Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Te keqen me te madhe njeriu ia ben vete vetes!
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 159 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Kuvendi rrezon kandidaturen e ministrit te jashtem
Postuar nga: Albo

Lajme Pesė socialistėt votojnė kundėr ministrit tė Jashtėm, Meta, Koja, Legisi, Muēo dhe Prifti. PSD dhe PBDNJ, 6 vota abstenuese

Kuvendi miraton Meksin, rrėzon Bellon

Zv/kryeministrja merr 74 vota pro, 55 kundėr dhe 8 abstenime. Bello merr vetėm 64 vota pro, 58 kundėr dhe 16 abstenime

TIRANĖ- Kuvendi hedh poshtė dekretin e presidentit pėr ministėr tė Jashtėm, Marko Bello. Me 64 vota pro, 58 kundėr dhe 16 abstenime, emri i Bellos nuk ka kalua mbrėmė nė Kuvend, ku pėrveē votave tė opozitės, kundėr kanė qenė pesė socialistė dhe 10 deputetė tė partisė sė tij kanė abstenuar. Votat kundėr tė pesė deputetėve tė socialistėve Ilir Meta, Dritan Prifti, Ndre Legisi, Mustafa Muēo dhe Gjergj Kojės. Ndėrsa votat abstenuese tė socialistėve kanė qenė tė Eduart Alushi, Anastas Angjelit, Limoz Dizdarit, Spartak Brahos, Sabit Brokaj, Bashkim Fino, Monika Kryemadhi, Ardit Kaja, Flamur Rogu dhe Fatmir Xhindi. Votat abstenuese nė kėtė votim kanė qenė edhe tė PSD-sė dhe tė PBDNJ-sė, emrat e tyre janė: Gaqo Apostoli, Ligoraq Karamelo, Skėnder Gjinushi, Vangjel Dule, Kristo Goēi dhe Engjėll Bejtja. Ndėrsa pėr dekretin e presidentit pėr zv/kryeministėr dhe ministėr i Integrimit, Ermelinda Meksi,Kuvendi ka arritur qė ta votojė atė me 74 vota pro, 55 kundėr dhe 8 abstenime. Nė kėto votime deputetėt e opozitės tė PD-sė, PR-sė, PLL-sė, PBK-sė, PDr-sė kanė qenė nė bllok kundėr dy dekreteve tė presidentit, duke pėrjashtuar deputetin Qazim Tepshi tė PDr-sė, i cili nuk mori pjesė nė votim. Ndėrsa socialistėt pro dekreteve kanė patur vetėm tre deputetėt e Partisė Agrare Ambientaliste, Xhuveli, Dervina dhe Preka, si dhe Paskal Milo PDS-sė dhe Neritan Cekėn tė PAD-sė. PSD dhe PBDNJ kanė abstenuar si revoltė ndaj kryesocialistit pėr mosarritjen e marrėveshjejeve politike pėr zgjedhjet lokale tė 12 tetorit.

Tensioni

Nė sallė, kur kryetari i Kuvendit, Pėllumbi ka hapur procesin e votimit pėr dy dekretet kanė qenė 139 deputetė, ku vetėm socialisti Ilir Gjoni mungonte, pėr shkak tė ndjekjes sė bursės sė studimit nė SHBA. Pėllumbi si fillim ka hedhur nė votim dekretet pėr shkarkimin e dy ministrave Meta dhe Nako. Opozita pėr dekretin e Metės ka abstenuar, duke pėrfshirė kėtu edhe Berishėn, Topallin, Topin etj. Votat kundėr kanė qenė vetėm tė Zelės, Ndokės dhe tė Legisit. Rezultati i votimit pėr kėtė dekret ka qenė 73 vota pro, 57 abstenime dhe 3 kundėr. Pothuajse e njėjta panoramė ka qenė pėr votimin pėr dekretin e shkarkimit tė Sokol Nakos si ministėr Integrimi, votimi i tė cilti rezultoi me 71 vota pro, 10 kundėr dhe 53 abstenime. Nė votimin e dy dekreteve tė emėrimit tė ministrave, ndoshta rastėsia apo fati ka qėlluar qė dy tė propozuarit Meksi dhe Bello kanė qenė tė ulur pranė njėri-tjetrit nė sallė, duke pritur rezlutatin e votimit. Nė momentin e votimit, nė sallė ka mbretėruar heshtja, tė gjithė deputetėt kanė vėshtruar me padurim nga tabela elektronike pėr tė parė rezultatin e votimit. Votimi i parė ka qenė pėr Meksin, e cila ka dalė fituese nga kjo sfidė, e ndoshta duke i dhėnė nė kėtė momente shpresė “kolegut tė tij nė qeveri” Bellos, pėr njė rezultat pozitiv. Por gjithēka ka qenė zhgėnjyese, pasi Bello nuk e ka kaluar kėtė sprovė, pėr shkak tė bllokimit qė i bėnė njė pjesė e deputetėve socialistė. Nė momentin kur Pėllumbi deklaroi se dekreti i Bellos nuk miratohet, njė pjesė e deputetėve tė opozitės kanė duartrokitur nė sallė, ndėrsa pas deklaratave tė Berishės dhe Nanos, seanca dukej sikur mori fund. Ndėrsa Berisha fliste jashtė pėr mediat, Nano ka uruar Meksin pėr votimin dhe ka dalė jashtė dhe ka ikur nga salla.
Bledar Hoti


Votat e socialistėve dhe aleatėve nė votimin e Marko Bellos

Vota kundėr

1. Gjergj Koja
2. Ndre Legisi
3. Ilir Meta
4. Mustafa Muēo
5. Dritan Prifti

Votat abstenuese
1. Eduart Alushi
2. Anastas Angjeli
3. Gaqo Apostoli
4. Engjėll Bejtja
5. Limoz Dizdari
6. Spartak Braho
7. Ligoraq Karamelo
8. Sabit Brokaj
9. Vangjel Dule
10. Bashkim Fino
11. Skėnder Gjinushi
12. Monika Kryemadhi
13. Ardit Kaja
14. Kristo Goēi
15. Flamur Rogu
16. Fatmir Xhindi

Votat pro
1. Bardhyl Agasi
2. Maksud Balla
3. Marko Bello
4. Nazmir Bilani
5. Gazmir Bizhga
6. Erion Braēe
7. Ylli Bufi
8. Albert Ēaēi
9. Stefan Ēipa
10. Neritan Ceka
11. Lekė Ēukaj
12. Makbule Ēeēo
13. Taulant Dedja
14. Refat Dervina
15. Namik Dokle
16. Shyqeri Duraku
17. Niko Faber
18. Banush Gozhdari
19. Asllan Haxhiu
20. Flamur Hoxha
21. Hasan Hoxha
22. Durim Hushi
23. Ndriēim Hysa
24. Shpėtim Kateshi
25. Petro Koēi
26. Sotir Kokeri
27. Vath Koreshi
28. Maqo Lakrori
29. Mezan Malaj
30. Vladimir Malo
31. Rahmi Mehmetllari
32. Ermelinda Meksi
33. Ardian Myslymaj
34. Paskal Milo
35. Servet Pellumbi
36. Zyhdi Pepa
37. Ndue Preka
38. Gramoz Ruēi
39. Ethem Ruka
40. Nezir Selimaj
41. Fatbardha Shabanaj
42. Elmaz Sherifi
43. Ejup Tabaku
44. Agron Tato
45. Vangjel Tavo
46. Elida Tepelena
47. Musa Ulqini
48. Fatmir Xhafaj
49. Ilir Zela
50. Fatos Nano
51. Kastriot Islami
52. Luan Rama
53. Pandeli Majko
54. Arben Malaj
55. Viktor Doda
56. Luan Memushi
57. Mustafa Xhani
58. Ben Blushi
59. Agron Duka
60. Arta Dade
61. Valentina Leskaj
62. Lufter Xhuveli
63. Blendi Klosi
64. Spartak Poēi

Ermelinda Meksi
74 vota pro
58 jo
8 abstenime


Berisha pas votimit

“I bėj thirrje ish-kryeministrit qė tė vijė nesėr (sot) nė Parlament dhe tė paraqesė njė mocion votėbesimi pėr qeverinė e tij. Tashmė ne flasim pėr ish-zv/kryeministra dhe jo pėr kryeministra. Nė fakt ai duhet qė tė paraqesė dorėheqjen si akti mė minimal i pėrgjegjėsisė sė njė politikani. Sot (dje) Nano paraqiti atė qė nuk ishte ministėr. Pėr tre ditėsh janė ushtruar format mė vulgare dhe mė primitive, amiraliteti total duke pėrdorur ryshfetin dhe korruptimin dhe ky ėshtė leksion qė Kuvendi i jep padrinos. Ky votim ėshtė historik ėshtė votim kundėr Fatos Nanos nuk ėshtė votim kundėr Bellos”.


Nano replikon me Berishėn

“Dua tė respektoj votėn pėr dekretin qė kaloi dhe dua tė garantoj maxhorancėn dhe Kuvendin qė analiza e saj do tė jetė e pėrgjegjshme dhe racionale. Kjo maxhorancė do tė rikonfirmohet deri nė 2005, ashtu si edhe nė zgjedhjet e 2003 dhe Berisha ėshtė njė personazh i pandryshuar me njė opozitė tė pandryshuar dhe do tė ekzistojė dhe do tė thellohet edhe nė zgjedhjet e 2005”.


Bamir Topi

“Ēdo gjė e dalė tashmė nga kryeministri Nano pėrkthehet nė tė kundėrtėn e saj. Opozita denoncoi se ishte nė njė pozicion tė drejtė dhe institucional nė misionin e saj dhe besoj se vendimit legjitim tė Kuvendit askush nuk ka tė drejtė t’i bėjė analizėn”.

Sabit Brokaj

“Unė do tė abstenoj jo se kam ndonjė gjė kundėr Marko Bellos. Ai i plotėson tė gjitha parametrat pėr tė qenė ministėr. Por jam kundėr metodave dhe praktikave autoritariste tė pėrdorura nga Fatos Nano. Por nuk dua tė llogaritem si metist se kam dhėnė kontribut pėr rrėzimin e Metės qė kishte tė njėjtat metoda autoritariste si Nano”Meta nė grupin parlamentar
-Pas njė heshtjeje prej 10 ditėsh ish-zv/kryeministri ka deklaruar nė grupin parlamentar se gjatė kėtyre ditėve tė fundit para votimit nė Kuvend ėshtė ushtruar presion mbi deputetėt e PS-sė. Ai sipas burimeve ka akuzuar Gramoz Ruēin se po kėrkon t’u kthejė mendjen deputetėve tė ndryshėm qė e kanė vendosur se si do tė votojnė. Mbledhja e grupit tė PS-sė u zhvillua para se tė niste votimi i djeshėm i dy dekreteve nė Kuvend.

Kortezi e gazetes Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.