Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Demokracia, mbasi te kete bere gjithshka te urryeshme e te padurueshme ne shkallen me te larte te mundeshme per te gjithe, perfundon perhere se varuri mbas te cares se xhaketes te nje gjenerali fitimtar.
--- Ovida

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 128 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Histori :: Shqiptarėt nė historinė e Lindjes sė Afėrme
Postuar nga: Skampa

Histori Guvernatorė e ushtarė qė sunduan nė vendet e shenjta. Betejat me perandorin francez Napoleon, intriga pėr pushtet, por edhe etje pėr tė qenė tė pavarur nga shtetet e mėdha.



Nė mesin e shekullit XVIII AHMET PASHA ishte Vali i Palestinės. Disa e quajnė shqiptar e disa tė tjerė boshnjak. Njė gjė ėshtė tashmė e provuar, njė mijė kėmbėsorė shqiptarė dhe 800 kalorės boshnjakė kishte ushtria, e cila nėn urdhrat e Ahmetit kishte pėr detyrė tė mbronte Jerusalemin e shumėkėrkuar. Shqiptarėt e shpėtuan komandantin e tyre sa herė qė ndonjė oficeri tekanjoz i tekej tė bėnte grusht shteti. Ahmeti, qė e kishte nisur karrierėn e tij si ushtar i thjeshtė nė Egjipt, u forcua aq shumė sa qė tė kundėrshtonte edhe sulltanin. Nėn drejtimin e tij qendra e Vilajetit kaloi nga Damasku nė Akka, mė afėr Jerusalemit.

Mė 1798 Napoleon Bonaparti vinte nga njė fitore e madhe: ai kishte ngritur flamurin francez nė hijen e piramidave tė Egjiptit. Jerusalemi dhe mė pas Siria, tė gjitha vende tė kėnduara nga Bibla ishin ėndrra e madhe e Perandorit. Njė vit mė vonė, Bonaparti marshonte nė krye tė ushtrive tė tij pėrgjatė brigjeve tė Palestinės. Kėshtjella e parė qė mori ishte Al-Arish. Thuajse tė gjithė mbrojtėsit ishin shqiptarė. Bonaparti i liroi tė gjithė shqiptarėt e kapur rob, me kusht qė tė ktheheshin nė vendin e tyre. Nuk ndodhi kėshtu. Kur pushtoi Gazėn, Bonaparti i njohu edhe njė herė shqiptarėt nė mesin e mbrojtėsve robėr. Nė marsin e 1799, Bonaparti hasi nė njė rezistencė kokėforte nė muret e Xhafės. 13 mijė ushtarė francezė pėrballeshin me katėr mijė shqiptarė. Pas disa ditėsh, shqiptarėt u dorėzuan nė besė. Robėrit jetuan pėr disa ditė vetėm me bukė e ujė nėn diellin e pėrvėlues tė kėtyre anėve. Pas dy ditėsh, njė takim i Bonapartit me gjeneralėt e tij e dha vendimin fatal. Tė vriten tė gjithė. Katėr mijė shqiptarė u ekzekutuan brenda pak orėve nė shkretėtirė. Askujt nuk i dihet varri. Kufomat e tyre ushqyen pėr shumė kohė korbat dhe hienat.

Porse shqiptarėt nuk kishin mbaruar akoma. Nė qytetin mė tė afėrt, nė Akka, trupat mbrojtėse ishin shqiptarėt e Ahmet Pashės. Tė tmerrruar nga lajmi i masakrės qė kishte ndodhur pak ditė mė parė, shqiptarėt luftuan me tėrbim, pėr t’iu shmangur fatit tragjik. Udhėtimi i gjatė, lodhja e njerėzve dhe rezistenca e shqiptarėve e bėri tė vetėn. Bonaparti mblodhi njerėzit dhe i nisi pėr nė Francė.

Nė betejėn e Akkės kundėr francezėve bėri emėr njė shqiptar, ISMAIL PASHA. Ky kishte ardhur nga Turqia bashkė me trupat qė u munduan tė pengonin Bonapartin. Mė pas nė Akka u bė njė nga njerėzit mė tė afėrt tė Ahmet Pashės, por, sikurse ndodh rėndom, menjėherė u pėrpoq t’i zinte vendin. Atėherė valiu e burgosi dhe e mbajti nė burg derisa vdiq. I etur pėr pushtet, me tė dalė nga burgu Ismaili e shpalli menjėherė veten vali, gjė qė nuk i pėlqeu aspak Sulltanit. Ismaili duroi rrethimin tremujor tė trupave tė sulltanit. U dorėzua, por iu pre koka sakaq.


ARRITĖN SHQIPTARĖT TOLERANTĖ

IBRAHIM PASHA, djali i Mehmet Ali Pashės sė Egjiptit, njėsoj si i ati kishte vetėm njė ėndėrr: tė shkėpuste arabėt nga pushteti i Sulltanit. Nė 1831, ai hyri triumfalisht nė Jerusalem. Pėr Palestinėn kishte nisur njė epokė e re. Deri pak kohė mė parė Palestina ishte e mbėrthyer nga anarkia, aq sa njerėzit nuk dilnin dot nė rrugė. Ibrahim Pasha riktheu rendin. Nė historiografinė arabe, ai ėshtė i njohur si njeriu qė vuri nė themel tė pushtetit barazinė mes feve tė ndryshme, aq prezente nė Jerusalem. Muhamed Mufaku, historiani i njohur kosovar, citon njė letėr tė tij dėrguar njė kleriku mosleman: “...Sikurse e dini, Jerusalemi i shenjtė ka faltore e manastire, te tė cilat shkojnė tė krishterė e ebrej prej kombeve dhe vendeve tė ndryshme. Meqė kėta vuanin shumė pėr shkak tė taksave qė u duhej tė paguanin gjatė rrugės, ne urdhėruam pėr hir tė bashkėjetesės heqjen e taksave nga tė gjitha rrugėt...”.

Ibrahim Pasha, njėsoj si i ati, i kishte idetė e qarta. Ai, nė 1838, vendosi shėrbimin e detyrueshėm ushtarak pėr tė gjithė pa dallim kombėsie. Kjo i preku arabėt, tė cilėt deri mė atėherė ishin mėsuar qė nė vend tė tyre tė luftonin tė tjerėt, kyesisht ushtarėt shqiptarė. Puna shkoi aq keq, sa qė arabėt e acaruar e rrethuan valiun e tyre Shqiptar diku nė Jerusalem. Pėr tė shpėtuar tė birin u nis nga Egjipti vetė Mehmet Aliu. Rendi dhe pushteti i Ibrahim Pashės shpėtoi deri aty nga 1840, kohė nė tė cilėn Ibrahimi, nėn presionin e fuqive tė mėdha, u detyrua tė tėrhiqej nga Palestina. Mijėra ushtarė shqiptarė u tėrhoqėn tė fundit nga Gaza pėr nė Egjipt nė shkurtin e 1841. Shumė shqiptarė ndėrkohė ishin martuar me vendase, kishin marrė tokė dhe ishin ngulitur mirė nė jetėn arabe. Me kėtė histori martesash zė fill njė histori tjetėr, jo mė me luftėra e intriga, por me punė e jetė normale. Kėshtu ka ndodhur qė edhe sot e kėsaj dite shumė arabė tė atyre anėve kanė mbiemrin al-Arnauti.


ARNAUTI REVOLUCIONAR

Ai kishte njė emėr fort tė ngatėrruar. Quhej Mustafa efendi al-ARNAUTI al-Masri al-Dimjati. Thuhet se ka qenė njė nga njerėzit mė tė shquar tė fundit tė shekullit XIX nė Xhafa. Al-Arnauti ynė kishte lindur nė fakt nė Egjipt, nė Dimjat. Prej kėndej i buron edhe pjesa e fundit e mbiemrit tė tij tė stėrgjatė. Al-Arnauti kishte marrė pjesė nė njė kryengritje antiangleze nė 1881 dhe pikėrisht pėr kėtė ishte detyruar tė emigrojė nė Palestinė. Nė Xhafa duket se ka bėrė emėr tė mirė, pėrderisa udhėrrėfyes arabė e cilėsojnė si njė nga njerėzit mė tė shquar tė kėtyre anėve.


NJĖ LIDHJE E LASHTĖ

Shqiptarė e arabė janė takuar shumė herėt, aq herėt sa qė tė dy palėt besojnė legjenda qė sot tingėllojnė disi tė ēuditshme. Deri vonė ka qenė e pėrhapur legjenda se kishėn e Shirgjit, buzė Bunės, e patėn ndėrtuar disa ardhacakė tė ikur nga Siria sepse nuk pranuan tė moslemanizoheshin. Ata vinin nga njė qytezė siriane qė quhej Rosafa dhe shumė vetė besojnė ende se pikėrisht nga kjo ka lindur legjenda e magjishme e Rozafatit. Andej nga fillimi i shekullit XV, kohė nė tė cilėn Spanja ishte superfuqia e vetme detare, katėr vėllezėr shqiptarė, URUĒI, HAJREDINI, ISAKU DHE ILJAZI, ia dolėn mbanė tė ngrinin njė flotė tė tėrė qė tmerroi krejt Mesdheun jugor. Ndėrsa spanjollė e arabė vriteshin nė luftėra gjakatare e hakmarrėse, flota e katėr vėllezėrve shqiptarė ruante brigjet e Algjerit, Tunisit dhe qyteteteve tė tjera arabe. Pėr pak kohė, Uruēi ia doli mbanė tė krijonte nė Algjer njė fortifikatė gjigande, e cila arriti tė zbrapste sulmet e spanjollėve. Nė 1518, me vrasjen e tij, i vėllai, Hajredini kėrkoi mbrojtjen e sulltanit. Kėshtu, zyrtarisht Algjeria u bė zotėrim osman.

Nė 1808 zė fill dinastia shqiptare e zotėrimit tė Egjiptit. MEHMET ALI PASHA, shqiptari reformator iu pėrvesh reformave pėr modernizimin e vendit tė Nilit. Krejt i pavarur, nė luftė me tė gjithė, edhe me sulltanėt, Mehmet Aliu arriti deri nė portat e Stambollit. Dinastia e krijuar prej tij vazhdoi tė sundojė Egjiptin deri nė 1952, deri nė kohėn kur Naseri pėrmbysi mbretin e fundit tė dinastisė shqiptare, Farukun.

Njė nga shqiptarėt mė tė shquar, ARKITEKT SINANI nga Elbasani qėndroi ca kohė nė Jerusalem. Historianėt arabė i njohin autorėsinė e njė xhamie, njė medreseje dhe njė imareti.

Njė shekull mė vonė, gjatė viteve tė qeverisjes sė Kara Mustafa Pashė Qypryliut nga Roshniku i Beratit, nė Jerusalem ishte guvernator njė kushėri i beratasit, MEHMET PASHĖ QYPRYLIU. Ai ndenji nė kėtė post pėr 6 vjet, aq sa qėndroi nė krye tė Perandorisė kushėriri i tij nė Stamboll. Nuk mbahet mend pėr ndonjė gjė tė madhe. Kronikat e kohės mjaftojnė tė thonė se ishte “njė qeveritar i mirė”.

Gjatė Luftės sė Parė Botėrore, ngritja e njė shteti izraelit nė Palestinė tashmė ishte objektiv i ngulitur i anglezėve. Thuhet se nė radhėt e trupave osmane qė luftuan kundėr britanikėve kishte afėr 4 mijė ushtarė shqiptarė. Qendra e ofensivės angleze nė 1917 ishin pozicionet e divizonit qė komandohej nga shqiptari ESAT PASHA, vėlla i vezirit tė madh Izet Pasha. Pėrballė gjeneralit shqiptar ishte i famshmi Alenby. Divizioni i Esatit i shpėtoi pėr mrekulli disa sulmeve tė egra tė anglezėve dhe mė pas zhvilloi shumė beteja tė suksesshme rreth e rrotull Jerusalemit. Edhe pas pushtimit tė Jerusalemit, shqiptari kokėfortė vazhdoi tė rezistonte nė njė fortesė nė qytetin al-Salt, porse aty u plagos rėndė dhe kėshtu mori fund rezistenca e tij.

Nė 1920, pushtimi anglez i Palestinės u legalizua krejtėsisht dhe pėrpjekjet pėr tė themeluar shtetin e Sionit nisėn tė bėhen edhe mė konkrete. Kur nisi lėvizja e armatosur kundėr Izraelit nė 1948, shumė nga shqiptarėt e vjetėr ishin pėrkrah arabėve. Shumė prej atyre qė ishin vendosur kėtu nė kohėn e Ibrahim pashės u vendosėn nė Palestinėn Perėndimore. Me ngjarjet e 1967, pra me pushtimin e Rripit tė Gazės dhe tė territoreve tė tjera palestineze, shumė familje al-Arnauti emigruan nė Jordani, porse shumė tė tjera vazhdojnė tė jetojnė nė Palestinėn e gjakosur nga bombat.


Faktet qė janė pėrdorur nė kėtė shkrim janė marrė nga studimi i Dr. Muhamed Mufakut, “Shqiptarėt nė botėn arabe”, Rilindja, Prishtinė 1990.


Fatos Baxhaku
Gazeta Panorama
21 Tetor 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.