Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ka nje mije menyra per te thene ate qe mendon, e vetem nje per te thene ate qe eshte.
--- Joubert

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 171 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Ceshtje Kombetare :: GNK: Ēamėt u dėbuan nga Greqia
Postuar nga: Skampa

Ceshtje Kombetare Sipas raportit tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, nė Greqi kemi tė bėjmė me tre grupe shqiptarėsh. Grupi i dytė ėshtė i njohur si “ēamėt”, ka jetuar nė veriperėndim tė Greqisė pranė kufirit me Shqipėrinė.

Megjithėse autoritetet greke nuk pranojnė tė njohin ekzistencėn e minoriteteve nė vendin e tyre, siē p.sh. tė atij ēam, shumė institucione ndėrkombėtare kohėt e fundit janė duke u ndėrgjegjėsuar pėr ekzistencėn e tij. Njėri nga kėto institucione ėshtė edhe Grupi Ndėrkombėtar i Krizave me seli nė Bruksel. Nė njė raport qė pritet tė bėhet publik muajin e ardhshėm, i titulluar “Panshqiptarizmi: Miti, fuqia dhe politika” shkruhet e zezė nė tė bardhė se nė Greqi kemi tė bėjmė me tre grupe tė veēanta shqiptarėsh.

Tė parėt, tė njohur sot si arvanitas, kanė emigruar nė Greqi ndėrmjet shekujve 13 – 15 duke u vendosur fillimisht nė zonėn e Peloponezit, Atikės dhe nė ishujt Aegean. Ky grupim tashmė pothuajse ėshtė asimiluar nė shoqėrinė greke. Grupi i dytė ėshtė ai i njohur si “ēamėt”, ka jetuar nė veriperėndim tė Greqisė pranė kufirit me Shqipėrinė. Pas dėbimit mė 1945 tė ēamėve myslimane nga kėto troje, ēamėt ortodoksė u asimiluan njėlloj si dhe arvanitasit. Dhe pas hapjes sė Shqipėrisė mė 1989, rreth 350 000 shqiptarė kanė shkuar pėr tė punuar nė Greqi - vihet nė dukje nė raportin e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave.

Duke u pėrqėndruar nė problemin ēam, Grupi Ndėrkombėtar i Krizave pohon se dėbimi i tyre qė ka filluar qė pėrpara vitit 1945, pra para se ēamėt tė dėboheshin nga qeveria greke me akuzėn si bashkėpunėtorė tė pushtuesvegjermanė. Por nė raport theksohet se qė gjatė viteve 1921 – 1926 qeveria greke ndėrmori tė ashtuquajturin kėmbim popullsie me regjimin e Qemal Ataturkut nė Turqi. Nė atė kohė shumė grekė u dėbuan nga Azia e Vogėl dhe u vendosėn nė pronat e ēamėve myslimanė qė Athina i pėrzuri drejt Turqisė, - shkruhet nė raportin qė GNK-ja do tė publikojė nė muajin mars, njė pjesė e tė cilit po bėhet e njohur paraprakisht pėr lexuesit e “Shekullit”.

Nga tė gjitha kėto fakte kuptohet se ēėshtja ēame, pavarėsisht se ėshtė mjaft e ngatėrruar dhe e vėshtirė, nuk ėshtė krejt e panjohur pėr opinionin ndėrkombėtar. I mbetet tani Parlamentit shqiptar, qė ta trajtojė me gjakftohtėsi dhe pjekuri kėtė problem larg ēdo retorike nacionaliste.

Ndėrkaq kur Kuvendi i Shqipėrisė po diskuton pėr tė vėnė apo jo nė rend tė ditės kėrkesėn pėr kthimin e pasurive tė ēamėve tė dėbuar nga Greqia, nė Parlamentin Europian nė Bruksel nuk kanė hezituar asnjė sekondė pėr tė ngritur ēėshtjen e shkeljes sė tė drejtave tė pakicave kombėtare nė Greqi, ose mė mirė tė mosnjohjes fare tė kėtyre pakicave. Shumė personalitete europiane po vėnė gjithmonė e mė shpesh nė dukje faktin se Greqia ėshtė i vetmi vend i BE-sė qė nuk njeh dhe pranon ekzistencėn e minoriteteve nė tė. Madje, sipas tyre, edhe kur ka individė qė guxojnė tė shprehin pėrkatėsinė e tyre fetare, ata persekutohen. I fundit nė radhė qė e ka ngritur kėtė ēėshtje, ose mė mirė e ka ringritur, ėshtė deputeti katalan spanjoll Miquel Mayol i Raynal. Nė njė letėr qė ai i ka drejtuar komisionerit tė BE-sė pėrgjegjės pėr rendin dhe drejtėsinė, Antonio Vitorinos, parlamentari europian shtron kėsaj radhe ēėshtjen e minoritetit maqedonas nė Greqi. Sipas tij, pakica maqedonase atje, qė bėn pjesė nė Aleancėn e Lirė Europiane, ėshtė penguar deri edhe nė mbajtjen e kongresit tė saj pėrgatitor pėr zgjedhjet e ardhshme europiane nga organizata dhe grupime tė ekstremit tė djathtė grek. Pėr mė shumė, autoritetet lokale dhe kombėtare greke, nuk kanė ndėrmarrė asgjė pėr tė penguar veprimtarinė dhe kėrcėnimet e kėtyre grupimeve fashiste. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė mbajtja e kėtij kongresi ėshtė shtyrė dy herė nga 30 nėntori nė 7 dhjetor dhe tani nuk dihet nėse do tė mbahet ndonjėherė – vė nė dukje Raynal. Ka qenė po ky eurodeputet qė disa muaj mė parė e ka ngritur edhe mė me forcė problemin e shkeljes apo tė mosnjohjes sė minoriteteve nė Greqi. Nė atė rast ai fliste edhe pėr pakicat kombėtare shqiptare, maqedonase, bullgare dhe turke, ekzistenca e tė cilave ėshtė mohuar prej dekadash nga qeveritė e Athinės.

Por qėndrimi i deputetit spanjoll nuk ėshtė i vetmi. Edhe eurodeputetja belge Nelly Maes ka vėnė nė dijeni Komisionin Europian pėr procese politike tė autoriteteve greke ndaj qytetarėve me origjinė jogreke. Ajo merr si shembull rastin e gazetarit me origjinė turke Debe Abdullahim, i specializuar nė mbrojtjen e pakicave. Sipas saj, ky gazetar qė ka jetuar nė Komotini nė Thrakė tė Greqisė dhe ka qenė pronar i gazetės “Trakianin Sesi” si dhe i radios lokale “Isik FM” ka rrezikuar burgun vetėm se njė dėgjues nė emisionin me muzikė tė kėrkuar kishte kėrkuar njė pjesė muzikore. E keqja ishte se kishte thėnė se e quanin “Boskurt” qė nė turqisht do tė thotė “ujk gri” - emėr ky i njė organizate terroriste turke, e cila u bė e njohur kryesisht kur njėri nga anėtarėt e saj Ali Agxha i bėri atentat Papės sė Romės. Fakti qė ky dėgjues u paraqit me emrin apo pseudonimin Boskurt, u konsiderua si vepėr kriminale si dhe tradhtikombėtare ndaj Greqisė. Dhe ndaj gazetarit qė drejtonte emisionin muzikor u hap proces gjyqėsor.


Viron Gjymshana
Shekulli, 10/02/2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.