|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Zemra eshte nje kafshe qe eshte e mira te mos ti zesh bese. Inteligjenca eshte nje tjeter, por ajo te pakten nuk flet per dashurine.
--- G.Green
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 96 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 "Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.
Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.
Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.
Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
|
|
|
| |
|
Leja pėr pushime, emigrantėt protestė nė Athinė
Kėrkojnė ndryshime nė ligjin 2910 mbi bazėn e tė cilit edhe po kryhet procesi i legalizimit tė emigrantėve
ATHINE- Qindra emigrantė tė tė gjitha komuniteteve iu pėrgjigjėn thirrjes sė organizatave tė emigrantėve pėr tė protestuar dje nė qendėr tė Athinės pėr anulimin e vendimit, tė marrė nga Ministria e Brendshme greke qė ndalon lėvizjen jashtė kufijėve grekė tė emigrantėve, tė cilėt nuk kanė dorėzuar dokumentat pėr legalizim brenda datės 30 qershor. Legalizimi i tė gjithė emigrantėve pa asnjė kusht, pėrmirėsimi i ligjit 2910 dhe pėrmirėsimi i shėrbimit ndaj emigrantėve nga zyrat e komunave dhe bashkive, ishin disa prej kėrkesave qė parashtruan emigrantėt. Protesta e cila filloi rreth orės 19 30 vazhdoi pėr mėse njė orė e gjysmė, kohė gjatė sė cilės pjesėmarrėsit u grumbulluan nė sheshin Omonia me flamuj dhe parulla nė tė cilat shkruheshin nė gjuhė tė ndryshme kėrkesat e tyre. Shumica e demonstruesve, emigrantė shqiptarė Padyshim emigrantėt shqiptarė pėrbėnin shumicėn e pjesėmarrėsve nė protestėn e djeshme. Pėrkrah emigrantėve nga pothuajse tė gjitha komunitetet qė jetojnė dhe punojnė nė Greqi, ata protestuan dje pėr mė shumė tė drejta dhe pėr pėrmirėsimin e kushteve pėr legalizimin jo vetėm tė tyre. Pjesėmarrja e emigrantėve shqiptarė ishte e kėnaqshme. Emigrantėt shqiptarė jo vetėm tani por nė tė ardhmen duhet tė luajnė rol kryesor nė lėvizjet sindikaliste, pasi pėrbėjnė shumicėn nė Greqi, -i tha Shekullit, kryetari i Federatės sė Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė, dega e Athinės, Lefter Marta. Pas grumbullimit nė sheshin Omonia, protestuesit u drejtuan drejt Parlamentit grek, ku pėr mė shumė se gjysmė ore hodhėn parulla dhe kėrkuan nga Parlamenti ndryshime nė ligjin 2910 mbi bazėn e tė cilit edhe po kryhet procesi i legalizimit tė emigrantėve nė Greqi. Kėrkesat e emigrantėve shqiptare kėrkojnė nė parim pėrmirėsimin e statusit tė tyre, por mė immediate ėshtė ēėshtja e dhėnies sė lejes pėr tė kaluar pushimet nė Shqipėri. Sipas njė urdhėri tė Ministrisė sė brendėshme greke ata emigrantė qė nuk kanė dorėzuar dokumentat deri nė 30 qershor nuk kanė tė drejtė tė dalin jashtė kufijėve tė Greqisė. Mė pas pėrfaqėsuesit e tė gjitha organizatave dorėzuan nė zyrėn e kryetarit tė Parlamentit grek si dhe tė tė gjitha partive parlamentare greke, listėn me kėrkesat e tyre. Konfederata shqiptare nuk pranoi qė tė dorėzonte kėrkesat e saj sė bashku me ato tė Partisė Komuniste greke. Nuk duam tė bėhemi pjesė e asnjė loje politike, dhe jemi kundėr politizimit tė lėvizjes sė emigrantėve, -tha z. Marta.
Kėrkesat qė pėrfaqėsuesi shqiptar dorėzoi pranė Parlamentit grek janė: Tė bėhen pėrmirėsime nė ligjin 2910 Tė bėhet njė leja e qėndrimit me atė tė punės Nuk janė vetėm emigrantėt fajtorė pėr vonesat pėr dorėzimin e dokumenteve, por edhe pala greke ka pjesėn e vet tė fajit, kėshtu qė organet kompetente tė lejojnė lėvizjen e lirė tė tyre. Tu jepet leje qėndrimi pensionistėve ashtu siē parashikohet edhe nė ligjin 2910 neni 37 paragrafi 1. Tė pėrmirėsohet shėrbimi nė zyrat greke, ku shkojnė emigrantėt pėr tė dorėzuar dokumentet. Pėrkrah emigrantėve protestuan edhe punėtorė tė sindikatave greke si dhe organizata tė ndryshme pėr tė drejtat e tė huajve.
|
|
|
|