|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Injoranca eshte kushti i nevojshem i lumturise se njerezve. Ne s`dime thuajse asgje per veten e dime gjithshka per te tjeret. Injoranca perben qetesine tone; genjeshtra lumturine.
--- A.France
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
- poezi nga bota nė kohėn e errėsirės -
nga Visar Zhiti
Kjo ftohtėsi dhe ky terr i paparė qė po kalojmė, na bėn qė me alarm tė thėrrasim nė ndihmė dashurinė, poezinė e saj, qė te ne, edhe nėse skanė munguar, duket sikur shpesh kanė ardhur pėrēudnueshėm, tė varfėra, me shenjat blu tė pėrdhunimit. Prandaj nė vazhdim po kėrkojmė tė kapemi dhe te poezia e botės, si kėrkim i ndihmės sė shpejtė, pėr tė parė dhe ndjerė se si ata i kėndojnė dashurisė. Dhe nėse zgjodhėm autorėt tė ndryshėm tė vendeve dhe kontinenteve tė tjerė, tė kohėve sa tė ngjashme aq dhe tė pangjashme, shohim se gjithsesi diē i bashkon, jo pėr meritė a mėkat tė pėrkthimit, por prej zbulimit tė njė zemrė tė pėrbashkėt qė dashuron po aq hyjnisht kudo dhe gjithmonė, po ai adhurim i qėndrueshėm, diellor qė lėviz nėpėr njė qiell, i ulėt apo i bruztė, me re a i pafundėm, me shira a i tallazitshėm nėpėr tufanet e fatit apo i prajshėm si flatra pegasėsh, ska dhe aq rėndėsi. Rėndėsi ka qė qielli ėshtė i poezisė.
Qysh nė kohėrat e lashta, nėpėr vizatimet e shpellave, krahas asaj qė mund ta quajmė kronika e primitivitetit, janė gjetur dhe vizatime linjash tė grave shtatzėna dhe kjo ėshtė mrekullia, jeta kėrkon jetėn, shoqėria qė nė fillimet e veta, kur po niste tė krijohej, nisi tė shqetėsohet pėr jetėn, pėr domethėnien e saj, simbolin, ndėrgjegjen rishtare, pra po kėrkonte tė zbulonte dashurinė, pėr tė cilėn dhe u kalua nė njė luftė botėrore, ajo u bė shkak, duke u futur nė mitologji dhe histori me njė emėr gruaje, qė pėrdoret edhe sot, Helena e Trojės. Dhe udhėtimi tjetėr, po aq mitik, i Uliksit pėr te gruaja e tij, ende ska mbaruar, por vazhdon pambarimisht, edhe kur sje mė, me jetė tė tjera dhe tė tjera dashuri. Poetėt, me mėnyra nga mė tė ndryshmet, gjithmonė e mė ēuditshėm, artistikisht duke u rafinuar, veē ribėjnė, pėr tė mos thėnė pėrsėritin, kėtė udhėtim, mė shumė brenda vetes se sa jashtė saj. E dėshmojnė dhe kėto poezi tė faqes tonė letrare, qė nga Gėtja panteonik e Tenisoni pasionant, Tagora i perėndishėm e ballkanasit e shquar Hikmet, Dagllarxha e Vretakos, e gjejmė te njerėzori i dhembshėm Elyari dhe te bashkatdhetari i tij, parizieni tjetėr spontan dhe i natyrshėm Preveri, te i gjakti Lorka, i trishtuari Quasimodo, klasiku modern Jevtushenko, te ēudia Xhojsiane qė ka shkruar dhe vjersha tradicionale, te Takuboku i largėt e misteriozi Jytes. Pėrkthimi i tyre ėshtė bėrė nė mosha tė ndryshme, edhe pėrmes rreziqesh, pėrgjimesh e deri dhe nė burg, por dhe mė pas, gjithmonė pėr hir tė dashurisė. Poezia e dashurisė pėrforcon edhe njėherė idenė se kur di tė dashurosh, do tė dish tė jetosh, tė ndėrtosh tė tashmen tėnde pėr tė realizuar vetveten. Dhe besnikėria mė e madhe ndaj vetvetes, pra ndaj jetės, ėshtė vetė dashuria. Vetėm me tė mposhten tė gjitha llojet e errėsirave e ti befas gjendesh mes universit tė dritės...
Visar Zhiti
J. V. GĖTE
ELEGJI E MARIENBADIT
Njė mundim zemre rritet brenda meje Pėr atė qė ėshtė e shenjtė e dot nuk shprehet. Ja e pakapashmja nė jetė tė jetėve, Ta lėsh veten prej ēastit tė rrėmbehet. Oh, ēgjė hyjnore! Unė kėtė e di, E ndjej me gjithė shpirt kur pranė saj rri.
Ēvėshtrim plot rreze sa dhe ditėn e mahnisin - Dhe frymė e saj prej flladesh pranverore Si akull tė zi e shkrijnė egoizmin. Mbyllen brenda nė varre dimėrore Sqima, kokėfortėsia e kota famė E skthehen mė - atė e kam pranė.
Zėri i saj sikur mė pėshpėrit: Jeta dhuron orėt, orėt nėpėr botė. Pėr tė nesėrmen ska parashikim E shqetėsimi pėr tė djeshmen ėshtė i kotė. E nė i trembėsha muzgut qė vjen pas, Ja, dielli perėndon gjithė ndjenja, buzagas.
Vėshtroje si unė ēastin drejt nė sy, Shpejt dhe lehtė me mendje tė gėzuar. I gjallė dhe mirėnjohės derdhu te ay Nė punė dhe harč pėrherė i dashuruar. Kudo qofsh, prej teje fryftė fėmijėri, Atėhere stė mposht dot, jo, asnjeri.
Dhe e kuptova - kėshtu fole ti. Ēastin si njė zog me flatra ere Nė gjirin e jetės e futi njė Hyjni. I zgjedhur i ēastit je veē pranė teje.
Oh, thirrje e ndarjes bėhet ankth nė eshtra E ēdobi pata nga ato tė lartat shkenca?!
Tani jam larg dhe larg pa asnjė punė, Ētė bėj me kohėn time unė pa ty? Ka gjėra tė bukura shumė, shumė, Do hedhur barra qė smė hyn nė sy. Njė brengė vdekje mė gllabėron, mė tund. Rrugėdalje ska e lotėt spaskan fund.
ALFRED TENISON
VAJZA E MULLISIT
Ėshtė vajza e mullisit qė po rritet E tėra e dashur dhe e tėra pa faj. Dhe unė do desha tė isha vėthi, Tė dridhesha nė veshin e saj. Ditė e natė i fshehur ndėr kaēurrela Qafėn aq tė bardhė e tė ngrohtė do prekja.
Dhe unė do doja tė isha brezi Rreth belit tė saj tė hollė prej ėndrre. Dhe do tė rrihte zemra e saj Pranė meje nė prehje dhe dhėmbje. Dhe do e dija nė rreh pėr mirė e jo kot Dhe unė do e shtrėngoja fort e mė fort.
Dhe do tė doja tė isha gjerdani. Gjithė ditėn e gjatė tė ngrihesh, tė ulesh Me qeshjet e saj, me psherėtimat Mbi gjinjtė e mbushur erė jetė lulesh. Dhe aty tė rrija kaq butė, kaq lehtė, Sa tharronte tmė hiqte nėpėr netė.
SALVATORE QUASIMODO * * *
Secili gjendet vetėm mbi tokė, te zemra, I ēarė nga njė rreze dielli: Dhe shumė shpejt vjen mbrėmja.
RABINDRANAT TAGORA
* * * Grua, nuk je vetėm vepėr e Zotit, por dhe e burrave, qė gjithmonė tė bėjnė tė bukur me zemrat e tyre. Kush e thuri pėr ty atė rrjetė? Poetėt me fije tė argjenda fantazie e piktorėt i japin trupit tėnd pėrherė njė pavdekėsi tė re. Si deti tė dhurojmė perlat, si minierat - arin tonė, si kopshtet e verės - lulet qė tė lulėzosh e tė mbėshtillesh pėr tė qėnė gjithnjė e mė e ēmuar. Dėshira e zemrave tė burrave ka hedhur bujėn e vet mbi rininė tėnde. Pėrgjysmė je grua, gjysma tjetėr je ėndėrr.
NAZIM HIKMET
* * *
Se mos je lodhur duke mbartur peshėn time. Se mos je lodhur me duart e mia, me sytė e mi, me hijen time.
Fjalėt i mia ishin tė pėrndezura, fjalėt e mia ishin puse tė thellė.
Do tė vijė njė ditė nė njė ditė tė beftė do tė ndjesh brenda vetes gjurmėt e hapave tė mi se si largohen.
Dhe kjo peshė do tė jetė mė e rėnda.
POL ELYAR
DREJTĖSI E MIRĖ
I ngrohtė ėshtė ligji i njerėzve kur nga rrushi bėjnė verėn nga qymyri bėjnė zjarrin nga puthjet bėjnė njerėzit
I ashpėr ėshtė ligji i njerėzve qė tė mbeten ashtu bashkė kundėr luftės dhe fatkeqėsive kundėr rrezikut tė vdekjes
I ėmbėl ėshtė ligji i njerėzve kur ujin e kthejnė nė dritė ėndrrat nė realitet dhe nė vėllezėr armiqtė
Ēligj i hershėm dhe i ri ashtu pėrmbushės vetėm ecėn nga zemra-fėmijė qė sdi deri te arsyeja supreme.
NIKIFOROS VRETAKOSA
JETA IME DO TĖ MBETET NĖ MIJĖRA VJET
Jeta ime, miku im, do tė mbetet nė mijėra vjet, do tė mbetet nė mijėra jetė, nė mijėra skifterė do tė mbetet.
Tri vera ndriēuan nė shpirtin tim, tri pranvera lulėzuan dhe tre dimra derdhėn shiun e tyre dhe unė habitem kur koha mė thotė: ti do tė vdesėsh. Domethėnė tė gjitha kėto do tė vdesin? Ky mal dhe nata me sy yjesh dhe pylli? Dhe dashuria qė ėshtė kaq e madhe, tė cilėn as gjithė bota smund ta nxėrė dot?
FAZIL HJUGU DAGLARXHA
SHUMĖZIM
Dy herė dy - Katėr. Unė shumėzuar me ty jap pafundėsinė.
ISIKAVA TAKUBOKU
* * *
Mė varej nė supet e mi Ajo - prej nate dhe bore... Ēyje pėrvėlues kishin duart e saj! * * *
Nėse mė pyesin nė heshtje: "Ēdo tė thotė brengė?" "Di qė ka shijen e dashurisė..." Herėt, shumė herėt e mėsova.
EVGENI JEVTUSHENKO
MOS U ZHDUK
Mos u zhduk... Duke u zhdukur nga mua, e ēmishėruar vetvetes ju zhduke.
Vetja jote kėshtu u tradhėtua me pandershmėri prostitute.
Mos u zhduk... Tė zhdukesh ėshtė lehtė, tė ringjallesh pėr tjetrin ska se si. Vdekja tė tėrheq shumė thellė, tė vdesėsh nuk ėshtė mėnēuri.
Mos u zhduk. Harro hijen e tretė. Ska tė tretė. Dy janė dashurive.
Bashkė do shkojmė nė gjyqin e shenjtė, kur gjaku tna thėrrasė pėr pėrgjigje.
Mos u zhduk... e kemi shlyer mėkatin, fajtorė sjemi ne, as damkosur.
Tė denjė jemi unė dhe ti pėr tė falur nė-mos-dashje ēkemi plagosur.
Mos u zhduk. Tė zhdukesh ėshtė ēast, por si do takohemi nėpėr shekuj?
Ēsozi kemi nė botė, ti fantazmė dhe unė? - Fėmijėt tanė tė qeshur.
Mos u zhduk. Jepma dorėn tėnde, nė tė jam shkruar unė - i besoj sekretit.
Dashuria e fundit ėshtė e tmerrshme, Sėshtė dashuri, por frikė e humbjes sė tjetrit.
JAMES JOYCE
IX
Erėra tė majit qė vallėzoni mbi det me hove rrotulluese gėzimesh nga hullia nė hulli ndėrsa nė krifė shkuma fluturuese shndėrrohet nė kurorė dhe harqet e argjendė ēajnė ajrin. E keni parė gjėkundi Dashurinė time? Ajme! Ajme!
Erėra tė majit. Dashuria ėshtė e palumtur kur dashuria ėshtė larg.
ZHAK PREVER
NĖ KOPĖSHT
Mijėra vjet dhe pastaj mijėra tė tjerė Nuk mjaftojnė Pėr tė treguar Pėrjetėsinė e vogėl Qė ti mė puthe Qė unė tė putha Njė mėngjes nė dritėn e dimrit Nė Parkun Monsori tė Parisit Nė Parisin Mbi tokė Nė tokėn qė ėshtė njė yll.
F. G. LORKA
VENUS
Me tė vėrtetė ke dy sisė tė mėdha e njė gjeran perlash mbi qafė.
Njė amur mjegulle tė mban pasqyrėn.
Dhe pse je aq larg, tė shoh, dorėn e ylbertė vė mbi seks dhe e mefshtė ndreq jastėkun e qiellit. Tė adhurojmė me thjerrėz unė dhe Rilindja.
WILLIAM JYTES
* * * Atdheu im ėshtė nata, kudoqoftė ajo, natė me hėnat e gjinjėve tė tu, me gjethnajėn e leshrave tė tua, natė pylli me ujqėr dhe borė qė ulėrin, natė qytetesh qė ndrin mes qerpikėve tė prostitutave. Nata ėshtė atdheu im i mbetur i varur nė hapėsirė, se toka mė rrėshqet nėn kėmbė. Nata jote zgjat duart drejt meje e dashuruar, por vjen dita dhe unė mbetem vetėm, i paatdhe. Lotėt nuk mė duken prej rrėkeve tė shiut qė mė rrėshqasin nė fytyrė. Nėpėr trupin e shqyer kam plagė tė pashėruara yjesh si ata qė si pranojnė spitaleve se skanė mė atdhe. E rėndėsishme ėshtė qė mė ka atdheu, ti mė ke mua, fantazmė dite.
I zgjodhi dhe i pėrktheu Visar Zhiti
|
|
|
|