Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Heshtja eshte flori, fjala - argjend.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 159 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Art :: Vleresime mbi krijimtarine artistike te Robert Aliaj
Postuar nga: Albo

Art Afinitet me tokėn mėmė? Apo ėndėrr e njė universialiteti pjellor? Drita dhe hija alternohen me njė fuqi tė pazakontė, dita lufton natėn, jeta lufton me vdekjen dhe dilema e pėrjetshme Eros-Thanatos rikthehet pėrsėri e pėrsėri.

Robert Aliaj mes pikturės dhe muzikės

Piktori i njohur shqiptar Robert Aliaj - Dragoti ka hapur njė ekspozitė nė Galerinė e Arteve nė Berlin. Njė seri e tėrė punėsh janė ekspozuar me titullin "Performancess". Punimet e Robert Aliajt kanė zgjuar mjaft interesin e publikut dhe kritikės gjermane. Robert Aliaj-Dragoti lindi nė Tiranė mė 1960, nė njė familje me traditė tė vjetėr nė artin e pikturės. Interesi dhe pasioni pėr pikturėn i lind qysh nė moshė fėminore. Kreu studimet pėr pikturė nė Liceun Artistik tė Tiranės. Nėn presionin e qarqeve zyrtare tė diktaturės qė e konsideronin si artist dekadent u detyrua tė ndėrpresė studimet artistike nė vitin 1981. Mė 1991 braktis vendlindjen pėr t'u vendosur nė Greqi, ku realizon dhe zhvillon mė tej ambicjet e tij profesionale nė pikturė. Aktualisht jeton dhe vazhdon karrierėn e tij artistike nė Bruksel ku punon intensivisht dhe disa herė nė vit prezanton koleksione tė punimeve tė tij tė reja nė galeri tė ndryshme dhe ambjente artistike. Gjatė kėtij 10-vjeēari ka kryer njė numėr tė konsiderueshėm ekspozitash vetjake e nė grup nė disa vende tė Evropes, si nė Greqi, Francė, Zvicėr, Belgjikė. Veprat e tij gjenden tė pėrhapura nė koleksione tė ndryshme private nėpėr botė dhe shumė prej tyre janė bėrė pronė e galerive.



Vlerėsime kritike

Fidel nė konceptin e tij artistik tė ditėve tė para

Manolis Vllaxos
Profesor i Historisė sė Artit nė Universitetin e Athinės

Kur para disa vjetėsh, Dragoti paraqiti pėr herė tė parė veprat e tij nė Greqi -nė Galerinė e Arteve nė Pirea - la atėherė pėrshtypjen e njė pejsazhisti tė talentuar qė paraqitej me njė version tė ekspresionizmit.

Mė vonė vendin e tyre e zėnė nudot dhe natyrat e qeta, ndėrsa ruan vizatimin solid, forcėn dhe pjesėrisht ndėrthurjen e ngjyrave, qė disa herė zhduk vijėzimin e formave, duke u bėrė kėshtu vlerė kryesore e pikturės.

Figura sugjestionuese nudo, e modeluar me linja tė thella, e nėnshtrueshme ndaj deformimeve dhe pėrdredhjeve, paraqiten tė vetmuara, ose tė lidhura me tė tjera nudo gjithashtu, ose mashkullore nė pėrqafime erotike.

Natyrat e qeta, pa shtrirjen shoqėrore dhe psikografike tė nudove, paraqesin mė lehtė ekzaminimin e objektit dhe procesin e paraqitjes sė tij. Nė tė gjitha zhanret e lėvruara, piktori me gjithė problematikėn e dendur e tė shumėllojshme, zotėron hapėsirėn nė raport me objektin, shfrytėzon perspektivėn ose mosekzistencėn e saj, shfrytėzon ngjyrėn nė krijimin e nje sipėrfaqeje tė pikturuar unike, tė njė ekuilibri dhe rezonance tė lartė.

Nė veprat e tij ritrajtohen tema dhe kompozime qė i takojnė artit tė shekullit tė 20 deri tė Rilindjes. Shėnoj kėtu nė mėnyrė treguese "Grate e Algjerisė nė harem" tė Delacroix, dhe "Odalisket" e Matisse, elemente tė tė cilave ndjehen dhe rivlerėsohen nė mėnyrė tė mrekullueshme nė tematikėn e piktorit tė ri.



Dragot, njė rrugė drejt abstraksionit

Anita Nardon
kritike arti A.I.C.A.

Britma e DRAGOT nuk ėshtė britmė nostalgjie, por konstatim mrekullie ose surprize sipas zbulimeve qė ai bėn kėtu.

Ai zbulon qytetin Bruge dhe i jep atij ngjyra jugore. Bruge ėshtė njė qytet ekzuberant qė piktorit i duket siē mund ta shohim ne nė ditėt e festės sė kanalit. Jemi larg Bruges-la-Morte, kėsaj shpikjeje letrare qė ka jetė tė vėshtirė. Urat dhe kullat vallėzojnė lavdinė e njė qielli qė zbret poshtė, thua se dėshiron tė prekė tokėn.

Mė pas vjen vizioni i njė lloji tjetėr, ai i njė gruaje qė ekspozohet nė vitrinė nėn dritėn e egėr tė neoneve, diku nė Gare du Nord. Ndjehet shpėrthimi i artistit nė trajtimin e kėtyre trupave, tė cilėt janė paraqitur herė realistė dhe herė tė deformuar.

Mė shumė nga punėt e Dragot mbizotėrojnė ngjyrat e errėta dhe kafe. Afinitet me tokėn mėmė? Apo ėndėrr e njė universaliteti pjellor? Drita dhe hieja alternohen me njė fuqi tė pazakontė, dita lufton natėn, jeta lufton me vdekjen dhe dilema e pėrjetshme Eros-Thanatos rikthehet pėrsėri e pėrsėri...



Shpirti bashkėkohor

K.Theofanus
kritik arti

Ngjyrat, ashtu siē janė hedhur, krijojnė transparencėn dhe shkėlqimin e njė metode tė pėrllogaritur. Si rezultat, ngjyra kapėrcen kufijtė e modelit, sundon skemėn dhe i jep kompozimit njė ndjenjė tė veēantė protogjenike. Nė tė gjitha temat transmetohet njė psiqikė e shqetėsuar, njė predispozitė shpirtėrore shpėrthyese. Ajo qė karakterizon nė pėrgjithėsi artin e DRAGOT ėshtė aftėsia pėr t'iu dhėnė kompozimeve tė tij njė kombinim harmonik tė mjeteve teknike me shpirtin bashkėkohor.



Refleksione

S.Alexaqi
kritike arti

... Njė vepėr e pasur dhe e mjaftueshme nė tėrėsinė e saj, qė duket se bėn vetėm njė lėshim : rrezikon ēdo rast tė shkrihet brenda shpirtit tė krijuesit me tė njėjtėn lehtėsi qė shpėrthen prej tij.

Vepra karakterizohet nga njė koherencė dhe qėndrueshmėri qė nuk krijon asnjė mundėsi pėr tė dėshtuar. Dragoti njihet

me piktorin e madh Edison Gjergo, me Rafaelin e shekullit tė 20-tė siē ėshtė mbiquajtur. Kjo njohje u bė katalizator pėr vijueshmėrinė artistike tė Dragot. Ndikimet e artit tė Gjergos nuk i fshihte prandaj edhe u pėrndoq. Studioi pranė Gjergos. "Ishte shansi mė i madh qė mund t'i jepej kujtdo, jo vetėm nė Shqipėri por kudo nė botė" dhe Gjergo, nga ana tjetėr: "Respektonte artin tim, dhe shpesh thoshte, do tė blija nga veprat e tua".

Gjergo, pasi doli nga burgu vdiq i varfėr, krejtėsisht i braktisur nė rrugė. Dragot rrezikon. Deklaron kategorikisht se kurrė, asgjė prej tyre nuk e tremb (vdekja dhe burgu). Tė tjerė e diktonin tė pėrdorte ngjyra gri. Unė kurrė nuk e tradhtova shkėlqimin. Pikturonte pa pushim, fshehurazi, por gjithmonė i apasionuar. I griste veprat e tij dhe shpejt bėnte tė tjera... Ai karakter lė gjurmė dhe nė veprat e tij.



Gjithēka nė lėvizje

Franc Bounders
Kritik dhe Historian i Artit nė Pallatin e Arteve tė Bukura

Bruksel

E pakta qė mund tė thuash pėr veprat e DRAGOT ėshtė qė se gjithēka nė to lėviz. Nė festėn e madhe tė ngjyrave qė ato ofrojnė s'mund tė gjesh njė personazh ose kafshė qė nuk ėshtė nė lėvizje.

Kjo mund tė variojė nga tymosja jo diskrete e njė cigareje, deri nė njė rėnie nga hapėsira, ose akoma tek njė fluturim. Me tė vėrtetė, asgjė nuk qėndron nė vend.

Secili rrotullohet rreth tė tjerėve. Sikurse rrota e ekzistencės rrotullohet pa bėrė dallim, dhe tėrheq me vete ēdo gjė qė ekziston nė tė njėjtėn lėvizje. Shikuesi nuk kap kuptimin dhe pėrmbajtjen saktė tė veprimeve tė figurave: fluksi i energjisė ėshtė mė i rėndėsishėm se orientimi i mundshėm teleologjik.



I inspiruar nga e kaluara e tij

Stéphane Rey
Kritik dhe Historian Arti

Shqiptar i vendosur pėr tė bėrė karrierė, kolorist e penel i fuqishėm. Artistė tė ardhur kėtu nga Ballkani pėr tė qėndruar pak apo pėr t'u instaluar, nuk mungojnė. Ata krijojnė shpesh nė njė klimė tė pafavorshme, por me njė inspiracion tė kulluar. Nė tė shumtėn e rasteve janė piktorė tė shkėlqyer, tė formuar qysh nė tė ritė e tyre nga mjeshtra tė kualifikuar, dhe qė ndihen tė mbushur me shpresė, optimizėm, dhe konfident nė punėn dhe talentin e tyre.

Dragot - ky pseudonim artistik qė tingėllon paksa frėngjisht, rrjedh nga stėrgjyshėrit e zhdukur e tė harruar,- ka lindur nė Tiranė mė 18 shkurt 1960.

Vepra e tij ka evoluar e ėshtė maturuar, nėpėrmjet ekspozitave tė ndryshme tė bėra nėpėr botė, ai ėshtė i vendosur tė bėjė njė emėr nė tregun evropian.

Dragot nė saje tė punės sė tij dhe vullnetit fitoi lirinė dhe sigurinė pėr tė arritur njė karrierė tė vėrtetė, cilatdo qofshin pengesat qė duhen kapėrcyer. Vepra e tij shquhet nga devotshmėria e sinqertė ndaj stilit figurativ tė lirė. Ai evokon nė krijimtarinė e tij tė kaluarėn. Por kjo nuk do tė thotė se ai mbetet rob i kujtimeve tė tij.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.