Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Lufta provon trimin, zemerimi te diturin dhe fatkeqesia shokun.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 66 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Emigracion :: Kongresi Amerikan mbi tė Ardhmen e Kosovės
Postuar nga: Skampa

Emigracion Liga Qyetare Shqiptaro-Amerikane pas njė angazhimi shumė tė madh arriti qė tė bėjė Komitetin pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė Kongresit Amerikan tė diskutojė pėr tė ardhmen e Kosovės nė njė Dėgjim Kongresional tė thirrur enkas pėr kėtė temė.



Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane
P.O. Box 70
Ossining, New York, NY 10562
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

26 Maj 2003

Raport pėr Mjetet e Informimit nė lidhje me Dėgjimin Kongresional tė Kongresit Amerikan mbi tė Ardhmen e Kosovės tė 21 Majit 2003 e pergatitur nga znj. Sherli Klojs DioGuardi

Liga Qyetare Shqiptaro-Amerikane pas njė angazhimi shumė tė madh arriti qė tė bėjė Komitetin pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė Kongresit Amerikan tė diskutojė pėr tė ardhmen e Kosovės nė njė Dėgjim Kongresional tė thirrur enkas pėr kėtė temė.

Nė raportin e pėrgatitur nga znj. Shėrli Klojs, nė lidhje me kėtė takim, thuhet se:

“Dėgjimi Kongresional nė Komitetin pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė Kongresit Amerikan i 21 Majit 2003 ėshtė thirrur nga Kongresmeni Henri Hajd, Kryetar I kėtij Komiteti, dhe Kongresmeni Tom Lantos, Demokrati numėr njė nė kėtė Komitet, pas kėrkesės insistuese tė ish-Kongresmenit Xhosef DioGuardi, Kryetar I Ligės Qyetare Shqiptaro-Amerikane dhe znj. Shėrli Klojs, Kėshilltare pėr Ballkanin pranė Ligės Qyetare. Ky dėgjim ishte rezultat i punės mėse njė vecare nga ana e Ligės Qyetare, e cila kishte filluar me prezentimin e Rezolutes 28 para Kongresit, qė kėrkonte nga Qeveria Amerikane tė shpreh pėrkrahjen e saj pėr pavarėsinė e pakushtėzuar pėr Kosovėn tash. Kongresmenėt Ben Gilman (tash i pensionuar) dhe Tom Lantos kishin prezantuar kėtė Rezolutė nė fund tė mandatit tė Kongresit tė kaluar. Kongresmenėt Lantos dhe Hajd e riprezentuan tė njejtėn Rezolutė me hapjes e punimeve tė Kongresit tė ri, tė 108-tit me rradhė, mė 27 Janar 2003. Gjatė hapjes sė Dėgjimit, Kryetari Hajd e konsideroi lartė rolin kyc qė z. Xhosef DioGuardi ka luajtur nė prezantimin e Rezolutės Nr. 28 para Kongresit Amerikan.

Dėgjimi i 21 Majit, i mbajtur para njė audience tė madhe, ishte ngjarje historike nė kėrkimin e pavarėsisė pėr Kosovėn dhe lirisė pėr Shqiptarėt. Kongresment Hajd dhe Lantos, liderė nga rradhėt Republikane dhe Demokrate, nė lidhje me debatet e ndryshme tė Kongresit nė lidhje e politikėn e jashtme tė qeverisė sė SHBA-ve, edhe njėherė demostruan angazhimin e tyre nė pranimin e realitetit tė ri nė Kosovė. Ata treguan vullnet dhe gatishmėri pėr t’u ballafaquar me politikėn zyrtare tė Departamentit tė Shtetit tė SHBA-ve, tė njohur si “Standardet para Statusit”, politikė kjo e prezantuar nė takim nga znj. Janet Bogue, zėvendės Ndihmės i Sekretarit tė Shtetit pėr Cėshtjet Evropiane dhe Evroaziatike, dhe e pėrkrahur nga z. Daniel Serwer, Drejtor i Institutit tė SHBA-ve pėr Iniciative Paqėsore nė Ballkan.

Tė dy, Kongresmenėt Lantos dhe Hajd folėn fuqishėm pėr nevojėn e deklarimit tė pavarėsisė tė pakushtėzuar pėr Kosovėn tani dhe bėnė tė qartė kundėrshimin e tyre ndaj politikės sė Departamentit tė Shtetit. Kongresmeni Lantos, nė hapjen e fjalimit tė tij, tha se ‘pėr tė arritur njė stabilitet afatgjate dhe paqėsor si politik dhe ekonomik nė Kosovė dhe nė Ballkan duhet mė shumė se ndihmė nė rindėrtim. Duhet zgjidhja e statusit final tė regjionit, e kjo nėnkupton pavarėsinė pėr Kosovarėt.’ Pas pėrshkrimit tė shtypjes sė Shqiptarėve tė Kosovės nga serbėt nėn Milosheviqin, si dhe tė varfėrisė ekonomike, dhe margjinalitetit politik tė Kosovės sė sotshme si protektorat i OKB-sė, ai shtoi se ‘Ata qė argumentojnė se duhet tė vėmė ‘standardet para statusit’ po aplikojnė nė standard tė dyfishtė nė Kosovė. Kosova meriton pavarėsinė pėr tė njejtat arsye qė pjesėt tjera konsituitive dhe autonome tė Republikės Jugosllave e fituan atė. Siguria, demokracia dhe drejtėsia e dlirė e kėrkojnė kėtė. Ne duhet t’i japim Kosovės pavarėsinė dhe kėtė duhet bėrė tani!’

Njė kundėrshim shumė i rendėsishėm ndaj politikės sė Administratės erdhi edhe nga Kongresmeni Latos i cili ilustroi se cfarė nėnkuptohet me aplikimin e ‘standardit tė dyfishtė’ pėr Kosovėn, kur ai pyeti z. Bogue tė thot se cka kishin tė pėrbashkėt dymbėdhjet vendet nė vazhdim: Andora, Dominika, Kiribati, Lihtejnshtajni, Ishujt Marshalle, Monako, Nauru, Palau, St. Kits e Nevis, San Marino, Sisheli dhe Tuvalu. Kur znj. Bogue nuk ishte nė gjendje tė pėrgjigjejė, kėtė e bėri Kongresmeni Latos: ‘Tė gjitha kėto vende, tė dymbėdhjetat, janė tė pavarura dhe tė njohura nga SHBA-te si tė tilla, dhe kanė popullsi qė numėron me pak se 100,000 banorė. Kosova, ndėrkohė, ka njė popullsi prej mėse dy milonėve, pa sovranitet ende, por tani e gatshme sikur tė gjitha vendet e pėrmendura me lartė, tė njihet si e pavarur.’

Tutje, ai pyeti znj. Bogue nėse Timori Lindor ishte dic mė mirė i pėrgatitur se Kosova qė tė funksionojė si shtet i pavarur. Kur ajo shtyu pėrgjigjen nė kėtė pyetje, Kongresmeni Lantos u pėrgjigjė duke thenė se ‘Kosova nuk ekziston nė njė vakuum. Fuqimisht pėrkrahė pavarėsinė pėr Timorin Lindor – njė vend i vogėl, shumė i varfėr, dhe entitet i pakrahasueshėm me Kosovėn, por ende – njė vend qė ne e kemi pare si shtet tė pavarur. Shtetet e Bashkuara kanė njė Ambasador dhe Ambasadė nė Timorin Lindor. Nė tė njejtėn kohė ne krijojmė kritere tė paarsyeshme pėr Kosovėn.’

Znj. Janet Bogue argumentoi se ka ‘njė sėr kushtesh unike nė Kosovė’ duke pėrkujtuar ratitikimin e Rezolutės 1244 tė KB, e cila parashehė ‘njė proces pėr vendosjen e statusit final tė Kosovės.’ Znj. Bogue vazhdoi pėr tė thenė se qeveria e SHBA-ve pėrkrahė Administratorin e OKB-sė Mihajl Shtajner dhe planin tetė pikėsh tė tij pėr tė ‘ndihmuar nė zgjedhjen e problemeve nė Kosovė.’ Kėto pika (standarde) do tė bėjnė zgjidhjen e statusit final tė Kosovės ‘njė faktor stabilizues e jo destabilizues’, tha ajo.

Kur Kongresmeni Latos pyeti pėr ‘njė periudhė tė saktė kohore’ pėr pėrfundimin e implementimit tė ‘standardeve,’ znj. Bogue fatkeqėsisht tha se nuk ishte nė gjendje tė jepte as njė pėrafrim tė kohėzgjatjes pėr pėrfundimin e kėtij procesi. Kongresmeni Dana Rohrabacher, njė Republikan pėrfaqėsues e Kalifornisė Jugore, kontriboi me njėrėn nga idetė mė tė paharruara nga ky dėgjim, kur pyeti znj. Bogue, ‘Sa nga kėto standarde patėn plotėsuar Shtetet e Bashkuara para fitimit tė pavarėsisė?’ Ai argumentoi se ‘Sikur standardet tė ishin celės pėr pavarėsi, atėherė SHBA-tė edhe sot do tė ishin nėn Britaninė.’ Kongresmeni Rohrabacher pėrfundoi fjalimin e tij duke thenė se ‘ne po e pronlongojmė konfliktin nė Ballkan sepse politika e Departamentit tė Shtetit ėshtė e zėnė ngushtė – nė shpinė tė popullit tė Kosovės – nga frika nė lidhje me ndjenjat e opresorėve (shtypėsve) dhe Evropės.’ Ndėrsa, ai tha, politka jonė ‘duhet bazuar nė principet e themeluesve tanė: lirisė, demokracisė, dhe drejtėsisė.’

Ish-kongresmeni Xhosef DioGuardi, kryetar vullnetar i Ligės Qyetare Shqiptaro-Amerikane, nė pėrmbledhje tė fjalimit tė tij para Komitetit, thekėsoi ‘tradhėtimin ndaj Shqiptarėve dhe Amerikanėve nga Departamenti i Shtetit, i cili vazhdimisht tenton tė mbajė sėbashku njė Jugosllavi mbeturinash pėr cfarėdo cmimi, tani nė formė tė Serbisė dhe Malit tė Zi, pėrsėri nė shpinė tė Shqiptarėve.’ Ai pėrshkroi kėtė realitet si pjesė e njė ‘politike tė jashtme tė dėshtuar qė nė planin afatgjatė vetėm se do tė destabilizojė Ballkanin.’ Z. DioGuardi kritikoi ‘derėn rrotulluese’ nė mes tė Departamentit tė Shtetit dhe sektorit privat, nė tė cilin zyrtarė tė lartė tė qeverisė, tė tillė sikur ish-Sekretarėt e Shtetit si Henri Kisinger dhe Laurenc Igėllbėrgėr ‘janė tė lejuar tė involvohen nė aktivitete komerciale me qeveritė sikur ajo e Serbisė, pa i prezentuar pėrfitimet financiare pėr firmat e tyre dhe pėrkrahjen e tyre pas skenash ndaj tė ngjashmėve sikur Slobodan Milosheviqi. Kjo qartazi nuk ėshtė aspak nė interesin tone kombėtar.’

Nė pjesėn e mbetur tė deklarimit tė tij, kongresmeni DioGuardi bėri njė dallim tė thekshėm nė mes tė aktiviteteve kriminale tė liderėve politk serbė, si Vasa Cubrilloviq, Aleksandėr Rankoviq, e Slobodan Millosheviq, dhe tolerances sė popullit shqiptar, e cila ėshtė epizuar edhe me shpėtimin e tė gjithė Hebrejve qė kanė patur fatin tė kalojnė nė tokat shqiptare gjatė Holokaustit Nazist. Z. DioGuardi i dorėzoi Komitetit librin “Shpėtimi nė Shqipėri” me temė nga shpėtimi i Hebrejve nė Shqipėri, libėr ky parathėnien e tė cilit e kanė bėrė Kongresmenėt Tom Lantos dhe Ben Gilman. Ai pėrfundoi fjalimin e tij duke thenė se ‘ne nuk kemi nevojė tė pėrsėrisim nė Kosovė gabimet qė i bėnė nė Irak, ku dėshtimi ynė qė tė veprojmė me kohė na detyroi tė futemi nė njė luftė tė dytė me tė. Qėllimi i kėtij dėgjimi ėshtė njohtimi i popullit Amerikan me mundėsinė e njė konflikti tė ri nė Ballkan nėse nuk i japin Kosovės pavarėsinė tani.’

z. DioGuardi po ashtu kėrkoi nga Qeveria e SHBA-ve qė tė pėrkrahė thirrjen e Kongresmenit Lantos pėr njė investigim nė lidhje me ekzekutimin e tre vėllezėrve Shqiptaro-Amerikan: Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, pas luftės nė Kosovė. Trupat e tyre u gjetėn nė njė varr masiv nė Serbi nė Korrik 1999. James O’Brien, anėtar i Grupit tė Albright-it, i cili poashtu dėshmoi nė kėtė dėgjim dhe i cili ishte i punėsuar nga Departamenti i Shtetit, Zyra pėr Planifikim tė Politikės gjatė luftės nė Kosovė, shrehu pėrkrahjen e tij nė kėtė drejtim.

Nė deklaratėn e saj para Komitetit, znj. Shėrli Klojs tha se ‘Shtetet e Bashkuara ndajnė njė pėrgjegjėsi morale me tė gjithė botėn qė tė parandalojnė rilindjen e fashizmit dhe ultranacionalizmit pas Holokausist Nazist nė Evropė, dhe se ėshtė nė interesat mė vitale tė SHBA-ve tė pėrkahin paqėn dhe demokracinė edhe mė tutje nė kontekstin e njė Evrope tė bashkuar.’ Ai vlerėsoi se ‘zgjedhje e problemit Shqiptar nė Ballkanin konfliktuoz, e cila fillon sė pari dhe patjetėrsisht me pavarėsinė e Kosovės, ėshtė esencile pėr paqe dhe stabilitet afatgjatė nė Evropėn Juglindore.’ Tutje, ajo shtoi se gjerėsa ne tė njohim sovranitetin e Kosovės, Shtetet e Bashkuara ‘do tė vazhdojnė riciklimin e politikės sė jashtme tani mė tė dėshtuar nga e kaluara duke rrezikuar pėrhapjen e konfliktit tė ri nė Ballakan qė tanipėrtani aspak nuk ka duhet gjerėsa jemi nė mes nė njė krize tė madhe nė Lindjen e Mesme dhe njė jostabiliteti tė rrezikshėm nė Irak dhe Afganistan.’

Klojs tha se pikėnisja e saj pėr tė vlerėsuar politikėn e jashtme Amerikane nė Ballkan ėshtė ‘impakti i saj nė realitetin qė Shqiptarėt e kanė pėrballuar pėr mėse 125 vite, pra: arrestimet, torturat, burgosjet, okupimet, spastrimin etnik, dėbimin masiv, dhe gjenocidin nga duartė e regjimeve tė dhunėshme Sllave.’ Ajo diskutoi rolin e Perėndimit nė shtypjen e kėsaj historie dhe pajtimin me njė decade luftrash tė bėra nga Slobodan Millosheviqi qė pėr pasojė kanė pasur mėse 300,000 burra, gra dhe fėmijė tė vrarė e mėse katėr milion njerzė tė zhvendosur nė Ballkan.

Klojs shpjegoi se Qeveria Amerikane ėshtė ‘duke operuar sipas miteve tė krijuara nga Beogradi nė lidhje me konfliktin Serbo-Shqiptar qė i shėrbjenė demonizimit tė Shqiptarėve dhe racionalizimit tė shkatėrrimit tė tyre.’ Ajo argumentoi se ‘ka ardhur koha tė shtrohet pyetja kryesore: Pse politika e jashtme e SHBA-ve ėshtė ende e orientuar sipas Beogradit? Pse ne po refuzojmė tė konfrontohemi me cėshtjen kryesore kėtu qė ėshtė denazifikimi dhe demokratizimi i Serbisė? Ky ishte problemi qysh prej kur erdhi Millosheviqi nė puishtet dhe nuk mund qė edhe mė tutje tė ngelizhohet kur kihet parasysh edhe vrasja tragjike e Zoran Xhinxhiqit, qė ka treguar qartazi lidhjet nė mes tė kriminelėve tė luftės, krimit tė organizuar dhe udhėheqjes nė Serbi.’

Klojs e quajti ‘tunė’ mėnyrėn e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės sipas formulės ‘standardet para statusit’ tė parashtruar nga OKB, qė ka mė pak tė bėjė me ndėrtimin e demokracisė dhe mė shumė me dėshirėn e Evropės qė tė shtyejė zgjidhjen e statusit final tė Kosovės. Ai pėrfundoi fjalimin e saj duke thenė se nuk beson qė Administrata e Bushit ėshtė e pėrgatitur t’ju jap Shqiptarėve tė Kosovės garanci tė majftueshme se ata nuk do tė kthehen nėn regjimin e terrorizmit tė sponsoruar nga shteti Serb dhe se nuk do tė jenė nė rrezik tė pėrballjes me gjenocidin pėrsėri. ‘Loja amerikane’ tha Klojs, ‘duket se po ju jepet Kosovarėve njė autonomi substanciale nėn Serbi – njė akt qė thjeshtė do tė riforconte lidhjet ekonomike dhe politike tė Evropes Perėndimore pėr Beogradin tė cilat janė ndėrtuar pėr mėse njė shekull me racismin kundėr-shqiptar dhe gjakun shqiptar.’

Ish-Ambasadori Uilliam Uakėr, udhėheqės i Misionit Verifikues tė OSBE-se nė Kosovė mė 1998-1999, shprehu pėrkrahjen e tij tė plotė pėr pavarėsinė e Kosovės gjatė fjalimit tė tij para Komitetit. Ai shtoi se ‘nuk ishte i sigurtė se lidershipi i sotėm serb ka mėsuar plotėsisht nga mėsimet e epokės sė Millosheviqit. Nėse doni qė njė popull t’i takojė vendit tuaj, atėherė ju nuk bėni gjithėcka tė mundshme pėr t’i turpėruar, shtypur dhe zhdukur ata. Sipas mendimit tim, cfarėdo tentimi i bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė rilidhur Kosovėn me Serbinė, sado qė e hollė mund tė jetė kjo lidhje, sa do qė e lirė mund tė jetė kjo federate, sa do qė e madhe mund tė jetė kjo autonomi, nuk ka asnjė shancė pėr sukses.’ Ambasadori Uakėr dhe Drejtori Ekzekuti i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan z. Martin Vulaj i ishin shtuar rradhės sė dėshmitarėve nė kėtė dėgjim me kėrkesė tė Kongresmenit Eliot Engėl.

Kryetari Henri Hajd mbylli dėgjimin duke thenė se dėshmitė, deklaratat e prezentuara kanė dhėnė njė kontribut tė madh nė debatin nė lidhje me atė se pse ne duhet tė shqyrtojmė pavarėsinė pėr Kosovėn tash. Liga Qyetare Shqiptaro-Amerikane beson se degjimi kongresional i 21 Majit ka dėrguar njė signal shumė tė qartė pėr komunitetin ndėrkombėtar se liderėt e politikės sė jashtme nė Kongresin e SHBA-ve e pėrkrahin pavarėsinė e pakushtėzuar pėr Kosovėn tani,” thuhet nė fund tė raportit tė znj. Klojs.






© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.