Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur ai beson, ai nuk beson qe beson , e kur nuk beson, ai nuk beson qe nuk beson.
--- Dostoievski

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 133 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Gjuha :: Armiqtė e gjuhės Shqipe dhe fitorja e saj
Postuar nga: Skampa

Gjuha Lufta kundra gjuhės shqipe ka qenė e ashpėr. Ky sulm ishte frontal dhe nė tė gjitha nivelet dhe drejtimet tė ndryshme. Fanatikė fetarė, qe injoronin gjuhėn shqipe, filluan tė ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarėt. Osmanėt i quanin shqiptarėt tė PA FE dhe tė PAUDHĖ kurse priftėrinjtė greke e quanin gjuhėn shqipe GJUHĖ BARBARE.



Njė ligj kundra gjuhės dhe kulturės shqipe kishte lėshuar sulltani i Perandorise Osmane mė 31-5-1779, Abdul Hamiti II, ku pėrcaktohej saktė marrja nė mbrojtje nga ana e turqėve kultura dhe gjuha greke, dhe lufta kundėr gjuhės shqipe. Ky dokument ėshtė nxjerrė nga arkivat greke dhe ėshtė botuar nė gazetėn THESALONIKI mė 14-8-1999. Krahas atij vargu tė pafund kryengritjesh tė pėrgjakėshme, zuri fill edhe njė revolucion kulturor, i cili ndonėse me pak i dhunės ishte gjithėsesi mė dramatik. Gjuhėtari i ndritur Sami Frashėri ka thėnė: GJUHA ĖSHTĖ GJĖJA E PARĖ E PĖRCAKTIMIT TĖ KOMBĖSISĖ. Kultura e njė populli cilėsohet si mėnyra e pėrgjithshme e jetesės dhe e mendimit.

Dėshmia mė e lashtė e ekzistencės sė gjuhės shqipe nuk u shkrua mbi pergame, pra nė letėr prej kallami, por mbi gurė tė pavdekshėm nga koha. Kėtė na e vėrteton Prof. Dhimitėr Shuteriqi pėr gjetjen e njė fjale tė vetme tė gdhendur nė njė mozaik tė Liknidit, sot Ohri i lashtė, qė ka qenė kryeqyteti i fisit Ilir te Desharetėve. Ėshtė fjala GJON dhe ėshtė shkruar dhe shqiptuar njėsoj vetėm nga shqiptarėt, si nė lashtėsi dhe nė kohėn e sotme. Prof. Shuteriqi vure nė dukje se fjala e lashtė GJON e zbuluar nė Ohėr, ėshtė shkruar me tė gjitha normat e njohura drejtshkrimore shqipe.

Nė vitin 879 pas e.s., ndeshet emri i qytetit tė Krujės nė kėshtiellėn franceze tė Shantilisė. Studiuesit kanė gjetur njė doreshkrim, i cili nė faqen 153 pėrmban njė tekst prej tetė rreshtash me shkrim dore dhe qe ėshtė njė poemė e vogėl nė gjuhėn shqipe.

Nė Shqipėri, ashtu si nė tė gjithė botėn e qytetėruar, greqishtja dhe latinishtja u pėrdorėn nė tė gjitha dokumentat e shkruara deri pėrpara pushtimit otoman. Dėshmia mė e herėshme pėr ekzistencėn e letėrsisė shqipe ėshtė njė thėnie e shkruar nga prifti dominikan francez Brohariti, arqipeshkvi i Tivarit mė 1332, i cili thoshte NDONĖSE ARBĖRIT KANĖ NJI GJUHĖ KREJTĖSISHT TĖ NDRYSHME NGA LATINISHTJA, PRAPĖSEPRAP ATA PĖRDORIN SHKRONJA LATINE NĖ TĖ GJITHA LIBRAT. Kjo tregon se gjuha shqipe pėrdorej gjerėsisht dhe shkruhej me shkronja latine nė fillim tė shekullit XIV.

Shumica e dokumentave nė gjuhėn shqipe vėrtet humbėn, por disa prej tyre arritėn tė mbijetojnė jashtė Shqipnis nė arkivat dhe muzetė e botės. Kėshtu nė vitin 1915 studiuesi rumun Nikola Jorga zbuloi nė Bibliotekėn Laurentine tė Firencės njė letėr qarkore, tė shkruar mė 1462 nga Pal Engjėlli (1416-1470), Arqipeshkvi katolik i Durrėsit. Teksi orgjinal thotė UNĖ TĖ PAGĖZOJ NĖ EMNIN E ATIT E T’BIRIT TĖ SHPIRTIT TĖ SHENJTĖ. Libri mė i vjetėr ėshtė vepra e Gjon Buzukut, titulluar MESHARI. Ai pėrfundoi dhe u shtyp mė 1555. Kopja e vetme ekzistuese u zbulua nė vitin 1740 nga arqipeshkvi shqiptar i Shkupit Gjon Kazazi. Mė vonė MESHARI shkoi nė Bibliotekėn e Vadikamit, ku u rizbulua mė 1909 nga arbėreshi Pal Skiroi. Libri ka pasur 220 faqe dhe sot mungojnė 32 faqet e para. Ky libėr ishte shkruajtur me shkronja latine ku ishin shtuar dhe 5 tė tjera.

Tė tjerė dokumenta pėr gjuhėn shqipe kemi nga shume shqiptarė qė me tė shumtit ishin njėrės tė fesė. Frank Bardhi (1606-1643) shėrbeu si ipeshkev i Sapės. Bardhi hartoi fjalorin e parė nė histori shqip-latinisht, qė kishte 2544 fjalė shqipe dhe 5000 fjalė latine, dhe u botua nė Romė mė 1625. Pjetėr Bogdani (1625-1689), lindi nė Prizeren, dhe u emėrua fillimisht ipeshkvi i Shkodrės dhe pastaj arqipeshkvi i Shkupit mė 1667. Vepra e tij E VĖRTETA E PAGABUESHME E BESIMIT KATOLIK u botua disa herė nė Padovė dhe Venedik. Vdiq i sėmurė nė Prizren dhe dėshira e tij e shprehur dikur u bė realitet. AH, SIKUR TĖ KISHA NJĖ KANDIL TĖ NDEZUR E TĖ NDRIĒOJA ATĖ TOKĖ TĖ VARFĖR TĖ SHQIPNISĖ DHE TĖ SERBISĖ, NJĖ PJESĖ E MADHE E SECILĖS FLET SHQIP.

Kėto zbulime dėshmojnė qė gjuha shqipe ėshtė shkruar mė herėt se librat historik qė janė gjetur mė vonė. Pėr shekuj me rradhė osmanėt qėllimisht dhe sistematikisht kishin pėrēarė popullsinė shqiptare nė grupe rivalėsh, armiqėsive fetare dhe zėvėndėsimin e gjuhės amtare shqipe me gjuhė tė huaja. Ndonėse trashėgimia e panumėr e poemave, baladave, pėrrallave dhe fjalėve tė urta ishin pėrcjellė gojarisht brez pas brezi, qeveria osmane i kishte ndaluar rreptėsisht botimet nė gjuhėn shqipe. Kėshtu qė shqiptarėt shkolloheshin nė shkollat fetare qė ishin nė gjuhėn turke, greke, sllave, italiane, gjermane. Dhe ata qė shkolloheshin nuk e dinin mirė gjuhėn e mėmės, shqipen. Fėmijėt moslemanė duhet tė shkonin nė shkollėn e Xhamise, ku mėsonin turqisht, fėmijėt e krishterė duhet tė mėsonin greqisht. Kėshtu nė ato pak shkolla fillore nė Shqipėri asnjėra nuk pėrdorte gjuhėn shqipe. Propagandistė tė djallėzuar pėrpiqeshin tė shkombėtarizonin brezat e ardhėshėm tė rinisė shqiptare. Gjuha shqipe pėrdorej zakonisht nė jetėn e pėrditėshme, prandaj arriti tė pėrcillej nga brezi nė brez.

Shkolla e parė e dokumentuar nė gjuhėn shqipe u hap nė Veljet tė Mirditės mė 1632. Mė pas nė Pllanė, njė fshat afėr lumit Mat, mė 1638, nė Troshan mė 1639 dhe nė qytetin e Shkodrės mė 1698. Si mėsues nė to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitėr Dhėrmiu. Arsimi katolik morri vrull tė madh nė Shkodėr mė 1855, kur u hap shkolla ‘’Franēeskane’’ qė mė vonė do quhej ILYRIKUM. Kėto shkolla katolike nė Shqipėrinė e veriut mbaheshin kryesisht me fonde austriake. Qėndra Kulturore Voskopojare (Moskopojė) ka luajtur njė rol tė madh nė kulturėn shqiptare. Atje u themelua AKADEMIA E RE mė 1744, kjo pati njė ndikim tė fuqishėm nė zhvillimin e gjuhės letrare shqipe dhe ndėrgjegjies kombėtare shqiptare.

Mbas njė lufte tė madhe pėr jetėsėn e gjuhės shqipe dolėn atdhetarėt e shquar shqiptar qė shumė prej tyre u vranė nga armiqtė e gjuhės shqipe. Teodhor Kavalioti (1718-1797) nga Voskopoja, nė vitin 1770 botoi Fjalori i gjuhės sllave-greke-shqipe, si dhe njė studim shkencor tė veēantė tė shqipes. Ai ishte drejtor i AKADEMISĖ SĖ RE. Teodhor Kavalioti u vra nga tė dėrguarit e Fanarit (tė kristerėt ortodoksė tė Stambollit), rrugės pėr tė sjellė shkronjat latine shqipe tė bėra prej plumbi, pėr shtypshkronjėn ku do shtypeshin libra nė gjuhėn shqipe; (shih filmin UDHA E SHKRONJAVE). Naum Veqilharxhi (1767-1846) botoi nė Bukurresht tė Rumanisė mė 1844 njė abetare e quajtur EVETARI njė libėr me tetė faqe, qė mė 1845 u botua mė i zgjeruar. Abetaret e Veqilharxhit u bėnė qiriri i gjuhės shqipe nė rrethin e Korēės. Por kjo abetare ngjalli frikė tek kleri ortodoksė grek, dhe me urdhėr tė Patriakut klerik tė Stanbollit e helmuan Naum Veqilharxhin. Kostandin Kristoforidhi (1827-1895), i lindur nė Skampa (Elbasan), u bė njė nga gjuhėtarėt mė tė shquar tė Shqipėris, duke fituar titullin PISHTAR I GJUHĖS SHQIPE. Studimet e para i morri nė Janinė dhe mė vonė nė Kolegjin Protestant nė Maltė. Nė Janinė u ftua qė t’i jepte mėsim nė shqip Dr. Johan Fon Hanit, i cili pas 40 vjet kėrkimesh do tė bėhej albanologu mė i shquar shkencor nė botė. Kristoforidhi dha mėsim nė Maltė, Tunizi, Tiranė dhe Skampa (Elbasan). Nė Stamboll mė 1882, botoi dhe njė abetare nė shqip, tė quajtur ALFAVITAR SHQIP nė gegėrisht dhe toskėrisht. Me rėndėsi shumė tė madhe ėshtė fjalori i shqipes me rreth 40.000 mijė fjalė, tė mbledhura dhe tė klasifikuara pėr 20 vjet rresht. Fjalori u botua nė Athinė mė 1904 pas vdekjes sė Kostandin Kristoforidhit.

Pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe, krerėt bektashianė shqiptar dolėn mė haptazi dhe kjo pėr shkak tė pėrleshjeve tė tyre me otomanet e sektit Suni. Duke qenė se qeveria osmane mbajti njė qėndrim mjaft armiqėsor ndaj pėrhapjes sė letėrsisė nė gjuhėn shqipe, ėshtė e kuptueshme qė angazhimi i pjestarėve tė besimit mosleman nė kėtė fushė ka qenė fare i vogėl. Megjithatė, interesi i njerėzve pėr gjuhėn shqipe u rrit shumė dhe brenda pak vitesh u botuan katėr gramatika tė mira shqipe. Njėra u botua nė Firencė nga Jeronin De Rada. Tjetra ishte Gramatika e Gjuhės Shqipe nė Greqisht, e botuar mė 1882 nga Kostandin Kristoforidhi. E treta ishte gramatika e Sami Frashėrit e botuar nė Bukuresht mė 1886, nė shqip. Kurse mė 1887, Pashko Vasa nga Shkodra botoi nė Londėr njė gramatike shqipe nė gjuhėn frėnge.

Vėrshimi i letėrsisė kombėtare shqipe nė vend sigurisht qė inatosi qeverinė turke dhe kishėn ortodokse greke. Patriarku ortodoks grek lėshoi njė mallkim mbi letėrsinė shqipe dhe kėrcėnoi me shkishėrim tė gjithė ata besimtarė qė do tė guxonin tė mėsonin dhe lexonin nė gjuhėn shqipe. Sulltani urdhėroi tė gjitha postat doganore qė tė mos lejohej asnjė libėr nė gjuhėn shqipe tė futej nė Shqipni. Dy armiqtė historike kundra njėri-tjetrit tani po bashkėpunonin me zell pėr pėrndekjen dhe burgosjen e gjithkujt qė kapej me libra tė gjuhės shqipe.

Qeveritarėt osmanllinj me dhunė dhe klerikėt fetarė me propagandė u pėrpoqėn ta pėrēanin popullin shqiptar dhe ta linin nė errėsirė. Kėshtu kleri mosleman nė rrugė fetare ndalonte besimtarėt moslemanė tė ndiqnin shkollat shqipe bashkė me tė krishterėt, me pretekstin absurd se PRISHIN BESĖN. Nga ana tjetėr priftėr e dhespotė grekė thonin se vetėm greqishtja ėshtė gjuha e perėndisė, kurse shqipja ėshtė gjuhė SHEJTANI dhe nė kėtė mėnyrė pėrpiqeshin tė ndalonin pėrhapjen e gjuhės shqipe nė shkolla, xhami, kisha e kudo. Por kundėr kėtyre forcave armike tė gjuhės shqipe dhe interesave kombėtare u ngritėn atdhetarėt shqiptarė. Ata u vunė nė krye tė masave popullore dhe i dhanė hov lėvizjes pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe.

Prijėsit e Rilindjes Kombėtare e kishin kuptuar mirė se rruga drejtė pavarsisė shkonte drejt arsimit dhe shkollės shqipe. Hartimi i librave dhe ēelia e shkollės shqipe u bė problemi mė i ngushėm. Qėllimi ishte me zgjuar ndėrgjegjien kombėtare dhe pėr tė rritur vullnetin pėr tė luftuar pėr panvarsinė pastaj. Vala kundra shqiptare ishte shtuar edhe mė shumė prej fqinjėve tanė mbas formimit dhe programit tė LIDHJES SĖ PRIZRENIT. Lidhja kishte si qėllim kryesor ēeljen e shkollės shqipe, por me shkatarrimin e Lidhjes puna e pionierėve tė parė tė arsimit shqiptar u bė dhe mė i vėshtirė. Nė Shkodėr qytetarėt mund tė mėsonin nė shkollat e klerit katolik, tė cilat nė sy tė qeveritarėve turq paraqiteshin si shkolla fetare. Kėshtu shkollat fillore fetare katolike u bėnė ēerdhja e diturisė arsimore shqipe dhe Faik Konica pat mėsuar nė shkollėn e jezuitėve tė Shkodrės. Meqenėse mėsuesit shqiptar u bėnė pararoja e nacionalizmit shqiptar, qeveria turke morri frikė dhe pa u mbėshtetur nė asnjė ligj, mori masa tė rrepta duke presekutuar arsimtarėt shqiptar.

Nė Shqipnin e jugut pėrhapja e arsimit shqiptar kombėtar u pengua edhe nga influenca shkatarruese e propagandės greke. Pothuase tė gjithė ata qė ēelėn shkolla shqipe nė jug, ishin tė fesė ortodokse. Qeveria greke me anė tė Patriakanės sė Stambollit dhe Fanariotėve kishin siguruar tė drejtėn me ēel shkolla pėr tė krishterėt pėr t’u mėsuar ortodoksėve tė Shqipėris vetėm gjuhėn greke. Qeveria greke me anėn tė shoqatave arsimore tė ndryshme ēeli me qindra shkolla greke nė Shqipėrin Jugore, pėr tė futur ndjenjėn greke nė brezat e padjallėzuar shqiptar. Shqiptarėt e krishterė qė nuk u pėrulėn politikės sė Greqisė u mallkuan dhe u luftuan me ēdo mjet. Mbas shumė botimesh e fjaloresh, shkollat moslemane kur bėnin mėsim nė shqip shkruanin me shkronja arabe. Ndersa shkollat ortodokse greke pėrdornin nė shqip shkronja greke. Atdhetarėt e klerik katolik dėshironin qė gjuha shqipe tė shkruhej me shkronja latine.

Gjatė zhvillimit tė letėrsisė shqipe u hartuan disa alfabete tė ndryshme. Njė nga mė tė fundit ishte ai i krijuar nė Stanboll. Megjithatė, mendimi i pėrgjithshėm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak tė pranueshme pėr prodhimin e letėrsise shqipe dhe gjuhės kombėtare shqipe. Pėr kėtė arsye, shoqėria aktive dhe idealiste BASHKIMI nė Manastir, thirri Kongresin e Parė tė Pėrgjithshėm pėr diskutimin e njė alfabeti tė njėsuar. Njė alfabet i njėsuar do tė ishte fillimi i letėrsisė mbarė shqiptare. Mė 14 Nėntor 1908 nė Manastir u mblodh KONGRESI I MANASTIRIT ose KONGRESI I ALFABETIT.

Nė kėtė Kongres ishin tė pranishėm 150 delegatė tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, si dhe nga bashkėsitė shqiptare nė Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerike, etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashėri, i biri i Abdyl Frashėrit. Mithat Frashėri ishte nė atė kohė redaktor i dy revistave, qė botoheshin nė Selanik LIRIA dhe DITURIA. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mėsuese e shkollės sė vashave nė Korēė. Nėnkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korēa si dhe 11 antarė tė tjerė. Nė atė Kongres merrnin pjesė shqiptarė te fese moslemane, katolike, ortodoksė, protestante, njerės tė ditur, te cilet erdhėn sė bashku tė bashkuar si vėllezėr pėr njė qėllim tė madh kombėtar. Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku tė gjithė pjesmarrėsit ...SA NJĖ HOXHĖ, RENDI TA PĖRQAFONTE PARA TĖ GJITHĖVE. Kėrkesa e nacionalistėve shqiptarė ishte qė gjuha jonė shqipe tė mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjė qė nėnkupton mosnėnshtrimin qoftė ndaj osmanllinjve qoftė ndaj grekėve.

Kongresi vendosi me votė unanime tė lenė mėnjanė alfabetin e Stambollit dhe ta shkruanin gjuhėn shqipe vetėm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe qė pėrdoret deri mė ditėt tona. Gjithashtu, u vendos qė pas dy vjetėsh tė mbahej njė Kongres i dytė nė Janinė pėr tė shqyrtuar problemet drejtėshkrimore e letrare, si dhe pėr tė bėrė pėrpjekje pėr shkrirjen e dialekteve gegė dhe toskė nė njė gjuhė tė njėsuar shqipe. Duke qenė se para Kongresit tė Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo pėrshtatiet e tyre, vendosmėria e delegatė vepėr t’i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi njė shpallje kulturore e panvarėsise, qė nuk kaloi pa u vėnė re as nga qeveria osmane e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatet e tyre sllavė. Ndre Mjeda, njė studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta mė tė bukura gjuhės shqipe nė atė kohė, si me poshtė:

Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m’shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m’u da s’duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t’gjith na bashkon.

Nė Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga njė grup tregėtarėsh atdhetare shqiptarė. Shtypshkronja e Manastirit shpejt u bė e njohur nė tė gjithė Shqipninė si shpėrndarėse e librave dhe gazetave nė gjuhėn shqipe. Nė kėtė punishte ishin tė punėsuar 17 vetė, tė cilėt punonin me njė makinė tė re elektrike, qė vihej nė lėvizje me dorė pėr tė shtypur gazetėn e pėrjavėshme ‘’Bashkimi i Kombit’’ si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore. Ēėshtja e gjuhės shqipe shpesh bėhej shkas shpėrthimin e dhunės sė fanatikėve qė sulmonin pa mėshirė pėrparimin e gjuhės shqipe. Babė Dudė Karbunara (1842-1917) i lindur nė Berat, bashkėpunonte ngushtė me Kostandin Kristoforidhin. Babė Karbunara shumė herė filloi gjatė kremtimit tė meshės, tė lexonte ungjullin nė gjuhėn shqipe, dhe kėshtu i filluan kėrcėnimet e para nga eprorėt klerikė otodoksė dhe mė 1895 fanatikėt i dogjėn tė tėrė shtėpinė.

Papa Kristo Negovani, njė prift ortodoks i cili punoi pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe, nė moshėn 30 vjeēare, mė 12 Shkurt 1909 u masakrua me sėpatė e thika nga tė dėrguarit e vetė peshkopit ortodoksė grek. Atė natė i vranė dhe tė vėllanė, Theodhos Negovanin. Poeti i asaj kohe, Loni Logri shkruajti njė vajtim pėr tė, si me poshte:

Papa Kriston e vranė,
Dhe s’ra pėr tė njė kėmbanė,
Por malet e Shqipnisė
Dhe shpellat e malėsisė
Thėrrisnin an e mbanė,
Papa Kriston e vranė!

Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani, vraponte me librat shqip nė gji dhe me pushkėn nė krah fshat mė fshat nė Shqipėrinė e Jugut pėr pėrhapjen e shkollės shqipe dhe kishėn shqiptare. Veprimtaria e At Stath Melanit ra nė sy tė autoriteteve osmane dhe Fanarioteve tė Stambollit. Tri herė osmanllinjtė ia dogji shtėpinė dhe librat shqip, por At Melani nuk pyeti. Mė 24 dhjetor 1917, At Stathit i kishte zėnė pritė banda e kusarėve tė Josif Suropullos, te cilet e vranė, i prenė kokėn At Stath Melanit dhe ia ēuan nė Athinė tek paguesit e vrasjes.

Petro Nini Luarasi (1865-1911) ėshtė njė nga atdhetarėt e shquar qė punoi pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe nė rrethin e Korēės. Qe drejtor i shkollės sė djemėve nė Korēė. Petro Nini Luarasi shkonte fshati nė fshat pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Mė 20 shtator 1892, peshkopi i Kosturit, Fillaterri, nxorri njė lajmėrim, me titull MALLKIMI I SHKRONJAVE SHQIPE. Qėndrimi grek i kishės ortodokse ishte aq i vendosur saqėe kush guxonte tė kėndonte meshėn nė gjuhės shqipe do tė pėrfundonte me vdekje. Mė 1909, qeveria osmane nė bashkėpunim me kishėn greke dhe sllavėt, mbylli tė gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhėr tė prerė tė shuhen nė zjarr tė gjutha librat, dokumentat dhe letėrsia shqipe. Gjendja politike nė vend nė atė kohė ishte kritike pėr tė marrė flakė nga ēasti nė ēast.

Pėr atdhetarėt shqiptarė u bė mė se e qartė nuk do t’i realizonin dot kurrė qėllimet e tyre tė larta pa hapur mė parė shkollat shqipe pėr formimin e rinisė. Deri nė atė kohė rinia shqiptare kishte qenė objekt i propagandės sė huaj nė shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke, qė tė dyja kundėrshtarė fanatikė tė gjuhės shqipe dhe tė ēdo ndjenjė atdhetare. Megjithatė, gjatė punės pėr krijimin e sistemit tė tyre shkollor, atdhetarėt shqiptar u ndeshėn me tri probleme tė mėdha: pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e tė hollave dhe mungesa e mėsuesve tė kualifikuar. Shuma tė vogla por tė dobishme tė hollash ishin mbledhur aty-kėtu brenda vendit, kurse ato mė tė mėdha kishin ardhur nga shoqėritė dhe klubet shqiptare nė vendet e tjera. Mirėpo kishte fare pak mėsues tė kualifikuar tė gjuhės shqipe.

Pėr tė bėrė ballė kėsaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri njė tjetėr Kongres nė Elbasan, nė zemėr tė Shqipėris, nga data 20 deri 27 gushtė tė 1909. Nė kėtė Kongres tetėditore, qė kishte synim zhvillimin e lėvizjes arsimore anembanė vendit, erdhėn delegatė nga 28 shoqėri e klube shqiptare. Nė Kongres u vendos qė tė themelohet SHKOLLA NORMALE NĖ ELBASAN njė shkollė gjashtėvjeēare pėr pregatitjen e mėsuesve tė rinj. Njerės tė mėsuar nė Universitetet e huaja Europjane u gjetėn dhe u caktuan pėr tė formuar trupin pedagogjik.

Klubi i Manastirit u caktua si qendra pėr krijimin e njė Federate tė Klubeve Shqiptare nė Shqipėri dhe nė kurbet. Qėllimi i Klubeve ishte pėhapja e gjuhės dhe arsimit shqip, pa u pėrzier me politikė. Klubi korēar PĖRPARIMI u caktua si qėndra financiare, qė do tė adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave tė ditės dhe tė natės. Pėrgjegjėsia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollės Normale tė Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti tė gjithė shqiptarėt tė futnin gjuhėn shqipe nė shkollat e huaja tė pėrhapura anemban Shqipėrisė. Mė 18 nėntor 1909 u bė thirrja haptazi: PĖR MBAJTJEN E SHKOLLĖS NORMALE TĖ ELBASANIT DUHEN PARA, PARA E MĖ SHUMĖ PARA. Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet niveli i ulėt i jetesės sė njerėzve qė u bėhej njė propozim i tillė! Mirėpo, me ose pa mjetet e pėrshtatėshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi tė pregatiste pionierėt e arsimit pėr Shqipėrinė qė po rilindėte. Drejtori i parė i Normales ishte Luigj Gurakuqi dhe vite mė vonė kjo shkollė u pagėzua me kėtė emėr. Shkolla Normale u hap mė dhjetor tė 1909 me 143 nxėnės.

Shpėrthimi i shqiptarizmit i kaloi tė gjitha parashikimet e armiqėve tė gjuhės shqipe. Nė atė kohė dolėn nė dritė rreth 90 gazeta dhe revista shqipe qė botoheshin nė Shqipėri dhe nė kolonitė shqiptare jashtė vendit. Xhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashėn, tė friksuar nga ky shpėrthim i shpejtė i arsimit shqip, reaguan ashpėr duke ndaluar shoqėritė, shkollat dhe botimet nė shqip. Nė Vlonė atdhetarėt e ndershėm arrestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonės u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naēi u largua nga Shqipėria nga frika e vrasjes. Nė Gjirokastėr pionieri i arsimit shqip kombėtar, Koto Hoxhi, u internua nė kėshtjellėn e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i sė parės shkollė shqipe nė Korēė u internua nė Selanik. Zhonturqit i kishin vėnė detyrė vetes pėr tė rrjepurr tė gjallė tė gjithė shqiptarėt e ndershėm qė punonin pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Gjėrat po shkonin keq mė keq.

Dalja nė pah e gjuhės shqipe me shkronja latine, provokoi moslemanėt injorantė e konservatorė. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetėm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarėve shqiptarė pėr shkronja latine perendimore ishte njė pėrēmim pėr fenė myslimane. Njerės tė paditur dhe injorantė formuan me mbėshtetjen edhe tė Qeverisė sė Zhonturqėve nė Stamboll shoqėrinė MAHFELI me synimin pėr pėrēarjen e shqiptarėve dhe frenimin e arsimit nė shqip. Nė fund tė vitit 1909, Qeveria turke ndaloi pėrdorimin e gjuhės shqipe me shkronja kombėtare nė tė gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu nxorri njė dekret, sipas tė cilit gjuha shqipe do tė shkruhet vetėm me shkronja arabe.

Shoqėria reaksionare MAHFETI me mbėshtetjen e qeverisė turke, shtypi dhe shpėrndau abetaret e para me gėrma arabe. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė 1910, u mbajt nė Elbasan njė miting proteste ku 7000 njerės protestuan kundra pėrdorimit tė shkronjave arabe pėr gjuhėn shqipe. Kėshtu po atė muaj protestat vazhduan nė Korēė, Berat, ku mbi 15000 vetė dogjėn nė qendėr tė qytetit abetaret shqiptare me gėrma arabe tė dėrguara nga Stambolli. Telegrame tė shumta nga shoqėritė, shqiptare tė Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehėn nė mbrojtje tė alfabetit shqip. Nė Shkodėr, njė grup moslemanėsh u bėnė gati tė organizonin njė manifestim nė pėrkrahje tė shkronjave arabe. Mirėpo ndėrruan mėndje kur 60000 katolikė dhe moslemanė tė ndershėm shqiptar nga Malėsia e Madhe organizuan ditė mė parė njė manifestim madhėshtor nė pėrkrahje tė shkronjave latine. Protesta tė ngjashme u organizuan nė Pėrmet, Kolonjė, Tepelenė, Frashėr, Konicė, etj. Por turqit nuk deshėn t’ia dinin. Atėherė nė Mars 1910 u thirr Kongresi i dytė i Manastirit. Aty u vendos qė tė vazhdojė pėrdorimi i alfabetit kombėtar me shkronjua latine dhe protestat kundėr vendimit tė padrejt tė Qeverisė Turke.

Gazeta atdhetare SHKREPTINA e Kajros botoi njė momerandum tė hartuar nga kryengritėsit qė luftonin nė malet e Shqipėris. Nė tė theksohej se qėllimi i tyre nuk ishte pėr plaēkitur apo pėr tė vrarė, por pėr tė luftuar pėr lirinė e edukimit nė gjuhėn shqipe dhe me alfabetin kombėtar, lirinė pėr tė hapur tė gjitha shkollat shqipe tė mbyllura nga qeveria turke dhe vėnien nė punė tė shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave tė ndaluara, lirimin e tė burgosurve politikė. Dhe pėrfundonte me mesazhin: E GJITHĖ BOTA E QYTETĖRUAR DHE VEĒANĖRISHT QEVERIA E PERANDORISĖ OTOMANE LE TA DIJĖ MIRĖ SE TĖ GJITHĖ SHQIPTARĖT, GEGĖ E TOSKĖ, KRISTJAN DHE MOSLEMAN, NUK DO TA PUSHOJNĖ LUFTĖN PĖR KĖTO TRI KĖRKESA, DERISA QEVERIA TĖ NA I GARANTOJĖ ATO ME SIGURI. Edhe nė kėtė luftė shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mėsues, por me dėshirėn nė shpirt pėr dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve sllave, greke dhe turke, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri nė jug tė Shqipėrisė dhe pregatiti breza tė rinjė atdhedashės.

Megjithėse ky zhvillim kulturor ishte pėrfytyruar si jo i dhunshėm, shpejt ai ishte kthyer nė njė zjarr tė rrezikshėm. Qė shqiptarėt trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat pėr tė shpallur mėvetėsin e Shqipėrisė mė 28 nėntor tė 1912 nė Vlorė. Mbas pak muajsh filloi Lufta Ballkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht tė banuara kryesisht nga popullsi shqiptare, u pushtuan nga serbėt. Tė gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjėn dhe shumica e atdhetarėve shqiptar u therrėn nga serbėt e disa u burgosėn. Popullata moslemane shqiptare u detyrua tė braktiste qytetin e Shkupit dhe tė Manastirit, ndersa ata familje ortodokse shqiptare qė mbetėn aty me kalimin e viteve dhe me dhunė u asimiluan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.

Nė pėrfundim tė kėsaj pėrmbledhje tė shkurtėr mbi ARMIQTĖ E GJUHĖS SHQIPE DHE FITORJA E SAJ duhet tė kujtojmė amanetin e atdhetarėve tė ndershėm, qė luftuan e punuan tė bashkuar, gegė e toskė, tė ēdo feje, nė Prishtine, Shkup e Tiranė, nė Ulqin, Janine e gjetkė, pėr mos zhdukjen e gjuhės tonė kombėtare. Prandaj, kurrė tė mos e braktisim gjuhėn tonė amtare shqipe, mos ta lemė tė vdesi sa t’kemi jetėn, tė punojmė dhe tė merremi vesh tė bashkuar, qė sa mė gjatė ta ruajmė gjuhėn tonė, atdheun dhe zakonet tona tė bukura tė lashta qė rrrjedhin nga pellazgjėt tek shqiptarėt.


-------------------------------------- - -
Pėrgatitur nga Teuta Llalla




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.