Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Gazi dhe helmi jane vellezer.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 91 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.

Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920. Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.

Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
Demokraci :: Koncepti pėr "tjetrin" nė kulturėn tradicionale shqiptare
Postuar nga: Enip

Demokraci Kultura tradicionale vendėse tregon se koncepti shqiptar pėr "tjetrin" nuk ėshtė armiqėsor, siē ndodh rėndom ndėr popujt e zonave tė nxehta, siē ėshtė edhe Ballkani. "Tjetri" nė kėtė kulturė nuk ėshtė detyrimisht "kundėrshtari".

DR. SHABAN SINANI

Koncepti pėr "tjetrin" nė kulturėn tradicionale shqiptare


Trajtesa do tė jetė e ndėrtuar nė dy pjesė. Fillimisht do tė paraqiten vlerėsimet mė tė rėndėsishme gjeokulturore pėr qytetėrimin shqiptar, si "tjetri" nė raportet ndėrkombėtare. Tėrhiqet vėmendja nė faktin se bota shqiptare, qoftė nė vėshtrimet klasike (atlantiste, Makinder), qoftė nė ato moderne (neoatlantiste-Hantington); qoftė nė pikpamjen perėndimore ("doktrina Monro"), qoftė nė atė lindore (L. Gulilev, A. Dugin), rezulton nė pikėtakimin ("zonat e kontaktit") e hartave tė qytetėrimeve tė mėdha, me prirje pėr tė sunduar botėn.
Nė pjesėn e dytė do tė vihen nė pah fakte qė provojnė se kultura tradicionale shqiptare nuk e ka vuajtur komleksin e njėsimit me tė nėnvlershmen dhe as tė mbivlershmen, duke treguar shkallėn e saj tė hapjes e tė identifikimit, si dhe pėrvojėn e konvergjencės sė qytetėrimeve pėrkundėr rreziqeve fiktivė qė predikohen pėr konfliktin e pashmangshėm tė tyre ("Clash of civilisation", "The West and the Rest"). Pėr lehtėsi komunikimi kėto fakte do tė pėrzgjidhen kryesisht nga eposi shqiptar dhe analogjikisht nga epopeja kombėtare perse "Shah-Name".

Kultura tradicionale vendėse tregon se koncepti shqiptar pėr "tjetrin" nuk ėshtė armiqėsor, siē ndodh rėndom ndėr popujt e zonave tė nxehta, siē ėshtė edhe Ballkani. "Tjetri" nė kėtė kulturė nuk ėshtė detyrimisht "kundėrshtari".

Zakonisht "tjetri" nė shtresat mė tė hershme tė kulturės shqiptare ėshtė njė "i ndryshėm nga vetja". Nėse ėshtė dalluar "tjetri", kjo ka qenė mė shumė njė nevojė vetė-identifikimi. Lahutari i kėngėve legjendare thotė se kreshniku u foli shokėve "nė gjuhė tė vet", thjesht pėr tė konstatuar se ishte ndryshe, ishte njė "alter", pa kurrfarė konotacioni ndaj atij qė nuk ishte "i vet". Kjo ėshtė njė dukuri e rrallė nė mendėsinė ballkanike. Heronjtė kulturorė tė botės shqiptare dashurojnė Jevreninė e bukur (vajzėn hebreje, siē e thotė emri), Llatinkėn e bardhė (vashėn romake, latine, po sipas emrit), ēikėn e Ēesarit (kajzerit, mbretit) Beg-zaden e bardhė (vajzėn beglereshė prej turqishtes dhe beglereshė prej persishtes). Kėta heronj pinė verė me shakuj si tė krishterė mėkatarė dhe falin pesė vaktet si muslimanė tė denjė. Ata vishen magjarisht (si hungarezėt) dhe flasin arabisht. Aty del jelini (heleni, greku) dhe aty mė tej del gumani. Kreshnikėt shqiptarė adhurojnė Tanushėn e bukur, qė ėshtė bijė "krajli tė Shkjenisė", dhe thonė pėr tė se "gja ma t`bukur n`kėt` dynja nuk kish". Kur bardi shqiptar kėndon pėr bukurinė e Tanushės, those se e ka parė vetė me sy, "kur kem`pasė besė me krajli", qė do tė thotė "kur kemi pasė paqe me sllavėt". "Tjetri" nė traditėn shqiptare ėshtė aleat (si nė ciklin e betejės sė Fushė-Kosovės), vėllamė, mik pėr orė tė ligė. Edhe atėherė kur "tjetri" ėshtė armiku, antagonisti, siē mund tė konkludohet duke parė raportet me serbėt, ata janė antagonistė qė nuk bien poshtė as nga trimėria dhe bėmat, as nga pronat dhe sarajet. Nė kėtė trajtesė "tjetri" shtrohet ēėshtja se popujt nuk mund t`i zgjedhin fqinjėt dhe as prurjet apo ndikimet. Por mund tė zgjedhin tė jetojnė mes tyre nė marrdhėnie protagonizmi apo antagonizmi. Kultura tradicionale shqiptare provon se antagonizmi, edhe kur shfaqet nė historinė politike, nuk ka qenė zgjedhje e shqiptarėve, aq mė pak rrjedhim i mospajtimit tė vlerave tė qytetėrimit.
Njė prej bagazheve mė tė rėndė tė Ballkanit ėshtė barazimi i "tjetrit" me kundėrshtarin. Ky sindrom diku-diku ka marrė formėn e etnofobisė. Moėdurimi ndaj "tjetrit", pavarėsisht prej burimit, pėr shkak tė ndryshimit etnik, fetar apo kulturor, ka krijuar probleme delikate nė tė shkuarėn dhe sot. Ka qenė njė prej dėshmive tė frymės sė hapur tė kulturės shqiptare distanca e saj ndaj angatonizmit dhe frymės sė konfliktit. Nė epos ka trimėrira tė mėdha dhe marrėzira tė mėdha, ka besnikėri tė mėdha dhe tradhėti tė mėdha. Nė epos ka edhe urrejtje dhe konflikte tė mėdha. Por kėto konflikte nuk burojnė nga karakteri i qytetėrimit, po nga rrethanat e historisė. Nė epos opozicioni "i vet - i huaj" qė ishte i pranishėm edhe nė kulturėn antike greke (nė formėn "helenė-barbarė"), nuk shfaqet si thelb i konfliktit. Madje edhe nė rastin e konfliktit bazė tė eposit, qė ka si frymė mbrojtjen e trojeve dhe tė pasurisė nga hajdutėt sllavė, antagonizmi nuk ėshtė gjenetik.
Edhe nė eposin pers "Shah Name"kryekreshniku ėshtė njė figurė madhėshtore e ardhur prej dy racash. Destani, bir i Samit, mėkėmbės i mbretit Minuēihr nė krahinėn e Zabulistenit, kėrkon tė martohet me tė bukurėn Rudabe, por babai nuk e do kėtė krushqi, mbasi vasha ėshtė nga fisi i Dahakut, i cili i pati sjellė aq mjerime popullit tė Iranit. Por kur astrologėt paralajmėrojnė, mbasi kanė shqyrtuar "tabelat e fatit", se nga martesa e Zalit me Rudabenė do tė lindė njė kreshnik qė do t`i sjellė nder e lavdi Iranit, mbretėrit japin pėlqimin e tyre. "Dashuria fiton mbi armiqėsinė dhe jeta mposht vdekjen. Nga martesa e Zalit me Rudabenė lind Rustemi, kryekreshniku i "Shah-Name-sė" dhe epikės popullore iraniane", shkruan pėrkthyes i saj V. Buharaja: "U lind njė fėmijė, o thuaj luan,/ Nga pamja si dielli, nga shtati vigan,/ Tė gjithė u shtangėn: "Dėgjo se ē`ka ngjarė! Fėmijė me trup fili, kjo kurrė s`qe parė!/ Plot nur buzėqeshi perri e Destanit,/ Se pa tek i biri lavdinė e Iranit".
Ashtu sikurse bota e vuajti nazifashizmin, ndonėse e pati lindur vetėm njė pjesė tė saj, ashtu mund tė thuhet edhe pėr profecinė e pėrleshjes sė qytetėrimeve: nėse kjo do tė ndodhė se fatalisht kulturat e vogla duhet tė treten nė tė mėdhatė, por sepse ka interesa strategjike gjeokulturore qė kėrkojnė opozicione tė denjė pėr epokėn qė jetojmė, pėr tė pėrligjur konfliktet e shkaktuar nga tė tjerė faktorė.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.