Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nuk eshte i cmendur ai qe ka humbur arsyen. I cmendur eshte ai qe ka humbur gjithshka, pervec arsyes.
--- Chesterton

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 129 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Histori :: Aventura e pushtimit tė kėshtjellės sė Vlorės dhe Kaninės
Postuar nga: Albo

Histori Nė vitin 1691 ka ndodhur njė ngjarje tepėr e habitshme qė ėshtė harruar tė pėrmendet nė kronikat e historisė shqiptare. Historia qė dotė tregoj mė poshtė ėshtė kaq e papritur dhe nė kufijtė e pabesueshmėrisė saqė secili mund tė bėjė pyetjen pse vallė nuk ėshtė shkruar ky subjekt tronditės.

Nga Dr. Moikom Zeqo

312 vjet mė parė, dhe konkretisht mė 13 mars 1691, turqit ripushtojnė kėshtjellėn e Vlorės dhe tė Kaninės. Po pse vallė nė 10- vjetėshin e fundit tė shek.XVII kur Shqipėria e tėrė ishte pjesė e Perandorisė Osmane bėhet fjalė pėr njė ripushtim? Ē’kuptim ka ky ripushtim? Ripushtim brenda pėr brenda Perandorisė Otomane? A nuk fitoi Shqipėria pavarėsinė 3 shekuj mė vonė, mė 28 nėntor 1912? A nuk qe pikėrisht me origjinė nga Kanina Ismail Qemali, a nuk qe pikėrisht Vlora qyteti shqiptar i ngritjes sė Flamurit tė Pavarėsisė?
Duke shfletuar njė numėr tė madh dokumentesh venedikas kam gjetur papritur njė aventurė ushtarake tė pabesueshme tė Flotės sė Venedikut dhe Ishullit tė Maltės pėr tė ēliruar nga pushtimi turk Vlorėn dhe Kaninėn. Dokumentet nė vetvete po tė mblidhen pėrbėjnė njė libėr kronikor qė i kalon tė 100 faqet. Ta lexosh kėtė libėr ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė dhe tė shumėfishohet kurioziteti. Tė gjitha kėto dokumente janė shkruar nė italishten venedikase dhe kanė hollėsira tė pafundme dhe tė ēuditshme. Konkretisht dokumenti i epilogut tė tė gjithė kėsaj historie tregon fundin e njė periudhe gati 1- vjeēare kur ushtarėt europerendimorė, venedikas dhe maltezė arritėn tė krijojnė njė sektor tė lirė dhe tė pavarur, kundėrshtues dhe luftarak brenda kuadrit tė perandorisė otomane, nė Hinterlandin e Gjirit tė Vlorės dhe Malėsisė sė Kaninės. Po them disa hollėsira nga kėto dokumente. Ėshtė pikėrisht Sulejman Pasha i Shkodrės, i cili organizoi jeniēerėt pėr tė ripushtuar Vlorėn dhe Kaninėn. Meēenigo, kapiten i pėrgjithshėm i ushtrisė evropiane tė zonės Vlorė-Kaninė kishte 4 anije tė drejtuara nga kapiten Nikola Picani. Ai dėrgoi njė pėrforcim prej 500 ushtarėsh tė komanduar nga Guvernatori i zonės Vlorė-Kaninė i quajtur Gjika. Sulejman Pasha kishte 6000 luftėtarė. Komandėn e Kėshtjellės sė Kaninės e kishte Karl Pisani. Garnizoni i tij me 400 ushtarė tė komanduar nga majori Lano si dhe nga njė major tjetėr Virgjil Rotondo tentoi t’i kundėrvihej sulmit turk. Por ra nė pusinė e 1500 turqve qė dolėn nė njė pyll. Pėrleshja pėrfundoi me tėrheqjen e turqve, por humbjet qenė tė mėdha. Nė fillim guvernator dhe kapedan i pėrgjithshėm i zonės Vlorė- Kaninė qe emėruar Kornaro, por ai vdiq papritur nė Vlorė, nė vend tė tij u zgjodh Domenik Meēenigu. Baza pėrforcuese e operacioneve nė Vlorė dhe Kaninė qe flota venedikase nė Korfuz e drejtuar nga Agustin Sagredi. Proveditor i Venedikut nė Kaninė qe Gjon Mate Benbo. Kurse Karl Pisani me 4 galera ushtarake qėndronte nė Gjirin e Vlorės. Ndėrkohė nė kėshtjellėn e Kaninės punonte me njė grup ushtarėsh pėr tė meremetuar kullat dhe muret inxhinieri Bosinjani. Por ushtarakėt evropianė tė garnizoneve tė Kaninės dhe tė Vlorės pėr gati 1 vit patėn vėshtirėsi tė mėdha. Ata nuk e pėrballonin dot tė jetuarit dhe sidomos dimrin dhe shumė prej tyre nisėn tė dezertojnė pėr nė Korfuz. U pa qartė se nė njė sulm tjetėr turqit do tė triumfonin duke rimarrė Vlorėn dhe Kaninėn. Para kėsaj ngjarjeje u diskutua tė hidhej nė erė kėshtjella e Kaninės. U bė njė shpėrthim qė hodhi nė erė njė pjesė tė mureve tė kėshtjellės dhe pastaj trupat evropiane u bėnė gati tė tėrhiqen. Dokumentet nė fjalė flasin me detaje pėr betejėn, sidomos me mbrojtjen me artileri me topat nga Kanina, ku gjatė njė aksidenti gabimisht u vra edhe vetė Proveditori i Kaninės Gjon Mate Bembo. Pas shumė peripecish dhe mbas njė historie 1- vjeēare tė operacionit ushtarak trupat evropiane u tėrhoqėn nė mbrėmjen e 13 marsit 1691.

Po si ėshtė e vėrteta e kėsaj historie nė fund tė fundit?

Mė 11 shtator 1690, Flota e Venedikut e ndihmuar nga Flota e Ishullit tė Maltės si dhe e shtetit tė Papės nisėn veprimet operative pėr ēlirimin e Vlorės, Kaninės dhe qytetit tė Durrėsit nga pushtimi otoman. Ky operacion pati rėndėsi kolosale politike dhe ushtarake pėr kohėn. Pėr gati 2 shekuj qė nga pushtimi i Shqipėrisė, pas vdekjes sė Gjergj Kastriot Skėnderbeut, nė Evropėn Perėndimore janė hartuar projekte nga mė tė ēuditshmet pėr organizimin e njė kryqėzate tė krishterėsh pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga pushtuesit e urryer. Ideatorėt dhe pėrpiluesit e kėtyre projekteve kanė qenė figurat e mėdha tė kombit shqiptar si fjala vjen Pjetėr Bogdani, Frang Bardhi apo Pjetėr Budi. Mė 1685 vdiq tragjikisht nė Prishtinė eruditi dhe kishtari i madh shqiptar Pjetėr Bogdani. Ai ishte kreu i kryengritėsve shqiptarė qė sė bashku me ushtrinė austriake tė komanduar nga gjenerali Pikolamini bėnė luftėn e njohur austriako-turke me qėllim shėrimin jo vetėm tė Shqipėrisė, por edhe tė Ballkanit. Si Pikolomini ashtu edhe Bogdani vdiqėn dhe forca e kryengritėsve humbi. Por aksioni bėri pėrshtypje dhe ringjalli shpresat pėr njė luftė kundėr turqve jo mė nė brendėsinė e Hinterlandit ballkanik por sidomos nė bregdetin shqiptar. Shumė plane dhe projekte jo vetėm politikė po sidomos ushtarak janė pėrpiluar dhe diskutuar me kėtė rast. Padyshim fatura financiare e njė sulmi ushtarak ndaj Shqipėrisė ka qenė shumė e madhe. Vetvetiu ky aksion ushtarak qe njė ndėrmarrje e pėrmasave evropiane. Qėllimi qe i qartė dhe tepėr i lexueshėm: tė ēlirohej Shqipėria nga turqit dhe tė bėhej kėshtu njė pikėnisje rrėzimi pėrfundimtar tė Perandorisė Otomane streha e “myslimanėve tė mallkuar”. Metafora e krishterė e aksionit ushtarak nuk mund tė mohohet. Tre fuqitė ushtarake mė tė mėdha tė kohės si Venediku, Papati i Romės dhe Urdhėri i Kalorėsve tė Maltės, u bashkuan me njė qėllim tė vetėm. Po pse u zgjidh pikėrisht hapėsira e Gjirit tė Vlorės dhe lartėsia e Kaninės? Qe planifikuar edhe shėrimi dhe marrja e kėshtjellės sė Durrėsit nė njė fazė tė dytė.
Fakt ėshtė qė nė 18 gusht tė vitit 1690 njė flotė e madhe qė numėronte 6 galeaca, qė ishin galera shumė tė mėdha me tri bateri artilerie dhe me 1200 vetė si ekuipazh, me 22 anije tė tjera dhe 35 galera, qė ishin anije kryesore luftarake me 180 lopata si dhe 24 galeota, anije lufte pak mė tė vogla se galerat, etj., gjithsej nė njė numėr tė pėrgjithshėm prej 163 anijesh me vela ku barteshin 9000 kėmbėsorė dhe 800 kalores tė Republikės sė Venedikut si dhe 2900 ushtarė tė Papės dhe Ishullit tė Maltės, shto kėtu dhe 3000 vetė ushtarakė nga ishulli Korfuz, nga Ksanti dhe Qefalonia, gjė qė bėri qė e tėrė forca ushtarake tė arrinte nė 60000 ushtarė, tė komanduar nga gjenerali Duka Guadini u drejtua drejt brigjeve tė Shqipėrisė. Qe lajmėruar dhe proveditori i pėrgjithshėm i Dalmacisė Molini pėr rrethimin e Vlorės. Flotilja e armatosur pėr shkak tė erėrave tė furishme qėndroi 2 ditė nė ishullin e Sazanit. Nė dokumentet ushtarakė pėrshkruhet Gjiri i Vlorės me erėra tė mėdha tė Shirokut. Kėshtjella e Vlorės qe nė trajtė 8-kėndėshi me mure tė trashė dhe tė forta, por pa ushtri dhe pėrforcime nga ana e turqve. 4 milje larg Vlorės qe kėshtjella e Kaninės, nė trajtė tė parregullt pėrshtatur reliefit malor pajisur me mure dhe pirgje jo shumė tė fortė. Kėshilli i gjeneralėve tė Flotės vendosi tė sulmojė Vlorėn dhe Kaninėn. Zbarkimi u bė nėn urdhėrat e gjeneralit Spar. Shkelėn bregun e Vlorės 7000 kėmbėsorė dhe 1500 kalorės. Njė zbarkim i dytė u bė udhėhequr nga Duka Guadini dhe gjenerali Borro. Gjatė luftimeve gjenerali Sanfeliēe mbeti i plagosur nė kokė nga njė plumb pushke. Trupat e Maltės komandoheshin nga kalorėsi Xhiameti, i cili u plagos nga njė plumb pushke pėr vdekje. 2000 turq kundėrshtuan zbarkimin. Qe roli i Bartolome Erikut qė gjatė natės arriti tė konstruktonte njė bateri me disa topa pėr tė qėlluar kundėrkėshtjellės sė Vlorės. U bė njė sulm jashtė kėshtjellės sė Vlorės ku u dalluan Xhovan Loredani si dhe majori Mikel Furiet. Gjeneral Rapeta dhe majori Karl Montanari komanduan sulmin e vijės sė dytė. Sulmi qe i fortė edhe te Varroshi i Kaninės. Kėtu ushtarėt venedikas i drejtonte majori Pompeu kurse krahun tjetėr tė ushtarėve tė papės dhe Maltės i drejtonte Duka Guadani. Europianėt e pushtuan Varroshin e Kaninės, por mbeti i vrarė gjenerali, qė ishte dhe markez Nikollė Boro dhe u plagos kalorėsi Luigj Sagredi. Gjithashtu u plagos edhe kalorėsi Morolie, leitnant gjenerali i Maltezit. Nga kėto sulme turqve i hyri tmerri dhe ngritėn flamurin e bardhė. Mė nė fund fare kėshtjella e Kaninės u dorėzua sė bashku me atė tė Vlorės. Nė tė dy kėshtjellat evropianėt gjetėn 1050 topa, shumica prej bronxi. Evropianėt patėn 100 tė vdekur dhe 200 tė plagosur. Dokumentet japin emra hollėsisht tė tė vdekurve dhe tė plagosurve. U dalluan nė sulm gjeneralėt Guadanji, Spar dhe Rapeta, majorėt Furjeti, Montanari, Lano, Kleuter si dhe kontėt Ludovik Montevekio dhe Guido Bonaventura. Mbasi u ēlirua Vlora dhe Kanina nga turqit kapiteni i pėrgjithshėm i ushtrisė hyri nė Vlorė, shndėrroi nė kishė xhaminė kryesore tė qytetit dhe aty kreu ceremonitė kushtuar Jezu Krishtit. Garnizonin e Vlorės e komandoi Teodor Karraro, atė tė Kaninės Gjon Mate Bembo. Pas kėsaj beteje flota evropiane u largua nga brigjet e Vlorės dhe mė 26 shtator 1690 arriti pranė Durrėsit, por kėtu njė erė e fuqishme e Shirokut e pengoi atė t’i afrohej tokės dhe tė bėnte zbarkimin. Duke marrė parasysh se pushtimi i Durrėsit mund tė ishte njė punė e gjatė, gjeneralėt e ushtrisė sė Maltės dhe ata tė Papės gjykuan se meqė tashmė po mbaronte shtatori duhej ta kthenin anijen nė limanet e veta nė Perėndim. Dokumentet qė vijnė mė pas tregojnė periudhėn kohore deri mė 1891 kur zona Vlorė Kaninė qe njė zonė operative krejtėsisht e lirė nga pushtimi otoman. Dokumentet flasin pėr njė pėrshkrim tė rėndėsishėm tė kėshtjellės sė Vlorės nė trajtė 8-kėndėshi. Del qartė qė krerėt ushtarakė evropianė bėnė njė marrėveshje me njė numėr tė madh shqiptarėsh mbi 500 vetė, qė kishin hyrė nė shėrbim tė Republikės sė Venedikut me qėllim ēlirimin e Vlorės dhe tė Kaninės. Pra shqiptarėt nuk ishin indiferentė, por qenė njė foorcė aktive luftarake nė aksionin e zbarkimit dhe shėrimit. Batalioni i parė nė zbarkim qe ai i Urdhrit tė Kalorėsve tė Maltės, pastaj ai i ushtarėve tė Papės dhe nė fund fare repartet venedikase. Dokumentet nuk harrojnė tė pėrmendin tėrė emrat e tė plagosurve dhe tė vrarėve jo vetėm nė betejė, por edhe tė vdekurve gjatė pėriudhes sė lirisė tė Vlorės dhe Kaninės. Padyshim qė kjo ushtri evropiane kishte probleme tė mėdha tė organizimit dhe logjistikės. Ajo furnizohej nga deti me ushqime, por si nė Vlorė dhe nė Kaninė mungonte uji i pijshėm. Njė mori specialistėsh xhenierė dhe tė artilerisė bėnė atje punime pėrforcuese. Kėto nuk pėrjashtuan dhe saranxhat e ujit dhe depot e municionit. Gati pėr 1 vit ishulli tokėsor, nėse mund ta pėrdorim kėtė term i Vlorės dhe Kaninės krijoi njė mikro-Shqipėri tė ēliruar nga pushtimi perandorak otoman. Tė habit moria e relacioneve dhe e faturave finaciare pėr kėtė ngjarje. Shumė aktiv dhe i pėrgjegjshėm qe shteti i Republikės sė Venedikut. Por me kohė ndodhi demoralizimi i trupave evropiane nga mungesa e furnizimeve dhe izolimi. Nuk u arrit tė pushtohej nga evropianėt edhe kėshtjella e Durrėsit. Nuk ndodhi dhe ajo mė kryesorja qė sulmi i evropianėve qė shoqėrohej domosdo nga njė kryengritje mbarėshqiptare. Evropianėt mendonin pak a shumė si heronj si Ēe Guevarra nė shek.XX qe gjoja motori i vogėl mund tė ndizte motorrin e madh tė kryengritjes, se gjoja mjaftonte njė sulm i trupave evropiane pėr tė ringjallur kryengritjen shqiptare dhe pėr tė shporrur pėrfundimisht robėrinė otomane. Mund tė themi qė ky aksion ushtarak tepėr i ēuditshme dhe origjinal nė kohėn e vet ėshtė nga subjektet mė paradoksalė tė shek.XVII qė lidhet me Shqipėrinė. Mundet qė ky aksion tė quhet dhe njė dėshtim, por kėshtu thjeshtėzohet fare e vėrteta. Ajo ėshtė mė e ndėrlikuar. Mė 1691, 312 vjet mė parė mėsojmė qartė se politika europerėndimore nuk kishte hequr dorė pėr rrėzimin pėrfundimtar tė Perandorisė Otomane tė Lindjes. Nė kėtė hulli Shqipėria ishte njė pikė strategjike e jashtėzakonshme. Karakteri strategjik i Shqipėrisė kishte deri diku karakter unikal. Pse nuk u bė sulmi nė Dalmaci apo nė tė tjera vende po pikėrisht nė Gjirin e Vlorės? Kjo ka njė domethėnie qė nuk mund tė shmanget duhet shkruar njė libėr pėr kėtė ngjarje, qė mund tė lexohet si kronikė por edhe si njė pėrmbledhje e njė atmosfere tė ngjeshur apokaliptike dhe ēlirimtare nė shek.XVII. Amen!

Somario

Gati pėr 1 vit ishulli tokėsor, nėse mund ta pėrdorim kėtė term i Vlorės dhe Kaninės krijoi njė mikro-Shqipėri tė ēliruar nga pushtimi perandorak otoman. Tė habit moria e relacioneve dhe e faturave finaciare pėr kėtė ngjarje. Shumė aktiv dhe i pėrgjegjshėm qe shteti i Republikės sė Venedikut



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.