Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Prej gruas te ndare dhe prej mallit te vjeter, duhet te heqesh dore.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 125 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Shendeti :: Kėndi i Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA
Postuar nga: Fiori

Shendeti Fos-to-ksi-na, bari vdekjeprurės pėr tė cilin keni dėgjuar e lexuar shpesh kohėt e fundit.

Vdekja vjen si pasojė e shkatėrimit tė njėkohshėm prej fosfinės tė disa organeve si mėlēisė, mushkėrive, sistemit nervor tė qarkullimit tė gjakut etj.

Nėse tregtimi dhe pėrdorimi i fostoksinės bėhet zap, ne kemi shpėtuar 60 nga ato 70 jetėt e rrezikuara pėr vit...

Po i nderuar lexues, quhet fostoksinė dhe rrokjezohet fos – to – ksi – nė, bari vdekjeprurės pėr tė cilin ke dėgjuar e lexuar shpesh kohėt fundit. Si shumica e fjalėve tė huaja qė hyjnė nė gjuhėn shqipe ka pėsuar atė shtrembėrimin e ēuditshėm nga helm fosfori: fosfor + toksinė = fostoksinė, nė helm drite: foto + toksinė = ?. E fostoksina nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me fatosinėn, atė barin ēudibėrės qė bėn tė pamundurėn tė mundur e pėrdoruesit me recetė tė saj kėnaqen nga jeta.

Pėrveē mediave qė njoftojnė me hidhėrim tė (vetė)helmuarin e radhės herė me “fotoksinė” e herė me fostoksinė pakush tjetėr merakoset nėse ajo ėshtė Fosfat Zinku, Phosvin P2Zn3, Fosfat Alumini, Phostoxin AlP, apo ēfarėdo lloj helmi tjetėr qė ēliron fosfinėn vdekjeprurėse. Ata qė duhet tė shqetėsoheshin fillojnė prej kryekomandantit qė po i flijohen pėr kot ushtarėt, kryetaksambledhėsit qė po i firojnė taksapaguesit, e deri tek ajo dora e zezė qė shiti vdekjen e klientit tė radhės. Nuk mė pėlqen as heshtja e ne tė tjerėve diku nė midis, prandaj shpresėplotė se bashkarisht mund tė thyejmė mė shumė se kėtė heshtje ndjellakeqe po shkruaj pėr atė qė do tė doja mė pak, pėr fostksinėn.

Sot tregtohet me njė nga emėrtimet a markat e mėposhtėme: Fastphos, Fumitoxin, Gastoxin, Max-Kill, Phosfume, Phostoxin dhe Weevilcide, ndėrsa emėrtimet dhe markat e mėparshme janė: Al-phos, Celphide, Celphine, Celphos, Detia-Gas-Ex, dhe Quick Tox.

Mbas gėlltitjes nė organizėm tė fostoksinės ndodhin kėto reaksione kimike qė ēlirojnė fosfinėn apo fosfidin e hidrogjenit (PH3):

AlP + 3H2O ą Al(OH)3 + PH3

dhe amoniakun dhe dyoksidin e karbonit:

NH2COONH4 --> 2NH3 + CO2

Njė tabletė fostoksine 3 gramshe lėshon 1 gram gas, ato mbahen nė shishe tė taposura mirė sepse nėn lagėshtirėn e ajrit dekompozohen mbas pesė ditėsh. Karakteristike era e hudhrės ndėrsa ngjyra varion nga e gjelbėr e errėt e verdhė deri tek gri. Me 50 ppm (pjesė pėr milion) jeta vihet nė rrezik.

Nė varėsi nga sasia e marrė, shėnjat e tė helmuarit janė: prerje, vjellje, diare, dhimbje gjoksi e mbi stomak, vėshtirėsi frymėmarrje, rrahje tė ērregullta zemre e mandej hemoragji, goditje e koma.Vdekja vjen si pasojė e shkatėrimit tė njėkohshėm prej fosfinės tė disa organeve si mėlēisė, mushkėrive, sistemit nervor tė qarkullimit tė gjakut etj.

Nuk ka njė antidot tė vlefshėm pėr shpėtim por pėrpjekjet e ndihmės sė parė dhe mjekėsisė bėjnė qė nė perėndim nga ata qė aksidentalisht bien nė kontakt me helmin 50% tė shpėtojnė. Krahasuar kjo shifėr me mbi 90% vdekje nė Shqipėri them se duhen shėnuar disa prej pėrpjekjeve pėr shpėtimin e njė jetė nė raste tė tilla.

Nxjerrja nė ajėr tė pastėr, mbajtja ngrohtė dhe frymėmarrja gojė me gojė, ndėrsa lajmėrohet mjeku. Shkaktimi dhe nxitja e tė vjellave, duke i dhėnė pacientit njė deri dy lugė gjelle (15ml - 30ml) shurup ipecac-u qė nxirret nga pėrpunimi i rrėnjėve tė njė shkurreje Braziliane (Cephaelis ipecacuanh) i cili duhet tė shitet nė farmaci pa recetė e duhet ta ketė ēdo ēantė ndihmėsmjeku. Dikujt qė ka humbur ndjenjat nuk i duhet dhėnė asgjė nga goja. Ajo qė mjeku mė tej duhet tė bėjė, e qė njė familjar a person i afėrt duhet me kėmbėngulje ta kėrkojė, ėshtė dhėnia pandėrprerė e oksigjenit pėr tė helmuarin me maskė apo gyp, shpėlarja e stomakut me permaganat potasiumi ose peroksid magneziumi derisa lėngjet qė dalin tė mos vijnė erė, transfuzioni i plotė i gjakut e futja e glukozės dhe lėngjeve elektrolitė. Futja e Vitaminės K1 nė vena, morfina (morfin sulfat) dhe Corticosteroidėt nė doza tė larta mund tė ndihmojnė mjekun tė fitojė njė betejė pa pėrsėritjen e refrenit “erdhi vonė”.

Ėshtė emergjente pėrgatitja e plotė e sistemit ambulator pėr t’ju pėrgjigjur situatės sė krijuar e cila pakuptuar po ēon tek piramida tė vėrteta vdekjesh.


I nderuar lexues, janė apo mė saktė deklarohen rreth 60 vdekje tė tmerrshme nga fostoksina pėr vit, apo njė viktimė ēdo javė qė kosa e vdekjes merr dhe po vazhdon tė marrė pandalim, e rrjedhimisht po aq familje vishen nė zi e mallkojnė (ju e dini kė), e diku tek gjysma e atij numri shtohen jetimėt njomcakė e tė pafajshėm.


Ndjekėsit e rrugės sė Ajaksit janė burra dhe gra, tė reja dhe plaka, ku me probleme sedre a krenarie tė vrarė, ku krejtėsisht tė dėshpėruar e aventurierė, ku tė papunė e tė pashtėpi, ku tė pangrėnė e tė pashpresė, e qė tė gjithė tė paditur nė pambarim pėr zgjedhjen e gabuar qė bėjnė.

Dante Aligeri duhet tė ndjehet vėrtet keq me aq pak vend sa ju ka lėnė kėtyre tė mjerėve qė marshojnė drejt vdekjes me flamurin e zi ku njė kafkė e kuqe kryqėzuar nga kokalla ka tė nėnshkruar me gėrma kapitale HELM, i rrezikshėm nė ekstrem. Dhe ky helm, qė thuhet se lufton minjtė e arrave arrin tė bjerė nė dorė tė atij qė nuk ka shtėpi, atij nė shtėpinė e tė cilit miu bie e thyhen kokėn, bie nė dorė tė 16-vjeēareve sikur tė ishte buzkuqi i parė. Gati gati duket si i njėjti skenar me atė tė atij sektit nė Japoni qė helmohej me gas, vetėm se nė rastin tonė nuk kemi lidera dhe sekti ende nuk ėshtė shpallur de jure.

Vetėvrasjet nga fostoksina ja kalojnė pėr nga numri viktimave tė fatkeqsive natyrore, viktimave tė Otrantos, atyre tė drogės dhe SIDA-s sė bashku e po i afrohen atyre tė vitit 1997. Po ndėrsa ndaj natyrės dhe SIDA-s rritim shkallėn e kujdesit, trafikantėve pėrpiqemi t’ju tregojmė vendin, e gjakderdhjen e 1997 e kemi lėnė mbas, pėr njė rrezik tė madh qė vjen rrotull jetėve tė shqiptarėve dhe ėshtė jo mė larg se vija e verdhė e ēdo qyteti nuk po bėhet asgjė, pėrpos lajmėrimeve nė media aq ngjashėm me mortoret ngjitur nė mure.

Me njė numur tė kufizuar vdekjesh nga pėrdorimi i alkolit metilik pėr prodhimin e pijeve vite mė parė strukturat e shtetit krehėn gjithēka nevojitej, dogana, tregtarė, prodhues, e shitės dhe ajo plagė tashmė i pėrket historisė, pse nuk veprojnė ato sot nė rastin e helmimeve me fostoksinė? Me dhjetra raste helmimesh dhe asnjė dorė fajtore, asnjė i implikuar drejtpėrdrejt a tėrthorazi, asnjė i akuzuar e i nxjerrė para njė gjykate (e cila mund ta nxjerrė dhe tė pafajshėm) ėshtė e papranueshme, jo bindėse dhe shkas qė persona tė papėrgjegjshėm tė mos mendohen dy herė.

Nė sirtaret e burokratėve nė Ministrinė e Bujqėsisė mbase rregulloret mbi administrimin dhe pėrdorimin e helmeve mbase kanė zėnė myk. Me patjetėr ka tė tilla qė shkruajnė tė zezėn mbi tė bardhė se vetėm persona tė specializuar me pajisje speciale, kundragaze e doreza plasitke mund tė ruhen e pėrdorin kėto lloj helmesh nė ambiente tė veēuara aq e kaq larg kalimtarėve e nė ato apo kėto doza. Nėse nuk gjenden apo ndrimi i sistemeve kėrkon pėrmirėsime le tė bėhen ato.

Ndėrkohė ėshtė domosdoshmėri krijimi dhe liēensimi i personave a subjeketeve tė posaēme pėr pėrdorimin e kėtyre helmeve, sipas shembullit tė Shoqatave tė Pėrdoruesve tė Ujit apo administrimit tė lėndeve plasėse nė guroret e shumta private. Tė jenė kėta persona tė specilizuar qė tė bėjnė trajtimin me sasitė e nevojshme nė qytete e fshatra, duke operuar si privatė apo dhe pranė njėsive administrative tė pushtetit lokal, bashkive a komunave. Nuk luhet me jetėn e njerzve me shty ta shtyjmė e tė bėhet si tė bėhet. Pėrderisa nuk lejojmė ēdo fshatar qė nxjerr gurė pėr shtėpinė e re tė zotėrojė kallėpė dinamiti e kapsolle nuk duhet tė lejojmė qė kujtdo qė i shkrep nė kokė tė pėrdorė fosfina shkatėrruese pėr jetėn e tė tjerėve.

Fjalėt e Presidentit tė SHBA-ve Xhorxh Bush para disa ditėsh “Ne e duam jetėn, jetėn qė na ėshtė dhėnė ne dhe tė gjithėve. ... Dhe ne e dimė qė kjo mėnyrė jetese ia vlen tė mbrohet. Nuk ka terren neutral – asnjė terren neutral – nė luftėn midis qytetėrimit dhe terrorit, sepse nuk ka terren neutral midis sė mirės dhe sė keqes, lirisė dhe skllavėrisė, dhe midis jetės e vdekjes.” duhet tė jenė lajtmotivi i shoqėrisė dhe shtetit shqiptar qė nė mėnyrėn ligjore me tė rreptė tė mundshme tė ndalojnė kėtė kob qė na ka rėnė nė pjesė.

Minimalisht fostoksina tė mos shitet me tableta por e pėrzierė nė formė nė petash, formė qė gjendet nė treg, nė mėnyrė qė helmimi tė kėrkonte konsuminin e njė sasie tė madhe. Ajo tė depozitohet pranė pėrdoruesve tė mėdhenj e jo nė ēdo farmaci bujqėsore qė ndeshen rrugės.

Maksimalisht, e mbase duhet, tregėtimi i fostoksinėn nė Shqipėri tė ndalohet me ligj pėr njė periudhė kohe, gjė kjo qė sipas shtypit ėshtė kėrkuar nga pushteti vendor. Nėse tregtimi dhe pėrdorimi i fostoksinės bėhet zap, ne kemi shpėtuar 60 nga ato 70 jetėt e rrezikuara pėr vit, por dhe i japim mundėsi mjekėve, me aq kushte sa kanė, tė shpėtojnė dhe deri nė gjysmat e atyre 10 tė tjerėve qė do ta gjejnė se s’bėn helmin. Ne duhet tė jemi tė vendosur tė fitojmė njė orė e mė parė kėtė luftė tė heshtur qė na ėshtė shpallur, ta heqim kėtė njollė tė zezė njė orė e mė parė nga imazhi ynė i shformuar prej plot tė tjerash.

I nderuar lexues, pėr sa shkrojta pėrzishėm kėrkoj tė falur por e bėra nė emėr tė jetės. E kur tentova tė bėja kimistin, ndihmėsmjekun e farmacistin, prokurorin e gjykatėsin, nė pamundėsi pėr tė bėrė ligjvėnėsin e shtetarin, po bėj dhe fetarin, po lutem pėr ne dhe tė dashurit tanė, Zoti na ndihmoftė.

Zoti ma dėgjoi lutjen e mė tha “mė jepni njė dorė ndihmė”


Pėrgatiti Ylli Stefanllari


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.