|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ai qė s'bindet, nuk din tė komandojė --- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 63 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Ndėr figurat mė tė rėndėsishme dhe mė tė qėndrueshme tė Rilindjes Kombėtare ėshtė edhe At Shtjefėn Gjeēovi, apo siē e quanin nė fėmijėri Hili (Mihilli) i Vogėl.
Shtjefėn Gjeēovi u lind mė 12 Korrik 1874 nė Janjevė tė Kosovės. Mėsimet e para i mori nė vendlindje, i vazhdoi nė Kuvendin franēeskan tė Troshanit (Shqipėri), nė Dėrventė (afėr Banja Llukės) dhe nė Fojnicė e Kresheve tė Bosnje-Hercegovinės. U shugurua prift nė Zllakuqan (afėr Klinės), mė 25 Korrik 1896. Shėrbeu nė Zllakuqan, Pejė, Gllogjan tė Pejės, nė Gjakovė e Zym tė Hasit tė Thatė tė Kosovės, si dhe nė Theth, Gomsiēe, Rubik tė Kurbinit, Vlorė, Prekal tė Shalės e vende tė tjera tė Shqipėrisė si edhe nė Zarė tė Kroacisė e Livno tė Hercegovinės. U vra nga pushtuesi serb nė Zym tė Hasit tė Thatė mė 14 Tetor 1929.
At Shtjefėn Gjeēovi u lind dhe u rrit nė shtratin e Rilindjes Kombėtare. Ishte personalitet i rrallė i fesė dhe i kombit. I nderuar nga mbarė kombi shqiptar ishte pishtar i devotshėm i shqiptarizmės, atdhedashurisė dhe i arsimit e kulturės shqi-ptare. Atė Shtjefėn Gjeēovi bėri gjurmė tė pashlyeshme nė fushėn e teologjisė sė krishter (Katolike), nė fushėn e arsimit, tė arkeologjisė, historisė, etnografisė, mbledhjes, sistemimit e kodifikimit tė tė drejtave zakonore shqiptare, mbledhjes sė folklorit, nė fushėn e krijimtarisė sė prozės e poezisė, si edhe tė pėrkthimeve. Gjeēovi ishte njė figurė e gjithanshme qė do tė thotė se vepra dhe kontributi i tij pėrbėjnė tiparet dalluese tė atdhetarizmit e iluminizmit shqiptar. Ai hapi 11 shkolla shqipe dhe punoi nė detyrėn e mėsuesit tė shqipes nė mė shumė se 20 shkolla tė tjera. Themeloi koleksionin e parė arkeologjik nė trojet shqiptare. Pėr kontributin dhėnė afirmimit tė vlerave kombėtare fitoi admirim nė nivelin kombėtar dhe nga qarqet shkencore evropiane, pėr ēka edhe u titulla Doktor Nderi nė Universitetin e Lajpcigut tė Gjermanisė.
Ndėr veprat mė tė rėndėsishme tė Atė Shjefen Gjeēovit qė kanė lėnė gjurmė nė letėrsinė shqipe dhe pėrgjithsisht nė kulturėn tonė janė: "Dashnia e atdheut" (1901), "Jeta e shėn Luēisė" (1904), "Agimi i Gjydetnisė" (1910), "Nji argtim arkeologjik" (1902), "Sebaste s'Armeni apo nė Arbėri" (1921), "Trashėgime thrrake-iliriane" (1924), "Trashėgime pellazge nė traditėn shqiptare" (1914), si dhe veprat qė u botuan mė vonė si "Kanuni i Lekė Dukagjinit" (1933), "Shėrbyesi i botės ose Jeta e Jezu Krishtit" (1997), apo veprat qė ndodhen nė dorėshkrim, si "Trashėgime ilire nė traditėn shqiptare", "Pėrrallat popullore" (1903), "Doke e zakone vdekjeje" (1907), "Mėnyra e jetės nė Malci" (1908), "Doke e zakone dasmash" (1910?1911) si dhe pėrkthimet e botuara "Atil Reguli" (1912), "Vajza e Orleansit" (1916), "Mark Kuli Kryeqitas" e shumė e shumė tė tjera.
At Shtjefen Gjeēovi krijoi mbi 10 mijė faqe materiale e krijime tė tjera tė fushave tė ndryshme. Nė shenjė tė pėrkujtimit tė Atė Shtjefėn Gjeēovit, tash e 29 vjet me radhė nė Zym tė Hasit tė Thatė mbahet nje pėrkujtimore tradicionale kulturo-letraro-shkencore e titulluar "Takimet e Gjeēovit". Emrin e tij e mbajnė shumė shkolla fillore e tė mesme nė Kosovė, si dhe klubi letrar nė Zym e shumė grupe letrare nėpėr shkolla fillore e tė mesme tė Kosovės, si arkeologėt e grupit tė Historisė nė Universitetin e Prishtinės. Duhet pėrmendur se redaksia e botimeve tė "Rilindjes" nė vitin 1987 e ka botuar serinė e veprave tė tij (ato vepra qė lejonte koha); gjithashtu, janė botuar vepra te tjera tė ndryshme qė i kushtohen Shtjefėn Gjeēovit.
|
|
|
|