|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Zinxhiri i marteses eshte aq i rende sa qe duhen dy veta per ta mbajtur; nganjehere bile edhe tre. --- Dumas
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Naim Frashėri
Nė 6 maj 1886 poeti i madh i Rilindjes, Naim Frashėri, botoi poemėn-himn pėr natyrėn shqiptare "Bagėti e Bujqėsi", e cila ėshtė njė nga veprat monumetale tė letėrsisė sonė. Me kėtė vepėr nisi edhe botimi i veprave letrare tė Letėrsisė sė Rilindjes sonė Kombėtare.
Pulla Postare
Nė 6 maj 1830 pėr herė tė parė nė Angli u aplikua pulla postare, duke nisur kėshtu historinė e pullave postare, qė, pas Anglisė, u pėrhapėn nė vende tė tjera tė Europės.
Kulla Gjigante Metalike
Nė 6 maj 1880 u pėrurua zyrtarisht nė Paris Kulla Gjigante metalike, njė nga mrekullitė e botės. Mori emrin Eifel nga konstruktori i saj, Aleksandėr Eifel.
Ēmimi Oskar
Nė 6 maj 1921 pėr herė tė parė nė Hollivud , nė qytetin e madh tė filmit, u akordua njė ēmim i ri pėr vlerėsimet maksimale, ēmimi Oskar, i cili shoqėrohet edhe me njė shpėrblim tė mirė, qė e jep ēdo vit Akademia e Artit, Shkencės dhe e Filmit nė Hollivud pėr regjisorin, artistėt dhe tė gjithė pėrbėrėsit mė tė mirė tė njė filmi.
|
|
|
|
| |
|
Drejtues tė Ministrisė sė Mjedisit dhe Institutit tė Arkeologjisė, kanė diskutuar projektin e kthimit nė njė qendėr turistike, tė Shpellės sė Pėllumbasit, ku janė gjetur gjurmė jete tė 10000 mė pare.
Mendohet tė ketė qenė njė nga shtėpitė mė tė hershme tė parardhėsve tanė, mijėra vjet mė parė. Nė atė hapėsirė, qė paraprihet nga njė korridor i gjatė, e qė vazhdon me njė "sallon" tė lartė 15-20 metra, ata kanė ndezur zjarr, kanė gatuar e latuar veglat e para tė punės. Kėtė e tregon materiali i bollshėm arkeologjik i gjetur nė fazėn e parė tė gėrmimeve, i cili i pėrket periudhave tė ndryshme tė zhvillimit njerėzor, duke filluar qė nga neoliti, eneoliti, tek periudha e bronzit dhe hekurit. Ndodhet 22 kilometra larg kryeqytetit, ėshtė zbuluar pak vjet mė parė dhe quhet Shpella e Pėllumbasit. Bashkėrendimi i punėve pėr mbrojtjen e vlerave dhe kthimin nė muze i kėtij vendbanimi parahistorik, ka mbledhur dje drejtues tė Ministrisė sė Mjedisit, Prefekturės sė Tiranės, Institutit Arkeologjik dhe atij Gjeologjik. Pasi kanė bėrė tė njohur situatėn e kėsaj shpelle, specialistėt kanė kėrkuar fonde pėr krijimin e tė gjitha mundėsive, qė ajo t'i nėnshtrohet kėrkimeve dhe zbulimeve tė mėtejshme, por nė tė njėjtėn kohė tė mund tė kthehet nė qendėr turistike, e cila mund tė vizitohet prej vendasve e tė huajve.
Shpella e Pėllumbasit, apo e njohur ndryshe si Shpella e Zezė, ėshtė gjykuar prej studiuesve si njė nga qendrat arkeologjike mė me vlerė nė vendin tonė, pėr shkak tė zbulimeve qė janė bėrė aty. Vetėm nė fazėn e parė tė studimit, janė gjetur 100 fragmente enėsh, tė cilat i takojnė epokave tė ndryshme dhe disa kocka kafshėsh.
Shpella e Zezė i pėrket periudhės parahistorike dhe ėshtė njė nga 6 shpellat karstike qė gjenden nė Evropė, duke paraqitur vlera shkencore, arkeologjike, kulturore dhe turistike. Shpella e Zezė ndodhet rreth 2 km nė verilindje tė fshatit Pėllumbas, prej nga ka marrė edhe emrin, nė krah tė majtė tė lumit Erzen dhe 27 km nė juglindje tė Tiranės. E vendosur nė faqen e Malit Pėllumbas, 350 m mbi nivelin e detit, shkėmbinjtė formojnė njė strehė tė madhe dhe tė veēantė, qė zgjatet duke formuar njė tunel 70-80 m. tė gjatė. Sipas nėndrejtorit tė Institutit tė Arkeologjisė, Myzafer Korkutit, nė ambientin qendror, ku ndodhen edhe degėzime tė shumta, pėrgjatė miliona vjetėsh janė formuar stalaktite dhe stalagmite tė shumėllojshme. Nė fund tė shekullit tė kaluar, Shpella e Pėllumbasit ėshtė pėrmendur nė disa shkrime tė Kostandin Kristoforidhit mbi Tiranėn, tė cilat kanė sjellė dėshmi pėr vendndodhjen e saj. "Megjithė informacionet e shumta gjatė gjithė kėtyre viteve ka qenė e pamundur tė zbulohej vendndodhja e saj",- ėshtė shprehur Korkuti, duke treguar pėr pėrpjekjet qė janė bėrė pėr zbulimin e saj prej vitit 1968, tė cilat rezultuan tė dėshtuara.
Pėr herė tė parė kjo shpellė ėshtė vizituar nė vitin 1995 nga specialistė tė Shoqatės Didaktike Shkencore Speleologjike Shqiptare, tė cilėt arritėn tė zbulonin shumė dėshmi tė jetės njerzore. Sipas Korkutit, zbulimi i pranisė sė kėtij materiali arkeologjik paraqet vlera tė rėndėsishme pėr vendosjen e raporteve tė sakta mes kulturave tė njohura dhe zbuluara deri mė sot nė vendin tonė. Nė Shpellėn e Zezė janė gjetur edhe fosile, qė sipas pohimit tė Muzeut tė Shkencave tė Natyrės tė Universitetit tė Firences, u pėrkasin arinjve tė shpellave (ursus spelaus), tė cilėt kanė jetuar nė njė periudhė mė tė hershme se 10 mijė vjet mė parė. Sipas specialistėve, nė kėtė shpellė ka edhe mbetje tė kulturės njerzore qė u pėrkasin periudhės nga paleoliti nė mesjetėn e hershme. Prej studimeve tė deritanishme, ende nuk ėshtė pėrcaktuar jetėgjatėsia e shpellės. Shekulli, 14/04/2004
|
|
|
|