Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė shpejt dashurohet, shpejt dėshprohet
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Politike :: Albin Kurti - E kaluara jonė e tashmja jonė
Postuar nga: Skampa

Politike Pjesė nga fjala e Albin Kurtit me rastin e 6 vjetorit tė protestave studentore tė 1 Tetorit 1997.

Njeriu nuk ka se si tė veprojė pa rrezikuar sepse edhe veprimi i kanoset situatės nė tė cilin lind ai. Por studentėt, atėbotė, e kishin mė shumė se gjithēka tjetėr tė qartė se nuk mund tė fitosh pa rrezikuar atė qė ke. E ne kishim robėrinė. Ja pra se ēfarė po rrezikonim!

Sa mė shumė qė kalojnė vitet aq mė tė afėrt e ndjej tė kaluarėn. Jo pse jam nostalgjik por sepse dallimet nė mes dy kohėve, si kushte dhe rrethana, pandėrprerė po mė veniten. Po. Ka aq shumė zhvillime qė kanė ndodhur ndėrkohė. Dhe ka aq shumė tė tjera qė nuk kanė ndodhur. Mirėpo, sa i pėrket gjėrave esenciale ato nuk kanė bėrė mė shumė sesa maskimin e mosndryshimit. Ne nuk kemi arritur qė tė shkėputemi aq sa mos tė pėrsėritemi mė. Regresi qė na ka mbėrthyer po e siguron pėrputhjen e sė ardhmes sonė me tė kaluarėn tonė. E kaluara jonė po refuzon tė jetė e kaluar. Ajo nuk po shkon. Ky regres, qė aktualizohet si pasojė, ēdo ditė e zgjeron listėn e kujtimeve tė mia qė po i ripėrjetoj. Unė do tė pėrmend disa prej tyre:

1. Tri partitė politike kryesore nė Kosovė sot, ngjajnė aq shumė me LDK-nė e viteve tė ’90-ta. Partitė qė po quhen si tė dala nga lufta janė analoge me krahun e ish-tė burosurve politikė brenda LDK-sė.
2. TMK-ja tash ėshtė si pjesėtarėt e grupeve ilegale qė atėbotė arrestoheshin. Kėta arrestohen si “tė rrezikshėm”. Pra, jo aq pėr atė ēfarė kanė bėrė sa pėr atė qė do tė mund tė bėjnė! Spiunėt dhe informatorėt e ndryshėm janė tė njejtit sikurse nė vitet e ’90-ta.
3. Edhe atėherė kishim president, qeveri me kryeministėr e ministra qė nuk ishin ashtu siē quheshin. Edhe atėherė, edhe sot, ose ishim nė lajthitje ose ne ua kemi zgjeruar kuptimet fjalėve si president, qeveri, ministėr. Pra, duhet tė shkruajmė fjalorė tė rinj tė gjuhės shqipe.
4. Nė vitet e ’90-ta kishim Parlament qė nuk mblidhej sepse kjo do tė kishte rėndėsi. E sot kemi Parlament qė mblidhet sepse kjo nuk ka rėndėsi.
5. Euforia nė mes viteve 1990 dhe 1993 ėshtė aq e ngjajshme me atė nė mes viteve 1999 dhe 2002. Mossuksesin e racionalizuam si pėrmirėsim dhe pėr suksesin shpresonim dėshprueshėm. Nė tė dy rastet pasoi zbehja qė arsyetohej dhe zhgėnjimi qė ndrydhej.
6. Edhe atėherė sikurse sot, thuhej se jemi nė status-quo. As atėherė nuk kemi qenė e as tash nuk jemi nė status-quo. Me kėtė dinamikė tė trendit negativ, neve na duhet shumė progres pėr tė pasur status-quo.
7. Sikurse Milosheviqi dikur, Hitleri e tė tjerė tė ngjajshėm shumė mė herėt, edhe Ēoviqi sot e konsideron popullin dhe shtetin e tij si viktimė. E kur ai qė ka shumė forcė hiqet si viktimė, konfliktet e dhunshme janė shumė tė mundshme. Pėr mė tepėr, nėse ka dalur ndonjėherė Serbia nga koncepcioni militarist, atėherė tani ka hyrė sėrish.
8. Bisedimet pėr ēėshtjet teknike sot u pėrngjajnė atyre pėr dhe rreth marrėveshjes sė arsimit.
9. Nė Kosovė edhe tash ēdo gjė ėshtė e negocieshme, tė gjitha opcionet janė tė hapura ndėrkohė qė ne jemi tė defaktorizuar. Mendojmė se jemi tė dobėt prandaj duhet tė lidhemi me tė fortin. Ėshtė saktėsisht e kundėrta: kur nuk je i fortė duhet tė bėhesh i fortė. Ai qė ėshtė mė i dobėt nuk mund t’ia lejojė vetes komoditetin qė tė lidhet me tė fortin. Sepse, pėr interesa mė tė mėdha e qė prap janė tė vogla, ai qė ėshtė mė i fortė tė sakrifikon.
10. Ne akoma nuk mendojmė pėr forcėn tonė. Kur themi forca mendojmė vetėm pėr forcėn e tjetrit. Tė Amerikės, Kinės, Rusisė. Nuk mendojmė tė bėhemi tė fuqishėm sepse fuqizimin e mendojmė si kapje pėr tė fuqishmin, sikurse vagoni pėr lokomotivė, e jo forcim tė drejtpėrdrejtė tė vetes.
11. Ende nuk kemi elitė tė vėrtetė. Vazhdojmė tė kemi vetėm fenomen tė elitizmit. Tė qenit elitė te ne ėshtė qėllim e jo pasojė e kualitetit. Sikurse nė tė ’90-tat analistėt edhe mė tutje shkruajnė pėr qendrat e vendosjes dhe rėndėsinė e tyre. Ata i vendosin interesin amerikan dhe interesin kosovar, si dy gjėra qė realisht s’kanė kontekst ku krahason, nė tė njejtėn fjali. E joshin qytetarin me teori konspiracioni pėr Amerinėn, Bashkimin Evropian e Rusinė. Kėsisoj ia zvogėlojnė pėrmasėn qytetarit, ia pėrkujtojnė atij vogėlsinė dhe i ofrojnė atij shfajėsim pėr pafuqinė. Shkrimet e tyre janė medium i relacionit qytetar – “qendrat e vendosjes” e jo qytetar – problemi i qytetarit. Kjo mėnyrė e politikės dhe transmetimit tė saj mbetet sot e kėsaj dite religjioni i kosovarėve. Njėsoj si nė tė ’90-tat.
12. Edhe sot, investimi ynė kryesor ėshtė nė imazhin e Kosovės. Nė Kosovė vriten njerėzit dhe pastaj tė gjithė vrapojnė tė thonė: “lėre qė u vranė kaq veta, por na u prish imazhi i Kosovės!”. Duke u bazuar vetėm nė imazh ne ua pėrforcojmė tė drejtėn tė tjerėve qė tė vendosin pėr neve nė vend tonin. Ne mendojmė vetėm se si t’u pėlqejmė tė tjerėve. Dhe kėsisoj paraprakisht veten e ēlirojmė nga liria.
13. Durimi dhe pritja sėrish janė bėrė vlera qė na e garantojnė suksesin dhe do tė na shpaguajnė pėr vuajtjen. Sėrish na ėshtė pėrvjedhur pėr tė na e okupuar mendjen mendimi kolektiv dhe fatal se duke pritur do tė arrijmė. E duke pritur nuk jetohet. Duke pritur vdiset.
14. Nga ne po kėrkohet qė tė mos kemi emocion dhe pasion pėr kėtė vend. Po kėrkohet qė tė jemi tė matur, tė jemi tė kujdesshėm, tė jemi politikisht korrektė, tė jemi tė moderuar. Po kėrkohet qė tėrė ditėn tė mendojmė vetėm pėr pasojat e mundshme dhe kėsisoj asgjė tė mos ndėrmarrim asnjėherė. Qė duke u nisur nga pasojat qė nuk ekzistojnė ta bėjmė inekzistent edhe vullnetin tonė. Pra, duke na detyruar qė tė mendojmė vetėm nė njė mėnyrė gjithnjė me qėllim qė tė mos veprojmė nė asnjė mėnyrė. Ne nuk i problematizojmė mė pengesat sepse nuk e kemi ndėrmend tė ballafaqohemi mė me to. Dhe tani kolektivisht, pėrmes njė inxhinieringu politik qė dehumanizon, pėrsėri jemi shndėrruar nė qenie qė i karakterizon njė racionalizėm iracional.
15. Propagohej atėherė se ajo qė e kemi ėshtė ajo qė na duhet dhe ajo qė e duam. Se Kosova ėshtė e pavarur dhe se shteti ishte ai. Ndėrkaq tash ēirren se Kosova ėshtė e lirė. Iluzioni po na e shkatėrron ėndrrėn. Sikur dikur.
16. Me atė qė quhet bashkėsi ndėrkombėtare edhe mė tutje kemi qėndrim servil, gjė qė padyshim na bėn tė neveritshėm para tyre. Pikėrisht me servilizmin tonė ne po e largojmė bashkėsinė ndėrkombėtare nga vetja.


Sakrifica e studentėve ishte provimi i seriozitetit pėr ta, provimi mė i rėndėsishėm nė jetėn e tyre

Ju mund tė mendoni tani se ja kėtė e kanė ftuar qė tė flasė pėr 1 Tetorin e ky po na e ēan kokėn duke folur pėr gjėra krejtėsisht tė tjera. Jo. Unė nuk mbaj mend tė kem folur ndonjėherė nė jetė pėr 1 Tetorin mė shumė sesa sot. Por, megjithatė ėshtė njė pyetje qė s’bėn tė mbetet pa pėrgjigje: cili ėshtė ndryshimi themelor i 1 Tetorit 1997 nga ditėt tjera qė na bėri neve tė mblidhemi sot? Pse na kujtohet ai dhe pse kėtė kujtim e pėrkujtojmė? Pse?

Sepse mė 1 Tetor 1997, studenti dhe qytetari i Kosovės rrėzohej, ai binte pėrdhe, por ai ecte, dhe atė, ecte vertikalisht. Ai tani rrėzohej sepse ishin bėrė shumė vite qė nuk ishte ngritur. Dhe kėnaqėsinė dhe gėzimin e ngritjes, lumturinė dhe harenė e tė qenit njeri me dinjitet, nuk ka rrėzim qė e zvogėlon. Prandaj, nė tė vėrtetė nuk kishte rrėzim; ai as qė ishte i mundshėm. Atė ditė, konkretisht dhe praktikisht u mohua dhe refuzua shteti i Serbisė nė Kosovė. Kjo i bėri fjalėt tona tė pėrputhen me veprimet tona, dhe qė pėr Serbinė jo vetėm tė flitet si pėr okupator por edhe tė trajtohet e konsiderohet asisoj, pra ashtu siē edhe ishte. Sakrifica e studentėve ishte provimi i seriozitetit pėr ta. Provimi mė i rėndėsishėm nė jetėn e tyre. Ishte provimi pranues pėr jetėn e tyre. Duke e kaluar atė, ata jo vetėm qė u bėnė tė denjė dhe tė besueshėm por ata pėrmes ballafaqimit u emancipuan. Ballafaqimi ėshtė emancipim.

Deri mė 1 Tetor 1997, vetėm reagohej me deklarata, madje vetėm reagohej ndaj Serbisė por jo edhe ajo ndaj nesh. Sepse ne, realisht, s’bėnim gjė. Reagimi ėshtė dėshmi e varshmėrisė. E te ne pikėrisht me kėtė varshmėri synohej pavarėsia. Kjo e bėnte mjerimin tonė qesharak. Mirėpo, mė 1 Tetor tė vitit 1997 edhe Serbia reagoi ndaj nesh, ndaj aksionit afirmativ paqėsor qė bėnim ne. Atė ditė edhe ajo varej nga ne. E ne, ne po bėheshim tė pavarur. Qendra e vendosjes ishim edhe ne. Veprimi ynė ishte vet liria jonė! Njeriu nuk ka se si tė veprojė pa rrezikuar sepse edhe veprimi i kanoset situatės nė tė cilin lind ai. Por studentėt, atėbotė, e kishin mė shumė se gjithēka tjetėr tė qartė se nuk mund tė fitosh pa rrezikuar atė qė ke. E ne kishim robėrinė. Ja pra se ēfarė po rrezikonim! …


- - - - - - - - - - - -
Gazeta Java


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.