Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dikur uni (moi) fshihesh ne mes te tufes; sot eshte turma qe fshihet ne fund te uni-t.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Feja :: Shenjtėt e krishterė tė Shqipėrise
Postuar nga: Albo

Feja Historia e shenjtėve nė Shqipėri fillon me njė numėr martirėsh tė hershėm tė krishterė tė cilėt vepronin brenda vendit apo qė kishin ndonjė farė lidhjeje me tė. Kėta shenjtė, sidoqoftė, nuk ishin shqiptarė nė kuptimin etnik tė fjalės

Shenjtėt e krishterė tė Shqipėrise


Dr. Robert Elsie

Kjo pėrmbledhje tė dhėnash pėrqendrohet nė zhvillimin historik tė kulteve tė shenjtėve tė krishterė qė ishin nderuar nė Shqipėri, dhe pėrbėn njėkohėsisht njė pėrpjekje pėr tė hedhur dritė mbi disa veēori tė besimit tė krishterė aty.
Kur merremi me krishtėrimin dhe historine e tij tė gjatė nė Shqipėri, ėshtė e domosdoshme qė nga fillimi tė bėjmė dallimin midis krishterimit nė trojet shqiptare dhe krishtėrimit mes shqiptarėve si popull. Shqipėria ka qenė, nė fakt, njė nga vendet e Europės qė u has mė hershėm me krishtėrimin dhe ka njė histori tė gjatė me kėtė besim fetar. Dimė se pėrgjatė bregut ilir ka patur ngulime relativisht tė hershme tė krishterėsh. I pari qė predikoi ungjillin nė Shqipėri mund tė ketė qenė vetė Shėn Pali i cili shprehet, "Nga Jeruzalemi e rrethinat deri nė Iliri plotėsova predikimin e Ungjillit tė Krishtit" (Romakėve 15:19). Edhe apostulli Ndre (Andrea) besohet se ka predikuar nė Epir. Njė numėr i papėrcaktuar tė krishterėsh ka jetuar nė portin e Durrėsit nė vitin 58 e.r., dhe aty nga shek.IV-V, krishtėrimi kishte lėnė gjurmė tė dallueshme anembanė vendit.
Peshkopėt e krishterė nga Dardania dhe Maqedonia Salutare, d.m.th ofiqarėt e lartė nga Shqipėria lindore dhe Kosova e sotme, dihet se kanė marrė pjesė nė Kėshillin e parė Eumenik qė u mblodh nė Nikea nė vitin 325 tė erės sė re nga Perandori Konstandin (sundoi nė 307-337 e.r.) qėllimi i tė cilit mes tė tjerash ishte tė pengonte ngritjen e Arianizmit brenda perandorisė. Gjithashtu, pesė a gjashtė peshkopė nga Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetėr morėn pjesė nė Kėshillin e Sardikės nė vitet 343-344 e.r.). Gjysmė shekulli mė vonė, nė 395, Shqipėria Ilire e ndieu ēarjen fillestare midis Perandorisė Romake tė Lindjes dhe asaj tė Perėndimit, pasi gjendej qė nė krye tė herės nė kufirin kulturor dhe politik mes Lindjes Bizantine dhe Perėndimit Italian. Ajo mori dhe pėrfitoi nga tė dyja kulturat, por njėkohėsisht e pėsoi keqas nė shekuj nga konfliktet mes dy gjysmave tė perandorisė. Hė pėr hė, pak tė dhėna kemi mbi Kishėn e Krishterė tė hershme nė Shqipėri ngaqė strukturat kishtare u fshinė me pushtimin dhe ngulimet sllave tė Shqipėrisė aty nga viti 600. Fjala angleze pėr Mesjetėn e hershme "Dark Ages" (Kohė tė Errėta), e pėrshkuan mė sė miri errėsirėn e plotė tė Shqipėrsiė sė asaj kohe.
Historia e shenjtėve nė Shqipėri fillon me njė numėr martirėsh tė hershėm tė krishterė tė cilėt vepronin brenda vendit apo qė kishin ndonjė farė lidhjeje me tė. Kėta shenjtė, sidoqoftė, nuk ishin shqiptarė nė kuptimin etnik tė fjalės. I pari i tyre ishte Shėn Asti (Astius), peshkop i Durrėsit nė kohėn e Perandorit Trajan (sundoi 98-117 e.r.). Gjatė kėsaj kohe, shumė tė krishterė u arratisėn nė Shqipėri pėr t'i shpėtuar pėrndjekjes nė Itali. Midis tyre gjendeshin edhe shtatė martirė tė shenjtė: Peregrini, Lukiani, Pompei, Hezikiasi, Papiasi, Saturnini dhe Germani, tė cilėt, me tė mbėrritur u arrestuan, u hodhėn nė zinxhirė dhe mė pas u mbytėn nė Detin Adriatik. Vetė Asti u arrestua nga guvernatori romak i Durrėsit, Agrikola, rreth vitit 98 e.r. dhe u torturua pėr vdekje, siē duket ngaqė nuk pranoi tė adhuronte Perėndinė Dionis. Dita e festės sė tij ėshtė 9 korriku. Ende mė pak e njohur ėshtė legjenda e Shėn Florit (Florus) dhe Laurit (Laurus) nga Konstandinopoja. Flori punonte si gurgdhendės nė Iliri dhe e torturuan bashkė me shokun e tij Laurin si dhe me punėtorėt e vet Prokulin (Proculus) dhe Maksimin (Maximus) ngaqė kishin ndihmuar nė ndėrtimin e njė kishe tė krishterė. Ai u hodh nė pus dhe vdiq dikur nga shek.II. Disa autorė e lidhin Florin dhe Laurin me ngulimet e lashta tė Ulpianės, nė jug tė Prishtinės. Dita e festės sė tyre ėshtė 18 gushti. Shėn Lefteri (Eleutherius) ishte me prejardhje nga Roma dhe u bė peshkop i Mesinės dhe i Ilirisė kur ende s'kishte mbushur njėzet vjeē. Duket se ka jetuar nė Vlorė. Nuk dimė shumė mbi tė pėrveē faktit qė u thirr nė Romė rreth viteve 117-120 dhe qė u martirizua bashkė me tė ėmėn, Shėn Anthin (Anthia) dhe njėmbėdhjetė shokė gjatė njė fushate pėrndjekjeje anti-tė krishterė gjatė sundimit tė Perandorit Adrian (117-138 e.r.). Dita e festės sė tij ėshtė 18 prilli. Shėn Therini (Therinus) i ngulimit tė lashtė tė Butrintit nė jug tė Shqipėrisė sė sotme, u ther bashkė me njė numėr martirėsh tė tjerė gjatė sundimit tė Perandorit Decio (Decius, 249-250) nė shekullin e tretė. Dita e festės sė tij ėshtė 23 prilli, e njėjtė me atė tė Shėn Gjergjit. Sė fundmi, Shėn Donati (Donat), edhe ai nga Butrinti, i cili jetoi gjatė sundimit tė Perandorit Theodhos (Theodosius, 379-394). Sipas Sozomenit, historian grek i shek.V, Donati ka qenė Peshkop i Evoresė ose Eurias, qė ndoshta mund tė identifikohet me qytetin e Paramithisė nė Ēamėri. Atij i vishen shumė mrekulli. Ka therur dragoin, ka pastruar njė pus tė helmatisur, ka shpėtuar tė bijėn e perandorit nga djalli dhe ka ngjallur tė vdekurit. Vdiq nė vitin 387. Eshtrat ia shpėrngulėn nė Kasiopi, Korfuz, nė vitin 602 pėr t'ia shpėtuar nga pushtimet e barbarėve. Kjo solli si pasojė njė ēėshtje jurisdiksioni mbi tė drejtėn e ruajtjes tė relikeve tė shenjta, mosmarrėveshje qė u zgjidh nga Papa Gregori i Madh (590-604). Kulti i Donatit u pėrhap shumė gjatė mesjetės. Dita e pėrkujtimit tė tij ėshtė 30 prilli.
Historia e hershme e krishtėrimit nuk ka ndonjė rėndėsi tė veēantė pėr historinė kulturore tė vetė popullit shqiptar, sidomos ngaqė shqiptarėt nuk kanė lėnė gjurmė tė besueshme gjatė kėsaj periudhe dhe as gjatė pesė shekujve qė pasojnė. Ka patur njė numėr ngulimesh tė krishterėsh pėrgjatė bregdetit shqiptar, nė Durrės, Apolloni, Butrint dhe Vlorė, por kėta kanė qenė pak tė lidhur, nė mos aspak, me popullsinė vendase qė jetonte nė male. Kėto ngulime qenė dhe mbetėn, deri para pushtimit turk, koloni tė banuara nga italianė, grekė, venedikas, dalmatė, sllavė, ēifutė dhe armenė, por, me sa duket, zor se aty ka patur edhe shqiptarė. Barinjtė shqiptarė qė bjeshkonin me bagėtinė e tyre padyshim e ndienin veten mė tė sigurtė brenda maleve tė veta.
Siē e vėrejtėm edhe mė lart, ėshtė e nevojshme tė bėhet dallimi midis krishtėrimit nė Shqipėri dhe Krishtėrmit mes shqiptarėsh, ashtu siē duhet bėrė dallimi midis historisė sė Shqipėrisė dhe historisė sė shqiptarėve. Megjithė mirėkuptimin e duhur pėr aspiratat e nacionalizmit shqiptar, duhet thėnė se pėrpjekjet e disa studiuesve shqiptarė pėr tė interpretuar se gjithēka i pėrket shekujve tė kaluar ka patur njė kombėsi shqiptare, ėshtė vetėm nė tė keqen e shkencės shqiptare. Nė shtypin shqiptar janė shfaqur emra figurash historike qė kanė qenė "padyshim shqiptarė" ose tė paktėn "ndoshta shqiptarė". Kėta renditen nga Aleksandri i Madh deri te Ataturku. Tė thuash pėr Shėn Astin, Shėn Donatin apo Shėn Therinin, ose edhe mė keq, tė flasėsh pėr Shėn Jeromin, i lindur nė Stridonė tė Sllovenisė sė sotme, ose pėr Shėn Martinin e Tursit, i lindur nė Sabari (Szombathely) tė Hungarisė, se kanė qenė shqiptarė, do tė thotė tė flasėsh kuturu.
Siē duket, nuk ka patur ndonjė shenjt shqiptar, nė kuptimin e pastėr etnik tė fjalės dhe kjo ėshtė e kuptueshme meqė si krishtėrimi ashtu edhe islami ishin, si tė thuash, mallra tė importuara. Me mbėrritjen e kėtyre feve tė mėdha erdhėn edhe shenjtėt. Edhe kėta tė importuar nga jashtė. Fiset shqiptare u konvertuan me kalimin e kohės, megjithėse, me sa duket, shumė cipėrisht. Afshi fetar nuk u pėrhap kurrė mes tyre. Padyshim, murgjit dhe misionarėt italianė sollėn me vete kultet e shenjtėve qė tradicionalisht adhuroheshin nga urdhrat e tyre, p.sh. shenjtėt franēeskanė pėr murgjit franēeskanė, e tė tjerė. Megjithatė, ėshtė e qartė se besimtarėt, domethėnė shqiptarėt e konvertuar, do tė parapėlqenin disa nga shenjtėt dhe, me kalimin e kohės, do tė bėnin zgjedhjet e tyre. Pėrnjėmend, ka njė numėr shenjtėsh tė krishterė qė janė adhuruar nė mėnyrė tė veēantė nga shqiptarėt ndėr shekuj, figura qė aq mirė pėrputheshin me kllapat e besimit popullor nė vend, saqė pėrfunduan tė konsideroheshin vendase. Pikėrisht nė kėtė moment, historia e shenjtėve nė Shqipėri merr njė rėndėsi tė veēantė pėr shqiptarėt si popull. Pse disa shenjtė u adhuruan nga shqiptarėt ndėrsa tė tjerė u lanė nė harresė? Pėrgjigjen pėrfundimtare kėsaj pyetjeje do tė mund t'ia japin njė ditė historianėt e kishės dhe etnologėt. Tani pėr tani, mjafton tė vėrejmė cilėt shenjtė adhuruan nė veēanti shqiptarėt.
Le t'i kthehemi dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek.XVII, periudha mu para sė cilės, pėr arsye lehtėsisht tė kuptueshme, shqiptarėt u konvertuan nė numėr tė madh nė fenė islame. Nė monografinė e tij “Geografia Ecclesiastica dell'Albania”, botuar nė 1934, studiuesi jezuit dhe albanologu i madh Fulvio Cordignano (1887-1951) renditi nė njė listė rreth 275 kisha katolike qė ekzistonin nė Shqipėri midis dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shek.XVI dhe mesi i shek.XVII. Kėto kisha ishin emėrtuar sipas njė sėre shenjtėsh tė krishterė, mbi dyzet nė tėrėsi, por po ta vėrejmė mė me kujdes listėn, shohim se mėse gjysma e kishave tė asaj periudhe mbante emrat e vetėm katėr shenjtėve: Shėn Mėria (Santa Maria Vergine), Shėn Kolli (San Nicola), Shėnepremte (Santa Veneranda) dhe Shėn Gjergji (San Giorgio).


Shenjti mė i pėrhapur i tė gjithėve nė Shqipėri qe Shėn Mėria.


Kulti i Virgjėreshės sė Bekuar u ngrit nė Evropėn Perėndimore gjatė Mesjetės sė lartė kur u bė e ndjeshme nevoja pėr tė vėnė njė kundėrpalė femėrore, tė themi njė perėndeshė, kundruall perėndisė tradicionalisht mashkullore tė kishės sė krishterė. Nga 275 kisha katolike tė renditura nga Cordignano, 42 i kushtoheshin Shėn Mėrisė, mė shumė se cilitdo shenjti tjetėr. Kishte kisha historike katolike nė Ulqin (sot nė Mal tė Zi), Shurdhah (Shkodėr), Dejė (Shkodėr) dhe Drisht (Shkodėr) qė ishte capitulum ecclesie S. Marie de Drivasto e shėnuar nė 1353, Naraē (Shkodėr), Hajmel (Shkodėr), Renc (Lezhė), Fishtė (Lezhė), Troshan (Lezhė), Kalivaē (Lezhė), Lezhė, Mėrtur (Pukė), Surroj (Kukės), Shpėrdhazė (Mirditė), Malaj (Mirditė), Ndėrshenė (Mirditė), Ndėrfanė (Mirditė), Lurė (Dibėr), Ēidhnė (Dibėr), Gur i Bardhė (Mat), Sebasta (Laē), Mbret (Laē), Kurcaj (Krujė), Kepi i Rodonit (Durrės) shėnuar nė 1418, Brar (Tiranė) qė prej shek.XII, Skuterrė (Tiranė), Pėllumbas (Tiranė), Buēimas (Tiranė), Linzė (Tiranė), dhe Bishqem (Peqin).
Kishte gjithashtu mjaft kisha dhe manastirė ortodoksė pėrkushtuar Virgjėreshės sė Bekuar midis tė cilėve ata nė: Berat qė nga viti 1797, Peshtan (Berat) Elbasan qė nga viti 1833, Ardenicė (Lushnje), Apolloni (Pojan, Fier), qė nga fillimi i shek.XIII, Dhėrmi (Vlorė) nga shek.XIII-XIV, Dhivėr (Sarandė) e vitit 1604, Peca (Sarandė) e vitit 1770, Piqeras (Sarandė) e vitit 1672, Nivicė-Bubar (Sarandė) e shekullit XVII, Malēan (Sarandė) aty nga viti 1600, Marmiro pranė Orikumit (Vlorė) qė nga fillimi i shek.X, Kameno nė verilindje tė Delvinės, Zvėrnec (Vlorė) nga shekujt XIII-XVIV, Goranxi (Gjirokastėr) aty nga viti 1600, Vllaho Goranxi (Gjirokastėr) qė nga viti 1622, Koshovicė (Gjirokastėr) qė nga viti 1669, Saraqinishtė (Gjirokastėr) qė nga viti 1634, Nivan (Gjirokastėr) qė nga viti 1702, Konicka (Gjirokastėr) qė nga viti 1789, Dhuvjan (Gjirokastėr) Llongo (Gjirokastėr), Treneshishta (Gjirokastėr), Vanistėr (Gjirokastėr), Peshkėpi (Gjirokastėr) qė nga fillimi i shekullit tė dhjetė, Zervat (Gjirokastėr) e hapur qė nga fillimi i shek.X, Labovė e Kryqit (Gjirokastėr) qė nga fundi i shek.X, Skora (Gjirokastėr) qė nga viti 1773, Sopik (Gjirokastėr) qė nga viti 1770, Leusa (Pėrmet) qė nga viti 1812, Kosinė (Pėrmet) nga shek.XII-XIV, Seranjperat (Pėrmet)nga shek.XVII, Leskovik (Ersekė), Barmash (Ersekė) qė nga viti 1616, Postenan (Ersekė) qė nga shek.XVII-XVIII, Lashovė (Ersekė) qė nga shek.XVIII, Voskopojė (Korēė) nga viti 1712, Vithkuq (Korēė) nga shek.XVII-XVIII, Maligrad nė Liqenin e Prespės qė nga viti 1345, Pogradec, Niēė (Pogradec) qė nga shek.XVIII, dhe nė Lin (Pogradec).
Shėn Mėria adhurohej sidomos gjatė shtegtimeve nė ditėn e pėrkujtimit tė saj, 15 gushti, Dita e Ngritjes nė Qiell, e njohur nė Shqipėri si Shėn Mėria e Gushtit. Pėr ortodoksėt kjo ditė festohet si Fjetja e Shėn Mėrisė, dikur e shėnuar mė 27 gusht sipas kalendarit bizantin, por tani mė 15 gusht sipas kalendarit latin. Shtegtime nė nderim tė Shėn Mėrisė pėrfshinin e dhe ngjitjen nė male tė larta, mbeturinė e kulteve tė hershme tė para-krishtera: nė malin e Tomorrit, nė malin e Gjalicės pranė Kukėsit, nė malin e Shėn Lleshit pranė Krujės, nė malin e Kundrevicės tė Kurveleshit, nė malin Pashtrik nė kufirin mes Shqipėrisė dhe Kosovės. Pjetėr Bogdani (rreth 1630-1689) e pėrshkruan festimin nė malin e fundit nė 1681 si vijon:
"E kalojnė aty gjithė natėn, me daulle, bilbila, duke kėrcyer e kėnduar. Pas mesnate fillojnė njė procesion tė pėrzier muslimanėt, serbėt dhe grekėt me qirinj tė ndezur dylli, me gjatėsi tė ndryshme sipas moshės sė personit qė i mban nė dorė. I sillen rrotull majės sė malit mė tė lartė pėr tre orė me kėmbėt zbathur (disa nga muslimanėt qė prijnė janė kalėruar.)"
Nė Shqipėrinė qendrore, gratė shterpė udhėtonin pėr nė plazhet e Kavajės dhe tė Durrėsit pėr t'u larė nė ujėrat e detit. Ky zakon, me tė cilin gratė shpresonin tė mbeteshin shtatzėna, u ndoq nė heshtje e pa bujė edhe gjatė diktaturės komuniste. Nė Seltė, nė zonėn e Shpatit tė Shqipėrisė qendrore, gjatė kėsaj dite flijohej njė lopė.
Nė fshatin e Bibajt tė Rekės sė Epėrme (Maqedoni), shqiptarėt ortodoksė festonin nė 4 dhjetor Shėn Mėrinė e Dimrit. Edhe shqiptarėt ortodoksė tė Shqipėrisė e shėnojnė kėtė festė, e njohur edhe me emrin Festa e Paraqitjes sė Shėn Mėrisė nė Tempull, duke e festuar mė 21 nėntor sipas kalendarit latin. Sipas traditės, gjatė kėsaj feste ndizeshin qirinj dhe piqej bukė e cila, pasi bekohej nga prifti, hahej.
Po nė Rekėn e Epėrme, nė fshatin e Sencės kryhej festa e Shėn Mėrisė sė Vogėl, (rumanisht Sfanta Maria Mica, vllahēe St/Marie N'ic) e cila pėrkujton lindjen e Shėn Mėrisė mė 21 shtator sipas kalendarit bizantin dhe tani mė pėrgjithėsisht mė 8 shtator sipas kalendarit latin. Kjo ditė njihet edhe si Dita e Bletėve, meqė pėrkon me periudhėn e vitit kur kryhet shitblerja e bletėve. Fisi i Grudajve dhe qyteti i Shkodrės e festonin ditėn e Shėn Mėrisė mė 8 shtator, ndėrsa banorėt e Vuklit dhe tė Nikēės e nderonin Virgjėreshėn mė 24 maj.
Shėn Mėria pėrnderohej nė veēanti brenda kishės katolike tė Shqipėrisė si Zoja e Shkodrės (La Madonna di Scutari) ose Zoja e Bekueme, e njohur edhe si Zoja e Kshillit tė Mirė (La Madonna del Buon Consiglio). Festa e Zojės sė Shkodrės shėnohej nga tė gjithė fiset katolike tė veriut. Kėshilli i katėrt i peshkopėve shqiptarė, i mbajtur nė vitin 1895, e shpalli Zojėn e Shkodrės Pajtore tė Shqipėrisė. Zoja e Shkodrės ka edhe njė legjendė tė vetėn:

Zoja (Madonna) gjendej nė fillim nė njė kishė tė vogėl tė Shkodrės sė vjetėr nė kėmbė tė malit tė Rozafės, ku katolikėt e Shkodrės e pėrnderonin portretin e saj nė njė pikturė me bojė vaji. Nė 1467, kur trupat osmane e mbanin Shkodrėn nė rrethim dhe kėrcėnonin tė ēshenjtėronin kishėn, piktura u shkėput pėr mrekulli nga muri, u largua nga ndėrtesa dhe mori fluturimin drejt perėndimit mbi detin Adriatik pėr nė Itali. E ndoqėn dy shtegtarė shqiptarė, Gjorgji dhe De Sclavisi. Portreti nė pikturė i Zojės erdhi e u preh nė qytetin e Genazzano-s pranė Romės, ku u ngrit njė kishė nė nder tė saj, Kisha e Zojės sė Kshillit tė Mirė (La Chiesa della Madonna del Buon Consiglio)
Qė prej asaj kohe, vendi i shenjtė i Genazzano-s ka qenė pikė shtegtimi pėr katolikėt shqiptarė. Rreth vitit 1700, pėrnderimi i Zojės sė Genazzano-s u pėrhap edhe mes arbėreshėve tė Kalabrisė, nė veēanti nė San Benedetto Ullano, falė klerikut Stefano Rodota. Kisha e tanishme e Genazzano-s u ndėrtua nė fillim tė shek.XX dhe shtegtarėt e vizitojnė duke ecur zbathur, sidomos gjatė ditės pėrkujtimore tė Zojės sė Kshillit tė Mirė qė ėshtė 26 prilli.
Edhe Kisha e Zojės nė Shkodėr ka qenė gjithmonė shumė e pėrnderuar nga katolikėt shqiptarė tė veriut. Nė prill 1946, njė vit pas marrjes sė pushtetit nga komunistėt, mbi dymijė vetė morėn pjesė nė shtegtimin tek ajo. Megjithatė, jo shumė kohė mė vonė, kisha u mbyll dhe u shndėrrua nė sallė vallėzimi dhe nė vitin 1967, gjatė fushatės komuniste kundėr fesė, kisha u rrafshua pėrtokė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.