|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Gjėja mė e bukur qė mund tė pėrjetojmė ėshtė misteriozja, nėna e artit dhe shkencės sė vėrtetė. Ai i cili nuk i ka shijuar kėto emocione, ai njeri qė nuk mund tė qėndrojė dy minuta tė ėndėrrojė apo tė pushtohet nga frika, mė mirė tė vdesė, sepse i ka sytė e mbyllura.
--- Albert Einstein, tek "Ajo qe une besoj" 1930
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Komisioni Shqiptar i Janinės
Nė 3 maj 1877 nėn kryesinė e atdhetarit Abdyl Frashėri u formua Komisioni Shqiptar i Janinės, si organ kombėtar, i cili shtroi kėrkesėn pėr bashkim tė krahinave tė banuara nga shqiptarėt nė njė vilajet tė vetėm pėr t'u krijuar premisat pėr njė administratė unike dhe njė komb tė vetėm.
Kanan Maze
Nė 3 maj 1936 u nda nga jeta Kanan Maze, Hero i Popullit. Ishte ushtarak dhe njė figurė e shquar, qė u vu nė shėrbim tė Qeverisė sė Vlorės nė 1912-n, mė pas mori pjesė nė revolucionin demokratik tė qershorit dhe u dallua pėr trimėri nė luftėn e Vlorės tė '20-s.
Vinēenco Vela
Nė 3 maj 1820 u lind skulptori italian Vinēenco Vela, krijimtaria e tė cilit ėshtė e lidhur me lindjen e realizmit nė skulpturėn italiane tė shekullit tė 19. Veprat mė tė mira tė tij janė: statuja "Vilhelm Tel", pėrmendorja e Spartakut, relievi "Viktimat e punės", etj.
Ilia Mjeēnikov
Nė 3 maj 1845 lindi Ilia Mjeēnikov, biolog i njohur rus, njėri nga themeluesit e Embriologjisė, Mikrobiologjisė dhe Imuniologjisė; shkencėtari qė zbuloi fenomenin e Fotosintezės, formuloi teorinė e imunitetit fagocitar dhe tė prejardhjes sė organizmave shumėqelizore. E pėr tė gjitha kėto u nderua me ēmimin e madh Nobel.
|
|
|
|
| |
|
Trianė, 24 Shtator, 2003 - U nda nga jeta sot nė moshėn 71 vjeēare, shkrimtari i njohur i librave pėr fėmijė, Odise Grillo. Me vdekjen e Odise Grillos, tė afėrmit humbėn njeriun e tyre tė dashur dhe letėrsia shqipe njė emėr tė njohur tė saj.
Stafi i Albasoul dhe gjithe vizitoret e faqeve tona marrin pjese ne hidherimin e familjes!
Mjeshtri i Madh, autori i mbi 120 titujve, Odhise Grillo ka lindur nė Vuno tė Himarės, nė vitin 1933. Shkollėn fillore e kreu nė fshat, ndėrsa ciklin e lartė tė shkollės shtatėvjeēare e vazhdoi nė Tiranė. Po nė kryeqytet mbaroi shkollėn e mesme, nė gjimnazin "Qemal Stafa", dhe studimet e larta pėr Gjuhė - Letėrsi dhe pėr gazetari nė Fakultetin Histori-Filologji dhe nė Fakultetin e Shkencave Politike Juridike. Me mbarimin e studimeve punoi pėr disa vjet nė revistėn "Hosteni" dhe mė pas nė Shtėpinė Botuese "Naim Frashėri", nė redaksinė e letėrsisė pėr fėmijė, ku punoi gjersa doli nė pension. Sė fundi punoi nė Shtėpinė Botuese "Toena", si shef i redaksisė pėr fėmijė dhe tė rinj. Grillo ėshtė redaktor i mbi 1500 librave tė autorėve tė ndryshėm. Pėrveē letėrsisė ėshtė marrė edhe me publicistikė dhe ka botuar shumė shkrime nė organe pėr tė rritur dhe fėmijė si: "Drita", "Nėntori", "Ylli", "Zėri i Rinisė", "Pionieri", "Fatosi", "Yllkat", "Bota e fėmijėve" etj. Ai drejtoi pėr mė shumė se dhjetė vjet Shoqatėn Mbarėkombėtare tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj, nė fillim si nėnkryetar, pastaj pėr disa vjet kryetar e sė fundi si president i kėsaj shoqate. Po kėshtu, ka punuar pedagog i jashtėm, i letėrsisė pėr fėmijė nė Universitetin e Tiranės dhe tė Elbasanit. Odhise Grillo ka qenė anėtar i disa bordeve tė revistave qė dalin nė Shqipėri, nė Kosovė dhe nė Shkup e Tetovė. Odhise Grillo mban titullin "Profesor" dhe Mjeshtėr i madh". Ėshtė Laureat i disa Ēmimeve tė Republikės, si dhe fitues i dhjetėra ēmimeve tė tė gjitha niveleve nė konkurset e ndryshme letrare qė janė organizuar. Vjershėn e parė e ka botuar nė vitin 1947, ndėrsa librin e parė Shtatė ngjyrat, nė vitin 1954. Nė jetėn e gjatė krijuese ai numėron qindra tituj pėr fėmijė, mes tė cilėve, tė paharrueshėm pėr fėmijė janė Gabimet e Veshkaushit, Aventurat e maēokut, Pesėqind grosh, Njė njeri bėhet majmun, Qau e qeshi Pallaveshi, Kur njerėzit kishin bisht, Njė zog kėndon e qan, Vuuu gėnjeshtra, gėrrr paratė, Tradhti nė sarajet Topiase, Hajduti me ēizme, Dy gomarė kėngėtarė, Mollėt magjike, etj. Njė numėr i madh titujsh tė tij ėshtė botuar nė Kosovė dhe Maqedoni, ndėrkohė qė shumė prej tyre janė pėrkthyer edhe nė greqisht, maqedonisht, italisht, madje dhe arabisht.
Per me shume informacione mbi shkrimtarin e madh mund te ndiqni lidhjet ne vazhdim :
Krijime dhe Biografi
Krijime
Lajme
Komuniteti Shpreh Keqardhjen
|
|
|
|