|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Jeta i ngjan nje baltovine ku ēdo perpjekje per te nxjerre njeren kembe ben qe te zhytet kemba tjeter.
--- Franz Kafka
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 91 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Naim Frashėri
Nė 6 maj 1886 poeti i madh i Rilindjes, Naim Frashėri, botoi poemėn-himn pėr natyrėn shqiptare "Bagėti e Bujqėsi", e cila ėshtė njė nga veprat monumetale tė letėrsisė sonė. Me kėtė vepėr nisi edhe botimi i veprave letrare tė Letėrsisė sė Rilindjes sonė Kombėtare.
Pulla Postare
Nė 6 maj 1830 pėr herė tė parė nė Angli u aplikua pulla postare, duke nisur kėshtu historinė e pullave postare, qė, pas Anglisė, u pėrhapėn nė vende tė tjera tė Europės.
Kulla Gjigante Metalike
Nė 6 maj 1880 u pėrurua zyrtarisht nė Paris Kulla Gjigante metalike, njė nga mrekullitė e botės. Mori emrin Eifel nga konstruktori i saj, Aleksandėr Eifel.
Ēmimi Oskar
Nė 6 maj 1921 pėr herė tė parė nė Hollivud , nė qytetin e madh tė filmit, u akordua njė ēmim i ri pėr vlerėsimet maksimale, ēmimi Oskar, i cili shoqėrohet edhe me njė shpėrblim tė mirė, qė e jep ēdo vit Akademia e Artit, Shkencės dhe e Filmit nė Hollivud pėr regjisorin, artistėt dhe tė gjithė pėrbėrėsit mė tė mirė tė njė filmi.
|
|
|
|
| |
|
Nje nisme e Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar, beri te mundur pajtimin e dhjete familjeve ne Iballe te Pukes. Ishin ne gjak me njera-tjetren, prej rreth 60 vjetesh. Lirohen pa kushte nga ngujimi, te gjitha grate dhe femijet e mitur, te familjeve qe shtrine doren e faljes. Perfaqesuesit e shtetit, ne kembim, ofruan nje varg investimesh te shpejta.
Rreth 100 gra e femije ne Iballe te Pukes, jane liruar dje pa kushte nga ngujimi shumevjecar. Nisma e nisur nga Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar, rezultoi e suksesshme dje, vecanerisht me dy prej familjeve, Permata dhe Miraka, te cilat ishin ne gjakmarrje prej te pakten 60 vjetesh. Ne ceremoni, ishte e pranishme ne emer te Presidences, vajza e kreut te shtetit Alfred Moisiu, Rubena Moisiu dhe Natasha Paco, Zevendesministre e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar organizoi dje paradite, ne Logun e Geshtenjave, perballe kishes se Iballes ne rrethin e Pukes, ceremonine e pajtimit te disa familjeve qe ishin ne gjak prej shume vitesh me njera tjetren. Kryetari i Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar, Gjin Marku, theksoi ne hapje te kesaj ceremonie, ku merrnin pjese banore te fshatrave te zones se Iballes, Nikaj Merturit e te Rrafshit te Dukagjinit, fillimin e nismes kombetare, per lirimin pa kushte te grave dhe femijeve te ngujuar nga dukuria e gjakmarrjes. Por, per realizimin me sukses te kesaj nisme, Marku kerkoi angazhimin e plote te strukturave te shtetit dhe te organizatave joqeveritare. Ne ceremonine e djeshme, nder dhjete familje qe u pajtuan mes tyre, pas ngujimit shumevjecar, ishin dhe ato Permata e Miraka, ne gjakmarrje prej 60 vjetesh. Rubena Moisiu, duke pershendetur per kete nisme te rendesishme ne emer te Presidentit te Republikes, tha se, "detyra jone permbushet vetem atehere kur asnje familje shqiptare te mos vuaje pasojat tragjike te ngujimit". Kjo nuk eshte nje enderr, as nje synim i tepruar, tha zonja Moisiu. Ne, vijoi ajo, bashkerisht i kemi ne dore mjetet dhe mundesite qe te veprojme dhe te angazhohemi ne menyre te tille, qe te bejme te mundur afrimin e dites se daljes nga ngujimi te familjes se fundit shqiptare. Ne kete rruge te gjate e te veshtire, theksoi zonja Moisiu, "kusht kryesor eshte veprimi i ligjit dhe ushtrimi i plote i autoritetit te shtetit. Asnje ligj moral dhe as rregull i pashkruar nuk mund te zevendesoje ligjet dhe kushtetutat, mbi te cilat jane ngritur dhe vepron cdo shtet demokratik". Zevendesministrja e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Natasha Paco, ne emer te qeverise premtoi mbeshtetje me te madhe me investime nga ana e qeverise per zhvillimin e arsimit, shendetesise dhe infrastruktures ne zonat e thella malore.
Valbona Idrizi
|
|
|
|