Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Keshilla eshte ajo gje qe kerkojme kur tashme e njohim pergjigjen edhe pse uronim te mos e dinim.
--- Erica Jong

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 80 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Kaēanikut Nė 30 prill 1910 populli Kosovės sulmoi garnizonet osmane nė Prishtinė, duke nisur kėshtu njė betejė tė ashpėr, e cila nė histori ka hyrė si "Beteja e Kaēanikut", qė u pėrhap nė mbarė krahinat e Kosovės. Kėtė lėvizje e udhėhiqte luftėtari Idriz Seferi.

Fitorja e Rajshtagut
Nė 30 prill 1945, pas shumė luftimesh tė ashpra, ushtarėt sovjetikė ngritėn flamurin e fitores mbi ndėrtesėn e Rajshtagut nė Berlin. Kėshtu rėnia e kėsaj qendre simbol tė Rajhut tė Tretė hitlerian shėnoi njė nga fitoret mė tė mėdha nė Luftėn e Dytė Botėrore - marrjen e Berlinit.

Eduart Mone'
Nė 30 priLl 1883 mbylli sytė njėri nga piktorėt mė tė mirė tė Francės, Eduart Mone', qė hyri nė historinė e pikturės botėrore si njė mjeshtėr i pėrdorimit tė ngjyrave dhe si njėri nga mė tė mėdhenjtė e saj.

Festa Kombėtare e Holandės
30 prilli ėshtė festa kombėtare e Holandės.
Intimitet :: Festohet 80 vjetori i aktorit Kadri Roshi
Postuar nga: Albo

Intimitet Eshtė festuar mbrėmė nė sallėn e Teatrit Kombėtar, 80-vjetori i lindjes sė aktorit Kadri Roshi. Projekti i Pulahės qė kthen nė skenė aktorin

Roshi: “Njė peng pėr ēdo rol qė s’kam luajtur”

Alma Mile

Gjithēka ishte organizuar fare thjeshtė, larg skemave akademike dhe pompoze. Kushdo mund tė fliste, artistė, politikanė, publik i thjeshtė, fėmijė, njerėz qė dinė tė flasin bukur, njerėz qė asnjėherė mė parė nuk kanė prekur njė mikrofon… Dikush sillte njė kujtim nga njė dubėl filmi, njė tjetėr nga shkolla, nga peshkimi, njė tjetėr e falenderon pėr emrin qė i ka vėnė tė birit… dikush e krahasoi me Onufrin, me Aleksandėr Moisiun, me njė ikonė tė gjallė… Shumė gjėra u thanė, shumė mbetėn pa u thėnė, dhe ėshtė normale, ka kaq shumė pėr tė thėnė pėr Kadri Roshin, saqė nuk do tė mjaftonte njė natė Shėn Ndreu, (kur thonė plakat). Mbrėmė, nė sallėn e Teatrit Kombėtar, atje, ku ai ka kaluar 50 vjet tė jetės sė tij, ėshtė zhvilluar njė ceremoni e thjeshtė pėr tė festuar 80-vjetorin e lindjes sė aktorit Kadri Roshi. Njė ceremoni, qė nė fakt u kthye nė njė ditėlindje tė vetė teatrit. “Sepse ai ėshtė simboli i artit mbarėkombėtar, maja e aktrimit shqiptar”, - do tė thoshte pėr tė Mirush Kabashi, i cili kishte edhe rolin e prezantuesit tė ceremonisė. Ndėrsa drejtori i TK, Kiēo Londo, do tė thoshte se duke u folur njerėzve me gjuhėn e artit, figura e Kadri Roshit ėshtė ngritur nė lartėsinė e Perėndisė. “Askush nuk e di dhe nuk do ta dijė pėr Ministrin e Kulturės dhe zėvendėskryeministrin e viteve ’30, por tė gjithė e njohin dhe mbajnė nė zemėr Aleksandėr Moisiun. E njėjta gjė do tė ndodhė edhe me Kadri Roshin. Tashmė e shoh njė etyd nė njė klasė mėsimi. Kur mėsuesja tė pyesė pėr politikanėt e vitit 2004, ndoshta ndonjė nxėnės do tė thotė: mos kanė jetuar nė kohėn e Kadri Roshit”, - kėshtu do tė thoshte zv/kryeministri Namik Dokle, i cili pasi i ka shprehur urimet aktorit tė madh, nė mėnyrė simbolike ka puthur rrobėn e Ezopit, tė veshur nga Kadri Roshi, gjatė interpretimit tė rolit tė filozofit. Pėr t’i dhėnė hapėsira mė tė gjera kėsaj ceremonie e pėr ta kthyer atė nė njė festė tė gjithė teatrit dhe artistėve, nė skenė, ku ishin vėnė dhjetė karrike nė formė harku, janė ngjitur edhe emra tė tjerė tė shquar tė artit dramatik shqiptar, si Drita Pelingu, Tinka Kurti, Marika Kallamata, Reshat Arbana, Lazėr Filipi, etj. Duke krijuar kėshtu kolanėn e vlerave tė gjalla tė artit shqiptar.

Projekti
Nė rolin e vetvetes

Ndonėse i lodhur prej viteve dhe shėndetit qė nuk i ka prirė kėto kohėt e fundit, duket se Kadri Roshi, nuk do tė heqė dorė nga skena. Shumė shpejt, sė bashku me tė tjerė aktorė tė brezit tė vjetėr, ai do tė ngjitet nė skenė me njė pjesė qė do tė realizohet nga dramaturgu Ruzhdi Pulaha. Me rastin e 80-vjetorit tė lindjes sė Kadri Roshit, Pulaha ka bėrė tė njohur pėr publikun projektin e tij mė tė afėrt. Nė kuadrin e projektit tė Teatrit Kombėtar, pėr tė rikthyer nė skenė aktorėt e vjetėr, Pulaha do tė realizojė njė pjesė, ku nė rolin kryesor do tė luajė pikėrisht Kadri Roshi. Por kėtė herė ai do tė luajė vetveten. “Subjekti i dramės vėrtitet rreth njė gjyqi pėr kthimin e pronave, ku Kadri Roshi merr pjesė dhe ngre pretendimin mbi njė pronė tė tijėn. Nuk bėhet fjalė pėr toka, por pėr skenėn e teatrit, e cila ėshtė djepi dhe varri i artistit”, - thotė Pulaha, duke shtuar qė pėr Kadri Roshin kjo ėshtė mėse normale, pasi skena i pėrket artistit dhe ai atje ka kaluar 50 vjet tė jetės sė tij. “Nė kėtė pjesė, ai do tė quhet “Presidenti”, sepse nė tė vėrtetė ai ėshtė presidenti i teatrit shqiptar”, - thotė ai, duke shtuar, qė vetėm pak kohė mė parė kur ka folur nė telefon me aktorin, ka qenė vetė 80-vjeēari qė ėshtė treguar i interesuar pėr rolin dhe e ka shtyrė mė tej realizimin e pjesės. Ndėrkohė qė Roshi ėshtė shprehur se do ta realizojė patjetėr kėtė rol. “Do tė jemi gjallė dhe do ta luajmė kėtė pjesė nė kėtė skenė”,- ka premtuar ai. Sipas Ruzhdi Pulahės, drama qė ai do tė vendosė nė skenė ėshtė njė projekt, i cili qėndron nė sirtar prej vitit 1997, kur sipas tij “ata qė nuk e donin teatrin, nuk lejuan qė ajo tė vihej nė skenė”.

Ali Pasha, pengu i 80-vjeēarit

Ndoshta ai do tė donte t’i ngjiste shkallėt e skenės si dikur, kur ishte mė i ri dhe kėmbėt i bindeshin pa pėrtesė. Nuk do tė donte ta mbante kush prej krahu, ndoshta kjo e bėn edhe tė skuqet, para atyre njerėzve qė e duartrokasin pambarimisht. Por vitet bėjnė tė vetėn. Nuk janė pak, plot 80. Kadri Roshi nė karrierėn e tij artistike ka arritur tė realizojė 130 role, prej tė cilėve shumė kanė mbetur nė kujtesėn e publikut si karaktere tė spikatura. Por edhe pse galeria, pėrmes tė cilės ai ka kaluar, ėshtė shumė e gjerė, aktori, ende kėrkon tė luajė, madje nuk e fsheh qė ka edhe pengje, qė do tė kishte dashur t’i realizonte.

Ju keni realizuar mė shumė se 130 role, cilin do tė veēonit prej tyre?
E kam shumė tė vėshtirė tė zgjedh. Tek ēdonjėri prej tyre, kam dhėnė njė pjesė tė jetės sime.

Keni dashur dikur tė luani Ali Pashė Tepelenėn. Pėrse nuk ėshtė realizuar?
Kam dashur shumė tė luaj Ali Pashė Tepelenėn. Kam pengun qė nuk arritėm ta luanim dot. Do tė thoshja qė kjo ėshtė njė humbje e madhe pėr kombin, jo pėr mua.

Po ndonjė peng tjetėr pėr ndonjė rol qė nuk e keni luajtur a keni?
Tė gjitha rolet qė nuk i kam luajtur i kam pengje. Kėshtu e ka jeta e aktorit. Tėrė jetėn ėndėrron, bėn mirė qė ėndėrron e duhet tė ėndėrrojė me doemos. Po tė ėndėrrojė me sy hapur ama…

Do tė donit tė ishit artist nė njė vend tė huaj?
Jo, jo, vetėm kėtu. Unė jam shqiptar. Jam aktor shqiptar nga koka tek kėmbėt, nga kėmbėt tek koka dhe pėr kėtė krenohem.

Privilegjet tė kanė munguar, ēfarė tė ka mbajtur kėtu?
Unė kam patur tė tėra privilegjet. Unė kam qenė njeriu mė i privilegjuar. Asnjėherė nuk e kam ndier veten tė paprivilegjuar, as dje as pardje, as tani. Unė jam aktor dua skenėn, e dashuroj atė, i jam kushtuar asaj dhe mendoj se diēka kam bėrė edhe pėr skenėn.

Do tė vazhdoni tė luani?
Sa tė kem fuqi po. Sa tė jem nė kėmbė. Megjithėse kėmbėt kanė filluar tė mė dridhen, por edhe duke u dridhur do tė hiqem zvarrė.

Do tė shkoni sėrish nė Karavasta pėr tė zėnė peshk?
Oooh… unė atje shkoj vazhdimisht, ai ėshtė hobi im. Njė pjesė tė kėnaqėsisė e gjej edhe atje.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.