Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Vėndi yt nuk bėhet i huaj, e vėndi i huaj nuk bėhet i yti.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 93 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kongresi i Dytė i Napolit
Nė 29 prill 1901 me nismėn e arbėreshėve tė Italisė u zhvillua Kongresi i Dytė i Napolit, i cili nuk doli jashtė kuadrit gjuhėsor, madje diskutoi kryesisht ēėshtjen e alfabetit unik tė shqipes, duke shtruar nevojėn e njė alfabeti latin qė tė shprehte besnikėrisht tėrė tingujt e gjuhės shqipe.

Televizioni Shtetėror Shqiptar
Nė 29 prill 1960 Televizioni Shtetėror Shqiptar transmetoi programin e parė eksperimental, duke nisur kėshtu rrugėn e emisioneve televizive nė Shqipėri.

Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit
Nė 29 prill 1982 Komiteti i Ministrave tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės miratoi Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit.

Anri Ogust Barbie
Nė 29 prill 1905 lindi poeti i njohur francez Anri Ogust Barbie', i cili pati njė ndikim tė madh nė letėrsinė e vendit tė tij me veprat qė shkroi: "Jambet", "Vajet", etj. Madje prej poezive tė tij u frymėzua edhe piktori i madh Delakrua pėr tė krijuar tablonė e famshme "Liria nė barrikada".

Alfred Hiēkok
Nė 29 prill 1980 u nda nga jeta njėri nga figurat e ndritura tė kinematografisė botėrore -Alfred Hiēkok, mjeshtėr dhe novator i kinematografisė dhe i filmave artistikė nė veēanti. Nė filmat e tij tė pavdekshėm , Hiēkoku , pėrveē regjisė, realizonte edhe kolonėn zanore, edhe ngjyrat, skenografinė e skenarin, madje shpesh ishte edhe aktor. Filamt mė tė mirė tė tij janė: "Lavdia e keqe" "Psikozė", "Hija e dyshimit", etj.
Art :: "Placido Domingo" trofeu i shqiptarit Josif Gjipali
Postuar nga: Albo

Art Pas suksesit ne operan Trovatore, tenori shqiptar Josif Gjipali vazhdon te magjepse publikun europian me kordat e tij. Kete here vleresimin e ka marre ne Berlin, ne konkursin prestigjoz "Placido Domingo", ne te cilin ka fituar vendin e dyte. Cmim, i cili i ka siguruar tenorit shumen prej 30 mije dollaresh. Ambiciet e 30 vjecarit dhe karriera e tij ne vendin fqinj Itali, mes ovacioneve ne shfaqje dhe koleksionit te trofeve.

Tenori shqiptar Josif Gjipali ka fituar vendin e dyte ne konkursin "Operalia" per kengetaret e rinj te operas nen siglen "Placido Domingo". Nje vend nderi, i cili i ka siguruar Gjipalit jo vetem nje shkalle me lart ne boten e "belcantos" boterore, por dhe 30 mije dollare ne llogarine e tij bankare. Vendin e pare te konkursit prestigjoz te mbajtur ne Berlin ne fund te muajit korrik, e ka zene soprano italiane Adriana Damato, te ciles i kane vajtur dhe cmimi prej 50 mije dollaresh. Josif Gjipail, tenori i cili perpiqet te projektoje jeten e re mes Tiranes dhe Italise, eshte nje nder tenoret kryesore te Teatrit e Operes ne Tirane, por nderkohe axhenda e tij eshte e mbushur me shfaqje ne shtetin fqinj. Marrja e cmimit "Titto Gobbi" i siguroi Gjipalit hapjen e shume dyerve. "Gjithmone me ka pelqyer Italia, meqe eshte dhe me e veshtira, me ate tradite te shkelqyer, qe ka ne fushen operistike. Eshte e vertete qe pas cmimit kam pasur disa koncerte, oferta dhe audicione", tregon Gjipali. Opera Boheme me rolin e Rudolfit, me pas disa shfaqje ne Barcelone, sipas programit te Agjensise romane Opera International, Govengarden ne Londer, Ballo in maschera dhe se fundmi Trovatore ne Ravena. Etapa tjeter e tij operistike do te jete Japonia, ku pritet te nenshkruaje disa kontrata, per shfaqje si "Trovatore", "Boheme", "Ballo in maschera" etj. Gjipali ka interpretuar me emra te njohur te muzikes operistike si; sopranot Andrea Gruber, Mishel Krajder, apo dirigjentet Daniel Oven e Daniele Gatti. A.NIKA



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.