|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Nje krim i pergjithesuar shume shpejt kthehet ne nj te drejte.
--- Lebon
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 122 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Haki Stėrmilli
Nė 7 maj 1985 u nda nga jeta shkrimtari Haki Stėrmilli, njė nga penat mė tė fuqishme tė brezit tė viteve
'30, qė u bė i njohur veēanėrisht pėr romanin "Sikur tė isha djalė". Vepra tė tjera tė Stėrmillit janė:
"Kalorėsi i Skėnderbeut", "Dibranja e mjerueme", "Dashuni dhe Besnikėri", "Burgu", etj.
Jani Minga
Nė 7 maj 1947 mbylli sytė mėsuesi patriot Jani Minga. Mori pjesė nė tė gjitha kongreset arsimore; ishte
nismėtar pėr krijimin e klubit atdhetar "Labėria" dhe i hapjes sė shkollės shqipe nė Kaninė, ndėrkohė
hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombėtare shqip pėrgatitore", "Abetare shqip kėndimore",
"Gramatikė e gjuhės shqipe", etj. Nė 1912-n Minga mori pjesė nė Kuvendin Kombėtar qė shpalli
pavarėsinė.
Sėr Maki Edgar Lysien Malouan
Nė 7 maj 1904 u lind nė Londėr sėr Maki Edgar Lysien Malouan, njėri nga arkeologėt mė tė suksesshėm
europianė qė punoi pėr qartėsimin e origjinės sė qytetėrimit nė Lindjen e Afėrme, dhe u shqua pėr punėn
nė qytetein e rrėnuar Nimrad, kryeqyteti i fundit i Perandorisė siriane. Vdiq nė vitin 1978.
|
|
|
|
| |
|
Tropojanet prishen traditen e fitoreve radhazi te Partizanit, Tiranes e Vllaznise, duke u bere i pari ekip verilindor qe arrin nje sukses te tille, jo vetem ne basketboll per meshkuj, por ne te gjitha llojet e lojrave me dore. Cilat ishin arsyet e suksesit dhe cfare do te arrijne ne kupat europiane
Bledar KUKA
TIRANE - Valbona e Tropojes u shpall para dy ditesh kampione e vendit ne basketboll per meshkuj, duke shenuar nje arritje te papare deri me sot. Jo vetem sepse ky klub nuk kishte arritur nje medalje kaq te larte ne historine e sporteve ne Shqiperi, por edhe sepse behet i pari qe fiton nje titull ne lojrat me dore, per gjithe Shqiperine Verilindore. Skuadra tropojane, e drejtuar nga trajneri Adem Muhametaj dhe e financuar nga sponsori Avni Ponari, presidenti i kompanise "Sigal", ia doli te mposhtte ish-kampionen ne fuqi, Tiranen, pas 3 ndeshjeve qe i fitoi te gjitha. Skuadra ishte e perbere nga lojtare nga Tropoja, por edhe nga 4 basketbolliste nga Shkodra: Bilali, Vorfa, Halili e Llazani.
Basketbolli eshte nje nga sportet me me tradite ne Tropoje. Qe prej 15 vjetesh, ekipi i meshkujve ka konkurruar me dinjitet mes me te mireve te vendit, duke i zhvilluar ndeshjet ne fushen sportive te lojrave me dore, te qytetit. Kjo, deri ne vitin 1997, kur per shkak te trazirave, u vendos nje rregull qe lejonte vetem ndeshje ne Pallate Sporti. Qe prej asaj kohe, Valbona ishte gjithnje "e pastrehe", duke i zhvilluar ndeshjet ne Tirane. Trajneri Muhametaj, nje njeri qe me basketbollin eshte marre prej 20 vjetesh, thote se "era e ndryshimit u ndie qe ne gusht te vitit te kaluar, kur kompania Sigal u be sponsori yne". "Kam dy vjet qe jam trajner, - thote ai, - por ky sezon ka qene krejt ndryshe". Megjithate duhej pritur deri ne janar te 2003 qe skuadra te perforcohej. Me financimin e Sigal u moren lojtare cilesore si Bilali (nga Kosova), apo shkodranet e tjere qe erdhen nga Vllaznia, ne krize ekonomike. Ponari mendon se financimi i tij ka me shume baza biznesi sesa krahinore. "Une kam paguar operacion per nje lojtar vlonjat te futbollit qe nuk ia kujtoj tani emrin, - thote ai, - kam paguar per Dinamon, pra nuk eshte se po jap vetem per Valbonen. Por, ne kete rast, pashe se ky ekip ishte shume i mire dhe i kerkova qe te dilnin kampione".
Megjithate Valbona nuk ishte me e mira, ne perfundim te fazave te rregullta te kampionatit, para play off. Sipas trajnerit Muhametaj, kjo ndodhi per disa arsye. "Se pari ne kishim nje ekip te ri, - sqaroi ai, - jo nga mosha, por nga fakti se lojtaret u grumbulluan vone. Pastaj, ne punuam me strategji qe ekipi te ishte ne formen maksimale, kur te vinte play off".
Pershendetja per tifozet dhe Sigal
"Pershendes ne radhe te pare tifozet tropojane, - thote Muhametaj, - qe mbushen Pallatin e Sportit, pas kaq e kaq vitesh. Ata u treguan me shume se qytetare. Ne 11 ndeshje na kane ndjekur pa nderprerje dhe nuk kane krijuar asnje incident. Per kete mund te pyesni edhe punonjesit e rendit". Pershendetja dhe dedikimi i dyte eshte per Sigal. "Pjesa me e madhe e merites i takon Sigal-it, - thote Muhametaj qe krijoi nje ekip te tille. Pastaj vjen puna jone".
Ponari premton kupat europiane
Ndersa drejtuesit e Valbones e shohin me dyshim pjesemarrjen ne sezonin e ardhshem te kupave europiane, nuk ndodh keshtu me presidentin e Sigal, Avni Ponarin. "Une sapo jam kthyer nga Zvicra, - nis te flase, ai, - ku u festua 160 vjetori i nje kompanie sigurimesh. E them kete per te theksuar se planet tona jane afatgjata. Nuk kam sponsorizuar Valbonen vetem per nje sezon. Do te marrim pjese ne kupat europiane".
|
|
|
|