Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bota eshte nje komedi per ata qe mendojne e nje tragjedi per ata qe ndjejne.
--- Walpole

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 158 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Elita :: Njė arbėresh i shquar i ditėve tona
Postuar nga: Skampa

Elita Arbėresh je ti, mos e harro
Gjuhėn e mėmės ti mos e largo
Kujtimin e Atdheut ti nė zemėr shtėrngo
Farėn e Skėndėrbeut ti sot trashėgon
(Antonio Bellushi)


Ai rend si Marathonak, rend kudo qė ndodhet gjaku i shprish i arbėrit. Mban ligjerata nė ēdo qendėr tė madhe tė bashkėsive tė diasporės shqiptare nė botė. Ėshtė i thjeshtė, njė prift i njė kishe arbėreshe nė Kozencė. Kėndon kudo qė vete pėr arbėrin, sot nė Greqi, dje ishte nė Australi tek shqiptarėt e ish-Jugosllavis, nesėr vallė nė Nju-Jork, Prishtinė, Tiranė!

E ky Marathonak qė rend me vite tė tėra e nuk ndjenė lodhje ėshtė papa Antonio Bellushi. Prof. Antonio Bellushi ėshtė njė emėr i madh i gjakut tė arbėrit. I njohur e i nderuar nė tė gjithė botėn shqiptare, i respektuar nga shumė figura tė politikės nė SH.B.A, Itali, Greqi, Shqipėri, Kosovė etj. Ai kėrkon, studion, mbledh ēdo copėz tė kulturės mbarė botėrore tė arbėrit dhe kur themi tė arbėrit kuptojmė shqiptare.

Me urat Antonio Bellushin jam njohur nga afėr mė 25 maj 2000, me rastin e prezantimit tė librit tė studiuesit dhe historianit Aristidh Kolės, me titull ??Antonio Bellushi dhe magjia e traditės popullore?? kushtuar shkencėtarit, priftit dhe studiuesit Antonio Bellushit. Atė mbrėmje kishte shumė tė ftuar tė kulturės greke dhe shqiptare, ku pėr fat tė keq mungonte autori i veprės Aristidh Kola, i cili urgjentish u shtrua nė spital i sėmurė rėndė. Me urat Bellushin kuvenduam dhe kėmbyem adresat me njėri-tjetrin, dhe kėshtu ndėrtuam njė lidhje tė ngushtė qė vazhdon akoma edhe sot midis nesh. I lindur mė 1934, nė katundin arbėresh Frashineto tė rrethit tė Kozencės. Pasi mbaroi gjimnazin dhe Liceun Klasik nė Romė, studiojė mė 1956-1962 nė Universitetin e Gregorianė nė Romė, dy vjet Filozofi dhe katėr vjet Teologji. Nė Romė u njoh me prof. Ernest Koliqin, i cili i ndezi dashurinė pėr kulturėn e tė parėve shqiptare. Prof.Koliqi e ftoi urat Bellushin qė tė bashkėpunonte me revistėn ??Shejzat??. Nė revistėn ??Shejzat??, Bellushi botoi shkrimet e para rreth studimeve pėr arbėrorėt nė Greqi.

Mė 1963-1965, prift Bellushi punoi nė njė katund arbėresh, nė Shėn Sofia Epiros nė Kalabri, dhe bashkė me priftin Jani Kaparrelli botuan revistėn ??Dita jonė??. Mė vonė do tė dėrgohej tė punonte nė katundin tjetėr arbėresh, nė Shėn Kostandin Arberesh. Nė vitin 1966, papa Bellushi themeloi revistėn ??Vatra jonė?? e cila u botua pėr katėr vjet rreshtė dhe nė tė punonin tre mėsues dhe njė mjek, dhe shkruanin pėr ngjarjen e katundit Shėn Kostandinit. Ipeshkėvi e dėrgon nė vitin 1973, nė katundin arbėresh, Falconara Albanese si famullar. Mė tej dėrgohet tė punojė prift nė Kozencė pėr t?u predikuar pėr arbėreshėt, dhe atje vazhdon tė punojė edhe sot. Nė vitin 1980, themeloi revistėn kulturore italo-greko-shqiptare ??Lidhja?? e cila botohet ēdo gjashtė muaj dhe ėshtė bėrė njė organ lidhjesh shpirtėrore e kulturore, me Shqipėrinė, Kosovė, FYROM, Malin e zi, Greqinė, dhe tė gjithė shqiptarėt nė Diasporė. Revista ??Lidhja?? ėshtė vazhduesja e revistės ??Vatra Jonė?? e cila ėshtė organ i Qėndrės Kulturore ??Gjergj Kasrioti?? nė Kozencė.

Nė janar tė vitit 1994, me dekret, tė Kryetarit tė Republikės sė Shqipėrisė Prof.Dr.Sali Berisha, u miratua dhėnia e nėshtetėsisė shqiptare Prof.Antonio Bellushit. Dhe mė 29 janar 1994, sekretari i pėrgjithshėm i Kryesisė sė Shqipėrisė, Dr.Kolec Topalli i dhuroi pasaportėn shqiptare urat Bellushit. Mė pas ushtari arbėresh besnik Antonio Bellushi, vrapoi me pasaportin nė dorė, pėr tu bekuar tek komandanti legjendar Gjergj Kastrioti Skėnderbeg. Kėshtu mbas pesė qindvjetėsh, ushtari i parė besnik arbėresh ishte qytetar i Shqipėrisė. Shumė herė famullari Bellushi u ka shkruar qeverive tė Shqipėrisė dhe Italisė, pėr hapjen e mėsimit e gjuhės shqipe nė Katundet qė banohen nga arbėreshėt nė Itali. Dhe papa Bellushi do tė ndihej i lumtur kur Kuvendi Popullor Italian zyrtarizoi ligjin pėr ??Pėrdorimin e gjuhėve tė pakicave historike?? mė 15 dhjetor 1999. Kjo ishte njė dhuratė e madhe, qė gėzoi pa masė arbėreshėt nė Itali. Dhe sot arbėreshėt pėrdorin gjuhėn shqipe nė Liturgjinė hyjnore bizantike nė kishė dhe nė shkresat zyrtare nė Katundet qė banohen nga ata. Kėshtu zogu arbėr kėndon ēdo mėngjes shqip nė folenė arbėreshe nė Itali.

Nė shtator tė vitit 1989, Kėshilli i qytetit tė Detroitit nė SH.B.A e nderon Prof.Antonio Bellushin, pėr veprimtarinė e tij studiuese kultutore dhe me kėtė rast u shtrua njė darkė e madhe nė restorantin ??Meritage?? me kėngė dhe valle shqiptare.

Kryeministri italian Xhulio Andreoti nė nėntor tė vitit 1990 do ta nderonte studiuesin, poetin, gazetarin Antonio Bellushin me ēmimin ??Premio Della Cultura?? tė vitit 1990.

Shoqata Kombėtare Mbarėshqiptare ??Ismail Qemal-Vlora?? mė 9 maj 1995 i dhuron z.Antonio Bellushit ēmimin Kulturor Kombėtar ??Ismail Qemal-Vlora??. Me kėtė rast nė Biblotekėn e qytetit tė Vlorės u organizua veprimtaria kulturore pėr 15 vjetorin e themelimit tė revistės italo-greko-shqiptare ??Lidhja??(1980-1995).

Mė 15 maj 1995, Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė nė Tiranė i dha titullin e nderit Prof.Antonio Bellushit ??Doctor Honoris Cauza?? pėr ndihmesėn e veēantė pėr mbledhjen, sistemimin, studimin dhe botimin e entologjisė dhe folklorit tė arbėve nė Itali dhe Greqi. Ky ishte i pari ēmim qė dhurohej nga Akademia e Shkencave tė Tiranės, dhe papa Antonio Bellushi ėshtė ??Doktori i Parė Nderi,,.

Lidhja shqiptaro-amerikane e Nju-Jorkut, e ka bėrė Antonio Bellushin ??Antar nderi??.

Famullari i kishės arbėreshe nė Kozencė urat Antonio Bellushi mė 13 korrik 1990 do tė gjendej nė Brindizi, pėr tu shtėrnguar duart bijėve tė shqipes qė ēanė muret e ambasadave tė huaja nė Shqipėri. Ai kuvendoi me ta duke rregjistruar kėto lidhje tė arbėrit dhe botuar nė revistėn ??Lidhja??. Ēdo shqiptar i tregonte papa Bellushit pėr vrasjet, burgimet, internimet, pėr varfėrinė dhe vuajtjet e popullit nga regjimi diktatorial komunist i kohės. Urat Bellushi do tė qėndronte nė kampin e refugjatėve nė Brindizi bashkė me arbėreshėt e tjerė duke ndihmuar me ushqime, veshje dhe ndihmė shėndetėsore deri sa trimat e thyerjes sė murit tė diktaturės tė niseshin me tren nė vendet e tjera tė europės demokratike. Por papa Bellushi nuk do tė ndahej lehtė nga brigjet e Brindizit, nė muajnė mars 1991, mijėra shqiptar do tė hypnin nė anijet duke u nisur pėr njė jetė mė tė mirė ekonomike nė Itali. Antonio Bellushi do rendėte si marathomak nė ēdo ēadėr kampi pėr tu takuar me njerzit e halleve dhe interesuar pėr shėndetin e tyre. Nė atė kohė gjendja psikologjike morale, shpirtėrore ishte dramatike e refugjatėve shqiptarė qė sapo kishin mbritur nė Brindizi. Ata njerės tė ikur, dukeshin rrugėve tė Italisė si tė verbėr, memecė, si njė fėmijė i pa zhvilluar mirė. Ēdo fshat arbėresh, nė Shėn Sofia Epiro, Shėn Mitėr Korone, Shėn Kostandin Arbėresh, Shėn Pal Arbėresh, Shėn Vasil, Frashtin, Ēivit, u bėnė streha mė e ngrohtė e kėtyre njerėzve qė kishin braktisur atdheun. Intelektualėt arbėresh tė prefekturės sė Kozencės u interesuan qė shumė shqiptarė tė punėsoheshin pėrgjithmon nė kėtė prefekturė qė banohet nga arbėreshėt.

Papa Bellushi do tė mblidhte mbresa tė bukura, por edhe tė dhimėshme pėr atė kohė tė vėshtirė qė po kalonte populli shqiptar dhe Shqipėria. Revista ??Lidhja?? u bė zėri i halleve tė refugjatėve, u bė lidhėsja mė e mirė midis arbėreshėve dhe shqipėtarėve tė ardhur me anijet refugjate. Nė redaksinė e revistės ??Lidhja?? mbrinin pėr ditė letra falenderimi nga shqiptarėt, mirėnjohje pėr ndihmėn qė dhanė papa Bellushi me arbėreshėt e tjerė atė kohė tė vėshtirė.

Kosova njė tragjedi e dhimėshme e popullit shqiptar, e cila filloi nga shekuj e mė parėshėm, nuk mund tė rrinte pa prekur shpirtin dhe zemrėn e urat Antonio Bellushit. Pėr herė tė parė urat Antnio Bellushi e vizitoi Kosovėn mė 1970, i shoqėruar nga Prof.Janura. Nė Kosovė papa Bellushi u takua me shumė intelektualė tė cilėt bashkė ndėrtuan njė urė lidhėse dhe ēėshtja e Kosovės nė revistėn ??Lidhja?? do tė kishte faqen e saj nė ēdo numėr botimi. Mė pas do tė vizitonte Kosovėn mė 1977, 1980, 1982, 1983, 1985 e mė tej, duke marė pjesė nė ēdo Seminar tė Gjuhės dhe Kulturės Shqiptare, si dhe nė Kuvendin e Ffolkloristėve nė vitin 1986. Revista italo-greko-shqiptare ??Lidhja?? qė nga viti 1981, hapi rubrikėn ??Jeta Kosovare?? nė tė cilėn u botuan shkrimet e akademikut Esad Mekullit, tė prof.Shefqet Plluna, poezi tė Ali Podrimja, Mark Krasniqit, Ibrahim Kadriu e shumė e shumė tė tjerėve.

Nė prill tė vitit 1989, arbėreshėt e Kalabrisė, zhvillluan nė Kozencė njė manifestim nė favor tė tė drejtave tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavinė. Manifestimi filloi me meshėn e mbajtur nė lutje pėr Kosovėn nga prifti Antonio Bellushi nė kishėn e ??Shėn Shpėtimtarit??. Mė pas u vazhdua nėpėr rrugėt kryesore tė Kozencės, dhe qėndruan nė sheshin e Plebishtit ku ndodhet pėrmendorja e Gjergj Kastriotit Skanderbeg. Nė kėtė manifestim u mbajtėn ligjerata nga intelektualėt arbėreshė, ku dėnonin dhunėn qė ushtronte policia serbe kundra popullatės shqiptare nė Kosovė. Manifestimi nė atė kohė u transpetua direkt nga RAI. Njerės tė ditur y6arbėreshė u kanė shkruajtur shumė herė letra kryetarėve tė shteteve tė mėdha tė botės si; SH.BA, Rusisė, Anglisė, Italisė, O.K.B, Vadikanit, Francės. Pėr dhembjen e shqiptarėve tė Kosovės. Ata u bėnin thirrje qė tė ndėrhyjej pėr ndalimin e dhunės nė ish-Jugosllavi. Kėshtu arbėreshėt e Italisė jepnin ndihmėn e tyre pėr ēėshtjen kombėtare tė Kosovės.

Pėr herė tė parė urat Antonio Bellushi do tė shkonte nė vatrat e mėrgimtarėve shqiptarė nė SH.B.A, dhe Kanada mė 1989. Ku do tė takohej me figura tė njohura tė diasporės shqiptare si, Antonio Athanasi, Ekrem Bardha, Baba Rexhepi i Teqes nė Detroit, Dr. Rexhep Krasniqi, At Artur Liolin, Kongresmenin arbėresh-amerikan Joseph Dioguardi dhe mijėra kurbetlinjė tė tjerė. Papa Bellushi vizitoi dhe varrin e Dr.Mitropolitit Fan Nolit, ku mė pas mbajti edhe njė meshė nė kishėn e ??Shėn Gjergjit?? nė Boston.

Nė prill tė 1990, prifti Bellushi do tė bėnte vizitėn e dytė nė SH.B.A, i ftuar nga Kongresmeni arbėresho-amerikan Joseph Diguardi, kryetar i Lidhjes shqiptaro-amerikane tė Nju-Jorkut. Pėr tė marė pjesė nė Kuvendin madhėshtor tė organizuar nė Sheritan Center tė New-York City, ku merrnin pjesė shumė figura tė njohura tė Kosovės dhe tė Diasporės, midis tyre, Rexhep Qosja, Ibrahim Ruguva, Veton Surroi, Shkelzen Maliqi, Idriz Ajeti, Tom Berisha, Halil Matoshi, Antonio Athanasi, Ekrem Bardha, Joseph Dioguardi, At Artur Liolin etj. Rreth 2600 mijė shqiptarė tė ardhur nga ish-Jugosllavia, Europa, SH.B.A, Australia, Kanadaja, Zerlanda e Re etj. Ishin tė gjithė tė bashkuar pėr ēėshtjen e Kosovės.

Nė atė Kuvend u mbajtėn ligjeratatė ndryshme pėr tė drejtat e shqiptarėve nė Kosovė, me temė ??Liri pėr Kosovėn??. Aty folėn dhe Senatorėt amerikan Lary Preshler, Alfons D?Amato, Frenk Lotenberg, Kongresmenėt Tom Lantosh, Joseph Dioguardi, tė cilėt nė fjalėn e tyre mbėshtetėn kėrkesat e drejta tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi. Studiuesi, poeti, gazetari Antonio Bellushi do tė shkonte deri nė Australinė e largėt pėr tė takuar dhe kuvenduar me shqiptarėt e mėrguar nga Kosova, Mali i zi, FYROM.
Knuesi dhe i ndershmi papa Antonio Bellushi dhe revista ??Lidhja?? do njiheshin dhe lidheshin ngushtė edhe me arvanitėt e Greqisė. Takimet e shumta do tė bėnte papa Bellushi me studiuesin Aristidh Kolėn, Jorgo Gjeru, Jorgo Mihėn, me Mitropolitin e Korinthit Panteleimos, Dr.Jorgo Haxhisotiriu, Thanasis Moraitis, Marko Dragumi, Keti Papanika etj. Urat Bellushi do tė vizitonte Greqinė ēdo vit duke bėrė njė punė madhėshtore pėr traditat, gjuhėn, zakonet e arvanitasve(arbėrorėt). Ai ka njė njohje tė gjerė pėr historinė, kulturėn, gjuhėn, botimet nė terrėsi tė arvanitėve(arbėrorėve), dhe puna e studiuesit Bellushi njihet botėrisht nė kėtė fushė.

Nė pėrfundim tė kėsaj pėrmbledhje tė shkurtėr mbi veprimtarinė kulturore-shkencore tė prof. Antonio Bellushit, duhet thėnė se ai ėshtė njė studiues i vėrtetė. Qė me punėn e tij shkencore na ka sjellė dėshmi tė elementėve tė kulturės sė vjetėr shqiptare nė Itali, Greqi, Zara etj. Rezultatet e punės shkencore sė urat Bellushit i ka botuar nė libra si dhe nė revistėn qė drejton ??Lidhja??. Papa Antonio Bellushi nuk ėshtė vetėm njė studiues i shquar, por ai ėshtė dhe njė zog lajmėtar, njė knues i bashkimit tė shpirtrave tė shqiptarėve. Me udhėtimet e tij nė vendet qė jetonė diaspora shqiptare, ai ka ngritur zėrin qė shqiptarėt kudo qė ndodhen tė kenė njė zė tė vetėm pėr ēėshtjet madhore kombėtare.

Veprat kryesore tė botuara nga urat Antonio Bellushi jane:

1- ?Vatra Jonė? libri i botuar mė 1991, ėshtė pėrmbledhja e shkrimeve tė botuara nė revistėn ?Vatra
Jonė? mė 1966-1969.
2- ?La Pastorizia? libėr i botuar mė 1991, ėshtė botuar nė revistėn ?Shėjzat? Romė mė 1966-1969.
3- ?Dizionario Fraseologico degli Albanesi d?Italia e di Grecia? libri u botua mė 1991.
4- ?Il Telai? libėr i botuar mė 1990.
5- ?Magjia Miti e Credenze Populari? libėr i botuar mė 1992.
6- ?Ricerche e studi tra gli arberori dell?Ellade? libri i botuar mė 1994.
7- ?Canti Sacri Tradizionali Arbėreshė?

Mėmė-Atdhe
Unė tė thėrras; Atdhe!
Po ti mė harrove
Edhe sot
Qė je komb,
I pavarur dhe i lirė!
Unė tė kėrkoj; Mėmė-dhe!
Po mollėzat e tu tė pjekura
I ke tė zbrazta
Vetėm pėr mua
Unė tė kėndoj; More!
Ka pes shekuj!
Verė e dimėr
Po Besa e Kuqe
Qė ty tė gėzon
Mua mė pengon!
Po fjala e Trimit
Qė ty lė lartėson,
Mallin mua ma vret!
Mėmė-Atdhe, ku mė je?
(Antonio Bellushi)

Ēdo shqiptar mund tė shfrytėzojė bibliotekėn e urat Antonio Bellushit nė faqen e internetit, www.bibliotecabellusci.it dhe www.lidhja.6go.net.

Adresa e letėrkėmbimit:
Papa Antonio Bellushi
via Pollino 65, t.k 87010
Frashineto, Kozencė, Italia
E-mail lidhja@tiscat.it

--------------------------------------------------------
Duke respektuar revisten ?EKSKLUZIVE? Maj 2003.
Autor Arben Llala


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.