Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Frika eshte pjella kryesore e dyshimit, dhe nje nga pjellat me kryesore te ligesise. Fitorja mbi friken eshte fillimi i mencurise.
--- Bertrand Russell

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 158 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Demokraci :: Mesimdhenia shqiptare dhe standartet perendimore
Postuar nga: Albo

Demokraci Pa metodologji moderne mesimdhenje, nuk ka universitet perendimor.

Nga Edmond Cata, M.A. Shkencat Politike

Dy aspekte tė tjera akademike mbi tė cilat do tė ndjehej ndryshim, nėse do tė ndiqej modeli amerikan, janė: metodologjia e mėsimdhėnies dhe marrėdhėniet profesor-student. Pse dhe si orientimi mbi modelin amerikan do tė ngrinte cilėsinė e mėsimdhėnies dhe ofronte njė realitet tjetėr nė marrėdhėniet profesor-student?
Katėr janė parimet qė garantojnė cilėsinė dhe suksesin e mėsimdhėnies e marrėdhėniet profesor-student:
Sė pari, ėshtė karakteri “pluralist” i informacionit. D.m.th. studenti ekspozohet para tė gjitha pikėpamjeve, rrymave a teorive qė popullojnė tregun e ideve, debateve teorike apo zgjidhjeve praktike. Ajo qė e bėn funksionimin e kėtij parimi tė jetė efektiv nė formimin e studentit janė dy faktorė: cilėsia e pėrgatitjes akademiko-profesionale tė profesoratit dhe liria e shprehjes. D.m.th. studenti ėshtė i lirė tė artikulojė pikėpamje apo teori, pavarėsisht pozicionimit qė ato pėrfaqėsojnė.
Parimi i dytė lidhet me atė se si konceptohet mėsimdhėnia. Kjo nuk bėhet sipas skemės “profesori vetėm jep leksion, studenti vetėm qėndron pas bangės”, por: ai stimulon debatin, pjesėmarrjen aktive tė studentit, nxitjen e tė menduarit nė mėnyrė kritike dhe pėrpunimin e informacionit mbi trininė tezė – antitezė - sintezė. Ajo qė e bėn mėsimdhėnien tė jetė efektive e cilėsore ėshtė, sė pari, komunikimi jo paternalist. Profesori vėrtet disponon njohuri e sens analize superiore pėrballė studentit, por kjo nuk ēon nė mbytjen e komunikimit. Ēdo debat profesor - student pėrfaqėson dhe synon identifikimin e “common ground” dhe diferencave nė pikėpamje. Sė dyti, roli prej “moderatori” i profesorit. Ky vėrtet ofron hapėsirė pėr debat dhe artikulim pikėpamjesh tė ndryshme. Por kurdoherė qė devijimi nga pozicionet qendrore shkon tepėr larg, “misioni” i profesorit ėshtė risjellja e debatit brenda “common ground”-it.
Parimi i tretė, lidhet me mėnyrėn se si konceptohet komunikimi nė tė shkruar. Njė model normash pėrcakton nė mėnyrė tė detyrueshme tė shkruarit apo se si mendohet, kritikohet, strukturohet apo eksplorohet nje temė. Ajo qė dallon shkollarin amerikan ėshtė stili i qartė, konciz dhe i strukturuar nė tė shkruar. Ka kontribuar pėr kėtė: e para, ekzistenca e programeve tė detyrueshme pėr studentėt, qė mėsojnė si komunikohet me shkrim. E dyta, cilėsia e standarteve tė pėrpunimit tė informacionit. Studenti mėsohet tė pėrpunojė e komunikojė informacionin mbi argumente, d.m.th., i mėsohet se komunikimi ėshtė cilėsor kur arrin tė shprehė qartė cili ėshtė problemi qė shtrohet; cilat janė pikėpamjet pro e kundėr, cila ėshtė teza jote; ē’metodologji mbėshtet argumentin; cilat janė konkluzionet.
Parimi i katėrt lidhte me atė se si konceptohen marrėdhėniet profesor-student. Nė kėto marrėdhėnie sundon toleranca, fleksibiliteti, qartėsia pėr raportin tė drejta - detyrime dhe vlerėsimi shumėkomponentėsh. Ajo qė krijon njė atmosferė tė tillė janė: e para, koncepti i studentit pėr shkollėn. Shkollimi nuk ėshtė as imponim, as zgjedhje e bėrė nga halli nė mungesė tė alternativave tė tjera, por zgjedhje, dėshirė e kalkulim individual. Ē’rezultate arrihen, ėshtė pėrgjegjėsi dhe produkt i investimit tė studentit, seriozitetin e tė cilit e kushtėzon tregu: tregu ofron vende pune; vendet e punės kėrkojnė tė kesh kualitete; kualitetet fitohen gjatė shkollimit. E dyta, ėshtė konceptimi i rolit tė profesorit. Ky ėshtė aty pėr tė ndihmuar studentin pėr problemet qė i dalin dhe pėr ta udhėzuar si tė suksesojė. E treta ėshtė mekanizmi i vlerėsimit tė dijeve tė studentit. Ky funksionon mbi njė numėr komponentesh, nė mėnyrė qė vlerėsimi i tij tė jetė sa mė pak subjektiv.
Nė ē’mėnyrė hedhja e vėshtrimit nga kėto parime tė metodologjisė amerikane tė mėsimdhėnies do tė ngrinte cilėsinė dhe efektivitetin e mėsimdhėnies nė universitetin tonė?
Sė pari, diversifikimi i informacionit akademik do ta bėnte formimin e studentit mė tė kompletuar. Diversifikimi i informacionit akademik ka filluar. Por kjo, mė e pakta, mbetet ende larg standarteve perėndimore dhe, mė e shumta, ėshtė kthyer nė kaos. Arsyet? Njėra mund tė gjendet te defiēencat qė mbart pėrgatitja profesionale e pedagogut shqiptar (megjithė kualifikimet e bėra) pėr tė zotėruar e njohur informacionin nė thellėsi. Tjetra mund tė gjendet te mungesa e librarive fizike a elektronike moderne, me informacion divers e lehtėsisht aksesibėl. Duke iu referuar Refik Kadisė, Hagelund (Higher Education in Albania, May 2001, p. 8) gjen si pengesė faktin qė libraria fizike e UT-sė, universitetit mė tė mirė nė Shqipėri, ka vetėm 400 mijė libra. Ku 70% janė nė rusisht dhe tė 20 vjetėve mė parė. Ndėrsa pėr librari elektronike, as qė mund tė bėhet fjalė (universitetet nuk kanė as internet). Studenti perėndimor shumicėn e materialeve plotėsuese i gjen pėrmes librarive elektronike. Kjo gjė parė nė kontekstin e universiteteve shqiptare mund tė duket utopi e parealizueshme. Por kjo do t’i ofronte studentit dhe profesorit shqiptar seriozitet dhe lehtėsi nė rėnien nė kontakt me informacionin akademik, qoftė tradicional, qoftė bashkėkohor.
Sė dyti, mėsimdhėnia do tė dilte nga skema e “mėsimit pėrmendėsh”, siē konstaton Hagelund (Higher Education in Albania, May 2001, p. 8); do tė sillte eleminimin e asaj situate tė sotme ku, siē thotė Adem Tamo (“Rreth konceptit tė lirisė akademike dhe autonomisė universitare”, “Korrieri” 26 janar 2003), pakkush ēan kokėn se ē’u thuhet studentėve, askush nuk diskuton programe apo teknika mėsimdhėnieje. Niko Pojani (“Shkolla e Lartė dhe mungesa e progresit”, “Koha Jonė”, 26 dhjetor 2002) thotė se pjesėmarrja e pedagogėve shqiptarė nė programin “Tempus” ka ndryshuar diēka edhe nė aspektin didaktik. Por hedhja sytė nga modeli amerikan i mėsimdhėnies do tė sillte diēka mė tepėr: mėsimdhėnie mė interesante; lidhje dhe vėshtrim tė informacionit akademik me dhe sipas problemeve tė kohės; hapėsirė mė e madhe pjesėmarrjeje pėr studentin pėr ta bėrė trurin e tij “tė vihej nė lėvizje”; vėnie e profesoratit para kėrkesės pėr tė rinovuar dijet dhe informacionin e ofruar prej tij dhe qenia nė korrent me zhvillimet mė tė fundit nė fushėn e tij tė ekspertizės.
Sė treti, kultura e tė shkruarit do ndryshonte. Si? Duke eleminuar inflacionin verbal dhe mungesėn e substancės e mendimit; duke rritur dhe bėrė nivelin e shprehjes tė qartė, kuptueshėm, “right to the point,” tė strukturuar dhe tė mbėshtetur nga argumente tė diskutuesve tė tjerė. Kjo do t’i jepte fund abuzimit me vėmendjen e lexuesit, mungesės sė seriozitetit kur debatohet dhe boshllėkut nė komunikim qė dominon jo vetėm komunikimin nė media, por nė fusha tė tjera. Futja e programeve mėsimore me destinacion tė mėsuarit e tė komunikuarit me shkrim nė vitet e para universitare, veēanėrisht do tė shėnonte fillimin e afrimit tė kulturės sonė tė tė menduarit dhe tė tė shprehurit me atė perėndimore.
Sė katėrti, marrdheniet profesor-student nuk do tė mbeteshin mė peng i sjelljes paternaliste e autoritare apo i subjektivizmit nė vlerėsimin e progresit dhe pėrgatitjes sė studentit. Rasti “Fuga” nė Fakultetin Juridik, do tė ishte njė skenar i pakonceptueshėm pėr modelin amerikan tė marrėdhėnieve profesor - student. Demokratizimi e konceptimi i marrėdhėnieve student - profesorat mbi parimet e shkollės amerikane kėrkon sė pari ndryshimin e sistemit ekzistues tė vlerėsimit dhe sė dyti, rikonceptimin prej pedagogut shqiptar tė rolit dhe figurės sė tij nga pikėpamja e vlerėsimit qė ka nė dorė. Sepse ka ardhur koha tė kuptohet qė “xhandari” dhe treguesi i cilėsisė sė pregatitjes sė studentit nuk ėshtė nota, por kėrkesa e tregut tė punės dhe aftėsia e studentit pėr t’iu pėrgjigjur profesionalisht kėrkesave tė tregut.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.