Greqi klarinetėn. Kėshtu kishte njė ēarje tė madhe tė krijimtarisė muzikore-poetike tė arvanitasve nė Greqi. Kėngėt e vjetra epiko-lirike arvanite u harruan me kalimin e kohės, pasi askush nuk u interesua tė bėjė zgjedhjen e duhur; pra, tė mbledhi krijimtarinė arvanite dhe burimin e tyre. Kėrkimi i kėngėve tė vjetra epikolirike ėshtė ēėshtje tepėr e vėshtirė, por ia vlen mundimi tė merret njeriu me to pėr pasurimin e mė tejshėm tė kulturės tonė kombėtare.

Kėto 15 vjetėt e fundit falė vullnetit dhe kėrkimeve tė studiuesit arvanitas Aristidh Kola, muzikantit arvanitas Dhimitėr Leka dhe kėngėtarit tė njohur arvanitas Thanas Moraiti u bė e mundur qė tė prodhohen dy CD me kėngėt e vjetra arvanitase me titull ’Kėngėt Arvanitase’ dhe ‘Trėndafilat e Shkėmbit’ qė kanė pėrmbledhjen e disa kėngėve tė arvanitėve tė Greqisė dhe tė arbėreshėve tė Italisė sė Jugut.

Nė fund te vitit 2002, doli ne qarkullim Antologjia e Kėngėve Arvanite tė Greqisė, pregatitur me kujdes nga kėngėtari dhe muzikologu i shquar arvanitas Thanas Moraiti. Mbas 17 vjet studimesh, kėrkimesh dhe udhėtimesh nėpėr trevat e Epirit, tė Follorinės, tė Konicės, tė Thraqisė, tė Korinthit, tė Atikės dhe Biotisė ku banojnė arvatitėt dhe kėndohet kėnga e tyre nė Greqi, shkrimtari muzikant dhe kėngėtar Thanas Moraiti botoi njė Antologji me vlera tė mėdha shkencore dhe historike, gjuhėsore dhe muzikore, e cila pėrmban mbi 140 materiale muzikore tė shkruara me me gėrma greke dhe pėrkthyer nė shqip. Tė gjitha kėngėt shoqėrohen me nota nė pentagrame muzikore. Parathėnien teorike dhe analizėn muzikore e ka bėrė Dhimitėr Leka, ndėrsa parathėnien e librit e ka bėrė Marko F. Dragumi, Drejtor i Muzeut Laografik (popullor) tė Athinės.

Autori i Antologjisė sė Kėngės Arvanite, Thanas Moraiti ka shfrytėzuar gjithashtu edhe librat e shkruajtura nga autorėt Kosta Biri, Sp. Asdraha, Jani Gjika, Teodor Haxhipandasi, Erik Prat Hamp, Mirosllav Nt. Zabuoēki, Jorgo Babinioti dhe Luka Ēiēipi.

Kėrkimet pėr njė Antologji te kėngės arvanite Thanas Moraiti i filloi nė vitin 1985, atėherė kur ai dha para publikut koncertin e tij tė parė nė teatrin ‘’Orfeas’’ me kėngėt arvanitase nė bashkėpunim me studiuesin dhe historianin arvanitas Aristidh Kola, kompozitorin arvanitas Dhimitėr Leka. Thanas Moraiti ka dhėnė disa koncerte nė Greqi, Hollandė dhe Belgjikė me kėngėt arvanitase, ndėrsa nė Shqipėri ka marė pjesė nė Festivalin Folklorik nė Berat. Kjo Antologji ėshtė njė ogur i bardhė tė pasurimit mbarė kombėtar tė gjakut tė shprishtė tė Arbėrit kudo nė botė qė ata ndodhen. Nė kėtė Antologji lexuesi do tė mėsojė nėpėrmjet kėngėve qė ka mbledhur Moraiti ngjarjet e rrėndėsishme historike tė luftrave, dashurisė e vajeve tė kombit Arbėr qė nuk mundi t’i shkruante me penė dhe bojė nė ato vite tė vėshtira lufte pėr ekzistencė kombėtare, por I trashėgoi me anėn zėrit tė fuqishėm popullor.

Nė paraqitjen e librit tė Thanas Moraitit ishte dhe deputeti i PASOK-ut arvanitasi Teodor Pangallos i cili tha: ‘Pėr ne qė u lindėm nė shtėpi ku gjyshja jonė fliste arvanitika, kėtė gjuhė qė nuk ėshtė greqisht me ca fjalė tė tjera, por ėshtė Shqip, shqipja e pastėr e shekullit XIV dhe kėtė na e vėrtetojnė edhe emigrantėt e sotėm shqiptarė qė ndodhen nė Mesologji dhe na thonė; ’Ju flisni shqipen e vjetėr’. Dhe kjo ėshtė shumė e llogjikshme nga pikpamja gjuhėsore, pasi gjuha e shqiptarėve qė u vendosėn kėtu nė shekullin XIV, evloji nė greqishten dhe ajo qė erdhi deri nė ditėt tona ishte idioma e vjetėr e shqipes. Pėr ne humbja e gjuhės arvanitase ėshtė si tė kemi humbur atdheun, sepse pėrmban njė kulturė, sepse arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush nė Greqi, ngaqe ata udhėhiqnin Greqinė, ishin gjeneralė, kryeministra, presidentė dhe pronarė tė kryeqytetit. Por vetė ata e ‘gėlltitėn’ tė shkuarėn e tyre, sepse nė mėnyrė fanatike qenė tė bindur se ishin grekė dhe me ndihmėn edhe tė mėsuesve arritėn ta zhdukin gjuhėn arvanitase, tė cilėn askush nuk e flet sot, tė paktėn nga mosha ime e poshtė’.

‘Nga katėr ishujt e tjerė (Salamina, Poros, Hidra, Speca) nuk njoh tė ekzistojnė as melodi, por as edhe tekste. Kėto ishuj janė shqipfolės dhe duhet tė merremi me kėtė temė tė rėndėsishme tė laografisė sonė mė seriozisht, me bashkėjetesėn nė Greqi dhe konkretisht me kėto vende shqipfolėse aty ku kėndohet kėnga greke dhe arvanitase. Kėto ishullorė kėndojnė nė dy gjuhė, dhe kur kėndojnė shqipfolėsit kėngėt greke duket qartė se ata nuk i kėndojnė pa asnjė ndryshim nga grekfolėsit’. (Melpo Merlje; Laografia Muzikore nė Greqi, Arkiva Laografike Muzikore Athinė, 1935, fq.44).


THANAS MORAITI u lind dhe u rrit nė fshatin arvanitas Vaja. Gjyshja e tij nuk dinte greqishten, fliste vetėm gjuhėn e vatrės: arbėrishten. Kurse prindėrit e Thanas Moraitit, mėma Gjeorgjia dhe tata Kostandino flisnin arbėrishten dhe greqishten. Nė shkollėn fillore Thanasi ngatarronte fjalėt greke me fjalėt arvanitase, kėshtu qė kishte vėshtirėsi me gjuhėn e re greke qė po mėsonte. Nė panairet qė organizoheshin pėr nder tė Shėn Athanasit dhe Shėn Harrallambit nėpėr fshatrat arvanitase fqinjė me fshatin e tij, Thanas Moraiti shkonte dhe dėgjonte muzikantė dhe kėngėtarė endacakė nė shfaqet qė jepnin me kėngė arvanite dhe greke. Shumė herė ai rrinte me turirin ngjitur me xhamin e brymtė tė kafenesė sė fshatit, qė ishte shėndruar nė qėndėr muzikore dhe dėgjonte kėngėt tradicionale arvanitase, qė mė parė i kishte dėgjuar nga mėma Gjeorgjia dhe kushurinjtė e tij nėpėr gėzime familjare.

Nė moshėn 13 vjeēare u gjend nė Athinė duke ndjekur fatin e prindėrve, kur Greqia ishte nė kulmin e emigracionit tė brendshėm rreth viteve 1970. I mbyllur nė qetėsinė e tij nė njė lagje tė kryeqytetit, ai filloi tė harronte dhe gjuhėn e mėmės arbėrishten dhe njerezit e tij qė kishte lėnė nė fshatin e lindjes. Me kalimin e kohės u muar seriozisht me muzikė. Midis shkrimtarve dhe muzikologėve, u njoh me shkrimtarin dhe historiani arvanitas Aristidh Kolia, i cili tok me gjurmues tė tjerė merrej me mbledhjen dhe studimet e kėngėve arvanitase, tė Greqisė dhe Italisė sė Jugut. Bashkėpunimi me Aristidh Kolėn dhe vėrtetimet qė kishin mbledhur ia shtuan edhe mė shumė dashurinė pėr muzikėn dhe kėngėn arvanitase. Tok me Aristidh Kolėn nisėn me kėmbėngulje tė kėrkojnė dhe studjojnė secili nė fushėn e vet gjithė atė tendė tė bollshme. Me Dhimitėr Lekėn, Thanas Moraiti ishte njohur qė nė Universitetin e Pandios.

Muzikant shumė i mirė, njohės i pėrmasave tė muzikės sė lashtėsisė, Aristidh Kola dhe Thanas Moraiti mendonin se duhej tė kėndoheshin kėngėt arvanitase. Puna dhe studimin e filluan nėn udhėzimet e mėsuesit Spiro Peristeri. Kėshtu pas njė pune dy vjeēare, ai dha koncertin e parė nė teatrin ‘Orfeos’ me kėngė arvanitase. Thanasi Moraiti ėshtė diplomuar pėr shkencat politike. Me muzikė filloi tė merret mė 1983 dhe ėshtė muzikant i vetmėsuar. Bashkėpunoi me kompozitorin e madh Miqi Teodoraqin pėr disqet dhe koncertet e dhėna gjatė periudhės 1984-1987, me kėngė greke. Bashkėpunoi me aktoren kėngėtare gjermane Gisela May pėr njė disk qė qarkulloi mė 1988. Nė prill tė 1993, paraqiti nė sallėn e cermonive tė Universitetin e Athinės, kompozimet e veta me vargjet tė poetit Kostandin Kavafit. Mė 1998, Thanasi Moraiti nxorri diskun CD e dytė me kėngė arvanitase tė mbledhura nė Greqi dhe Italinė e Jugut me titull ’Trėndafilat e Shkėmbit’ qė ishte njė bashkėpunim i suksesshėm me studiuesin Aristidh Kola dhe muzikantin Dhimitėr Leka.

Nė mars 1998 dha njė koncert nė teatrin ’Palasos’ me 25 kėngėt e mbledhura vetė Thanasi nė Greqi dhe Italinė e Jugut nga bartės qė i kėndojnė arbėrisht. Thanas Moraiti ka marė pjesė tre herė nė Festivalet Folklorike tė zhvilluara nė qytetin e Beratit nė Shqipėri. Nė janar tė vitit 2001, ka dhėnė tetė koncerte nė qytetet e ndyrshme tė Belgjikės, dhe tetė koncerte nė qytetet e Hollandės me kėngė arvanitase ku ka patur suksese tė mėdha. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė Thanas Moraiti me zėrin e tij tė ėmbėl nuk i ėshtė krijuar mundėsia nga shteti shqiptar apo tregėtarėt e fuqishėm shqiptar qė na lavdėrohen, tė japi koncerte me kėngėt e bukura arvanitase nė qytetet e lashta tė Arbėrisė. Ato kėngė qė i kėndon me dashuri Thanas Moraiti u kanė rrezistuar shekujve tė tėra tė ruajtur me fanatizėm nga populli arvanitas, dhe sot ato kėngė po humbasin. Disku CD i parė me titull ’Kėngėt Arvanitase’ nuk mund tė gjendet mė. Dy CD qė ka nxjerrė vite mė parė Thanas Moraiti me kėngė arbėreshe nuk kanė qarkulluar nė hapesirėn shqiptare dhe nuk njihen nga popullsia e gjerė shqiptare, ato njihen vetėm nga arvanitasit dhe arbėreshėt e Italisė.


- - - - - - - - - - - - - - - - - -
Pėrgatitur nga Arben Llalla


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.