Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E do shiun, por nė arėn e vet
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 103 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Zv. Kryeministri Ilir Meta jep doreheqjen
Postuar nga: Albo

Lajme Zv/kryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme largohet pas kritikave nė analizėn 6 -mujore

Meta jep dorėheqje tė parevokueshme

“Njoftoj largimin tim tė parevokueshėm qė tė mos vazhdoj tė bėhem pjesė e falsitetit dhe hipokrizisė tėnde qeverisėse”

TIRANE- “Njoftoj largimin tim tė parevokueshėm qė tė mos vazhdoj tė bėhem pjesė e falsitetit dhe hipokrizisė tėnde qeverisėse”. Pas kėtyre fjalėve drejtuar kryeministrit ėshtė ngritur, ka marrė ēantėn dhe ka mbyllur derėn pas vetes. Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtėm Ilir Meta ka njoftuar dje dorėheqjen rreth orės 22:00, gjatė analizės 6 -mujore tė qeverisė. Ka nxituar pėr nė zyrėn e tij nė Ministrinė e Jashtme, nga ku shpėrndarė njoftimin e shkurtėr pėr shtyp nė tė cilin pėrshkruan arsyet e aktit qė e divorcuan nga kabineti i Nanos. “Qė nė fillim dua tė kundėrshtoj vlerėsimet kritike qė bėhen pėr punėn e bėrė nga Ministria e Punėve tė Jashtme, tė cilat i konsideroj si nihiliste, tendencioze dhe denigruese pėr institucionin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, siē u provua edhe nga analiza 6 -mujore e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, ku ministri Blendi Klosi dhe pėrfaqėsues tė tjerė nga Kryeministria morėn pjesė, dhe ku u ftuan tė bėjnė pyetje apo vėrejtje, dhe nuk bėnė asnjė tė tillė; Duke e lidhur kėtė analizė edhe me shkresat e fundit tė ardhura nga Kabineti juaj, ku nė mėnyrė arbitrare synohet tė eliminohet Ministria e Punėve tė Jashtme si institucion kryesor pėrgjegjės pėr zbatimin e politikės sė jashtme, me qėllim pėr ta vendosur nėn njė tutelė tė plotė personale nga ana juaj dhe kėshilltarėve tuaj, si dhe duke i konsideruar kėto veprime si vazhdim tė luftės tuaj personale ndaj meje, nė kuadėr tė absolutizimit personal tė qeverisjes nga ju, mė lejoni t’ju njoftoj largimin tim tė parevokueshėm nga kjo tavolinė qė drejtoni ju, duke mos pranuar qė tė vazhdoj tė bėhem pjesė e falsitetit dhe hiprokrizisė tėnde qeverisėse”.
Sot paradite Meta pritet qė nė njė konferencė pėr shtyp, tė japė sqarime mė tė gjata dhe tė hollėsishme rreth dorėheqjes. Po kėshtu zyrtarisht ai do tė dorėzojė pranė kryeministrit tekstin dhe motivacionin. Pas surprizės sė pakėndshme, qeveria dje ka vijuar mbledhjen edhe pėr gati njė orė. Burime pranė ministrave thanė se shpresohej ende njė rikthim i vendimit tė Metės nisur nga befasia e ngjarjeve.

Analiza

Mbledhja qė nisi dje pasdite, nuk parashikohej tė kishte surpriza dhe aq mė pak tė pritej dorėheqja e Metės. Fjala e kryeministrit u lejua qė tė filmohej direkt nga mediat. Nano edhe pse pranonte nė analizėn e gjashtėmujorit tė dytė tė punės sė qeverisė se kishte vend pėr pėrmirėsim nė rend, siguri energjitikė, pa prekur diplomacinė, nė mė tė shumtėn e kohės renditi arritjet dhe shndėrrimet e situatės ekonomike sociale pas gushtit tė njė viti mė parė. Mė pas kryeministri uu drejtoi pyetje ministrave, tė cilėt ato u pėrgjigjėn me radhė nė fund tė analizės. Kur erdhi radha e zv/kryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm, nė mėnyrė krejt tė beftė ai lexoi tekstin e dorėheqjes, refuzoi tė dėgjonte reagimin e Nanos dhe doli.

Kortezi e gazetes Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.