Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Aparencat jane me te vertet ne rezik, sepse vazhdimisht kane nevoje te shpetohen.
--- Clifford Barney

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 108 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Elita :: Shpirti i Odhise Grillos fluturon ne Tirane
Postuar nga: Albo

Elita Pas njė hemorragjie cerebrale dhe njė gjendjeje kome 2- mujore, kthehet nė atdhe pėr tė kaluar ditėt e fundit, Odhise Grillo. Udhėtimi nga Nju Jorku, pėr nė Tiranė i shkrimtarit, do tė mundėsohet me ndihmėn e qeverisė shqiptare, e cila akordoi njė shumė prej 10 mijė dollarėsh

Fluturimi i pafat i Odhise Grillos

Alma Mile

Ai do tė kthehet sėrish. Eshtė njė kthim i trishtė, i heshtur si njė mėngjes shiu. I ndodhur mes dy botėsh, Odhise Grillo, shkrimtari i dashur i fėmijėve, do tė kthehet nė dheun e tij. Kanė kaluar gati 2 muaj e gjysmė, kur pėr shkak tė njė goditjeje cerebrale, ai u shtrua nė njė nga spitalet e Nju Jorkut, ku kishte shkuar pėr tė takuar tė bijėn dhe pėr tė kaluar disa ditė pushimi. Megjithė pėrkujdesjen e mjekėve amerikanė, pėr ta risjellė atė nė jetė, nuk qe e thėnė. Shkrimtari 71 vjeēar, pėr mėse 2 muaj, ka mbetur peng nė kufirin mes jetės dhe vdekjes. Nė njė gjendje tė tillė, tė afėrmit e panė tė udhės, ta risillnin nė shtėpinė e tij, pėr tė kaluar ditėt e fundit. “Mjekėt ia kanė prerė tė gjitha shpresat, - thotė i biri, Kosta, -kėshtu qė menduam qė mė e mira ėshtė qė ta sillnim nė Tiranė, ku tė prehet nė paqe, kėto ditė tė fundit nė shtėpinė e tij, pranė tė afėrmve dhe miqve”. Kthimi i tij nė Tiranė, do tė bėhet i mundur pas 10 apo 15 ditėve, falė ndėrhyrjes sė qeverisė shqiptare, e cila ka akorduar pėr kėtė rast njė shumė prej 10 mijė dollarėsh. Pak kohė mė parė, njė grup artistėsh dhe shkrimtarėsh, prej Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, miq tė Odhisesė, kanė depozituar njė kėrkesė pranė Kryeministrisė, ku i kėrkohej ndihmė pėr tė organizuar kthimin e tij nė atdhe. Duke qenė se bėhet fjalė pėr njė rast, i cili kėrkon njė trajtim dhe kujdes tė veēantė. Udhėtimi do tė jetė i kushtueshėm, kėshtu qė ndihma financiare nga ana e qeverisė shqiptare, ka qenė e domosdoshme. Kthimi nga Nju Jorku, do tė bėhet me anėn e njė avioni tė posaēėm dhe me njė personel mjekėsor, qė do tė kujdesen pėr shkrimtarin gjatė udhės sė gjatė. Siē mėsohet prej njėrit prej miqve dhe firmėtarėve tė kėrkesės, shkrimtarit dhe pėrkthyesit, Dionis Bubani, tashmė, nga ana e Kryeministrit Nano, ėshtė firmosur vendimi, pėr akordimin e njė fondi prej 10 mijė dollarėsh. Pas procedurave tė fundit, pritet qė shumė shpejt Grillo tė kthehet nė shtėpinė e tij. Njė gjė tė tillė e konfirmon edhe Kosta Grillo, i cili njėkohėsisht shpreh edhe falenderimin nė emėr tė familjes, pėr tė gjithė miqtė, por edhe qeverinė, qė iu ndodhėn pranė nė kėto momente tė vėshtira. Disa muaj mė parė Odhise Grillo, mbushi 71 vjeē dhe ndonėse nė karrierėn e tij krijuese numėron rreth 120 tituj librash, kryesisht pėr fėmijė, mendonte se kishte ende shumė pėr tė bėrė dhe shumė ide kishte nė mendje. Pas 2 javėsh, njė fluturim i pafat do ta kthejė nė Tiranė, ku pėr herė tė fundit, trupin t’ia flladitė aroma e dheut tė vendit tė tij.

Njė gjendje pakthim

Gati tre muaj mė parė, njė hemorragji cerebrale, i dha njė goditje tė rėndė trupit tė pakėt tė Odhise Grillos, ndėrsa ndodhej nė Nju Jork tek vajza e tij Ani. Tashmė gjendja ėshtė e pashpresė dhe ai do tė sillet nė Shqipėri, pėr tė kaluar orėt e fundit, pranė tė afėrmėve. Ishte Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve, e cila pasi kishte marrė lajmin e sėmundjes sė shkrimtarit, prej tė bijės, dha lajmin pėr mediat shqiptare. Si rrjedhojė e njė hemorragjie cerebrale tė pėrsėritur, Odhise Grillo ėshtė shtruar nė njė nga spitalet mė tė mira tė Nju Jorkut. Pas dhjetė ditėsh, megjithė kujdesin e njė stafi mjekėsor tė specializuar, gjendja e tij shėndetėsore, nuk kishte pėsuar asnjė pėrmirėsim dhe ishte tepėr kritike. Sipas informacionit tė marrė nga e bija Ani, nė gjendje jo tė mirė shėndetėsore, ndodhej dhe e shoqja e shkrimtarit, Vangjeloja, e cila ishte shtruar nė tė njėjtin spital dhe ndodhej nėn kujdesin e vazhdueshėm tė mjekėve.
Tashmė qė kanė kaluar gati tre muaj nga goditja cerebrale, gjendja Grillos, ėshtė e pashpresė. I biri, Kosta, thotė se mjekėt ia kanė hequr tė gjitha shpresat, pasi gjendja e tij ėshtė e pakthyeshme. Prej dy muajsh ai ndodhet nė koma dhe nuk shihen mundėsi pėr tė dalė nga kjo gjendje.

Grillo mes 120 titujsh

“Mjeshtri i Madh”, autori i mbi 120 titujve, Odhise Grillo ka lindur nė Vuno tė Himarės, nė vitin 1933. Shkollėn fillore e kreu nė fshat, ndėrsa ciklin e lartė tė shkollės shtatėvjeēare e vazhdoi nė Tiranė. Po nė kryeqytet mbaroi shkollėn e mesme, nė gjimnazin "Qemal Stafa", dhe studimet e larta pėr Gjuhė - Letėrsi dhe pėr gazetari nė Fakultetin Histori-Filologji dhe nė Fakultetin e Shkencave Politike Juridike. Me mbarimin e studimeve punoi pėr disa vjet nė revistėn "Hosteni" dhe mė pas nė Shtėpinė Botuese "Naim Frashėri", nė redaksinė e letėrsisė pėr fėmijė, ku punoi gjersa doli nė pension. Sė fundi punoi nė Shtėpinė Botuese "Toena", si shef i redaksisė pėr fėmijė dhe tė rinj. Grillo ėshtė redaktor i mbi 1500 librave tė autorėve tė ndryshėm. Pėrveē letėrsisė ėshtė marrė edhe me publicistikė dhe ka botuar shumė shkrime nė organe pėr tė rritur dhe fėmijė si: "Drita", "Nėntori", "Ylli", "Zėri i Rinisė", "Pionieri", "Fatosi", "Yllkat", "Bota e fėmijėve" etj. Ai drejtoi pėr mė shumė se dhjetė vjet Shoqatėn Mbarėkombėtare tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj, nė fillim si nėnkryetar, pastaj pėr disa vjet kryetar e sė fundi si president i kėsaj shoqate. Po kėshtu, ka punuar pedagog i jashtėm, i letėrsisė pėr fėmijė nė Universitetin e Tiranės dhe tė Elbasanit. Odhise Grillo ka qenė anėtar i disa bordeve tė revistave qė dalin nė Shqipėri, nė Kosovė dhe nė Shkup e Tetovė. Odhise Grillo mban titullin "Profesor" dhe Mjeshtėr i madh". Ėshtė Laureat i disa Ēmimeve tė Republikės, si dhe fitues i dhjetėra ēmimeve tė tė gjitha niveleve nė konkurset e ndryshme letrare qė janė organizuar. Vjershėn e parė e ka botuar nė vitin 1947, ndėrsa librin e parė “Shtatė ngjyrat”, nė vitin 1954. Nė jetėn e gjatė krijuese ai numėron qindra tituj pėr fėmijė, mes tė cilėve, tė paharrueshėm pėr fėmijė janė “Gabimet e Veshkaushit”, “Aventurat e maēokut”, “Pesėqind grosh”, “Njė njeri bėhet majmun”, “Qau e qeshi Pallaveshi”, “Kur njerėzit kishin bisht”, “Njė zog kėndon e qan”, “ Vuuu gėnjeshtra, gėrrr paratė”, “Tradhti nė sarajet Topiase”, “Hajduti me ēizme”, “Dy gomarė kėngėtarė”, “Mollėt magjike”, etj. Njė numėr i madh titujsh tė tij ėshtė botuar nė Kosovė dhe Maqedoni, ndėrkohė qė shumė prej tyre janė pėrkthyer edhe nė greqisht, maqedonisht, italisht, madje dhe arabisht.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.