Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Varrezat jane portofole, ku cdo vlere humane e vendosur ne to, reduktohet ne zero.
--- Forneret

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 160 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Ceshtje Kombetare :: Aktiviteti i diaspores shqiptare ne SHBA
Postuar nga: Skampa

Ceshtje Kombetare Shqiptarėt nderojnė e respektojnė Amerikėn -
Amerika nderon dhe respekton Pavarsinė e Kosovės. Lidhja Qytetare Shqiptaro - Amerikane ndau ēmimin vjetor ALBANIAN AMERICAN CIVIC LEAGUE - BALKAN PEACE AWARD – 2 Korrik 2003



Washington, D.C. - Shqiptarėt e Amerikės, duke nderuar me anė tė Ēmimit PAQE NĖ BALLKAN, i cili jepet ēdo vit, nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA), kanė shprehur me kėtė rast mirėnjohjen e tyre tė thellė dhe pa rezerva, ndaj tre ligjėvėnėsve amerikan, miq tė shquar tė shqiptarėve nė Amerikė: republikanit Henry Hyde, demokratit Tom Lantosh dhe ish krongresmenit republikan Benjamin Gilman (kryetar nderi i Komitetit tė Marrėdhėnjve Ndėrkombėtare, nė Kongresin Amerikan). Ky ēmim u dha nė kryeqytetin amerikan Uashington DC, nė kompleksin e Kongresit e Senatit, Klubin Republikan, si njė mirėnjohje nė vazhdimėsi pėr vizionin dhe guximin e tyre pėr tė paraqitur nė Kongres THE HOUSE RESOLUTION - 28. Kjo Rezolutė kėrkon mbėshtjen amerikane pėr Pavarsinė e Kosovės, tani. Pikėrisht, tani thekson rezoluta, nė tė njėtėn kohė kur komuniteti ndėrkombėtar kėrkon qė tė mbulojė me heshtje, debatin pėr tė ardhmen e Kosovės, si dhe pa harruar angazhimin e kėtij komuniteti sė bashku me SHBA-s nė dhėnjėn fund tė spastrimit etnik nė Kosovė nga regjimi i Slobodan Milosehviqit, thuhet nė dekleratėn e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane.


ĒMIMI PAQE PĖR BALLKANIN

Tre shqiponja prej alabastri tė gėdhendura nė Shqipėri nga skulptorėt shkodran, ku ē'donjėra prej tyre qėndron krenare mbi njė copė dru qershie, qė shėrben si bazė dhe mbanė tė gėdhėndur njė kushtim nė formėn e mbishkrimit ALBANIAN AMERICAN CIVIC LEAGUE - BALKAN PEACE AWARD - JULY 2, 2003.

Ku ēmim, sipas traditės qė po krijon kjo organizate lobiste, u dorėzua nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane gjatė njė ceremonie pėrshtypjelėnėse, mbushur plot me ndjenja tė forta respekti, tė Hėnėn nė mbrėmje, nė kryeqytetin amerikan, Uashington DC. Nė kėtė ceremoni morėn pjesė dhjetra shqiptarė si dhe politikanė, duke pėrfshirė shtypin shqiptar nė SHBA-s. LQSHA me kėtė gjest shpėrbleu punėn dhe mundin e tre politikanėve tė njohur amerikanė, si miq tė mėdhenj e tė dėshmuar tė shqiptarėve, mbėshtetės e pėrkrahės tė flakėt, tė ēėshtjes shqiptare, me pėrparsi Pavarsinė e Kosovės.

Duke ēelur ceremonin e nderimit tė tre ligjėvėnsėve amerikanė, Kėshilltarja e Ēėshtjeve Ballkanike nė LQSHA, shkrimtarja amerikane Shirely Cloyes DioGuardi, kėrkoi qė me njė minutė heshtje, tė nderojnė tė gjithė tė rėnėt pėr ēlirimin e Kosovės dhe tė gjithė ata qė janė flijuar pėr liri e demokraci, anembanė botės, me njė vlersim tė veēant pėr tre vėllezėrit Bytyēi, siē tha ajo.


TRE VJET TRE ĒMIME NDERI PER MIQET E SHQIPTAREVE NE AMERIKE

Duke luajtur rolin e moderatorit tė ceremonisė, presidenti i saj ish kongresmeni republikan e Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, tha se Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane ka dhėnė pėr herė tė parė Ēmimin e Paqes nė Ballkan gjeneralit Wesley Clark mė 2001, pėr rolin e rėndėsishėm qė ai ka lujatur pėr t'i dhėnė fund njė herė e mirė tėrė luftėrave tė pėrgjakėshme nė Ballkan tė udhėhequra nga Sllobodan Millosheviēi, si dhe pėr ndėrmjetėsimin e tij pėr rastin e zbulimit tė tre trupave tė pa-jetė tė vėllėzėrve shqiptaro amerikan, vrarė pas luftės nė Kosovė nga rregjimi i Millosheviēit.

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, tha ai, e dha pėr herė tė dytė Ēmimin e Paqes nė Ballkan vitin e kaluar pėr senatorin demokrat Joseph Biden Jr., kryetar i Komitetit pėr Marrėdhėnje me Jashtė nė Senatin Amerikan (atė vit), pėr pozitėn e tij si njėri prej kundėrshtarve mė tė hershėm dhe mė tė fortė kundėr politikės sė diktatorit serb Sllobodan Millosheviē. Dhe si njėri prej pėrkrahsve mė tė vendosur dhe mė tė patundur pėr pėrfshirjen e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Ballkan dhe pėr punėn e tij tė palodhur pesėmbėdhjetvejēare nė favor tė njė paqeje afatgjatė nė Evropėn Jug-Lindore, veēanėrisht pėr shqiptarėt e Kosovės dhe tė Maqedonisė.

Dhe ky ėshtė Ēmimi i tretė (e Hėnė, 16 qershor 2003) qė u jepet tre pėrfaqėsuesve tė kongresit, paraqitėsve tė Rezolutės H. Res. 28, nė Kongres. Kongresistėve: Henry Hyde, Tom Lantosh dhe Ben Gillman, i cili sė fundi ka drejtuar Komitetin e Marrėdhėnjeve Ndėrkombėtare tė Kongresit. Nė kėtė kontekst, ai vuri nė pah se tre ligjėvėnsit amerikanė duke kėkuar pavarsinė e Kosovės, Hyde, Lantosh dhe Gillman, po dėshmojnė pa dyshime mbėshtetjen e tyre pėr dėshirat demokratike tė shqiptarve tė Kosovės, tė shprehura lirisht gjatė dy zgjedhjeve dhe kontributin institucional gjatė kėsaj periudhe, si dėshmi se ata po veprojnė sipas interesave jetike tė vetė SHBA-ės e komunitetit ndėrkombėtar, i cili ėshtė i angazhuar pėr tė arritur paqe dhe qėndrueshmėri nė Ballkan e mė gjėrė. DioGuardi, i cili vetė ka qenė anėtar i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve, paraqiti para LQSHA punėn e madhe qė ka bėrė pėr pavarsinė e Kosovės, Rezolutėn pėr Kosovėn, e cila ėshtė e para nė historinė e Rezolutave tė Kosovės nė Kongres; Rezoluta njihet H. Con. Res. 162 dhe ėshtė paraqitur nė vitin 1987, 15 Korrik, Kongresi 100-tė dhe firmosur nga 55 kongresmenė amerikanė.

DioGuardi, i vetėdijėshėm pėr vėshtirėsitė deri nė Pavarsinė e Kosovės, i deklaroji VOA-s, se: Ne e dimė se kjo nuk do tė jetė ēėshtja numėr 1, por duhet tė krijojmė kushtet qė ajo tė jetė ndėr 5 ose 10 tė parat, nė mėnyrė qė administrata tė mund tė bėjė diēka. Le t'i pėrqendrojmė energjitė tona nė Uashington sepse ky ėshtė i vetmi vend ku mund tė zgjidhet ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės - shpjegon kryetari i Lidhjes Qytetaree Shqiptaro-Amerikane.


LANTOSH:
PAVARSIA E KOSOVES - ĒĖSHTJE THEMELORE E DEMOKRACISĖ AMERIKANE

Mė tej DioGuardi, duke ftuar tė marr ēmimin PAQE NĖ BALLKAN, ftoi mes duartrokitjeve kongresmenin Tom Lantosh, tė marrė SHQIPONJĖN SHQIPTARE, e cila simbolizon Ēmimin PAQE NĖ BALLKAN. Mė lejoni fillimisht, t'ju faleminderohem tė gjithėve, iu thotė kongresmeni Lantosh. Pikėrisht juve tė cilėt pėrgatitet kėtė ēmim, tė cilin ai e quajti njė Ēmim tė Mrekullueshem. Ēmim i cili, siē u shpreh ai, do t'a shihni mė pas, sa here qė ju tė vizitoni zyrėn time, do tė vendoset pėrbri shumė e shumė ēmimeve dhe dhuratave simbolike, tė cilat unė i mora si shpėrblim gjatė gjithė karjerės sime nė Kongres e i ruaj si gjėrat mė me vlerė e mė tė rėndėsishme.

Lantosh, kujtoji se midis shumė kėtyre Ēmimeve, nė zyrėn tij, ėshtė edhe njė Shqiponjė e skulptorėve amerikanė. Njė Shqiponjė Amerikane, e cila smbolizon demokracinė amerikane, lirinė amerikane, integritetin amerikanė dhe Pavarsinė Amerikane. Por tani, sipas tij, ato tė dyja krenare me njėra tjetėrėn, ballė pėr ballė me njėra tjetrėn, duke simbolizuar edhe lidhjen e ngushtė tonėn, do tė qėndrojnė gjatė sė bashku. Shqiponja juaj, ėshtė nderi, i cili ju keni vendosur tė na bėni neve, mua dhe zotit Hyde. Hyde, njė njėri i jashtėzakonėshėm, njė njeri i zgjuar dhe me merita tė mėdha, pėr tė drejtat e njeriut - tha Lantosh.

Kongresmeni Lantosh, vlerėson zotin Hyde si kryetar i Komitetit pėr Marrėdhėnėjet Ndėrkombėtare, komitet qė ka ndarjet e saj nė kongres, duke pasur nga ata tė cilėt dhe i kundėrshtojnė gjėrat, ose nuk i kuptojnė si duhet, si pėr shembull nė rastin konkret, siē ėshtė Rezoluta HR-28 pėr pavarsinė e Kosovės. Por, unė dhe Hyde, thotė Lantosh, me paraqitjen e rezolutės pėr pavarsinė e Kosovės nė Kongres, respektojmė secilin duke mbrojtur vlerat e sistemit tonė demokratik, sistem i cili ka shėmbuj themelore e patriotic; duke pėrfshirė me kėtė rast edhe njė ēėshtje tė tilla themelore pėr demokracinė dhe lirinė amerikane, qė tė njihet Pavarsia e Kosovės - Kosova Republikė, pėrfundoji miku i shqiptarėve kongresmeni Tom Lantosh.


GILLMAN
NĖ TĖ MIRĖ TĖ TĖ GJITHVE: PAVARSIA E KOSOVĖS TANI, E JO TĖ PRESIM PĖR MĖ VONĖ

Benjamin Gilman, ish kryetar i Komisionit tė Punėve tė Jashtėme, ėshtė tani kryetar nderi i kėtij komisioni. I pyetur nga Zėri tė Amerikės nė kėtė ceremoni pas marrjes sė Ēmimit PAQE NĖ BALLKAN tha se: Kosova duhet ta fitojė pavarėsinė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur por mbetet punė pėr tė bėrė. Ne duhet tė veprojmė fuqishėm pėr ta bindur Departamentin e Shtetit tė ndryshojė mendim dhe tė veprojė tani e jo tė presė pėr mė vonė. Shqiptaro-amerikanėt thonė se nė njė kohė si kjo e tanishmja, kur administrata ka probleme tė tilla tė rėndėsishme si konfliktin izraelito-palestinez ose rindėrtimin e Irakut, ka rėndėsi qė lobi shqiptar tė flasė me njė zė tė vetėm nė mėnyrė qė problemet tė qendrojnė nė tryezė - thotė Gillman.

Ndėrsa, zėdhėnėsi i kongresmenit Hyde, i cili pėr arsye shėndetsore, nuk arriti tė marrė pjesė, zoti Blaine Aaron (Kėshilltar per politikėn e Jashtme tek Kryetari i Komitetit per Marredhenieve me Jashte) pėrcolli fjalėt e zotit Hyde, dhe iu falemiderua Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe dy udhėheqėsve tė saj, ēifitit DioGuardi. Ai shtoi se do tė mbetet sė bashku me ta dhe shefin e tij Hyde i angazhuar dhe i gatshem tė punojė mė shumė, nė realizimin e njohjes sė rezolutės e cila njeh pavarsinė e Kosovės. Duhet bėrė shumė tha ai, sidomos edukimi i tė gjithė atyre tė clėt ende nuk arrijnė tė kuptojnė se sa rėndėsi ka pėr tė gjithė ne Pavarėsia e Kosovės.


CLOYES DIOGUARDI
PĖR SHQIPTARĖT E AMERIKĖS: PRIVILEGJE TĖ JASHTĖZAKONSHME PĖR TĖ TREGUAR SE SHQIPTARĖT I KANĖ SHFRYTĖZUAR LIRITĖ DHE DEMOKRACINĖ QĖ OFRON SHBA.

Duke folur pėr shtypin e pranishėm nė kėtė takim, Kėshilltarja e Ēėshtjeve Ballkanike nė LQSHA, shkrimtarja amerikane Shirely Cloyes DioGuardi, u tha gazetarve se: …midis shqiptarėve tė Amerikės, sidomos atyre tė ardhur nga Kosova, interesimi pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me statusin politik tė Kosovės ėshtė i madh, por pėrfaqėsuesit e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane mendojnė se ata duhet tė tregohen mė veprues dhe t'i shfrytėzojnė mė mirė mundėsitė qė u ofron Amerika pėr tė zgjidhur problemet e tyre.

Mendoj - thotė ajo - se shqiptarėt kudo, duhet tė jenė mė veprues nė mbėshtetje tė kėsaj ēėshtjeje e sidomos shqiptarėt e Amerikės, sepse ata kanė privilegje tė jashtėzakonshme dhe ata kanė treguar se i kanė shfrytėzuar liritė dhe demokracinė qė ofron ky vend. Tani ata duhet tė kenė vullnetin tė japin nga ajo qė ky vend u ka dhėnė atyre.

Veprimtarėt e LQSHA qė morėn pjesė nė ceremoninė e dhėnies sė ēmimeve, thonė se shqiptarėt e diasporės duhet tė punojnė mė tė bashkuar pėr tė realizuar synimin e tyre tė pėrbashkėt qė administrata amerikane tė bindet se Kosova duhet tė gėzojė pavarėsinė qysh tani, sepse ky ėshtė edhe angazhimi i tyre dhe qėllimi i ndarjes sė kėtij Ēmimi i cili simbolizon PAQEN NĖ BALLKAN, ē’ka do tė thotė Pavarsinė e Kosovės.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Pergatitur nga Beqir Sina
Uashington DC
Albanian American Civic League
www.aacl.com


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.