Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 131 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Art :: Piktori Kodra: Pikaso adhuronte Shqiperine
Postuar nga: Skampa

Art Kenaqesia ime me e madhe ishte, te shihja edhe nje here vendin tim, Shqiperine. Vendi, qe me ka dhene pershtypjet me te medha dhe ku kam gjetur shpirtėrimin e artit tim, ka pohuar piktori Ibrahim Kodra gjate nje konference per shtyp, ne Galerine e Arteve ne Tirane.



Endrra e tij per te shkelur edhe nje here token, qe i fali ndjesite e para te nje artisti, arriti te materializohej rreth 48 ore me pare. Nderkohe qe etja e publikut shqiptar per te pare veprat e ketij gjeniu, do te mund te shuhet vetem sot ne mbremje. Ekspozita RETROSPEKTIVE, e Ibrahim Kodres, perfshin 40 punime te perzgjedhura qė nga viti 1951 deri ne ditet tona. Dalja nga kornizat e nje arti te cunguar e ka bere primitivin e civilizimit te ri, nje gjeni pararojė te shperberjes dhe rikompozimit te artit te tij, i cili ne te njejten kohe qendron brenda dhe jashte botes.

Gjithmone e kam thene dhe e gjithe bota e di, qe Kodra eshte shqiptar. Piktura ime eshte e bazuar ne parimet e mesimeve qe kam marre ne Shqiperi. Edhe Pikaso e donte shume Shqiperine. SA MIRE QE JE SHQIPTAR TI KODRA, me thoshte. Ishim miq te mire, e vleresonim ndėrsjelltas artin e njeri-tjetrit, ka deklaruar. Duke kaluar nga Shqiperia ne Milano, artisti nuk eshte korruptuar e as eshte ē'ekuilibruar; ē'rrenjezimi e ka ndihmuar te kuptoje me mire ate qe donin te benin mjeshtrat e medhenj dhe ate qe mbante nga pas, te qenit shqiptar.

Ajo qe ka habitur me shume kritiket boterore, ka qene fakti se nje artist me kulture te ndryshme, qe ka futet ne artin Europian eshte gati per te imituar, te sforcoje tonet e zerit te tij, te jepet i gjithi. Nderkohe qe Kodra ka zgjedhur rrugen e perballjes me kritiken, e cila i ka forcuar shijen, madje nevojen per te qene me pjesen e paluejtshme te shprehive te tij te vjetra.

Kur vi ne Shqiperi me duket se vi ne shtepine time ose e thene ndryshe si ne parajse. Nuk ka vend me te bukur se ky. Sot neqoftese kam nje fare emri ia detyroj vendit tim, popullit, njerezve qe me edukuan dhe bene qe une te eci perpara - ka deklaruar me tej Ibrahim Kodra. Punimi me i fundit te tij eshte nje portret i Nene Terezes. Madhesia e saj nga pikpamja hyjnore, njerzore i ka kaluar te gjitha kufinjtė e njerezimit. Per mua emri i Nene Terezes eshte i barabarte me ate te nje engjelli.

Europianizmi i artit te tij ka dale nga meditimi dhe leximi i kujdesshem i Kubisteve dhe i Pikasos. Veprat e tij, te karakterizuara nga tonalitete ngjyrash uniforme dhe nga thjeshtesia gjeometrike, pasurohen dhe nga elemente greko-orientale, te cilat i gjen ne temat e preferuara te artistit: forma totemike, idhujt, muzikante dhe peizazhe, te dashurua dhe te rijetuara ne memorien e Kodres, tashme 80 vjecar. Besnik i origjines se tij, shpirtėrimeve te para natyrale, e gjitha kjo pavaresisht nga funksionet e panumerta qe rrethojne universin. Me embelsine e tij, Kodra ka dale ne krye te nje kombinimi shume te veshtire, ku mbreteronte tradita dhe shpirti i kohes, 11 vende qe e kane pershtatur dhe nje vend i vetem, vendlindja e tij Shqiperia, qe dilte nga shkaterrimi dhe dhimbja. Ne kete menyre eshte bere perēues, por pa hequr kurre dore nga e verteta, e konsideruar si pjesa me e vertete e zemres se tij.

Te qenit i huaj e vinte ne nje pozicion te privilegjuar, i mbrojtur nga pasionet me te nxehta dhe te furishme ne tablone e perjetshme te njeriut. Me pak fjale nje albiter dhe ne te njejten kohe nje krijues, i cili i hidhte rrjetat e frymezimit ne nje pėrmbajtje te pastruar nga labirinthet e shkollave dhe te kodeve zyrtare. Te gjithe kete, shikuesi mund ta nxjerre dhe nga nje meditim vetiak: mjafton te vihesh perpara pikturave te tij per te pare se si piktori i madh Kodra ne te njejten kohe qendron brenda dhe jashte botes. Pararoja, veēanerisht kubizmi, i mesuan rendesine e shperberjes se objekteve. Piktpi i famshėm Kodra do te kujdeset per rihartimin e tyre me nje lloj ideje te pergjithshme, ne te cilen kritikut i duhet gjithnje te debatoje temen e marredhenies mes thyerjes dhe hartimit.

Ekspozita RETROSPEKTIVE e Ibrahim Kodres, e cila do te hapet sot ne mbremje ne Galerine e Arteve ne Tirane, perfshin 40 vepra te zgjedhura nga viti 1951 deri ne ditet e sotme. Ne mes tyre jane vepra, qe kane bere epoke si: Kompozicioni i vitit 1951, Muzikanet e 1961, Lufta per pushtet e 1972, Lufta per paqe e 1995, Shqiperia fantastike e 1997, etj. Ekspozita e Kodres, e kuruar nga Demetrio Patitucci, perben nje ngjarje shume te madhe jo vetem per galerine, por dhe per kulturen shqiptare. Perveē piktuarve origjinale te Kodres, do te shfaqen dhe 30 vepra te realizuara nga piktore italiane, nen drejtimin dhe autoritetin e vete piktorit te famshem Kodra. Ato jane dhurate per vendin tone nga ana e piktorit. Nje pjese e tyre do te ekspozohet ne Galerine e Arteve ne Tirane dhe nje pjese tjeter ne Galerine e Arteve te qytetit te Durresit.

Edhe pse 80 vjeē dhe me nje gjendje jo shume te mire shendetesore, Ibrahim Kodra eshte rikthyer per te vizituar edhe nje here vendin e tij. I mberritur ne Tirane dy dite me pare, Kodra ka patur nje sere takimesh me shkollarė, artiste, gazetare dhe me kuratoret e ekspozites se tij, e cila do te hapet sot ne mbremje ne Galerine e Arteve ne Tirane. Piktori Kodra do te takohet edhe me Presidentin e Republikes; Do te beje nje vizite ne qytetin e Durresit, ku Galerise se Arteve te ketij qyteti do ti jepet emri Ibrahim Kodra. Ne diten e peste te qendrimit, do te behet nje udhetim me helikopter ne vendlindjen e artistit. E diela do t'i pėrkasė shetitjes ne periferine e Tiranes. Per t'iu drejtuar serish Aeroportit NĖNĖ TEREZA te Henen, duke perfunduar keshtu dhe viziten tete ditore ne vendlindje.


- - - - - - - - - - - - - - - -
Pėrgatitur nga Anduela Nika
Korrieri, 15 Korrik 2003






© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.