|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Budallai ka fat vetem ne perralla! --- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 "Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.
Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.
Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.
Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
|
|
|
| |
|
Poezite ne kete vellim jane perkthyer nga Y. Stefanllari (vizitor i Forumit Shqiptar) si dhe te tjere lexues te apasionuar pas letersise boterore dhe asaj shqiptare ne pergjithesi.
Larg, andej! ROBERT FROST
Tani unė jashtė shėtit Shkretėtirės Botė, Dhe kėpucėt dhe ēorapet Nuk mė lėndojnė.
Unė lashė pas vetes Miq tė mirė nė qytet. Le tė dėnden prej verės Dhe palosen pėrdhe.
Mos mendo unė ika Pėr shėtitjen nė darkė Si Adami dhe Eva Kur dilnin nė Park.
Mitin harroje. Atje s'ka asnjė qė unė tė dal me ose ai me mua tė dalė.
As kam gabuar Teksa unė vėrej Duke kėnduar: "Unė kam-kėrcyer-andej!"
Dhe mund tė kthehem Nė mbetem i pakėnaqur Me ēfarė mėsova Nga tė qėnėt i vdekur.
O ZEMĖRMIRĖ, DĖGJO TI XHEJMS XHOJS
O zemėrmirė, dėgjo ti Rrėfimin e tė dashurit tėnd; Njė burrė e mbyt pikėllimi Kur miqtė si bėjnė vend.
Atėhere ka pėr tė kuptuar Miqtė qė janė tė rremė Dhe thėngjij tė mbuluar Fjalėt qė ata lėshojnė.
Por njė pranė tij Do tė lėvizė lehtė Dhe lehtė do ti jepet atij Nė rrugėt e dashurisė.
Dora e tij ėshtė poshtė Gjinjve tė saj qark tė lėmuar; Kėshtu ai qė pati brengė Do ketė pėr tu qetėsuar.
Lotė, lotė padobi Alfred, Lord Tennyson
Lotė, lotė padobi, qė nuk e di se ē'thonė, Lotė prej ndonjė thellėsie dėshpėrimi hyjnor Rritur nė zemėr, dhe mbledhur nė sy, Qė shohin fushat e gėzuara tė vjeshtės, Dhe mendojnė pėr ditėt qė vanė.
Tė kthjellėt sa rrezja e parė vezulluese mbi varkė, Qė sjell miqtė tanė lart nga bota tjetėr, Tė trishtė sa i fundmi pėrskuqur mbi tė parin Qė fundoset me gjithė ē'duam pragut matanė; Aq tė trishta, aq tė kthjellta, ditėt qė vanė.
Ah, tė trishta e tė huaja si agimzinjve tė verės Cicėrima mė e parė e zogjve tė pėrgjumur Pėr veshė pajetė, kur ndėr sytė pajetė Kapaku ngadalė hap njė cep qė regėtin; Aq tė trishta, aq tė huaja, ditėt qė vanė.
Tė shtrenjta sa puthjet e kujtimit mbas vdekjes, Dhe tė ėmbla si tė meitit zbukuruar dergjur Nė buzė qė janė pėr tė tjerė; tė thella sa dashuria, Tė thella sa dashuria e parė, dhe tė egra sa s'ka; O Vdekje nė Jetė, ditėt qė shkuan dhe vanė!
SONNET 39 SĖR FILIP SIDNEI
Eja, gjumė! O gjumė, nyje e sigurt e paqtimit Vend i freskėt pėr mendjen, balsam i trishtimit, Pasuria e burrit tė varfėr, lirim i tė burgosurit, Gjykatės i paanshėm midis tė lartit dhe tė varfėrit; Me mburojė tė papėrshkueshme nga tufa mė mbro E kėtyre shigjetave tė egra qė Dėshpėrimi mė fluturoi: Bėj ē'mund e nė mua tė tilla luftra njerėzore ndalo; Njė haraē tė mirė do tė paguaj sikur tė bėsh kėsisoj. Mė merr nė nėnkresa tė lėmuara, shtrat tė dashur, Njė dhomė tė shurdhėr ndaj zhurmave, tė verbėr ndaj dritės, Njė kurorė trėndafilash dhe njė kokė tė lodhur: Dhe nėse kėto gjėra, porsa tė nisin pėr sė mbari, Mos e luaj lutjen tėnde tė rėndė, mbi mua pllakosur, Mė i gjallueshėm se gjetiu, shikoj tė Yjeve pasqyrim.
O Kapedan! Imi Kapedan! UOLT UITMAN
shkruar mbas vrasjes sė Presidentit tė USA Lincoln nė 1865
O Kapedan! imi Kapedan! udhėtimi ynė i tmerrshėm ka mbaruar, Anija pėrballoi ēdo shkatėrrim, ēmimi qė kėrkuam ėshtė fituar, Porti ėshtė afėr, kėmbanat dėgjoj, njerėzit tė gjithė ngazėllejnė, Ndėrsa sytė ndjekin bashin qėndrestar, anija ogurzezė dhe e marrė; Por O zemėr! zemėr! zemėr! O kullim pikash tė kuqe pėrgjakur, Atje nė kuvertė ku imi Kapedan dergjet, Rėnė i ftohtė dhe i vdekur.
O Kapedan! imi kapedan! ngrihu dhe dėgjo kėmbanat; Ngrihu - pėr ju flamuri u shpalos - pėr ju ushtojnė burizanėt, Pėr ju buqetat dhe kordelet bėhen kurorė - pėr supe turma njerėzore Pėr ju thėrrasin ata, masa djaloshare, fytyrat e paduruara kthejnė; Kėtu Kapedan! atė i shtrenjtė! Kjo dorė nėn kokėn tuaj! Ėshtė ndonjė ėndėrr kjo mbi kuvertė, Ju ratė i ftohtė dhe i vdekur.
Imi Kapedan nuk pėrgjigjet, buzėt e tij tė zbehta dhe tė palėvizshme, Ati im nuk e ndjen dorėn time, ai s'ka mė puls por as dėshirė, Anija u ankorua shėndoshė e mirė, lundrimi i saj ka sosur dhe mbaruar, Nga udhėtimi i tmerrshėm anija fitimtare hyn me qėllim tė fituar; Ngazėllehuni O brigje, dhe bini O kėmbana! Por unė mes pikėllimit ēapitur, Eci kuvertės ku imi Kapedan dergjet, Rėnė i ftohtė dhe i vdekur.
Shtetrrethimi HENRI WADSWORTH LONGFELLOW
Madhėrisht, trishtueshėm Sjell tė sajin hidhėrim Kėmbana e shtetrrethimit Qė nis bie me kumbim.
Mbulo thėngjijtė, dhe shuaj dritėn pastaj; puna vjen me mengjesin pushimin me natėn e ndaj.
Errėsira rritet nė dritare Dhe zjarri ėshtė tulatur tingujt shuhen mes qetėsisė Gjithė hapat mė skanė zgjatur.
Ska zėra nėpėr dhoma ska tinguj nė sallon! Gjumi dhe harrimi Pėrmbi gjithēka sundon!
Libri ėshtė pėrfunduar Dhe mbyllur, si dita njėlloj dhe dora qė e shkruajti shtrirė e largoi.
Tymi rrit trillimet; tė harruara shtrirė; si thėngjinjtė nėn hi, aty mbaruar dhe nxirrė.
Kėngėt zhyten nė qetėsi Historia ėshtė thėnė Dritaret janė pis i zi Dhe vatra ėshtė e ftohtė.
Errėt e mė errėt hijet e zeza vazhdojnė Gjumi dhe harrimi pėrmbi gjithēka sundojnė.
Vetmuar Edgar Allen Poe
Prej miturisė s'kam qėnė Si tė tjerė qenė; s'jam ndjerė Porsi sherret; s'thashė buzburo Zjarrmit prej kroi ēfarėdo. Atij burimi s'kam gjerbur Trishtimin; s'mundja pėr tė zgjuar zemrėn njėlloj tė gėzuar; Ē'doja, e doja vetmuar. Atėhere nė mituri, nė agim Tė jetės stuhi - njė vizatim Mbushur dėng me mirė e keq Fshehtėsi qė pas m'u qep: Prej rrėkesė, a shatrivanit, Prej gurit tė kuq tė malit, Prej diellit meje rrethuar Nė ngjyrė vjeshte praruar, Prej tė qiellit vetėtimė Qė sa s'mė fshiku nė fluturim, Prej gjėmimit nė shtrėngatėn, Ajo re qė mori trajtėn (Kur ē'mbet Qiellit vrenjėsi) E djallit nė sytė e mij.
Jonathan Swift (1667-1745) Njė Elegji Satirike nė Vdekjen e njė Gjenerali tė Famshėm Sėvoni
Hirėsia e tij! e pamundur! vdekje pati! I moshuar ishte, kishte zėnė shtratin! Si mundi ai luftėtar i fuqishėm tė bjerė? Dhe sa palavdi, si plot tė tjerė! Mirė, derisa ai ka shkuar, ē'rėndėsi ka si, Trompa e fundit buēitėse mund ta zgjojė tani: Dhe, besomėni, ndėrsa zhurma forcohet, Ai do dėshirojė tė flerė pak e do zgjohet. A ka mundėsi vėrtet tė jetė aq plak Sa gazetat na vunė nė merak? Dy tridhjeta, unė mendoj, ėshtė goxha; Si s'gjeti kohė tė vdiste mė pėrpara. Kėsaj bote ai si shumė i rėndoi; E dogji qiririn e tij e shkrumbėzoi; Dhe kjo arsye, ca njerėz cyt, Se ai la mbrapa njė tė madh (...) Vėr re varrimin e tij tė shikosh, As psherėtima tė sė vesė, as lotė jetimėsh, Mėsuar pėr aq kohė ēdo zemėr tė ēpojė, Ndiq pėrparimin e karrocės qė nė varr do ta ēojė. Po ēke me tė, ndonjė mik i tij mund tė thotė, Ai i kishte ato ndere kur rronte mbi tokė. Vėrtet pėr hesap tė tij si mburravec, Ai i pėrfshiu ato para se tė vdesė. Ejani kėtej, tė gjithė ju kokėbosha, Ju flluska qė ju nxjerin mbretėrit nga fryma; Ju qė plluskoni nga ti shkojė shtetit rryma, Ejani kėtej, shikoni ē'ju ofron e ardhmja. Mburrja le tė mėsojė nga kjo vėrejtje, Se shume kujtojnė se kushdo bėhet Dukė; Gjithė nderet e tij tė xhvatura u flakėn, Ju kthyen pisllėkut prej nga njėherė erdhėn.
Per me shume poezi te perkthyera mund te shkoni ketu
|
|
|
|