Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ia vlen me mire ta shperdorosh rinine tende se sa te mos besh asgje me te.
--- Courteline

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 127 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Art :: Leonard Ajkuni, balerini shqiptar nė gjurmėt e Nurejevit
Postuar nga: skampa

Art Kėrcimtari mė i mirė nė botė mė 1997 dhe solisti i parė qė kėrceu nė Vatikan pėr Papa Gjon Palin.

Talenti qė mė shumė se kushdo tjetėr ka ndjekur gjurmėt e Nurejevit tė famshėm nė botėn e kėrcimit. Thuajse i harruar nė Shqipėri, ai ka tronditur skenat mbarėbotėrore me interpretimet nė role si Alberto nė baletin "Zhizelė", Romeo, princi Zigfrid…. Leonard Ajkuni ka tėrhequr vėmendjen e publikut shqiptar qė nė moshėn 16 vjeēare, ku ka debutuar si solist nė Teatrin e Operas dhe Baletit. Mė pas pėr tė nuk kanė rreshtur sė shkruari gazetat evropiane. Asnjėherė nuk ėshtė shkruar pėr tė njė kritikė famėkeqe. I cilėsuar nga media si balerini i njohur shqiptar i pa kritikuar ndonjėherė, Leonard Ajkuni ėshtė i pari kėrcimtar qė ka debutuar pėrpara Papa Gjon Palit, nė gjysmė shekullin e dytė. Megjithėse ai po tėrheq spektatorėt nga mbarė bota me kėrcimet dhe figurat e tij tė veēanta artistike, temperament pasionant dhe hipnotizues i publikut nė skenė, Ajkun ėshtė ende mjaft i panjohur pėr publikun shqiptar. Aktualisht, Leonardi jeton nė Nju Jork tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku dhe punon sė bashku me gruan e tij nė shkollėn e tyre tė kėrcimit.

Leonardi Ajkuni ėshtė rritur nė Tiranė, ku edhe nė ditėt e sotme mbahet ende si kėrcimtari mė i rrallė nė tė gjithė historinė e baletit nė Shqipėri. Nė moshėn 16 vjeēare, ai i tejkaloi trupat e tjera tė baletit dhe u rreshtua pėrballė tyre pėr tė luajtur rolin e parė si solist nė Teatrin e Operas dhe Baletit. Njė talent i cili vetėm dy vjet mė vonė do tė njihte shfaqje mė tė rėndėsishme jashtė kufinjve. Balerini, nė pak kohė u bė kėrcimtari kryesor nė disa shfaqje tė rėndėsishme nė Paris, Athinė, Selanik, Stamboll, Ankara, Milano dhe Sanremo. Nė vitin 1991, vendosi tė lėvizte pėr herė tė parė nė njė turne nė Itali me teatrin e njohur "La Scala" nė Milano, ku u zhvendos dhe jetoi pėr shumė kohė nė kėtė vend. Nė kėtė vend ai u bė edhe kėrcimtari kryesor nė kompaninė "Balletto Regionale di Mantova". Nė muajt nė vazhdim ai arriti tė japė shfaqje me sukses nė mbi 50 teatro nė Itali, Maltė, Gran Kanaria dhe Cote d'Azur. Pikėn kulminante tė karrierės sė tij ai e pati nė vitin 1992, kur pėr herė tė parė do tė luante rolin e Albertos tek baleti "Zhizelė". Vendosi tė ndiqte hapat e balerinit tė madh rus Rudolf Nureiev, pėr tė futur nė historinė e baletit si balerini i parė i nderuar me ēmim nė kėtė rol, pas kercimtarit rus. Nga teatri i Torinos ai do tė nderohej me ēmimin mė tė lartė tė kėrcimit.

Nė shenjė mirėnjohje pėr arritjen e tij, ish-presidenti i Shqipėrisė nė atė kohė S. Berisha e shpalli, balerinin Leonard Ajkun, Ambasador Nderi tė Shqipėrisė pėr Artin. Pėr mė shumė, Ajkun ėshtė i vetmi kėrcimtar nė pjesėn e dytė tė shekullit, qė ka pasur nderin tė japė shfaqje pėr Atin e Shenjtė nė Vatikan, Papa Gjon Pali II. Nė vitin 1994, Ileana Iliescu e emėroi atė tė ftuar special tė Teatrit tė Operas sė Bukureshtit nė Rumani, ku ai luajti nė mėnyrė tė shkėlqyer rolin e princit Zigfrid tek "Liqeni i Mjelmave". Nė vitin 1998 Arthur Mitchell e ftoi ti bashkangjitet nė Teatrin e Kėrcimit nė Harlem, ku ai u vu nė kontakt pėr herė tė parė me repertorin e Balanshajnė. Nė SHBA ai filloi tė shkėlqejė nė trupat e "Los Angeles Classical Ballet", "Santa Barbara State Street Ballet", "Dance Galaxy", "Northeast Ballet", "Griffin Ballet", "Hartford Ballet" dhe "Ellen Sinopoli Dance Company". Ai pumnon si i artist i ftuar nė mbarė botėn, duke dhėnė shfaqje nė teatro si dhe nė televizione edhe nė shumė Salla Muzike.

Ndėrmjet ēmimeve qė ka marrė Ajkun renditen edhe, ai i Ministrisė sė Rinisė sė Maltės qė e ka nderuar atė me "Medaljen Kombėtare tė Arteve" mė 1991, "Medaljen e Artė tė 'Re Manfredi International ballet competition' mė 1994, "Medaljen e Artė tek 'Fiuggi Europa Platea', i vlerėsuar kėtu si kėrcimtari mė i mirė si solist evropian mė 1995, "Medaljen e Artė tek 'Premio per la Danza' si kėrcimtari mė i mirė kryesor nė Itali, "Medalja e Artė Ndėrkombėtare pėr Artet nga 'Urdhri i Kalorsėve' i nderuar nga princi Humbert Fernando i I-rė i Maltės mė 1999.

Nė vitin 1997, "The American Guild of Music Arts" (Spektri amerikan pėr artet muzikore" i dha balerinit shqiptar, ēmim si kėrcimtari mė i mirė nė mbarė botėn pėr interpretimin e tij nė baletin "Zhizelė". Repertori i pasur i tij pėrmbledh Bazilin tek Don Kishoti, Romeo tek "Romeo dhe Zhuljeta", Princi Dezir tek "Bukuroshja e fjetur", Princi tek "Arrthyesi", Oberoni tek "Ėndrra e njė nate vere", Eskamili dhe Don Hoze tek "Karmen" si dhe nė shumė role tė tjera kryesore tė pėrshtatura pėr tė nga koreografė me famė botėrore si Sund, Lomellini etj.

KRITIKA

Pėr baletin "Zhizelė"
"La Gazzetta", Amerigo Destiani
Ka njė publik tė madh nė teatrin ku Ajkun ka kėrvcyer rolin e Nureievit tė famshėm. Ajkun hyn nė skenė dhe kėrcen nė mėnyrė hėnore dhe tė dhunshme me cilėsitė e tij dramatike. Njė forcė e plotė, e qartė dhe shumė pasionante e mbėshtet atė bnė ēdo kėrcim tė tijin. Ai madje eklipson dhe Zhizelėn e mahnitshme, teksa publiku ngrihet nė kėmbė pėr tė admiruar atė. Ai fiton me shpirtin e Nurejevit njė ovacion tė paparė prej mė shumė se 10 minutash.

Pėr baletin "Romeo dhe Xhuljeta"
"The Los Angeles Times", Victoria Looseleaf
Leonard Ajkun ka njė prezencė autoritarisht tė gdhendur, duke ekzekutuar ulje tė rėshqitshme dhe kthesa tė prera ai ka shoqėruar ēlirėsisht Xhulietėn. Ajkun ka zotėruar gjithashtu bindshėm njė shpatė nė luftimet koreografike tė Fran Moran.

Pėr baletin "Apolloni"
Revista "Choreographed", Jorge Esquivel
Dominimi skenik i Ajkunit ka pėrparuar mirė nė raport me kohėn qė ai ka kaluar mbi tė. Kėrcimi i tij ėshtė gjurmėlėnės dhe si i tillė ka lėnė pa fjalė dhe publikun. Sekuencat qė na u desh tė pėrmendnim si titanike apo zemėrthyese, nė fakt nuk ishin tė nėnvizuara apo tė sjella si njė "tour de force" (akt trimėrie). Sekreti qėndron vetėm nė pėrqėndrimin e Ajkunit.

Pėr baletin "Karmen"
"The London Times", Maria Ghirlando
Ajkun interpreton mrekullisht mirė rolin e Don Hozesė, sidomos nė joshjen tallėse e domethėnėse tė tij. Ngazėllimi mbushės i balerinit tė parė, Leonard Ajkun ėshtė mė se i mjaftueshėm.

Pėr baletin "Don Kishoti"
"La Stagione del Balletto", Annamaria Rozzi
Njė trup i dhunshėm, i papėrkulur dhe i palodhur. Kėrcimi i tij i rrėshket qetėsisė, nuk njeh ligje, kode akademike, zbutje apo paqe. Pak kėrcimatarė, siē ėshtė edhe Leonard Ajkun, i jetojnė jetėt e tyre me tė njejtėn arrogancė e liri, siē bėjnė edhe me artin.

"La Repubblica", Alberto Testa
Leonard Ajkun ėshtė njė kėrcimtar i fuqishėm, qė nuk heziton tė hapė petalet e tė na tregojė atė qė ai di tė bėjė.

Loziana Ibrahimi, Panorama, 13-01-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.