Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E keqja vjen me kėmbėt e kalit dhe ikė me kėmbėt e breshkės
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 171 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Letersi :: Intervista e Forumit Shqiptar me Dr. Robert Elsie
Postuar nga: Fiori

Letersi Nė vazhdim tė ciklit "Intervista e Forumit Shqiptar me..." sot mund tė lexoni intervistėn ekskluzive dhėnė nga Dr. Robert Elsie (Albanolog Kanadez) pėr vizitorėt e Albasoul. *Intervista u pėrgatit dhe u mundėsua nga Ylli Stefanllari.

Dr. Robert Elsie: Intervistė (09 shkurt 2004) pėr Forumin Shqiptar


Albanologu Robert Elsie lindi nė Vankuvėr (Vancouver) tė Kanadasė mė 29 qershor 1950. Ndoqi Universitetin e Kolumbisė Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisė klasike dhe tė gjuhėsisė mė 1972. Po nė atė vit, erdhi nė Evropė me njė bursė studimesh. Vazhdoi studimet e larta nė Universitetin e Lirė tė Berlinit Perėndimor (Freie Universität Berlin), nė Shkollėn Praktike tė Studimeve tė Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) nė Paris, nė Institutin e Dublinit pėr Studime tė Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) nė Irlandė, dhe nė Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturėn mė 1978. Qė nga 1978 pati mundėsi tė vizitojė Shqipėrinė disa herė nė kuadrin e 'takimeve shkencore' midis Institutit tė Gjuhėsisė sė Universitetit tė Bonit dhe Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Gjithashtu mori pjesė disa vite me radhė nė Seminarin Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare nė Kosovė. Pas studimeve universitare ai punoi pėr Ministrinė e Punėve tė Jashtme gjermane nė Bon. Ėshtė anėtar i Shoqatės sė Evropės Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft) ), anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, si dhe anėtar nderi i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Jeton nė njė fshat malor tė Gjermanisė afėr kufirit belg.


F. Sh. Ju falenderoj pėr pėrgjigjen ndaj kėsaj interviste nė distancė dhe pėr urimet tuaja pėr faqen e ForumitShqiptar. Mbas kontaktit tuaj tė parė me gjuhėn shqipe cila ishte puna e parė nė fushėn e albanologjisė dhe pėrkthimi i parė letrar?

R.E. Unė fillova me poezinė shqiptare duke qenė se ajo ishte e panjohur nė botėn e jashtme. Duhet tė keni parasysh se nė vitet ‘80, bota dinte po kaq shumė pėr letėrsinė shqiptare sa dimė sot, apo tė paktėn sa di unė sot, pėr letėrsinė e Koresė sė Veriut.
Sė pari, hartova dy antologji tė poezisė shqiptare, njė vėllim gjermanisht Einem Adler gleich: Anthologie albanischer Lyrik vom 16. Jahrhundert bis zur Gegenwart (Si njė shqiponje: antologjia e lirikės shqiptare qė prej shekullit 16 deri me sot) botuar nė vitin 1988, dhe njė vėllim anglisht, Anthology of Modern Albanian Poetry: an Elusive Eagle Soars (Antologjia e poezisė moderne shqiptare: njė shqiponje e arratisur fluturon) botuar me vonesė nė vitin 1993. Kisha pėrkthyer edhe tėrė veprėn poetike tė Migjenit (nuk ishte shumė), botuar gjermanisht nė vitin 1987 dhe anglisht nė vitin 1991. Pėrveē kėsaj, botova nė ShBA njė fjalor tė letėrsisė shqiptare anglisht, Dictionary of Albanian Literature (1986) pėr tė pėrhapur njohuri baze pėr kėtė letėrsi. Problemi im kryesor qė prej fillimit dhe deri me sot nuk ka qenė hartimi i pėrkthimeve dhe i librave, por gjetja e njė shtėpie botuese gati tė botojė librat. Kuptohet qė pėrkthime tė letėrsisė shqiptare nuk janė me fitim financiar as pėr mua as pėr botuesin.


F. Sh. Pėr mbi 20 vjet keni dhjetra e dhjetra studime, artikuj, reēenisone, pėrkthime, etj. Cilat nga punėt tuaja do tė veēonit si arritjet mė tė spikatura dhe pėr cilat keni mėdyshjen apo dyzimin pėr ta riparė?

R.E.Mua mė pėlqejnė gjithmonė librat e fundit, kurse me kalimin e kohės librat e para humbasin vlerėn e tyre pėr tė pasqyruar dhe tė pėrhapur kulturėn shqiptare nė botė. Pėr shembull, History of Albanian Literature (1995) dhe pėrkthimi i tij shqip Histori e letėrsisė shqiptare (1997), do ti kisha bėrė ndryshe sot. Mund tė ju njoftoj se kam gati njė botim tė ri anglisht, i cili ka tė ngjarė tė quhet Introduction to Albanian Literature (Hyrje nė letėrsinė shqiptare), por deri me sot nuk kam gjetur njė shtėpi botuese nė Amerikė e cila e pranon. Gjithmonė i njėti problem: kultura e vogėl, e panjohur, dhe mungesa e fitimit financiar pėr botuesin.


F. Sh. A mund tė na tregoni disa hollėsi rreth librave tuaj mė tė fundit tė botuar, dhe tė atyre qė keni ende nė punim e sipėr?

R.E. Gjatė kėtyre dy viteve tė fundit kam botuar mjaft. Nė vitin 2003 dolėn: pėrkthimi anglisht i veprės letrare tė poetit Eqrem Basha: Neither a Wound nor a Song: Poetry from Kosova (As plagė as kėngė: poezi nga Kosova); Behind Stone Walls (Prapa mureve tė ngurta), monografi e etnologes norvegjeze Beritė Baker; njė antologji tekstesh historike: Early Albania: a Reader of Historical Texts, 11th-17th centuries (Shqipėria e hershme: njė doracak tekstesh historike, shek. 11-17); si dhe pėrkthimi anglisht i pesė kėngėve tė para tė Lahutės sė Malcis sė Fishtės, The Highland Lute: the Albanian National Epic, Cantos I-V, The Cycle of Oso Kuka (Lahuta e Malcis: epika kombėtare shqiptare, kėngėt I-V, cikli i Oso Kukės).
Nė fillimin e vitit 2004, dolėn edhe dy vepra kryesore nė ShBA: Historical Dictionary of Albania (Fjalori Historik i Shqipėrisė) me mė shumė se 700 zėra; dhe, nė bashkėpunim me Janice Mathie-Heck nga Kalgari (Calgary) nė Kanada, Songs of the Frontier Warriors: Albanian Epic Verse in a Bilingual English-Albanian Edition (Kėngė Kreshnikėsh: poezia epike shqiptare njė njė botim dygjuhėsor shqip-anglisht). Tė dhėna pėr gjithė kėto botime dhe pėr botime tė tjera tė mia mund tė lexoni nė faqjen time tė internetit: www.elsie.de.
Nė punim e sipėr, si projekt afatgjatė, e kam qė prej vitesh pėrkthimin anglisht tė Lahutės sė Malcis tėrėsisht (njė ēmenduri nga ana ime!). Pėrveē kėsaj, i kam gati njė fjalor historik pėr Kosovėn, njė antologji tregimesh shqiptare anglisht (e cila pret botimin e saj nė Ēikago), dhe vėllime tė veēantė tė pėrkthimit anglisht tė poetėve Azem Shkreli dhe Visar Zhiti.


F. Sh. Poezia e pėr mė tepėr epika nė botė nuk ka treg, shtoi dhe faktin qė kjo vjen nga njė vend i vogėl, si ja dolėt mbanė me Kėngė Kreshikėsh, dhe si e mendoni ta arrini me Lahutėn e Malėsisė?

R.E. Pėr Kėngėt e Kreshnikėve arrita pėr fat tė interesoj njė botues, Bolchazi-Carducci, nė Illinois. Kjo shtėpi botuese, slovake, ka botuar mjaft letėrsi epike. Botuesi vetė, Zoti Lou Bolchazy, kishte studiuar pranė profesorit Berkeley Peabody-t, i cili vetė kishte qenė student i Albert Lord-it nė Harvard. Lordi, bashkė me Milman Parry, shquhen nė botėn perėndimore si zbuluesė tė epikės ballkanase. Lordi kishte kryer hulumtime etnografike edhe nė Shqipėri nė vitin 1937. Figurat e tyre u pėrfytyruan nė librin e Ismail Kadaresė, Dosja H. Pra, ka njė vazhdimėsi tė ēuditshme deri tek unė, gjė qė nuk e dija nė fillim tė procesit botimor.


F. Sh. Cila ka qėnė ndihma konkrete qė ju ka dhėnė shteti shqiptar dhe organizmat e varura prej tij nė kėtė promovim tė pandalshėm tė kulturės shqiptare? Po nga Presidentėt tanė a ju janė dhėnė urdhra a medalje? Raporti juaj me Akademinė e Shkencave dhe Universitet, (theksoj Universitetin e Tiranės) cili ėshtė?

R.E. Nuk them se shteti shqiptar mė ka dhėnė ndonjė ndihmė konkrete koha e fundit, por as nuk i kam kėrkuar ndonjė ndihmė tė veēantė. Nuk ankohem. Kam marrėdhėnie tė mirė profesionale dhe miqėsore me shumė shkencėtarė shqiptarė nga Akademia dhe nga Universiteti i Tiranės, njerėz qė punojnė nė kushte shumė tė vėshtira. Pėr sa i pėrket urdhrave dhe medaljeve, unė nuk kam shumė dėshirė tė bėhėm njė personalitet publik.


F. Sh. Si njė ndėr pėrkthyesit e pakėt nga shqipja nė anglisht, sa prej letėrsisė veēanėrisht poezisė qė botohet sot ju bie nė dorė? Ē’’mendim keni pėr kėto krijime dhe autorėt e tyre?

R.E. Nė vite ‘90 udhėtoja rregullisht nė Shqipėri, gati ēdo dy muaj, dhe bleja gati tėrė librat qė mė duheshin. Gjatė pesė viteve tė fundit, ku mė rrallė shkoj nė Shqipėri, them se nuk arrij tė gjej tėrė librat qė mė duhen, veēanėrisht sepse vėllimet mė tė mira poetike shpesh nuk gjenden nė libraritė ku kėrkoj. Shpėrndahen privatisht.
Kuptohet qė nuk mund tė jap njė mendim tė saktė pėr krijimtarinė letrare nė Shqipėri sot, por them se dy-tre vite tė fundit kanė qenė mė interesante se vitet ‘90, ku kishte shumė eksperimentime kot dhe kopijime tė letėrsisė sė huaj. Kam pėrshtypjen tė pakten qė ka lėvizje tani nė fushen e poezisė.


F. Sh. A do tė kemi prej jush pėrkthime tė tjera tė poezisė bashkėkohore, nėse po, nėpėr cilėt rrugė a filtra do kalojnė kėto krijime? Nėse po, do tė zgjidhnit midis fituesve nė ēmimet e konkurseve letrare, apo do preferonit njė pėrzgjedhjen tuaj?

R.E. Besoj se do tė vazhdoj herė pas here tė pėrkthej letėrsi, nėse kam kohė dhe nėse arrij tė gjej njė botues. Kjo ėshtė pengesa kryesore pėr mua. Kot tė pėrkthesh nėse pėrkthimet nuk botohen. Pikėrisht pėr kėtė arsye, them nga dėshpėrimi, i futa gati tėrė pėrkthimet e mia letrare nė internet, nė faqjen time tė dytė: www.albanianliterature.com sepse pėrndryshe kot janė nė kompjuterin tim.
Pėrsa i pėrket pėrzgjedhjes, them se nuk kam njė strategji tė veēantė. Disa vepra i pėrkthej sepse mė pėlqejnė personalisht, apo autorėt e tyre mė pėlqejnė si individė, por zakonisht pyes shumė, marr mendime tė ndryshme dhe nė fund bėj njė sintezė. Natyrisht e kam tė qartė se njė filan autori shahet tmerresisht nga konkurenti i tij dhe lavderohet jashtė mase nga kushėriri i tij i dytė. Nė Ballkan duhet tė kesh kėto gjėra parasysh. Duke qenė se letėrsia shqiptare njihet pak, ėshtė e arsyeshme parimisht qė tė pėrkthehen fillimisht autorė mė tė njohur nė Shqipėri dhe nė Kosovė, por kjo nuk duhet tė pėrjashtojė aspak autorė tė rinj.


F. Sh. E kemi tė lehtė tė ngrejmė panteonin e krijuesve shqiptarė ndėr vite, por tė vėshtirė njė panteon krijimesh, vlerat dhe bukuria e tė cilave tė dalin fitimtare mbi kohėn. Cilat do tė ishin disa prej veprave mė tė spikatura tė letėrsisė shqiptare?

R.E. Kjo ėshtė nė fakt njė pyetje e vėshtirė. Pėrveē Kadaresė, nuk shoh se kush do tė rrijė nė panteonin e letėrsisė shqiptare pas 20 viteve, por kam pėrshtypje se do tė ketė shumė figura qė nuk i njohim sot. Pas tronditjeve tė rėnda politike, ekonomike por edhe kulturore tė 15 viteve tė fundit, Shqipėria ngadalė ngadalė po merr vetėn, nė mėnyrėn e saj, dhe jam i bindur se do te ketė autorė me shumė talent (por ndoshta shumica do tė jėnė nė emigracion). Nė fund tė fundit, ėshtė lexuesi shqiptar, dhe jo unė, i cili do tė vendosė, apo tė themi mė realisht, i cili duhet tė vendosė pėr pranimin afatgjatė apo mospranimin e autorėve tė kėsaj letėrsie.


F. Sh. Vėshtirė tė mendohet njė pėrkthyes poezie tė mos shkruajė dhe vetė. A keni krijime tė tilla dhe a mendoni tja jepni nė shqip publikut mbase nėpėrmjet njė botuesi shqiptar?

R.E. Tė zhvishem krejt para jush? Jo, jo...


F. Sh. Pėrkthyes dhe interpret nė Hagė nė gjyqin ndaj Millosheviēit, dhe njohės i pėrmasės sė dhimbjes nė vargjet e poetėve shqiptarė tė Kosovės. A pati raste tė bėnit njė lidhje tė tillė shkak pasojė?

R.E. Them pėrgjithėsisht se vuajtja nxit frymėzimin dhe krijimtarinė letrare. Ēfarė ka prodhuar njė vend si Zvicra, e cila nuk ka njohur dhimbje apo tronditje? Orė me qyqe dhe ēokollate. Por ndonjė autor botėror? Nuk ka vend tjetėr nė Evropė i cili ka vuajtur mė shumė sė Kosova gjatė 15 viteve tė fundit. Kėshtu unė pres gjėra tė mėdha prej asaj. Nė anėn tjetėr habitem nga pak se deri tani nuk ka dalė prej Kosovės njė vepėr madhore pėr atė qė ky popull ka pėsuar.


F. Sh. Njė veprimtari nė albanologji me sa duket e lidhur pazgjithshmėrisht. A e keni menduar ti dhuroni Arkivit tė Shtetit Shqiptar, dorėshkrimet, shėnimet origjinale etj si kėto?

R.E. Nuk besoj se jam kaq i rėndėsishėm sa qė shėnimet e mia tė mblidhen nė Arkivin e Shtetit. Mė interesant nė rastin tim do tė jetė ndonjė ditė biblioteka ime. Kam pėrshtypjen se kam njė ndėr bibliotekat kryesore albanologjike nė botėn perėndimore, ndoshta koleksionin mė tė madh tė letėrsisė shqiptare jashtė Ballkanit. Por biblioteka ime ėshtė njė problem pėr tė ardhmen. Akoma e shfrytėzoj.


F. Sh. Me bindjen se e keni skalitur emrin tek miqtė e vyer tė shqiptarėve, apo jeni njė shqiptar pa pashaportė, ēfarė do ti thoshit popullit gjuhėn e tė cilit e flisni si bir i tij?

R.E. Nuk besoj se mund tė bėhem shqiptar tamam. Unė veē i vėzhgoj shqiptarėt nga largėt, me dashamirėsi por edhe me shume kritikė. Njė fjalė popullit shqiptar? Kam njė urim tė dyfishtė. Unė uroj qė shqiptarėt tė ruajnė identitetin e tyre kulturor nė botė (pra elementet fisnike dhe pozitive tė kėsaj kulture), por, njėkohėsisht, uroj qė shqiptarėt tė lėnė mėnjanė mendjengushtėsinė, nacionalizmin dhe etnozentrizmin e tyre dhe qė ata tė bėhen evropianė dhe qytetarė tė botės.


Fund


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.