Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mendja e madhe te pret fatin.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 119 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: UNICEF: 40% e grave shqiptare dhunohen
Postuar nga: Albo

Lajme Nė legjislacionin shqiptar nuk ka pėrkufizim pėr dhunėn nė familje, dhe as njė ligj tė veēantė pėr kėtė lloj krimi

UNICEF: 40 % e grave shqiptare dhunohen

Shifrat e njė studimi: Rreth 90 % e fėmijėve janė tė pranishėm gjatė episodeve tė dhunės nė familje

Arlinda Canaj

Edhe pse janė shtuar zhurmat e makinave, dhe pse thuhet qė Kanuni i Lekė Dukagjinit ka bėrė strehė vetėm nė zonat e thella tė Shqipėrisė; pėrsėri nė bisedat e njerėzve dėgjohet muhabeti i vjetėr: “Filani rrahu gruan…I dėgjove sa bėrtisnin…?”
Dhuna ėshtė pjesė e ambientit shqiptar. Nga njė studim i UNICEF-it, nė 11 rrethe tė Shqipėrisė rezulton se 40 pėr qind e grave nė vendin tonė i nėnshtrohen dhunės fizike rregullisht, ndėrkohė qė 64 pėr qind e tyre i janė nėshtruar dhunės fizike dhe psikologjike gjatė jetės sė tyre. Viktimat e dhunės janė gratė dhe fėmijėt, ndėrkohė qė dhunuesit nė 95 % tė rasteve janė burrat.
Sipas specialisteve tė Qendrės sė Kėshillimit tė Grave, qė nga hapja e kėsaj qendre nė 1996, rreth 15 mijė gra tė moshave dhe zonave tė ndryshme kanė kėrkuar ndihmėn e kėsaj qėndre pėr raste abuzimi tė partnerėve, brenda familjes. Drejtuesit e qendrės thonė se marrin rreth 80 telefonata nė muaj nga Tirana, ndėrkohė qė nė qytetet e Shkodrės dhe tė Pogradecit numri i tyre ėshtė shumė herė mė i madh. Mosha e telefonuesve ėshtė 15-45 vjeē. Ka njė diferencė tė madhe mes grave tė zonave rurale dhe atyre tė zonave urbane, megjithėse dhuna aty ėshtė shumė mė e gjerė se nė zonat urbane. Raporti me qytetet e mėdha ėshtė 1 me 34. Nė 60 pėr qind tė rasteve abuzuesi ėshtė bashkėshorti ose partneri, pasuar nga abuzimi nė familjen e origjinės;10-30 pėr qind tė rasteve janė kryesisht babai, njerku, vėllai, nėna. Forma mė e ndeshur e abuzimit ėshtė ai emocional (90-95 % e rasteve), pasuar nga ai fizik (40-45% tė rasteve, abuzim ekonomik dhe seksual (10-15 % rasteve tė dhunės). Rreth 90 % e fėmijėve janė tė pranishėm gjatė episodeve tė dhunės dhe rreth 50 pėr qind e tyre dhunohen sė paku emocionalisht, sipas shifrave tė servirura prej qendrės. Pėr t’u theksuar ėshtė fakti qė pėrqindja dėrrmuese e autorėve tė dhunės nė vendin tonė janė partnerė me nivel tė ulėt arsimor.
Sipas z.Elsa Ballauri, drejtoreshė e Grupit Shqiptar tė tė Drejtave tė Njeriut, “dhuna nė familje lidhet shumė ngushtė me konceptin qė ne e mendojmė si njė mjet edukimi dhe pėrsosjeje. Pra, e trajtojmė si njė element krejtėsisht pozitiv. Realiteti jashtė Shqipėrisė ėshtė krejt ndryshe. Problemet e dhunės janė futur nė legjislacion, dhe dhuna pėr ta ėshtė krim. Ndryshimi duhet tė bėhet nga gratė dhe nė pėrgjithėsi nga prindėrit”.
Sipas prof. Zyhdi Dervishit nė Shqipėri, dhuna brenda familjes ushtrohet kryesisht ndaj grave, por dhe ndaj fėmijėve nėn moshėn 6 vjeē. Ndaj fėmijėve tė vegjėl, dhunėn nė pėrgjithėsi e ushtrojnė gratė, tė cilat janė tė angazhuara me rritjen dhe edukimin e fėmijėve. Shkakun e kėsaj dhune Dervishi e shpjegon edhe me emocionet e forta brenda familjes, ku ndėrthuret dashuria dhe urrejtja. Kjo bėn qė njė mosmarrėveshje e vogėl dhe e parėndėsishme tė sjellė shpesh konflikte tė ashpra.


Opinione tė marra nga studimi eksplorues (Dhuna ndaj grave nė familje nė Shqipėri) nga UNICEF-i

Duket, sikur gjithkujt i ka shpėtuar njė shpullė, qė i cėnon ndėrgjegjen. Ajo ka destinacion tė ndryshėm, kryesisht brenda familjes. Dikush kujton qė kur ka qenė i vogėl ka rrahur vėllain e tij, dikush ėshtė zėnė me shokun e klasės, dikush me motrėn. Por, nė pėrgjithėsi tė gjithė, dolėn me dorėn “paksa tė gjatė.”
Gjyshet kritikojnė nuset e djemve. “Ato janė gjaknxehta dhe i rrahin shumė fėmijėt”.
Po baballarėt? Gratė pėrgjigjen qė baballarėt gjithnjė janė mė tė egėr dhe mė tė padurueshėm. Agresivitetin e tyre e shprehin me fėmijėt, por dhe me bashkėshortet e tyre.
Njė baba, 78 vjeē, tregon se ka katėr fėmijė, qė sot janė shumė tė mbarė. Kur ato kanė qenė tė vegjėl, i ka rrahur dhe me litar qė ato tė mėsonin. “Druri ka dalė nga xheneti!” Thotė ai. Prindėrit janė, pėr t’i edukuar fėmijėt dhe pėr t’i treguar rrugėn e tyre nė jetė. Punė e madhe se i kam rrahur, nė rastin tim i ka shėrbyer! Po gruan a e ke rrahur ndonjėherė? –Gruaja, pėr ne shqiptarėt ėshtė porta e hekurit. Na duhet herė pas here tė trokasim, por dhe t’i hedhin ndonjė shqelm, pėrfundon ai.

Si reagojnė gratė ndaj njė shuplake? –Sigurisht qė keq. Unė kam qarė me ditė tė tėra, kur e kam ngrėnė shpullėn e parė nga im shoq. Doja ta ndaja menjėherė, thotė njė grua 34 -vjeēare nga Tirana. Por, kisha njė fėmijė tė vogėl dhe tė them tė drejtėn, nuk kisha ku tė shkoja. Por, jam ndjerė shumė e fyer. Dhuna asnjėherė nuk ėshtė njė mjet edukimi. Ajo pėr mua ėshtė hapi i parė drejt distancimit, drejt urrejtjes.
“Pas shpullės, ndihem, sikur e kam vrarė pak fėmijėn, thotė Edlira, 26 vjeē. Por, qetėsohem duke menduar qė fundi i fundit dhe ne kėshtu jemi rritur!”

Evelina, njė grua e papunė, nėnė e tre fėmijėve kujton: “Njėherė ai erdhi shumė vonė nė shtėpi, kur unė isha 8 muaj shtatzėnė. Filloi tė grindej pėr njė ēėshtje pa vlerė. Nuk i kisha hekurosur kėmishėn;. Filluam tė ziheshim dhe ai mė goditi me shpullė. Kjo ishte shpulla e parė, por qė atėherė jeta ime ndryshoi. Ai vazhdoi ta bėjė kėtė pėr 15 vjet rresht. Mė shante dhe mė ofendonte duke mė tėrhequr zvarrė para fėmijėve qė lemeriseshin. Vjerra ime i mbyllte nė dhomė. Shumė herė isha e detyruar tė dhunohesha dhe tė mos nxirrja zė pėr hatėr tė tyre …”

Unė do e ngrija zėrin, pėr shpullat qė hanė fėmijėt tanė nėpėr kopshte dhe shkolla, thotė Linda. Mė vjen vajza ime nga shkolla dhe mė thotė qė mėsuesja rrahu njė shokun e saj sepse ai bėn zhurmė gjatė orės sė mėsimit. Kur e pyeta atė djalin, ai mė tha se mėsuesja e rreh qė ai tė mėsojė dhe ta mbajė gojėn mbyllur. “Ėshtė pėr tė mirėn time!”, -pėrfundon ai. Unė mendoj se shpullat janė bėrė pjesė e sistemit tonė arsimor, dhe kjo pėr mua ėshtė skandal. Dhuna ekziston nė tė gjitha ambientet qė na rrethojnė, dhe unė mendoj qė duhet urgjentisht qė tė hapet njė central qė tė funksionojė ditė e natė dhe tė ketė lidhje me policinė.


Telefona pėr tė denoncuar rastet e dhunės…
Tiranė tel 04233408, Shkodėr tel 02242213, Pogradec tel 08322140, Berat tel 06231004


Legjislacioni

Tani pėr tani nė legjislacionin shqiptar nuk ka pėrkufizim, pėr dhunėn nė familje, dhe as njė ligj tė veēantė pėr dhunėn brenda familjes. Neni 89 i Kodit Penal shqiptar, parashikon masėn nga gjoba deri nė 2 vjet heqje lirie pėr rastet mė ekstreme, kur kemi tė bėjmė me plagosje tė lehtė me dashje, qė shkakton paaftėsi tė pėrkohshme nė punė pėr mė tepėr se 9 ditė. Gjithashtu nė nenin 59 tė Kodit tė Procedurės penale, shprehet qė e dėmtuara ka tė drejtė tė paraqesė kėrkesėn e saj nė gjykatė dhe tė marrė pjesė nė gjykim si palė, pėr tė vėrtetuar akuzėn pėr dėmtimet e lehta (rrahjet).

Kortezi e gazetes "Shekulli"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.