Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Fatkeqesia me e madhe eshte humbja e shpreses
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 163 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Emigracion :: Thirrjet "Nano Ik" degjohen edhe ne mes te Brukselit
Postuar nga: Albo

Emigracion Qindra shqiptarė protestuan dje nė Bruksel para Komisionit Europian, nė solidarizim me protestat e Tiranės

Bruksel: Edhe diaspora thėrret “Nano ik”

Nė mes tė protestuesve artistėt Arif Vladi e Shpresa Bėrdėllima

Nga korrespondenti ynė nė Bruksel Ernest Bunguri

Kryqėzimi “Shuman” nė Bruksel, nė mes tė Kėshillit dhe godinės sė Drejtorisė sė Komisionit Evropian pėr marrėdhėniet me jashtė, ka mbledhur kėtė tė dielė qindra shqiptarė qė jetojnė nė Belgjikė si dhe shqiptarė tė ardhur nga Gjermania.

I organizuar kryesisht, nga degėt e Partisė Demokratike dhe tė Lėvizjes sė Legalitetit nė vend, tubimi i kėsaj tė diele ka mbledhur shoqata tė ndryshme joqeveritare, si dhe veprimtarė tė mėrgatės shqiptare. I pakrahasueshėm nė pjesėmarrje me manifestimet e dy tė shtunave nė Tiranė, manifestimi i Brukselit ka kėrkuar tė pėrcjellė mė shumė mesazhin e atyre shqiptarėve nė vend, tė cilėt nuk pajtohen me qeverisjen e kryeministrit Fatos Nano. Numri i protestuesve pėrkthente mė sė miri problemet e komunikimit mes shqiptarėve qė jetojnė nė Belgjikė, apo gjetkė, pasi njė pjesė e mirė e pjesėmarrėsve e kanė marrė lajmin nėpėrmjet bisedave telefonike. Sidoqoftė, nė tubim nuk kishte vetėm anėtarė tė PD-sė, apo tė Lėvizjes sė Legalitetit, por edhe artistė, intelektualė, apo thjesht, njerėz tė zhveshur nga bindjet politike. Njė shembull ėshtė ai i aktores sė mirėnjohur tė Teatrit tė Estradės sė Tiranės Shpresa Bėrdėllima, e cila iu ka lexuar manifestuesve peticionin qė Komuniteti shqiptar nė Belgjikė ka pregatitur pėr institucionet evropiane. Mesazhi i peticionit nuk ndryshon nga ai i dy tė shtunave tė Tiranės : tė njėjtat shqetėsime pėr gjendjen nė Shqipėri; pėr varfėrinė, pėr keqqeverisjen socialiste… shkurt, pa ndonjė ndryshim nga mesazhi qė kėrkon tė pėrcjellė nė atdhe, Lėvizja “Nano Ik” dhe protestat e saj.

Ndryshimi i vetėm ndoshta, kėsaj rradhe ėshtė se, kėsaj lėvizjeje i bashkangjiten, objektivisht, dhe ajo pjesė e shqiptarėve tė diasporės, tė pranishėm nė kryqėzimin “Shuman”, tė cilėt kėrkojnė qė edhe fjala e tyre tė dėgjohet nga qeveria shqiptare dhe mė shumė akoma, nga partnerėt evropianė. Njė shembull tjetėr ėshtė dhe ai i protestuesit Arif Vladi, kėngėtari qė jeton prej kaq vitesh nė Bruksel, dhe qė jashtė bindjeve politike, tregon pėr “Panorama” se, qeverisja socialiste e ka detyruar tė braktisė atdheun, dhe se pėrveē kėsaj, ka shkelur dhe vazhdon tė shkelė me kėmbė tė drejtat e artistėve, si dhe vetė artin shqiptar. “Shqipėria duhet tė qeveriset nga intelektualė tė pėrgjegjshėm, si dhe nga tė rinjtė, studentėt shqiptarė qė kanė studiuar jashtė vendit, sepse vetėm kėta tė fundit mė rikthejnė shpresėn dhe besimin pėr t“u kthyer nė vendlindje”, propozon Arif Vladi, i pranishėm dhe ai, nė kryqėzimin Shuman. Njėsoj dhe pėr Arian Milukėn, ish akrobat i njohur shqiptar, sot, udhėheqės artistik i shkollės sė cirkut nė Bruksel, i cili ka braktisur Shqipėrinė pėr tė njėjtat arsye si kolegu i tij i kėngėve patriotike.

Por, nė tubimin e tė dielės nuk kishte vetėm artistė, intelektualė, apo ish-ministra tė kohės sė Berishės. Tė zhveshur nga bindjet politike, shqiptarėve tė Brukselit u janė shtuar dhe njė pjesė e manifestuesve tė ardhur enkas nga Gjermania, si dhe kosovarė. “Shqiptarėt e Shqipėrisė kanė qenė krah nesh gjatė manifestimeve pėr luftėn nė Kosovė. Prandaj dhe sot, ne jemi pranė tyre », tregon kosovari Beqė Vuqetaj. Nė tė njėjtėn kohė, nė tribunėn e improvizuar nga organizatorėt e tubimit, fjalėn e ka marrė Gani Azemi, veprimtar i njohur kosovar si dhe pėrfaqėsues nė vendet e Beneluksit pėr Lidhjen Demokratike tė Kosovės. Pėr kėta tė fundit, pjesėmarrja e kosovarėve nuk ka lidhje me politikėn, por mė shumė me imazhin e krijuar pėr tė gjithė shqiptarėt nė Botė, dhe faj pėr kėtė, sipas kosovarėve protestues, ka dhe keqqeverisja shtatėvjeēare socialiste.

Protestuesit shqiptarė tė diasporės dhe sidomos, ata tė cilėt nuk kanė ardhur pėr tė kėrkuar ndėrrimin e partive, pėrveē solidaritetit me shqiptarėt e Shqipėrisė, kanė dhe pakėnaqėsitė e tyre pėr qeverisjen socialiste. Sipas kėtyre tė fundit, ēmimi i lartė i bukės, apo problemet energjitike si dhe tė varfėrisė nė Shqipėri, janė po njėsoj me harresėn e emigrantėve shqiptarė nga qeveria socialiste, apo mosshqetėsimin e kėsaj tė fundit pėr shqiptarėt qė prej kaq kohėsh kontribuojnė nė ekonominė e vendit.

Nė mbasditen e tė dielės nė kryqėzimin “Shuman”, kėto ishin dhe mesazhet kryesore tė protestuesve tė Brukselit, drejtuar qeverisė Nano, pėrballė Kėshillit dhe Komisionit Evropian, pėrreth dy orė rresht.

Kortezi e gazetes Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.